Ora News: “Telashe për Korenë e Veriut, Trump vijon kërcënimet” plus 9 more |
- Telashe për Korenë e Veriut, Trump vijon kërcënimet
- Verë e nxehtë! Supermodelja pozon nudo në pishinë
- Burrë e grua plagosen me sende të forta nga nipi
- Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë
- VV vendos të propozojë Aida Dërgutin për nënkryetare të Kuvendit
- Ndërron jetë motra e ish-kryeministrit Sali Berisha
- Kalimtarët shqetësohen nga zhurma, ja çfarë i bëjnë makinave luksoze
- Trafikanti shqiptar i drogës u prezantua si portuges, ja si e zbuloi policia
- Dorëzohen byzylykët, kolaudimi i pajisjeve me ekspertë të kompanisë
- Greqi, sekuestrohet skafi luksoz me rreth 2 tonë kanabis nga Shqipëria
| Telashe për Korenë e Veriut, Trump vijon kërcënimet Posted: 11 Aug 2017 11:37 PM PDT Pas postimit në Twitter se ushtria amerikane ishte gati të merrej me Korenë e Veriut, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Penianin “të presë telashe të mëdha” në rast se diçka i ndodh territorit amerikan të Guamit. Duke folur nga resorti i tij i golfit në Bedminster, Nju Xhersi, presidenti premtoi se territori do të ishte i sigurtë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund të vendosnin sanksione të tjera të fuqishme ndaj Koresë së Veriut. Trump gjithashtu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Xi Jinping, i cili theksoi nevojën për një zgjidhje paqësore. Sipas televizionit shtetëror kinez, presidenti Xi kërkoi që palët përkatëse të tregohen të përmbajtura dhe të shmangin fjalët apo veprimet që do të përshkallëzonin tensionet. Më herët gjatë javës, Peniani lajmëroi planet për të lëshuar raketa pranë territorit amerikan të Guamit, si kundërpërgjigje e kërcënimeve për sulm nga presidenti Trump. Sidoqoftë, këto shkëmbime të tensionuara mes palëve nuk janë pritur mirë nga fuqitë e mëdha. Moska zyrtare deklaroi se situata paraqitet shqetësuese, teksa ministri i jashtëm Sergei Lavrov e cilësoi si shumë të lartë rrezikun e një konflikti ushtarak. Për këtë, ai paraqiti një plan të përbashkët ruso-kinez për të zbutur tensionet. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk sheh një zgjidhje ushtarake të këtij konflikti dhe dënoi përshkallëzimin e retorikës si një qasje të gabuar. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Verë e nxehtë! Supermodelja pozon nudo në pishinë Posted: 11 Aug 2017 11:18 PM PDT Ajo nuk heziton kurrë që të ekspozojë format e saj perfekte. Dhe Emily Ratajkowski këtë herë ka pozuar topless në pishinë ndërsa shijon pushimet në Los Angeles. E veshur me bikini modelja dhe aktorja ka ruajtur modestinë duke mbuluar gjoksin e saj me duar ndërsa shijon rrezet e diellit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Burrë e grua plagosen me sende të forta nga nipi Posted: 11 Aug 2017 01:47 PM PDT Burrë e grua janë plagosur nga nipi i tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mamuras, ku nipi ka goditur me sende të fota xhaxhain dhe nusen e xhaxhait. Sipas policisë të plagosur kanë mbetur Agustin dhe Manushe Shpani të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve të parë shkak për këtë ngjarja dyshohet se është një konflik i nisur mes tyre. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë Posted: 11 Aug 2017 01:44 PM PDT Burri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal ndërroi jetë në moshën 113-vjecare. Ai mori para një viti rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të vdesë. Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve. Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg. Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij. "Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta," – kishte thënë. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| VV vendos të propozojë Aida Dërgutin për nënkryetare të Kuvendit Posted: 11 Aug 2017 01:32 PM PDT Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se kryesia e VV-së ka vendosur që Aida Dërguti të vazhdojë ta përfaqësojë partinë në Kryesi të Kuvendit. Dërguti, që ka qenë nënkryetare e Kuvendit në Legjislaturën e kaluar, është përmendur edhe si kandidate potenciale për kryetare të Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor. Jozyrtarisht është raportuar se LDK-ja do ta propozojë për nënkryetar të Kuvendit, ministrin e deritashëm të Kulturës, Kujtim Shalën. Këtë pozitë, në legjislaturën e kaluar e ka mbajtur Sabri Hamiti, i cili nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t'u bërë deputet i kësaj legjislature./koha.net/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ndërron jetë motra e ish-kryeministrit Sali Berisha Posted: 11 Aug 2017 01:23 PM PDT Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur sot një nga njerëzit e shtrenjtë. Bëhet fjalë për Hajrie Ram Osmanin, motrën e Sali Berishës, e cila u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj e bënë të ditur në rrjetet sociale miq të familjes. Ajo jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz dhe nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta. Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kalimtarët shqetësohen nga zhurma, ja çfarë i bëjnë makinave luksoze Posted: 11 Aug 2017 01:21 PM PDT Makinat luksoze janë të preferuarat e njerëzve, por shpesh herë zhurma e tyre mund ti shqetësojë ata. Sipas një video të publikuar, duket se si kalimtarët bëjnë veprime të ndryshme për ti treguar shoferëve se po i bezdisin. Ndër të gjitha vihet re se si një djalë hedh kafe mbi Lamborghini, duke mos u shqetësuar aspak se kostoja ka cmim marramendës. Mjafton të ndiqni pamjet për të parë gjithcka ndodh me makinat luksoze. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trafikanti shqiptar i drogës u prezantua si portuges, ja si e zbuloi policia Posted: 11 Aug 2017 01:00 PM PDT Autoritetet britanike kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim për trafik droge. Bëhet fjalë për Artinis Hajdarmajtaj, i cili u ndalua nga policia në Benstid. Gjatë marrjes në pyetje kur u pyet për emrin ai u përgjigj se ishte një shtetas i Bashkimit Europian, përkatësisht portugez me emrin Samuel Alves. Policët i kërkuan të fliste portugalisht, por aty shqiptari ngeci pasi nuk mund të fliste mirë gjuhën dhe menjëherë u dërgua në komisariat, ku u verifikua se ishte i kërkuar për trafik droge. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dorëzohen byzylykët, kolaudimi i pajisjeve me ekspertë të kompanisë Posted: 11 Aug 2017 12:36 PM PDT Në ministrinë e Drejtësisë ka nisur puna për kolaudimin e byzylykëve të sigurisë së të dënuarve. Bëhet e ditur se në orën 14: 30 në ambientet e Ministrisë, u paraqitën përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikqyrjes elektronike ku u dorëzuan pajisjet si dhe lejuan grupin e punës së ministrisë së drejtësisë që të bëjë kolaudimin e paisjeve, proces që do të realizohet së bashku me ekspertët e kompanisë. Për shkak të kompleksitetit të procesit është kërkuar bashkëpunimi dhe ndihma e agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit, për të mbikqyrur procesin. Në përfundim të kolaudimit, ministria e drejtëisë do të realizojë marrjen në dorëzim të këtyre pajisjeve, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikqyrjes elektronike sipas ligjit. Për të mos penguar funksionimin e shërbimit, kolaudimi i paisjeve do të jetë i pandërprerë. në këtë mënyrë duket se do të mbyllet dhe debati mbi 300 byzylykët për sigurinë elektronike të të dënuarve në Shqipëri. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Greqi, sekuestrohet skafi luksoz me rreth 2 tonë kanabis nga Shqipëria Posted: 11 Aug 2017 12:18 PM PDT Autoritetet greke thanë se kanë rënë në gjurmët e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, pas ndalimit të një skafi luksoz me flamur italian, në jug të ishullit Kithira përballë gadishullit të Peloponezit. Në bordin e skafit është gjetur një sasi e madhe kanabisi që vlerësohet në rreth dy tonë. Janë arrestuar dy persona, një shtetas italian dhe një shqiptar, ndërsa skafi u sekuestrua. Sipas komunikatës që lëshoi mbrëmjen e të premtes policia bregdetare, skafi ishte nisur nga Italia, kishte bërë një ndalesë në brigjet shqiptare ku ishte ngarkuar droga dhe pastaj kishte vazhduar lundrimin drejt Greqisë. Policia bregdetare greke thotë se sasia e saktë e drogës do të përcaktohet pas peshimit. Pas ndalimit, skafi është rimorkiuar për në portin e Neapolit, në zonën e Lakonisë. Aty dy të arrestuarit po merren në pyetje, por ende nuk kanë treguar se cili ishte destinacioni i drogës. Gjithsesi, burime policore greke janë cituar nga mediat të kenë thënë se droga destinohej për ishullin kozmopolit të Mykonos.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






