Ora News: “Shqiptari kapet në Perugia, fshehu në të brendshme dozat e kokainës” plus 9 more

Ora News: “Shqiptari kapet në Perugia, fshehu në të brendshme dozat e kokainës” plus 9 more


Shqiptari kapet në Perugia, fshehu në të brendshme dozat e kokainës

Posted: 10 Aug 2017 12:07 AM PDT

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia pasi në të brendshmet e tij kishte fshehur 13 doza kokaine.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, shkruan se 23 vjeçari ishte pasagjer në një makinë që drejtohej nga një tjetër shqiptar. Ata kishin tentuar të evitonin patrullën e policisë por më pas janë ndaluar.

Përveç dozave të drogës atij i janë gjetur dhe një shumë prej 1500 euros. Ndërsa në makinë është gjetur dhe një thikë. Ndalimi është bërë mbrëmjen e 9 gushtit.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar. 

questura

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA: ” E pavend”, vizita e Putinit në Abkazi

Posted: 09 Aug 2017 11:55 PM PDT

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi.

Sipas SHBA-së, një vizitë e tillë, e cila ka pasur qëllim shfaqjen e mbështetjes për separatistët në atë zonë, është cilësuar si e "pavend".

Gjatë vitit 2008, Rusia dhe Gjeorgjia nisën një luftë të shkurtër, rajon të cilin e vizitoi Putin më 8 gusht, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftimeve.

Pas nisjes së konflikteve më 2008, Gjeorgjia dhe Rusia i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe Moska e ka njohur Abkazinë dhe rajonin tjetër të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Abkazi dhe Osetinë Jugore, fakt të cilin Gjeorgjia e konsideron si okupim.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka ofruar mbështetje të plotë amerikane për Gjeorgjinë, gjatë një udhëtimi i cili ka përfshirë edhe Tbilisin.

Departamenti i SHBA-së e ka përsëritur mbështetjen për këtë vend, derisa Putin nisi vizitën në Abkazi.

"Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë, të tërheqë forcat e saj nga pozicionet paraluftarake të vitit 2008 dhe të kthejë mbrapa njohjet si shtete për Gjergjinë dhe Osetinë Jugore", ka thënë ky department, përmes një deklarate. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kylie Jenner thjesht mahnitëse!

Posted: 09 Aug 2017 11:42 PM PDT

Miliarderia më e vogël në botë Kylie Jenner ka postuar disa foto në Instagram dhe duket mahnitëse. 19-vjeçarja e veshur me bikini ka nxjerrë në pah format e saj trupore bombastike.

Ylli i pasarelave dhe sipërmarrësja është shfaqur mjaft seksi pranë pishinës në shtëpinë e nënës së saj Kris Jenner.

Kris sapo zbuloi se biznesi i kozmetikës i vajzës së saj,  "Kylie Cosmetics" ka një vlerë prej 420.000.000 dollarë.

Kylie është vetëm një miliardere e vogël.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Italiani kapet në Bari me 10 kg marijuanë, kishte zbritur nga trageti

Posted: 09 Aug 2017 11:41 PM PDT

Një shtetas italian është arrestuar në portin e Barit pasi në bagazhin e automjetit të tij janë gjetur gati 10 kg marijuanë dhe gati 1 kg vaj hashashi.

Ndalimi i tij është bërë pas një shkëmbimi informacionesh mes Guardia di Finanza, Policisë së Kufirit Durrës  dhe Policisë Kriminale Italiane në Shqiperi. 

Në njoftimin e policisë së shtetit shqiptar për ndalimin e shtetasit italian G.M, 50 vjeç thuhet se “po punohet për zbardhjen e plotë të  këtij rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve mes Policisë Kufitare të Durrësit,  Guardia Di Finanzës së Barit dhe Policisë Kriminale Italiane në Shqipëri”

Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të dhëna të tjera.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me Rolls -Royce-in 588 mijë dollarë të 50 Cent

Posted: 09 Aug 2017 11:34 PM PDT

Ai shpalli  falimentin në vitin 2015 dhe pas një çështjeje të gjatë dy vjeçare, problemet e tij ligjore përfunduan  në shkurt pasi ai kishte paguar më shumë se 22 milionë dollarë.

Tani për të treguar se financat e tij janë kthyer në rrugën e duhur, reperi i njohur 50 Cent shfaqi blerjen ekstravagante  të tij të fundit, një Rolls-Royce Phantom Drophead Coupé. 41 -vjeçari  pozoi në rrugët  e Nju Jorku-t ditën e  martë me makinën e tij më të rë  me  vlerë 588 mijë dollarë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën konstituive

Posted: 09 Aug 2017 11:33 PM PDT

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën konstituive të kryesuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

Teksa kjo forcë dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen, koalicioni fitues PAN ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në këtë seancë, pasi kërkon ende kohë për të dalë me një propozim për kryetar kuvendi.

Në rendin e ditës renditen zgjedhja e organeve udhëheqëse të Kuvendit, kryetarit dhe nënkryetarit.

Vetëm një ditë më parë nga takimi i partive politike, nuk u arrit një marrëveshje për të vijuar me seancën konstituive të parlamentit.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime në arenën ndërkombëtare, teksa Kosova po shkon drejt një krize të re politike, të ngjashme me atë të tre viteve më parë, kur vendi mbeti pa institucione për 6 muaj.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të dëshpërohesh për Shqipërinë, në Ischia

Posted: 09 Aug 2017 11:23 PM PDT

Të vjen për të qarë për Shqipërinë, kur je në Ischia, ishullin me rreth 60 mijë banorë, që tërheq mbi 6 milionë turistë në vit, mes tyre ajkën e të pasurve dhe njerëzve publik. 

34 km vijë bregdeti të rrahur nga ujërat e Adriatikut … për ne shqiptarët nuk përbën imazh eskluziv, po ta krahasosh me jugun. (5 km ka vetem Borshi, lagur nga deti Jon). Ky ishull nuk ka asnjë burim ujor të pijshëm. Ujin e merr nga Napoli 90 min larg udhëtim me traget. E megjithatë, uji gjithkund nuk mungon dhe në hotelin më të lirë.

Bukurinë ia jep, ndërsa udhëton drejt tij, Castello Aragonese, që ngjan me kalanë e Vasiliqisë në Porto Palermo. Por, këto dy vendqëndrime  kanë një ndryshim thelbësor. Vlerësimin. Për të hyre në Castello Aragonese paguhet 10 euro. Ke hartë orientimi për 22 vende, që duhet t’i vizitosh. Nga 22 pika në harte, 10 jane vende vrojtimi për të shijuar pamje deti dhe të ishullit.

Me besoni pamja nga kalaja e Vasiliqisë është 10 here më unike. Por, kjo e fundit nuk ka asgjë, përveç një personazhi pasionant, që rri e përcjell turistë, të cilët hynë nëpër dhomat e errëta, pa kuptuar asgjë. Ai ka një tarifë 150 lekë për të hyrë në kalanë tonë shurdhmemece. 

Ischia, ishulli i famshëm mburret dhe me verën, djathin, prodhime artizanale përfshi dhe qeramikën. Këto i gjen të reklamuara në të gjitha portet kryesisht në rrugë pedonale.  Të vjen për të qarë, kur shikon mirëorganizimin, që shet dhe sapunin për djathë. Te paktën për ne shqiptarët që kemi vijën bregdetare më të bukur se ky ishull që I marros të gjithë dhe biodiversitetin e pasur.

Nga super reklama dhe organizimi kuptova që jo të 6 milionë turistët shkojnë për ujërat termale, edhe pse ia vlen të shkohet vetëm për to (60 të tilla ka). Por, kur shijon parqet termale, prapë dëshpërohesh, kur mendon se në vendin tënd ke dhjetra burime me ujëra termale, që shkojnë dëm, aq sa profesor Romeo Eftimi një ditë më ndalon në rrugë dhe këmbëngul të bëhet një emision për këtë dhuratë që ka Shqipëria dhe që nuk shfrytëzohet. Libri i tij prej 200 faqesh për të gjitha burimet termale natyrisht konsiderohet thjeshtë pasion dhe as është lexuar.

Ne njohim lixhat e Dibrës, Elbasanit, Fushëkrujës dhe Përmetit. Por burimet tona termale janë pothuajse kudo. Me aq ujë sa kanë llixhat e Dibrës, në Ischia ishte ndërtuar park me 12 pishina në një sipërfaqe 5 hektarësh, pa qenë nevoja të mbyllesh në vaska.

Një ditë në këtë ishull ke mundësine të njihesh dhe me historinë e pazakontë të një çifti anglez, të cilët blenë tokën më te shkretë, për të ngritur kopshtin më të rrallë me bimë tropikale dhe mesdhetare. Imagjinoni, të ndërtosh kopësht në një tokë shkëmb dhe pa asnjë burim ujor. Ky çift donte të jetonte në qetësi dhe nuk menduan për shtëpi luksoze, por gjelbërim “luksoz” . Nuk morën arkitekt ndërtimi, por arkitekt gjelbërimi. Për ta nuk kish rëndësi banesa, por ambienti rrotull saj. Për 10 vjet ngritën kopështin më të gjelbëruar dhe me bimët më të rralla të quajtur kopështi “La mortella”.  Shpirti natyralist i këtij çifti i ka lënë një tjetër pasuri ishullit, ku çdo vizitor paguan 12 euro.

Ndërsa ecën nepër rrugicat e “La Mortella” dëshpërimi bëhet më i madh kur mendon vendin tënd, ku uji shpërthen rrëke dhe nuk ke një kopësht askund. Përballë bukurisë ndërtuar nga shpirti njerëzor në Ischia, të dhimbset bukuria natyrore që shkon dëm në vendin tënd. Unë nuk arrij dot të shijoj Ischian. Duke parë këtë ishull marr shumë dëshpërim. Në Ischia është takimi më i domosdoshëm për të kuptuar se si bëhet turizëm.

*(Gazetare e ABC News. Shkrimi u postua ne profilin e saj në facebook)

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

LVV: Bojkoti i PAN është sulm ndaj shtetit

Posted: 09 Aug 2017 01:40 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka thënë se përfaqësuesit e PDK-së e shpërdorën 'takimin konsultativ' në mbajtjen e të cilit insistuan vet.

Ata, sipas VV-së, pa asnjë arsye të qëndrueshme nuk pranuan kërkesën e Kryesuesit të Kuvendit të Republikës, deputetit Adem Mikullovci, për të marrë pjesë në seancën e rregullt të caktuar për nesër.

Kësisoj, PDK, gjithnjë sipas Vetëvendosjes, sërish shkelën procedurat parlamentare dhe kushtetuese dhe vazhduan bllokimin e themelimit të institucioneve.

"Sot, koalicioni PAN shtroi sërish një kërkesë absurde por të kuptueshme duke ditur gjendjen e tyre. Ata, veçanërisht PDK kërkuan që me 'konsensus' t'ua bëjmë ne shumicën të cilën as e morën nga qytetarët me 11 qershor as nuk e arritën me ndonjë partneritet politik më pas. Përmes "takimeve konsultative" si ky sot, PAN po insiston në emërimin arbitrar e jo në përzgjedhje demokratike", thotë VV në këtë reagim.

Bllokimi i procesit parlamentar, sipas Vetëvendosjes, është taktikë, "kurse kriza politike si strategji e koordinuar e koalicionit PAN është vetëm nevojë e drejtuesve të PDK-së".

"Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim ndodhen në situatë shantazhi të cilën, nuk ua kanë për borxh sidomos PDK-së që për dhjetë vite është në pushtet. Veprimet e fundit të koalicionit të PDK-së konfirmojnë sheshazi atë që e dimë të gjithë e që u përmend dje edhe nga znj. Angelika Viets, Ambasadorja e Gjermanisë – 'Shumë kanë frikë edhe nga ndjekja penale nëse nuk janë në pushtet'. Ata pra, janë të interesuar që të jenë pushteti kështu e garantojnë sigurinë e vet", ka thënë VV në këtë reagim.

Vetëvendosje thotë se po e përcjell me shqetësim "lojën e rrezikshme të PAN-it", ndërsa ka tërhequr vërejtjen për dëmet që po i shkaktohen qytetarëve dhe Republikës.

VV më tej thotë se pajtohet me brengat e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare "ndaj pengmarrjes së institucionit të Kuvendit nga ana e këtij koalicioni, të udhëhequr nga PDK".

Lëvizja Vetëvendosje në fund u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të mblidhen nesër për vazhdimin e seancës konstituive.

"Prania jonë e rregullt në sallën e Kuvendit mbetet dëshmia më e fuqishme e përgjegjësisë ndaj qytetarit dhe Republikës. Bojkoti i PAN-it është sulm ndaj shtetit", ka përfunduar LVV./Zeri/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndërtesa 700-vjeçare i reziston përmbytjeve

Posted: 09 Aug 2017 01:34 PM PDT

Një ndërtesë në Kinë u ka mbijetuar përmbytjeve të shumta, e sërish vijon të qëndrojë në "këmbë".

Tempulli 700-vjeçar ka "refuzuar" të rrëzohet edhe pas përmbytjes më të fundit pasi ujërat e lumit u rritën me afro 11 metra. 

E ndërtuar në Ezhou të Kinës, në lumin Yangze, ky tempull ka qëndruar stoik pavarësisht ndryshimeve të motit. 

E ndërtuar mbi një shkëmb përgjatë lumit, rritja e nivelit të ujit jep një pamje akoma edhe më spektakolare se zakonisht duke krijuar idenë e një ndërtese lundruese.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident tragjik, 27-vjeçarja shqiptare humb fëmijën në bark

Posted: 09 Aug 2017 01:30 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Como të Itali, ku dy gra shqiptare që po udhëtonin me një makinë u përplasën me një mjet tjetër. Por tragjedia bëhet më e rëndë, pasi njëra prej të aksidentuarave e cila ishte shtatzënë humbi fëmijën e saj. 

Incidenti ka ndodhur në Itali mbrëmjen e së hënës në rrugën “Don Gnochi” në komunën Inverigo. 27 vjeçarja ishte në muajin e shtatë të shtatzënë. 

Të aksidentuarat janë transportuar në spitalin e Comos, ku gruaja shtatzënë ka humbur foshnjën e saj, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën.

27 vjeçarja aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa mikja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe shoferi i makinës me të cilën u aksidentuan shqiptaret, një italian i moshës 57 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën këtë aksident tragjik. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts: