​Pacolli: Kosova duhet të mësojë nga Edi Rama Gazeta Tribuna

​Pacolli: Kosova duhet të mësojë nga Edi Rama Gazeta Tribuna


​Pacolli: Kosova duhet të mësojë nga Edi Rama

Posted: 28 Aug 2017 12:22 AM PDT

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar, duke thënë se ka zgjedhur emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë.

"E uroj kryeministrin Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar të cilin e prezantoj sot. Emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë. Veprim jashtëzakonisht i qëlluar reduktimi i ministrive nga ana e tij, në favor të efiçencës, zvogëlimit të shpenzimeve dhe eleminimit të burokracisë. Kjo është një ëndërr e imja të cilën nuk kam pasur mundësi ta realizoj ende. Në Kosovë gjithashtu duhet të zvogëlojmë numrin e ministrive. Kosova do të menaxhohet suksesshëm me vetëm 8 departamente efektive, me njerëz profesionistë dhe administratë të përgjegjshme", ka shkruar ai në facebook.

The post ​Pacolli: Kosova duhet të mësojë nga Edi Rama appeared first on Gazeta Tribuna.