“Rini e harruar nga gjithçka. Sot është dita e jonë” plus 9 more Ferizaj Press |
- Rini e harruar nga gjithçka. Sot është dita e jonë
- Lëndohen 7 persona në aksident trafiku në Prelez
- Në Bibaj të Ferizajt, asfaltohen me standardet moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë
- Hasan Prishtina, uragan i qështjes shqiptare
- Nënkryetari i AKR-së nuk ia jep votën PAN-it edhe nëse këtë e bën Pacolli
- Zbulohet shakaku i temperaturave ekstreme që po djegin botën
- Vuçiq: Para fundit të vitit do ta them mendimin tim lidhur me Kosovën
- Testimi i mangët i agjencive të sigurisë
- Mobilizohet Ferizaj për shuarjen e zjarrit masiv në Lloshkobare dhe Dremjak
- Zjarri ka kapluar sipërfaqe të mëdha mbrapa Parkut të Lirisë në Ferizaj
| Rini e harruar nga gjithçka. Sot është dita e jonë Posted: 12 Aug 2017 09:40 AM PDT Rinia e Kosovës është e harruar nga klasa politike, procesi në vendimmarrje, nga praktika profesional dhe nga të gjitha gjërat. E dimë që Kosova ka një rini shumë të pasur ndoshta një thesar për Kosovën që çdo shtet ëndërron ta ketë por është pothuajse e vështirë e që sipas statistikave 2/3 e popullsisë së Kosovës i përket gjeneratës së re kosovare. Rininë e Kosovës e pret një sfidë shumë e madhe para vetes e që është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi është një shpresë për vendin tonë për të vazhduar tutje. Njëra ndër gjërat më brengosëse është niveli i papunësisë tek të rinjtë e Kosovës e pastaj deri te liberalizimi i vizave. Rinia kosovare nuk është e barabartë me atë evropiane është mbetur shumë mbrapa në çdo hap, por njëra ndër shkaqet është politikëbërësit e dobët që i ka vendi ynë dhe që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të ju mundësuar rinisë një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Presidenti i Leadership Development Association Albania-Regional Ferizaj Lulzim Hasani u shpreh se sot është një ditë shumë e veçantë për të rinjtë e Republikës së Kosovës, sot më 12 gusht 2017 shënohet 18 vjetori i ditës së rinisë. |
| Lëndohen 7 persona në aksident trafiku në Prelez Posted: 12 Aug 2017 07:12 AM PDT Ferizaj.12.08.2017. 7 persona janë lënduar, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në një aksident trafiku në fshatin Prelez të Ferizajt. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se njëra nga automjetet ka humbur kontrollin me ç'rast ka goditur veturën tjetër.
|
| Në Bibaj të Ferizajt, asfaltohen me standardet moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë Posted: 12 Aug 2017 06:36 AM PDT Asfaltohen me standardet më moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë, brenda fshatit Bibaj që kanë një kosto prej 350 mijë eurove Ndërkaq Faton Haxhisalihu kryetar fshatit Bibaj tregoi se pushteti komunal po u plotëson kërkesat që kanë bërë prandaj komuniteti është mjaft falënderues. U tha se popullatës së këtushme në të ardhmen i duhen edhe disa projekte të tjera të cilat do të mund të realizohen me buxhetet e viteve të ardhshme.
|
| Hasan Prishtina, uragan i qështjes shqiptare Posted: 12 Aug 2017 06:22 AM PDT Me rastin e 84 vjetorit të vrasjes së patriotit e atdhetarit të madh shqiptar Hasan Prishtina I ndershëm, burrë i ditur e i zgjuar, njeri që e shkriu jetën për të mbjell farën e diturisë, me zemër të përvëluar për kombin, atdhetar i spikatur dhe mbrojtës i lirisë, atdhetari që dha gjithçka për pengimin e projekteve sllave për shprënguljen e shqiptarëve nga trojet etnike, deputet në Parlamentin Osman, poltikan e burrështetas, janë vetëm disa nga epitetet që i gëzonte patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina në shtypin shqiptar të kohës. Hasan Prishtina si deputet në Parlamentin Turk, e shtjelloi çështjen e shqiptare duke sugjeruar që jeta të ndërtohet mbi themelet e ligjeve, që gjuha shqipe të përdoret në sistemin shkollor deri në arsimin e mesëm, që nëpunësit e administratës të dinë gjuhën shqipe, që të ketë falje për ata që do të jenë në opozitë etj. etj. Ai thoshte se natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar. Jahja Lluka, |
| Nënkryetari i AKR-së nuk ia jep votën PAN-it edhe nëse këtë e bën Pacolli Posted: 12 Aug 2017 02:06 AM PDT Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA.Ai thotë të mos ketë indikacione se AKR-ja do t'i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.Këmbëngulja e këtij deputeti është se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj."Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë për, vota ime do të jetë sikur ka qenë. Pra, kundër PAN-it. Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time", i ka thënë Kohës Ditore deputeti Sejdiu, i cili është nënkryetar në AKR."Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e ndërroj". |
| Zbulohet shakaku i temperaturave ekstreme që po djegin botën Posted: 12 Aug 2017 01:20 AM PDT Temperaturat e larta rekord, bënë që vitin e kaluar Alberta e Kanadasë të përfshihej nga flakët e ndërsa i nxehti vdekjeprurës ka shkaktuar thatësirë në Indi, duke e zhytur vendin në një krizë uji.Planeti ishte më i nxehtë se kurrë vitin e kaluar, sipas Raportit të vitit 2016 për Gjendjen e Klimës, të hartuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Bashkautori i raportit tha se "Raporti pohon edhe një herë diçka që ne e dimë. Ne e dimë se jetojmë në një planet që vazhdon të ngrohet. …Dhe e dimë që kjo ka për shkaktuar probleme në mbarë botën," – thotë studiuesi.Në raport thuhet se një cikël klimatik El Nino tepër i fuqishëm, ka kontribuar në rritjen e temperaturave ekstreme, thatësira dhe shira të rrëmbyer.Këto ndryshime nga vitit në vit po ndodhin njëkohësisht me rritjen e vazhdueshme të përqendrimit të gazeve që ngrohin planetin, në nivele të papara për të paktën 800,000 vjet.Në studimin vjetor të klimës së Tokës kanë kontribuar rreth 500 shkencëtarë nga 62 vende të botës. Studjuesi Deke Arndt thotë se tashmë janë të njohura shkaqet e ngrohjes së planetit:"Ne mund t'i rishikojmë gjithmonë shifrat, për të përcaktuar me saktësi ndryshimet që po ndodhin, por diçka është e qartë: ngrohja e planetit tonë po ndodh kryesisht nga aktiviteti njerëzor."Këta shkencëtarë i dhanë gazetës "The Neë York Times" një projekt-raport të 13 agjencive qeveritare, ku thuhet se aktiviteti njerëzor është arsyeja parësore për ndryshimet klimatike dhe se për këtë nuk ka shpjegime alternative. |
| Vuçiq: Para fundit të vitit do ta them mendimin tim lidhur me Kosovën Posted: 12 Aug 2017 01:19 AM PDT "Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim", ka thënë Vuçiqi për Televizionin Publik Serb, kur është pyetur se kur do të dalë me qëndrimin e tij lidhur me Kosovën. Ai ka thënë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë është e rëndësishme që të paktën të fillojë dialogu i brendshëm lidhur me Kosovën, përcjell Telegrafi. "Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare. Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë", ka thënë Vuçiq. Presidenti serb ka vlerësuar se është me rëndësi që të gjithë të fillojnë të mendojnë ndryshe, e jo të dëshirohet një Serbi e cila lëngon. "Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis", tha Vuçiqi. |
| Testimi i mangët i agjencive të sigurisë Posted: 12 Aug 2017 01:18 AM PDT Por, deri më tash, efektshmëria e mekanizmave për situata emergjente nuk është testuar asnjëherë, thonë ekspertë për çështje të sigurisë. Burim Ramadani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, për Radion e Evropa e Lirë, thotë se një testim i tillë është i domosdoshëm, në mënyrë që të dihen rolet dhe përgjegjësitë e secilës agjenci të sigurisë. "Respektivisht, nuk ka pasur asnjëherë testim të plotë të të gjitha institucioneve të sigurisë, emergjencës, shëndetësisë… se si do të reagonin në mënyrë të plotë në ndonjë rast të, qoftë terrorizmit, ose të fatkeqësisë natyrore, apo edhe në rast të ndonjë sulmi nga jashtë Kosovës", thotë Ramadani. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë miratuar Ligjin për fatkeqësitë natyrore dhe kanë hartuar dokumentet bazë siç është Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave dhe Plani i Reagimit Kombëtar. Hajriz Sejdiu nga Qendra për Menaxhimin e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se një testim i kapaciteteve emergjente është realizuar nëvitin 2012. "Ne kemi pasur një zjarr në vitin 2012, që ka ndodhur në komunën e Dragashit, kur nga zjarri qenë përfshirë 2800 hektarë pyje. Dhe, aty kemi testuar Planin e Reagimit Kombëtar, deri te ngritja e Qendrës së bashkuar fushore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, [AME],ka menaxhuar të gjitha asetet qeveritare që kanë ardhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ndihmë nivelit lokal, gjegjësisht komunës së Dragashit për ta menaxhuar këtë zjarr, që kishte përfshirë një hapësirë të madhe", thotë Sejdiu. Por, për Ramadanin, në disa raste të fatkeqësive natyre, në Kosovë është vërejtur një mos-koordinim i aktiviteteve të agjencive të sigurisë. "Në letër ekziston [koordinimi], por në praktikë nuk është testuar në formë të plotë, se kush është udhëheqës i cilit element në rast të reagimit kombëtar emergjent. Në një farë forme i bie që nëse Kosova do të kishte ndonjë rast të rëndë emergjent në nivel kombëtar, atëherë secili do institucion do të vepronte në mënyrën e vet në parim, por që nuk do të ishte një koordinim i duhur për të shpëtuar jetët e qytetarëve", konsideron Ramadani. Mirëpo, Hajriz Sejdiu thotë se sipas ligjit dhe dokumenteve bazë të miratuara nga Qeveria e Kosovës, detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara dhe zbatohen që nga niveli lokal e deri te niveli qendror. "Niveli lokal është përgjegjës për menaxhimin e situatës. Në momentin kur niveli lokal i shtjerr resurset e veta, ato marrëveshjet e bashkëpunimit me komunat tjera dhe nuk ka më resurse, ajo e thërret Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave [AME]. DheAME – ja është e obliguar që të sigurojë ndihmë nga niveli qendror, sipas prioriteteve. Nëse nivelit lokal i duhet Forca e Sigurisë së Kosovës, [FSK] ne e dërgojmë atë, nëse i duhen shërbime mjekësore më të specializuara, ne i dërgojmë edhe ato", shprehet Sejdiu për Radion Evropa e Lirë. Me Planin e Reagimit Kombëtar, Koordinator i menaxhimit të incidenteve me karakter kombëtar, deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti, është Ministria e Punëve të Brendshme. Në Kosovë funksionon edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i cili është organi më i lartë i sigurisë në vend dhe i cili ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës. Ai rekomandon politika dhe strategji për sigurinë. |
| Mobilizohet Ferizaj për shuarjen e zjarrit masiv në Lloshkobare dhe Dremjak Posted: 11 Aug 2017 12:00 PM PDT Mobilizohen organet komunale dhe ato emergjente për shuarjen e zjarrit masiv që ka shpërthyer sot mes fshatrave Dremjak e Lloshkobare Një zjarr i furishëm që ka shpërthyer pasdite mbi sipërfaqet e parkut "Liria" në hapësirat mes fshtarave Dremjak e "Lloshobare" ka mobilizuar organet komunale dhe emergjencat e insitucione të tjera lokale për t'u përballuar sa më lehtë kjo situatë.
|
| Zjarri ka kapluar sipërfaqe të mëdha mbrapa Parkut të Lirisë në Ferizaj Posted: 11 Aug 2017 10:48 AM PDT Në orët e pasditës zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe me pyje dhe shkurre nga fshati Balaj duke përfshirë Lloshkobaren në drejtim të Dremjakut. Në shuarjen e zjarrit përpos zjarrfikësve të Ferizajt janë angazhuar edhe brigadat zjarfikëse nga Lipjani, Shtimja, Kaçaniku si dhe FSK.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










