Ora News: “Në Itali mbrëmë u sekuestruan 2 ton drogë, ja fotot” plus 9 more |
- Në Itali mbrëmë u sekuestruan 2 ton drogë, ja fotot
- BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve
- Trafiku i 1.9 ton marijuane nga Shqipëria, zbulohet letra e trafikantëve
- Dedikimi i aktores për nënat dhe vajzat sapo ‘pushtoi’ rrjetin
- Ligji për përdorimin e gjuhëve mori dritë jeshile nga Qeveria
- Tronditet Emina Çunmulaj: Varfërinë që pashë në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi
- Ndjekja e çmendur e grabitësve shqiptarë me BMW përfundon me pasoja
- Martin Shkreli shpallet fajtor
- Qëllon me plumb armadilon për ta vrarë, e pëson rëndë
- Trafikanti më i madh i drogës ankohet ndaj SHBA: Kushtet shumë të këqija!
Në Itali mbrëmë u sekuestruan 2 ton drogë, ja fotot Posted: 04 Aug 2017 11:44 PM PDT Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar pas një ndjekje në det. Superoparacioni i cili ka zgjatur për rreth 5 orë për ndalimin e gomones është realizuar me pjesmarjen e tre shteteve Italia-Shqipëri dhe Mali i Zi me mbështetjen ajrore të Frontex. Ndërsa bëhet e ditur se skafi është konstatuar nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarimit ndjekja ka vijuar në ujrat bregdetare të Detit Adriatik. Gjatë ndjekjes trafikantët e kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë edhe më të vështirë ndjekjen e tyre. por pavarësisht këtij veprimi nuk kanë mundur që të shpëtojë vetë, pasi u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex. Ndjekja e gomones ka zgjatur 5 orë, më pas është bllokuar, ndërsa lënda narkotike e hedhur në det nga skafistët është rikuperuar dhe dorëzuar te autoritetet italiane. Gomonia e fuqisë së lartë me tre motorë është sekuestruar, ndërsa vijon hetimi për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës. Trafikantët dhe gomonia i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane. Policia nuk bën të ditur emrat e trafikanëve për shkak të sekretit hetimor, ndërsa deklaron se ata janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësive të hasura Manfredonia kapen 2 ton drogë Ndërkohë mediat e shtetit fqinje publikuan mbrëmë vonë foto të një ngarkese droge prej gati 2 tonësh kanabis sativa në portin e Manfredonias, komunë e Foggias. Gjatë operacionit të Guardia do Financa statoquotidiano.it shkruan se janë arrestuar dhe 2 skafistë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve Posted: 04 Aug 2017 01:46 PM PDT Bashkimi Evropian, i ka zgjeruar sanksionet kundër kompanive ruse dhe disa personave, duke përfshirë zëvendësministrin e Energjisë, Andrei Cherezov, për shkak të dërgimit të disa turbinave, Siemens nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina. Diplomatët evropianë, kanë thënë se zëvendësministri i Energjisë, Andrei Cherezov, dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, janë shtuar në listën e të sanksionuarve për "aksione që cenojnë territorin e Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj". Këshilli Evropian, ka thënë se personave të sanksionuar i'u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe i'u bllokohen asetet që i kanë në kompani të territorit evropian. Ministria e Jashtme e Rusisë, e ka quajtuar vendimin për zgjerimin e aksioneve, si hap "të pajustifikueshëm", i cili ka bërë vend për të marrë masa hakmarrëse. Krimea, ka qenë qendër e sanksioneve evropiane, sa i përket teknologjisë energjetike, prej kur forcat ruse kanë marrë kontrollin në atë rajon nga marsi i vitit 2014. Me vendimin e fundit, lista e sanksioneve arrin numrin e 153 personave të sanksionuar. Sanksionimet kanë filluar nga marsi i vitit 2014. Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar "ilegalisht" në Krime dhe"pa dëshirën tonë", me ç'rast kompania i ka ndërprerë disa marrëveshje me Rusinë. /Rel/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Trafiku i 1.9 ton marijuane nga Shqipëria, zbulohet letra e trafikantëve Posted: 04 Aug 2017 01:38 PM PDT Llogaritë që lidhen me ngarkesën e marijuanës që shkon nga Shqipëria me destinacion Brindisin në Itali, janë raportuar në një letër që hetuesit italianë e kanë nën zotërim dhe që ju jep shumë informacion në lidhje me trafiku nëpërmjet detit. Aktualisht, pesë persona janë arrestuar, ky tri ditë më parë përfunduan në pranga italianët Giuseppe Vantaggiato, Maurizio Muscogiuri dhe Maurizio Carratta, ndërsa më 11 janar janë arrestuar Domenico Pascariello dhe shqiptari Besmir Hameti. Letra u zbulua gjatë përgjigjeve, menjëherë pas arrestimeve 7 muaj më parë kur Pascariello dhe Hameti janë gjetur në bordin e një gomoneje me 1.9 ton drogë marijuanë e ndarë 84 çanta. Letra ka zbuluar lidhjet midis trafikantëve. “Është e qartë se i ndaluari Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga". Mediat italiane shkruajnë se në letër jepen garancitë e marrjes në pyetje, shumat e trafikut, kostot e riparimit të një makine, etj. