RTSH: “8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi” plus 1 more

RTSH: “8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi” plus 1 more


8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi

Posted: 19 Aug 2017 05:31 AM PDT

Sulmet me thikë duket se po kthehen në një modë të frikshme. Një burrë ka sulmuar këmbësorët me thikë në qytetin Surgut, në qendër të Rusisë duke plagosur 8 persona. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga një patrullë policore, që ka ardhur në vendngjarje pasi u njoftua nga dëshmitarët raporton Russia Today. Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.
Surguti është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi, me një popullsi prej 350 000 mijë banorësh. Ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.

Sulm me thika edhe në Gjermani

Posted: 18 Aug 2017 09:53 AM PDT

Ngjarja në Turku të Finlandës duket se është përsëritur edhe në Dusseldorf të Gjermanisë. Burime mediatike bëjnë të ditur se një 31-vjeçar është goditur disa herë me thikë para një dyqani rrobash në lagjen Elberfel dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Njoftime ka edhe për të plagosur. Policia gjermane po heton ngjarjen.
Autoritetet në të dy vendet si në Gjermani ashtu dhe në Finlandë, janë duke hetuar për mundësinë e një sulmi të koordinuar të ekstremistëve xhihadistë.
Ngjarjet në Finlandë dhe Gjermani pasojnë ngjarjen e ndodhur në Barcelonë të enjten, kur një person vrau të paktën 13 persona dhe plagosi 80 të tjerë pasi i goditi ata me makinë në një shëtitore të qytetit.