“Pacolli: S’jap ultimatume, por as s’bllokoj” plus 1 more Gazeta Tribuna

“Pacolli: S’jap ultimatume, por as s’bllokoj” plus 1 more Gazeta Tribuna


Pacolli: S’jap ultimatume, por as s’bllokoj

Posted: 10 Aug 2017 04:53 AM PDT

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk është ai që bën ultimatume, por dëshiron të sheh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do t'i jepte fund krizës politike, ndërsa nga PAN kërkon që sa më shpejt të vijë në seancë dhe të mos vazhdojë bllokadën.

Ai në një status në Facebook shkruan se AKR nuk e ka ndërruar pozicionin e vet dhe kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, pasi që kriza politike po i shkakton dëme ekonomike vendit.

Për më tepër kreu i AKR-së u bën thirrje edhe shoqërisë civile dhe mediave që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi dhe t’ia përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione.

Postimi i plotë:

Edhe sot, pa ndodhur asgjë kaloi vazhdimi i seancës që u karakterizua me bllokadën nga koalicionit PAN. Unë dhe AKR, interesin e Kosovës dhe tē qytetarëve e kemi vënë në radhë të parë dhe kërkoj nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos kalkulojnë. Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. Ne e kemi identitetin tonë si parti liberale që ka parim zgjidhjet, dhe jo krizën, shtetin dhe qytetarin mbi partitë politike. Zgjidhje të qëndrueshme po kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtarë. Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo di të (vetëm deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PANI sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta vazhdojnë bllokadën. Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t’ia përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione!

The post Pacolli: S’jap ultimatume, por as s’bllokoj appeared first on Gazeta Tribuna.

I dashuri i Asusë është aktori i famshëm turk, mashkulli më super seksi (Foto)

Posted: 10 Aug 2017 04:50 AM PDT

Melisa Asli Pamuk është një ndër ikonat e bukurisë turke, e cila dëshirohet nga shumë të famshëm në Turqi

Ajo është turko-holandeze e lindur në Holandë, ndërsa karrierën e zhvilloi në Turqi.

Filloi si modele qysh nga mosha 14 vjeçare për të marrë kurorën e Miss Turqia me vonë, e në fund ia doli edhe me aktrim.

Ajo është kapur me të dashurin e saj nga mediat turke. Tolga Sala është emri i aktorit turk i cili luajti në serialin 'Dirilis' në rolin e Ertugrul Ghazi.

Ai është i njohur si aktori më tërheqës turk për shkak të pamjes së tij.

Melisa dhe Tolga do të përbënin një çift ideal./ORAinfo

 

 

The post I dashuri i Asusë është aktori i famshëm turk, mashkulli më super seksi (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna.