Ora News: “Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj” plus 9 more

Ora News: “Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj” plus 9 more


Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj

Posted: 24 Aug 2017 11:48 PM PDT

Gazetarja e Konica.al, Arlinda Canaj është ndraë nga jeta në mënyrë të papritur të enjten (24 gusht).

Lajmi është konfirmuar nga vajza saj nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook të Arlindës.

Policia e Tiranës sqaron se rreth orës 17:10 është njoftuar se një shtetase ka rënë nga lartësia në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Policia informon se 46 vjeçarja ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ka gjetur më pas vdekjen rreth orës 19:30 minuta.

"Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj", sqaron policia.

Më pas edhe media ku ajo punonte Konica.al ka shprehur mesazh ngushëllimi për gazetaren.

"Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al, ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë, ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerëzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela, Edmondi, Bardha, Merita, Mimoza, Andreasi, Migena, Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kim Kardashian ndryshon look, shfaqet si asnjëherë më parë

Posted: 24 Aug 2017 11:29 PM PDT

Jemi mësuar që ta shikojmë brune, por Kim Kardashian na ka befasur me look-n e saj të ri.

Ylli i televizioneve ka marrë një pamje tërësisht të re me flokë ngjyrë të rozë. Bukuroshja 36-vjeçare ka pozuar për CR Fashion Book dhe duket mahnitëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Parkingu më i madh në botë i biçikletave

Posted: 24 Aug 2017 11:19 PM PDT

Përdorimi në masë i biçikletave në  qytetin e Utrecht, Hollandë ka detyruar autoritetet që të ndërtojnë garazhin më të madh të parkimit në botë për biçikleta. Ndërtimi i parkingut me hapësirë prej 12.500 vende do të përfundojë plotësisht vitin e ardhshëm.

Kjo është marrë si masë për të parandaluar rrëmujën që shkaktojnë biçikletat jashtë stacionit të trenit duke mbingarkuar hapësirën e kufizuar të parkimit.

Dashuria hollandeze, gjithnjë e më e madhe, për çiklizëm por përballet me mungesën e hapësirave për parkim, si edhe shtimi në një numër të kosiderueshëm të biçikletave, po i detyron autoritetet që të shpenzojnë miliona euro për parking. Buxheti prej 40 milionë euro është projektuar për të zgjidhur problemin e çiklistëve.

Parkimi do të jetë falas për 24 orët e para ndërsa 1.25 euro për secilën ditë që pason.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Adoleshentët britanikë shpallen fajtor për djegien e 30 vjeçarit shqiptar

Posted: 24 Aug 2017 11:05 PM PDT

Dy adoleshentë britanikë janë shpallur fajtor për vrasjen e një burri me origjinë shqiptare. BBC shkruan se trupi u Vilson Meshit, 30 vjeç, u gjet i djegur në një Audi A4.

Ngjarja ndodhi në Pitsea, Essex, më 27 shkurt 2016, pasi dy adoleshentët hodhën një fishekzjarr në drejtim të automjetit, i cili shpërtheu më pas në flakë.

Keani Hobbs, 18 vjeç, nga Stagden Cross, Basildon, u akuzua për vrasje së bashku me një djalë 16-vjeçar, i cili nuk mund të identifikohet për shkak të moshës së tij.

Çifti u dënua pas një gjyqi në Chelmsford Crown Court.

Meshi ishte drejtuar për në Pincey Mead nga shtëpia e tij në Mançester më 26 shkurt për të parë fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme, tha policia lokale.

Partnerja e tij e mëparshme e raportoi atë ditën tjetër për mungesën, pasi nuk përgjigjej në telefon.

Kur oficerët mbërritën, ata gjetën makinën e djegur me trupin e pajetë brenda saj.

Më pas u provua se ai kishte gjetur vdekjen për shkak të mbytjes nga tymi.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paundi britanik në pikiatë!

Posted: 24 Aug 2017 10:47 PM PDT

Kursi zyrtar i këmbimit të paundit britanik ka rënë me ,085 euro, më i ulëti që nga viti 2009, por në aeroportet britanike, një sterlinë blihet shumë më pak se 1 euro.

Udhëtarët që shkëmbyen të holla në degën Moneycorp të Southampton Airport të enjten po merrnin vetëm 87 euro cent për çdo paund. Kjo është rënia më e keqe që nga kriza financiare. Në tavolinë, udhëtarët marrin vetëm 439 € nga 500 paund.