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Dedikimi i aktores për nënat dhe vajzat sapo ‘pushtoi’ rrjetin Posted: 04 Aug 2017 01:34 PM PDT Aktorja e njohur, Hilary Duff ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke marrë mbështetjen e të gjithë femrave për mesazhin e saj. Ajo mbante në krahë djalin e saj të vogël, teksa binin në sy strijat dhe celuliti në këmbët e saj, që konsiderohet si defekt në trupin e njeriut. "Po e postoj këtë për vajzat e reja, gratë dhe nënat e të gjitha moshave. Po shijoj pushimet me djalin tim pas një sezoni të gjat xhirimesh dhe kam qëndruar larg tij për disa kohë. Që kur portalet dhe revistat pëlqejnë të shpërndajnë 'të metat e yjeve', unë i kam! Trupi im më ka dhënë dhuratën më të bukur në jetë: Luca, 5 vite më parë. Unë mbushy 30 vjec në shtator dhe trupi im është i shëndetshëm dhe më dërgon kudo që kam nevojë. Femra, le të jemi krenare për atë që kemi dhe të mos harxhojmë kohë duke qenë të ndryshme, më të mira dhe pa defekte. Për ju të tjerët (e dini mirë kush jeni), ia dolët të shkatërroni castet e bukura dhe jeni kritikues të linjave," – shkruajti ajo. Hilary mori komente mjaft pozitive për këtë mesazh të sinqertë që i ka dhënë të gjithëve për të patur besim në vetvete. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ligji për përdorimin e gjuhëve mori dritë jeshile nga Qeveria Posted: 04 Aug 2017 01:18 PM PDT Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme. (1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj. (3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj. Megjithatë sipas Ligjit në fjalë shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku do të reflektojnë edhe ato shqiptare ndërsa sa u përket uniformave te uniformat do jenë në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo edhe në uniformat e ushtrisë. Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë. /Alsat/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Tronditet Emina Çunmulaj: Varfërinë që pashë në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi Posted: 04 Aug 2017 01:13 PM PDT "Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por kur një nanë shqiptare dridhet e të kërkon ndihmë, ajo të ther në zemër". Janë këto fjalët e Emina Çunmulaj, modeles së famshme shqiptare nga Tuzi (Mal të Zi) ndërsa tenton të përshkruajë ndjenjat e saj pasi ka vizituar disa familje që jetojnë në varfëri ekstreme në rrethinat e Shkodrës. Emina vendosi t'i bashkohej Nismës "Fundjavë Ndryshe" për të ndihmuar disa familje në fshatrat në njësinë administrative të Postribës ku pa nga afër mjerimin e tyre. Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë ekskluzive për "Tirana Today". Modelja shqiptare ka treguar gjatë intervistës detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian. "Emina ka qenë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s'kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot." Një pjesë nga intervista e Emina Çunmulaj me gazetaren Erjona Rusi Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ndjekja e çmendur e grabitësve shqiptarë me BMW përfundon me pasoja Posted: 04 Aug 2017 01:06 PM PDT Një ndjekje me pasoja të rënda për dy policë italianë i regjistrua mbrëmjen e shkuar në Parma. Policia ishte vënë në ndjekje të një bande grabitësish prej tre personash, dy prej të cilëve janë arratisur tanimë dhe një i tretë, një 32 vjeçar shqiptar i quajtur Bardhok Lleshaj është arrestuar. Bashkëpunëtorët e tij mundën të arratiseshin nëpër fusha pa lënë gjurmë, por identifikimi i tyre është çështje kohe. Rritja e vjedhjes së shtëpive në zonën Correggio, bëri që policia të shtonte patrullimet dhe vetëm natën e kaluar, arritën të pikasnin grupin që kishte kryer grabitje të shumta si të bizhuterive, si dhe të një automjeti tip BMW, me të cilën qarkullonin. Makina është vjedhur në Parma në qershor. Ndjekje mbrëmë, menjëherë pas mesnatës, ka krijuar alarm të madh në mesin e qytetarëve. Mediat italiane e konsiderojnë si ndjekje të çmendur atë që ndodhi natën e shkuar, duke kulmuar me përplasjen e makinave të policisë dhe të grabitësve. Nga përplasja e dhunshme, BMW-ja ka përfunduar në kanal dhe makina e policisë bllokoi rrugën. Për pasojë, dy policë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve është në spital, ndërsa tjetrit duhet të qëndrojë 10 ditë në shtëpi.
