Ora News: “Pushuesi 79-vjeçar nga Tirana mbytet në Qeparo” plus 9 more |
- Pushuesi 79-vjeçar nga Tirana mbytet në Qeparo
- Sot vazhdon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
- Në mungesë të votave, PAN-i bllokon Kuvendin
- Kulla në Dubai përfshihet nga flakët
- Rusia: Komentet e Pence, pasqyrim i mendësisë së Luftës së Ftohtë
- Skënderbeu kualifikohet në fazën e “play-off” falë penalltive
- “Sputnik”-u rus zbardh prapaskenat në Podgoricë për emrin e Maqedonisë
- Neymar nënshkruan me Paris Saint- Germain
- Arrestohet “shefi” shqiptar i prostitutave, në pranga dhe “mami”
- Zjarret, ZGJIDHJA-Ramës: Lër tumanet dhe atletet, shpall gjendjen e jashtëzakonshme!
| Pushuesi 79-vjeçar nga Tirana mbytet në Qeparo Posted: 03 Aug 2017 11:49 PM PDT Një tjetër pushues është mbytur ditën e djeshme në plazhet shqiptare. Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Tirana i cili kishte shkuar me pushime në Qeparo. Policia sqaron se "rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë. Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar. Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.” Sipas policisë shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën disa medikamente tensioni. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot vazhdon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës Posted: 03 Aug 2017 11:37 PM PDT Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 vazhdon seancën konstituive, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhte kryetarin e ri dhe nënkryetarët. Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN. Ndërsa Enver Hoxhaj kërkoi dy orë kohë shtesë për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar, kryesuesi Adem Mikullovci nuk pranoi këtë propozim pasi sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme. Në mungesë të dhënies së emrit nga PAN-n, kryesuesi Mikullovci ndërpreu seancën. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Në mungesë të votave, PAN-i bllokon Kuvendin Posted: 03 Aug 2017 11:25 PM PDT Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për shkak se koalicioni fitues në mungesë të votave ka refuzuar ta propozojë kandidatin. Testi i parë në votim, i cili u bë pas kërkesës së PAN-it për kohë shtesë, konfirmoi vetëm 60 vota të tyre, bashkë me komunitetet pakicë dhe deputeten e LDK-së, Teuta Rugova, shkruan sot Koha Ditore. Po aq i ka kampi tjetër i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i bashkuar rreth LDK-së. Zyrtarë të PDK-së kanë shfrytëzuar si pretekst "mbylljen e seancës" nga ana e kryesuesit për të paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e saj. Por, sipas juristëve, bojkotimi i seancës nga koalicioni PAN është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. "Seanca konstitutive nuk quhet asnjëherë e mbyllur pa u realizuar qëllimi i saj kryesor – zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit", ka thënë juristi Vigan Qorrolli./Koha.net/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kulla në Dubai përfshihet nga flakët Posted: 03 Aug 2017 11:10 PM PDT Një zjarr masiv ka përfshirë një kullë në Dubai. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa pamjet e tmerrshme tregojnë se si zjarri përpiu kullën 336.804 metra të lartë. Brenda pak minutash zjarri kishte pëfshirë edhe anaën tjetër të ndërtesës. Ndërsa mbetjet e djegura ranë nga ndërtesa duke shkaktuar flakë të reja, që ndezën katet e poshtme të kullës. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi e gjithë kulla u evakuua me sukses dhe flakët u vunë nën kontroll. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në një nga ndërtesat më të larta të botës. Kulla është një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë – dhe u godit nga një zjarr edhe në vitin 2015. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rusia: Komentet e Pence, pasqyrim i mendësisë së Luftës së Ftohtë Posted: 03 Aug 2017 10:38 PM PDT Rusia i ka dënuar ato që i ka quajtur, komente "destabilizuese" nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, pasi sipas saj, është pasqyruar mendësia e Luftës së Ftohtë të Uashingtonit. Pence, ka thënë më 2 gusht në Malin e Zi, se "Rusia ka punuar në destabilizimin e rajonit, minimin e demokracisë dhe ndarjen nga njëri-tjetri dhe nga gjithë Evropa", duke u bërë thirrje liderëve të Ballaknit "të jenë të pakompromis gjatë përballjes me agresionin rus". Ministria e Jashtme e Rusisë, ka thënë, se Pence ka prezantuar zgjedhje destruktive, të cilat "pa dyshim do të ndihmojnë në rritjen e tensioneve" në Ballkan. "Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi janë duke e përmendur teorinë e tyre se Evropa Juglindore nuk ka zgjidhje tjetër, përveç asaj të anëtarësimit në NATO", ka shtuar ministria. Sipas saj, "është për keqardhje që Uashingtoni është duke lëvizur më thellë drejt ideologjisë primitive të Luftës së Ftohtë, e cila është plotësisht e shkëputur nga realiteti". Kjo ministri i ka bërë thirrje SHBA-së, të ndalojë dezinformatat për Rusinë dhe politikën e saj të jashtme, pasi sipas saj e njëjëta është e bazuar në respekt për aleatët e saj dhe e gatshme të punojë me partnerët ndërkombëtarë./Rel/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Skënderbeu kualifikohet në fazën e “play-off” falë penalltive Posted: 03 Aug 2017 01:54 PM PDT Skënderbeu ka arritur të kualifikohet në fazën e "play-off" të Europa League. Korcarët mposhtën në "Elbasan Arena" skuadrën e Mlada Boleslav me rezultatin 2-1, i njëjti rezultat me të cilin u mundën në Çeki (3-3, rezultati i përgjithshëm). Në minutën e 18-të Janos kalon çekët në avantazh, përmes një gjuajtje të saktë brenda zone. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve. Në 45 minutat e dyta Gledi Mici fiton një 11-metërsh pasi pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone. Sabien Lilaj merr përsipër ekzekutimin, duke e dërguar topin në rrjetë. Minuta e 55-të dhe 1-1. Në të 83' Sebino Plaku bën të shpërthejë tifozëria korçare, pasi shënon dhe bën që rezultati i të dy ndeshjeve të barazohet. Koha e rregullt përfundon 2-1 dhe për të përcaktuar ekipin që do të kalojë turin duhen 30 minutat shtesë, dy herë nga 15'. Në shtesë me gjithë rastet nga të dy ekipet rezultati nuk ndryshon dhe penalltitë vendosin ekipin që do të vazhdojë aventurën europiane. Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët korçarë të cilët fituan 4-2 dhe u kualifikuan në fazën e "play-off"-it të Europa League. Vazhdon turi europian për "ujqërit e dëborës"… Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Sputnik”-u rus zbardh prapaskenat në Podgoricë për emrin e Maqedonisë Posted: 03 Aug 2017 01:44 PM PDT Agjencia ruse e lajmeve "Sputnik" publikon prapaskena sipas saj, të samitit të liderëve të Kartës së Adriatikut i zhvilluar në Podgoricë. Sipas agjencisë, kryeministri i Maqedonisë me delegacionin e SHBA i kryesuar nga zv/Presidenti Pence, kanë rënë dakord për një emër të ri për vend që të anëtarësohet sa më shpejt në NATO. Kryeministri maqedonas Zaev ka kërkuar amerikanët përkrahjen për realizimin e një referendumi mbi ndryshimin e emrit për shkak të frikës së trazirave, shkruan "Sputnik". Agjencia shkruan se informacionet janë siguruar nga burime të afërta nga delegacioni i Maqedonisë në Podgoricë dhe se Zaev ka bërë disa propozime për emrin e ri si "Maqedonia e Epërme", "Maqedonia Veriore" apo "Republika e Maqedonisë (Shkup) Agjencia shkruan se Zaev ka kërkuar ndihmë për zbatimin e planit, pasi janë qytetarët e Maqedonisë që me vendosmëri kundërshtojnë ndryshimin e emrit, edhe pse në terminologjinë ndërkombëtare njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM). Agjencia shkruan se Zaev ka kërkuar mbështetje edhe nga liderët e rajonit si kryeministri Edi Rama. Që të ndryshojë emrin, duhet ndryshuar edhe Kushtetuta dhe për këtë duhen të paktën dy të tretat e votave në Parlamentar. Sputnik shkruan se kryeministri maqedonas ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në samitin e Triestes, i cili i ka sugjeruar se Maqedonia mund të quhet "Maqedonia e Epërme" për shkak se shqiptarët kur flasin për Maqedoninë thonë e "sipërme". /Ora News.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Neymar nënshkruan me Paris Saint- Germain Posted: 03 Aug 2017 01:27 PM PDT Tashmë është gjithçka zyrtare. Paris Saint- Germain ka kompletuar transferimin e Neymar për shumën e 222 milionë eurove, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien nëpërmjet një postimi të bërë në websajtin e tyre. "Paris Saint- Germain është e lumtur t'ju njoftojë se ka nënshkruar me Neymar Jr", shkruan klubi në postim. Ylli brazilian ka nënshkruar një kontratë 5 vjecare me PSG-në, të cilin do e mbajë atë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2022. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohet “shefi” shqiptar i prostitutave, në pranga dhe “mami” Posted: 03 Aug 2017 01:13 PM PDT Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në Pescara nën akuzën e prostitucionit. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se janë arrestuar një 34 vjeçar, i quajtur Endrit Gjella, një 23-vjeçar i quajtur Dritan Taco dhe një 20 vjeçarja Anxhela Avdiraj. Të tre të akuzuarit, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga gjykata akuzohen se kanë trafikuar vajza të reja në Itali me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Pavarësisht se 34 vjeçari ishte në burg, ai ka vazhduar koordinimin e shfrytëzimit të aktivitetit të prostitucionit në zonat hekurudhore në Pescara. Ai madje, kishte kërkuar edhe vajza të tjera nga Shqipëria. Operacioni i koduar "Mami" ka zbuluar që tre të arrestuarit merrnin vajza shqiptare dhe rumune për qëllime turistike dhe më pas nisnin veprimtarinë e paligjshme, duke përfituar shuma të majme parash. Një nga tre shqiptarët ka strehuar për disa ditë disa vajza në një ndërtesë publike në Aterit. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zjarret, ZGJIDHJA-Ramës: Lër tumanet dhe atletet, shpall gjendjen e jashtëzakonshme! Posted: 03 Aug 2017 12:54 PM PDT Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës i bën apel kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës si pasojë e zjarreve të rëna në mbarë vendin. Reagimi i plotë: Vendi është përfshirë nga flakët. Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar. Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të drejtorëve dhe e ka mendjen te show i radhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare. Qeveria duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe t'u kërkojë ndihmë zyrtarisht fqinjëve, BE-së dhe NATO-s. Nëse hyn zjarri në Parkun e Llogorasë do të shkatërrohet një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend dhe në rajon. Nëse kjo ndodh, ky kryeministër i paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe i papërgjegjshëm duhet ta dijë se nuk do t'ia hedhë dot lehtë, duke fajësuar ca vartës të vobektë në administratën e shtetit, që ai vetë e ka shkatërruar! ZGJDHJA fton qytetarët që të reagojnë me forcë, sepse kryeministri i hashashit do të lërë mbrapa vetëm tokë të djegur! /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