Monedha e Britanisë është dobësuar në mënyrë dramatike që nga votimi i Brexit në qershor të vitit të kaluar. Ajo ka shtuar pasiguri mbi të ardhmen e biznesit dhe marrëveshjet tregtare në vend.

Megjithatë, paundi është rritur tetë për qind kundrejt dollarit amerikan këtë vit, gjë që e bën të vështirë për ekonomistët dhe analistët që të vlerësojnë luhatjet e stërlinës.

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ekzekutimi i parë me një injeksion të ri droge

Posted: 24 Aug 2017 10:37 PM PDT

Një person i konsideruar supermacist i bardhë, i dënuar tri dekada më parë për vrasje për motive racore është ekzekutuar nga një injeksion vdekjeprurës.

Mark Asay është njeriu i parë i bardhë në historinë e shtetit në Florida që do të ekzekutohet për vrasjen e një personi me ngjyrë, sipas Qendrës së Informacionit për Dhunën e Vdekjes.

53-vjeçari ishte shpallur fajtor për dy vrasje në vitin 1987 në Jacksonville.

Ekzekutimi u zhvillua në orë 22:22 me orën lokale. Ky është rasti ku është përdorur për herë të parë një koktej i ri i drogës.

Një juri zbuloi se Asay vrau viktimat e tij – Robert Lee Booker, një burrë i zi dhe Robert McDowell, 26 vjeç, një burrë i bardhë-hispanik – në të njëjtën natë pas komenteve raciste.

Prokurorët thanë se Asay kishte punësuar McDowell, i cili ishte veshur si grua, për seks, dhe e qëlloi atë pasi zbuloi gjininë e tij.

Që kur shteti ka rivendosur dënimet me vdekje në vitin 1976, 20 burra të zinj janë ekzekutuar për vrasjen e viktimave të bardha, sipas Qendrës.

Ai u ekzekutua me etomidat, një anestetik që nuk ishte përdorur kurrë për një ekzekutim në SHBA, i cili do të zëvendësojë midazolam, një droge e braktisur nga frika se ajo shkakton vuajtje të panevojshme.

I burgosuri – i cili kishte tatuazhe supremaciste të bardha – pranoi vrasjen e z. McDowell, por mohoi vrasjen tjetër.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Testi i parë, Macron në Europën Lindore

Posted: 24 Aug 2017 10:30 PM PDT

Presidenti francez, Emmanuel Macron po i përdor ditët e fundit të verës për një tur vizitash në Europën Lindore. Me kërkesat e tij për rregullore më të rrepta për punëtorët e huaj, ai nuk i entuziazmon europanolindorët.

Në itinerarin e udhëtimit të presidentit francez, Emmanuel Macron nuk bëjnë pjesë Varshava dhe Budapesti. Të mërkurën Macron foli në Salzburg në Austri me kryeministrat e Çekisë dhe Sllovakisë, më pas udhëtimin ai e vazhdoi të enjten në Bullgari dhe Rumani.

Qëllimi i Macron kësaj here nuk është të nxjerrë në pah burrin e shtetit, apo të bëjë fansa entuziastë për Europën, vendet lindore të lodhura nga Europa. Presidenti thjesht kërkon kontaktin me vendet europianolindore që kanë “dëshirë për Europën dhe dëshirë për më shumë Europë”, siç u tha në Pallatin Elysée.

Kritika: Punëtorët nga Lindja nxjerrin nga tregu francezët

Macron kërkon aleatë për reformimin e direktivave europiane për dërgimin e punonjësve brenda vendeve të BE-së dhe i gjen ata. Kancelari austriak, Christian Kern e mbështet Macron pë rregulla më të forta në BE. Ai paralajmëroi se pa reforma Europa mund të ndahet në një pjesë të vjetër dhe të re.

Edhe Rumania kërkon ujdi për mënjanimin e dumping-ut brenda BE. Për këtë Macron ra dakord të enjten me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Por presidenti francez kërkon edhe luftimin e “dumping”-ut të rrogave brenda BE-së. Kjo është një temë mjaft emocionale mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Sipas Konferedatës Franceze të Sindikatave kjo direktivë është fajtore për dumpingun social në europë. Punonjës të dërguar nga Lindja nxjerrin nga tregu i punës francezët, ankohet konfederata.

Emmanuel Macron kërkon të forcojë rregulloret për punëtorët e huaj, të ardhur nga vendet e BE-së. Ata duhet të merren në punë me të njëjtat kushte si francezët. Pas bisedimeve me kryeministrat e Austrisë, Sllovakisë e Çekisë, Macron u shpreh se “janë arritur përparime” në këtë drejtim. Deri në tetor do të duhet të përpunohet një rregullore e re që do të kërkojë që për të njëjtën punë, brenda të njëjtit vend të paguhet e njëjta pagë për të gjithë punëtorët.