/Ora News.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Martin Shkreli shpallet fajtor Posted: 04 Aug 2017 12:46 PM PDT Biznesmeni kontrovers shqiptaro-amerikan, Martin Shkreli është shpallur fajtor për tri nga tetë akuzat federale të ngritura ndaj tij. I konsideruar si "njeriu më i urryer në Amerikë" pasi shumëfishoi çmimin e barnave kundër HIV AIDS, u akuzua për mashtrim ndaj investitorëve. Ai do të përballet me dënim deri në 20 vjet burg, ndonëse ekspertët ligjorë thonë se ai ka gjasa të marrë shumë më pak. Ai u kishte deklaruar investitorëve se kishte 40 milionë dollarë fonde, kur në fakt kishte vetëm 300 dollarë në bankë. I njohur gjithashtu me nofkën "Pharma Bro" për sjelljen e tij, 34 vjeçari u bë i famshëm në vitin 2015, për rritjen me 5 mijë për qind të ilaçit Daraprim, pasi kompania e tij bleu të drejtën e tregtimit. Shkreli u arrestua në dhjetor të vitit 2015. Ai është akuzuar për drejtimin e bizneseve në stilin e skemave piramidale ose Ponzi, duke mashtruar investitorët pasi ka përdorur kapitalin e tyre për të paguar të tjerët dhe për të zgjidhur borxhet personale. Atëherë ai nuk u deklarua fajtor. Ndihmësi i avokatit amerikan Jacquelyn Kasulis u dha jurisë në gjyqin njëmujor, një portret "përrallor" të Shkrelit, si një sipërmarrës i kujdesit shëndetësor hiper-inteligjent, i cili kurrë nuk i mashtroi investitorët me vetëdije. Shkreli nuk zgjodhi të dëshmojë në mbrojtjen e tij. Avokati i tij, Benjamin Brafman, tha se të gjithë investitorët e klientit të tij kishin bërë para. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Qëllon me plumb armadilon për ta vrarë, e pëson rëndë Posted: 04 Aug 2017 12:36 PM PDT Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi qëlloi një armadilo. Plumbi i është rikthyer burrit duke e goditur në pjesën e fytyrës. Një djali nga Teksasi qëlloi me armë kafshën në oborrin e tij rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes. Sheriffi i Cass County Larry Rowe tha se njeriu, i cili nuk ishte identifikuar, doli jashtë shtëpisë së tij në Marietta, kur vuri re Armadilon në pronën e tij dhe hapi zjarr. "Gruaja e tij ishte në shtëpi. Ai shkoi brenda dhe mori revolen e tij dhe e qëlloi tri herë në armadilon”, tha Rowe. Zhgualli i kafshës shmangu një nga tre plumbat, duke e goditur sulmuesin në nofllu. Burri u transportua në spital ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Fati i kafshës është i panjohur. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Trafikanti më i madh i drogës ankohet ndaj SHBA: Kushtet shumë të këqija! Posted: 04 Aug 2017 12:28 PM PDT Joaquín Guzmán Loera i njohur si El Chapo, pretendon se qeveria meksikane e kishte ekstraduar në mënyrë të padrejtë në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara. Ai akuzohet si trafikanti më i madh i narkotikëve në botë. Gjykata Federale nuk e ka trajtuar pretendimin e tij. Prokurorët e akuzojnë atë si shkaktar të vrasjes së mijërave gjatë drejtimit të kartelit të drogës Sinaloa, e cila ka trafikuar drejt Shteteve të Bashkuara së paku 200 ton kokainë nëpërmjet kamionëve, aeroplanëve, jahteve, anijeve konteniere dhe madje edhe nëndetëseve. I konsideruar si një nga kriminelët më famëkeq në botë, “El Chapo” u ekstradua në Nju Jork më 19 janar dhe po mbahet në një izolim në Manhattan në pritje të gjyqit që nis në prill të vitit të ardhshëm. Avokatët e tij mbrojtës thonë se ekstradimi shkeli kushtet e e marrëveshjes fillestare të Meksikës për të dërguar Guzman në Teksas ose Kaliforni dhe shkeli traktatin e ekstradimit Meksiko-SHBA. Ata gjithashtu pretendojnë se Meksika kishte dijeni për “kushtet jashtëzakonisht të ashpra” të izolimit të tij amerikan. “Këto kushte … janë të barabarta me torturën. Sikur Meksika të ishte këshilluar për këto kushte, pothuajse me siguri nuk do të kishte miratuar ndalimin dhe ndjekjen penale të z. Guzman në këtë rreth”, thanë avokatët. Avokatët e tij po sfidojnë gjithashtu dëshirën e qeverisë amerikane për të sekuestruar 14 miliardë dollarë, fitimet e supozuara të drogës të Guzmanit, duke thënë se nuk kishte prova se Shtetet e Bashkuara kërkonin leje nga Meksika për të ndjekur një konfiskim të tillë. Gjyqtari federal Brian Cogan ende nuk ka vendosur për kërkesën. Në maj, Cogan pranoi të pushonte vetëm disa nga kushtet, duke i lejuar atij të shkëmbejë mesazhet me shkrim të paracaktuar me gruan e tij, por duke i mohuar atij vizita familjare dhe telefonata. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |