Ora News: “Tillerson-Koresë së Veriut: Nuk jemi armiku juaj” plus 9 more |
- Tillerson-Koresë së Veriut: Nuk jemi armiku juaj
- Zv/Presidenti amerikan sot në Mal të Zi, do takojë dhe Ramën me Thaçin
- Ndjekje policeske tek “Don Bosko”, ndalohen dy shitësit e kokainës
- Vajza e pronarit të Velipojës kërkon ndihmë: Po më ikën edhe vëllai!
- Kendall Jenner shfaqet seksi me të brendshme
- E pazakontë, peshku me këmbë shfaqet në det
- Akuzohet për përdorimin e fotoshopit, reagon Armina Mevlani
- Avionët e NATO-s “përleshen” me ato rusë dhe krijojnë incident në Finlandë
- Bido: 2 mln dosje gjenden online, qytetarët paracaktojnë vizitën
- Bashkësia Islame e Kosovës dënon grafitet kërcënuese
| Tillerson-Koresë së Veriut: Nuk jemi armiku juaj Posted: 01 Aug 2017 11:27 PM PDT Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, në komentet e pazakonta të bëra të martën gjatë një konference shtypi, iu drejtua krerëve të Koresë së Veriut me fjalët “ne nuk jemi armiku juaj” dhe bëri thirrje për dialog në klimën e tensioneve që po rriten me shpejtësi. Zoti Tillerson tha se kërcënimi i Koresë së Veriut “është materializuar pikërisht ashtu siç ne e prisnim të ndodhte” dhe shtoi se administrata amerikane është përgjigjur me “presion paqësor”, ndonëse alternativat janë të kufizuara. “Ne menduam se gjëja më e përshtatshme që duhej të bënim ishte presioni paqësor ndaj regjimit të Koresë së Veriut, në mënyrë që gradualisht ata të tregoheshin të gatshëm për t’u ulur dhe biseduar me ne dhe me të tjerët”, por me nënkuptimin se “nuk do të ketë një të ardhme” në të cilën Koreja e Veriut do të zotëronte armë bërthamore, tha zoti Tillerson. Ai tha se nuk ua hedh fajin kinezëve për gjendjen në Korenë e Veriut, por se SHBA do të kërkonin ndihmën kineze në arritjen e një dialogu me Korenë e Veriut. “Ne jemi në një farë pike kthese” në marrëdhëniet me Kinën, tha zoti Tillerson, duke shtuar se “ne e kuptojmë që kushtet kanë ndryshuar”. Të hënën, në fillim të një takimi të kabinetit, Presidenti Donald Trump shprehu siguri se kërcënimit të Koresë së Veriut do t'i gjendet zgjidhja, por nuk dha hollësi./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zv/Presidenti amerikan sot në Mal të Zi, do takojë dhe Ramën me Thaçin Posted: 01 Aug 2017 10:31 PM PDT Ditën e sotme Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence do të zhvillojë një takim të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut që zhvillohet në Mal të Zi. Zv/Presidenti Pence mbërriti mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku u prit me nderime më të larta shtetërore, nga kryeministri Dushko Markoviç. Për nder të Zv/presidentit amerikan Kryeministri Markoviç organizoi mbrëmjen e djeshme një darkë ku janë prezent Presidenti Filip Vujanoviç dhe Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviç. Përveç tre Zyrtarëve të lartë shtetëror, në darkë marrin pjesë edhe ministri i jashtëm, Sërgjan Darmanoviç dhe ai mbrojtjes, Predrag Boshkoviç. Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara dhe partneritet strategjik të dy vendeve. Ndërkohë për analistët ndërkombëtarë, me vizitën e Pens, SHBA demonstron kthimin në Ballkan, prej nga "u larguan vet". /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ndjekje policeske tek “Don Bosko”, ndalohen dy shitësit e kokainës Posted: 01 Aug 2017 02:12 PM PDT Një operacion antidrogë është ndërmarrë mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Pas ndjekjes policeske, përplasjes së makinave dhe të shtënave me armë policia ka arritur të ndalojë 2 persona të cilët akuzohet se shisnin kokainë në këtë zonë. Në momentin kur makina ku udhëtonin dy të rinjtë nuk ka ndalura por duke bërë manovra është përplasur me një makinë të policisë, efektivët fillimisht kanë qëlluar në ajër më pas drejt gomave të makinës. Nga të shtënat është plagosur i ndaluari 27 vjeçar i identifikuar me inicialet B.P. Edhe gjatë kontrollit në banesat e tyre u është gjetur lëndë narkotike. Operacioni – Seksioni për hetimin e narkotikëve në rrugë operative kishte disponuar informacion se 27 vjeçari i identifikuar me inicialet B.P, shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos. Sot (1 gusht 2017) organizoi punën për arrestimin e tij. Një polic rrezikoi jetën, plagoset shitësi i kokainës – Policia kishte konstatuar se 27 vjeçari po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos. Policia i ka bërë thirrje të ndalonte por makina ka bërë manovra duke u përplasur dhe me një automjet të policisë dhe duke rrezikuar jetën e një efektivi. Policia informon: “Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes. Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjëtit, ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jasht rreziku për jetën. Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjec. Kontrolli ne makine – Gjatë kontrollit të ushtruat në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lendës së dyshuar narkotike e llojit kokainë. Për pasojë është kryer kontrolli i banesës i shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe nje sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Plagosja e te ndaluarit – Shtetasi B.P, është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Per dy te ndaluarit do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vajza e pronarit të Velipojës kërkon ndihmë: Po më ikën edhe vëllai! Posted: 01 Aug 2017 01:56 PM PDT Vajza e pronarit të resortit në Velipojë që humbi jetën pas shpërthimit, bën apel për të shpëtuar vëllanë e saj. Brikena Zenunaj, pas humbjes së babait Besnik Zenunaj, thotë se edhe vëllai i saj, Hektori, 33 vjeç, rrezikon jetën për shkak se është djegur në 85 për qind të trupit. Hektorin e kanë nisur në Turqi për një trajtim më të specializuar mjekësor. Brikena Zenunaj: "Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 për qind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin. Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro". /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kendall Jenner shfaqet seksi me të brendshme Posted: 01 Aug 2017 01:51 PM PDT Më e vogla e familjes Kardashian ka shtuar provokimet. Kendall Jenner së fundmi ka realizuar një koleksion për brendin "La Perla". Jenner do të jetë imazh i koleksionit para vjeshtës 2017. Me anë të këtij koleksioni ajo ka treguar format trupore, madje në një fotografi ajo ka pozuar topless.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| E pazakontë, peshku me këmbë shfaqet në det Posted: 01 Aug 2017 01:47 PM PDT Një zhytës 59 vjeçar ka kapur një video të pazakontë të një peshku bretkosë brenda në det. Videoja tregon një peshk bretkosë, i njohur si peshk me këmbë që lëviz përgjatë shtratit të detit në ujërat e Lembeh në Sulawesi, Indonezi. Kjo gjallesë mund të gjendet në të gjithë botën. Ky lloj peshku ka një strukturë të jashtme që i ndihmon ata të maskohen dhe të fshehin nga grabitqarët. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Akuzohet për përdorimin e fotoshopit, reagon Armina Mevlani Posted: 01 Aug 2017 01:47 PM PDT Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka marrë komente nga ndjekësit. Ka patur edhe raste të tjera kur është akuzuar për përdorimin e fotoshopit, ndërsa këtë herë ka zgjedhur të reagojë. "Nuk e përdor asnjëherë fotoshopin, më ka ndodhur dhe në foto të tjera ndonjëher ta thonë por varet nga poza si të kapin, edhe fotot kanë sekrete :) .Nuk e përdor sepse e para nuk di e dyta nuk i kam qejf photoshop/plastic ëhatever," – shkruajti 26-vjeçarja. Komentet kishin të bënin me pamjen e këmbëve të saj, të cilat duken më të gjata se zakonisht. Ndërkohë, kishte ndjekës të tjerë që e mbështesnin dhe i besonin fjalës së saj. /oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Avionët e NATO-s “përleshen” me ato rusë dhe krijojnë incident në Finlandë Posted: 01 Aug 2017 01:44 PM PDT Dy avionë të NATO-s që po ndalonin aeroplanët rusë mbi ujëra neutrale pranë Estonisë, shkelën shkurtimisht hapësirën ajrore të Finlandës. Dy avionët spanjollë F-18 u përleshën të martën për të kapur avionë rusë, të identifikuar si dy aeroplanë MiG-31 dhe një aeroplan të ngarkesave Antonov AN-26, sipas NATO-s. Ndërsa po shoqëronin aeroplanët rusë, avionët e NATO-s shkelën hapësirën ajrore të Finlandës, e cila nuk është anëtare e Organizatës. “Në dorëzimin e përgjimeve në avionët finlandezë, avionët spanjollë aksidentalisht hynë në hapësirën ajrore finlandeze,” tha zëdhënësi i NATO-s Dylan P. White. “Komanda Ajrore e NATO-s ka shpjeguar incidentin në Qendrën Finlandeze të Operacioneve Ajrore për të përmirësuar koordinimin e ardhshëm,” shtoi White. Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se F-18 Super Hornets shkeli hapësirën ajrore të vendit në jugperëndim të kryeqytetit, Helsinki, për rreth një minutë, njoftoi AP. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët MiG-31 dhe një aeroplan transportues Antonov AN-26 po “bënin një fluturim trajnimi mbi ujërat neutrale të Detit Baltik … në pajtim të plotë me rregullat e përdorimit të hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të huaja “. “Gjatë misionit, një avion luftarak i NATO-s F-18 iu afrua grupit ajror rus dhe e ndoqi atë për rreth një minutë. Pas kësaj, ndryshoi kurs dhe u tërhoq drejt hapësirës ajrore të shtetit Baltik “, tha ministria. Ndërhyrjet nga avionët ruse dhe të NATO-s kur aeroplanët i afrohen njëri-tjetrit për identifikim janë bërë dukuri të shpeshta mbi Detin Baltik vitet e fundit, pasi blloku e shtyn praninë e saj në këtë zonë pas ribashkimit të Rusisë me Krimenë dhe konfliktin ukrainas. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bido: 2 mln dosje gjenden online, qytetarët paracaktojnë vizitën Posted: 01 Aug 2017 01:34 PM PDT Çdo qytetar që frekuenton Arkivin e Shtetit, tashmë mund të paracaktojë vizitën e tij në këtë institucion përmes një aplikimi online. Drejtori i Arkivit Ardit Bido, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, spjegoi dy aplikacionet e fundit që sipas tij i japin fund sorollatjes së qytetarëve. Bido: Kjo që është bërë me Arkivin e Shtetit, e bën atë pa diskutim të krahasueshëm për arkivat më të mirë botëror, të cilat kanë sisteme të ngjashme të aksesimit të tyre. regjistrimin nuk e bën më në letër, por digjitale. Të klikojë ato dosje që dëshiron t'i shikojë dhe datën dhe ditën që ka caktuar do t'i ketë ato dosje mbi tavolinë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nisur edhe inspektimin e administratës mbi punën e saj mbi dokumetet. Bido thotë se gjendja në të cilën ndodhen dokumentacionet është e rëndë dhe nese nga inspektimet kontatohen shkelje, mbi titullarët e institucioneve do të aplikohen gjoba. Bido: Ka ministri të caktuara që nuk kanë dorëzuar dokumente që në vitin 1991. Historia e vitit 1991-2017 është një gropë e zezë. Ne kemi filluar inspektimet. Kush nuk e zbaton me vullnet të keq do të ketë gjoba. Dixhitalizimi 100% i Arkivit të Shtetit, përfundoi Bido është një prej prioriteteve të këtij institucioni.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bashkësia Islame e Kosovës dënon grafitet kërcënuese Posted: 01 Aug 2017 01:20 PM PDT Bashkësia Islame e Kosovës reagoi pas njoftimeve se persona të panjohur kanë shkruar në muret e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, grafite nëpërmjet të cilave kërcënohen me vdekje udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale dhe të kësaj bashkësie. Në grafitet e shkruara, kërcënohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kandidati për kryeministër nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin por nuk ka dhënë më shumë hollësi. Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion dënoi veprimet e tilla duke theksuar se “kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale". Në komunikatë thuhet më tutje se “institucionet e vendit e as udhëheqja e Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk ndikohen nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsiderojmë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mos durimit”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që te hetojnë rastin dhe autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë. Grafitet e shkruara në Prishtinë, pasojnë debatet rreth ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë, gurthemeli i së cilës është hedhur në tetor të vitit 2012. Një grup qytetarësh dhe arkitektësh kanë shfaqur mospajtime rreth mënyrës së ndërtimit dhe vendit të ndërtimit të xhamisë, e cila do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, me një çmim prej rreth 40 milionë eurosh. /Voa/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











#pinupgirl