Macron kërkon më shumë

Ndryshime kërkohen nga Parisi edhe në kohëzgjatjen e dërgimit të punëtorëve të BE-së. Deri më tani këta punëtorë mund të punojnë në një vend të BE si të dërguar deri në 36 muaj. Brukseli po punon për një ndryshim që parasheh punësimin vetëm për 24 muaj.

Por edhe ky shkurtim është shumë pak për presidentin francez. Ai kërkon punësimin e të huajve nga BE vetëm për 12 muaj. Për këtë ai kërkon të gjejë rrugëzgjidhje me vendet europianolindore. Që në qershor ministrja çeke e punës, Michaela Marksova është shprehur se “Franca po shkon shumë larg me propozimet e bëra”. Vitin e kaluar 10 vende nga Europa Lindore u ankuan në Komisionin Europian se masat e ashpërsuara për punëtorët e dërguar janë në thelb një masë proteksioniste.

Për presidentin Macron turi në Lindjen europiane është testi i parë se sa pushtet politik janë të gatshëm t’i japin atij europianolindorët. Një reformë të direktivave të BE për punëtorët e dërguar duhet ta miratojnë si vendet anëtare ashtu edhe Parlamenti Europian.

/Dw/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta uron Skëndërbeun për kualifikimin: Na bëtë të gjithëve krenarë sot

Posted: 24 Aug 2017 01:46 PM PDT

Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Skëndërbeut për kualifikimin në fazën e grupeve Europa Leaugue.

Në një postim në fb, Meta shkruan: "Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot. Urime për më tej!"

Skuadra korçare përfundoi ndeshjen e kthimit të Play Off-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit me rezultatin 0-0, ndeshje që u luajt në stadiumin "Elbasan Arena".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Legalizohen 6 pallate të braktisura nga investitorët, përfitojnë 450 familje

Posted: 24 Aug 2017 01:36 PM PDT

ALUIZNI ka përfunduar procesin e legalizimeve për 6 pallate të braktisura nga investitorët, duke u dhënë mundësinë e hipotekës 450 familje.

Bëhet fjalë për objekte pranë stadiumit 'Dinamo', Qytetit Studenti dhe Unazës së Re.

Drejtori i Agjencisë, Artan Lame dhe një herë ftoi familjet që nuk e kanë aktin e pronësisë të aplikojnë për të nisur procedurat.

Lame: Vetëm duke u bërë bashkë dhe vetëm duke ndjekur plotësimin e dokumentacionit mund të zgjidhen këto halle. Nuk zgjidhej ky pallat duke ndjenjur secili tek shtëpia e vet, duke mos u marrë vesh, duke sjellë njëherë njëri një letër, njëherë tjetri një dokument. Por vetëm se arritët të zgjidhnit një apo dy përfaqësues që u morën me Drejtorinë tonë përndryshe pale dhe sa kohë do të vazhdonte të ishte në këtë formë.

Një ndër rastet tashmë të trajtuara nga ALUIZNI është dhe pallati i ndërtuar në vitin 1996, ku investitori është larguar në drejtim të SHBA-së.

Lame: Pallati i Melrosit është nga pallatet e para të bëra në Tiranë, është që në '96 leja e ndërtimit. Merreni me mend, 21 vjet më përpara dhe nesër ju do të merrni nga Drejtoria përkatëse shpërndarjen e lejeve të legalizimit.

Sa i përket procesit të regjistrimit në ZRPP, Lame shprehet se dhe në këtë rast është ALUIZNI që ndjek procedurën.

Lame: Aplikimin në ZVRPP do ta bëjë po ALUIZNI, ju vetëm do të lajmëroheni për të vijuar më tej me tërheqjen e aktit të pronësisë.

E rëndësishme për të nisur procesin e legalizimit të pallateve është aplikimi i të gjitha familjeve, çka i jep përparësi dhe ALUIZNI-t. 

Për këtë proces nevojitet kopje e noterizuar e kontratës së sipërmarrjes, certifikata familjare dhe kopje e kartave të identitetit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushqimet e ”fast -food”-it rrisin rrezikun e kancerit tek njerëzit

Posted: 24 Aug 2017 01:24 PM PDT

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të "fast food"-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.

Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara. Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit. Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut.

Studiuesit uellsianë thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave. Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut.

Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion. Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter