Ora News: “Dy ministra ngrenë alarm për zjarret: E paprecedentë, rrezikon sigurinë kombëtare” plus 9 more

Ora News: “Dy ministra ngrenë alarm për zjarret: E paprecedentë, rrezikon sigurinë kombëtare” plus 9 more


Dy ministra ngrenë alarm për zjarret: E paprecedentë, rrezikon sigurinë kombëtare

Posted: 02 Aug 2017 11:39 PM PDT

Dy ministrat, ai i Brendshëm Dritan Demiraj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë ngritur alarmin për situatën e zjarreve në vend.

Demiraj dhe Kodheli thonë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe kjo konsiderohet si e paprecedentë dhe se rrezikon sigurinë kombëtare. 

Ministri Demiraj në një postim në rrjetet sociale shprehet se përgjegjësit do të kapen dhe do dënohen ashpër, ndërsa inkurajon të gjitha autoritetet  që po merren me shuarjen e zjarreve që të shpëtojnë njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  thotë se kjo është situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. “Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm”, shkruan Kodheli në FB, duke theksuar se FA janë në gatishmëri. 

Postimi i Demirajt në Facebook

Te nderuar miq!

I nxehti ka bere qe me vendin tone per tashme dy muaj te kete shume zjarre. Drejtoria e pergjithshme e emergjencave civile, zjarrfikesit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkite, prefekturat po punojne nate e dite per te vendosur situaten nen kontroll.

Inkurajoj te gjitha keto struktura qe po luftojne me zjarret ne cdo cep te territorit per te shpetuar njerezit dhe pasurine kombetare.

Zjarrevenia e qellimshme rrezikon sigurine kombetare dhe pergjegjesit do te kapen e denohen ashpersisht. DD.

Reagimi i Mimi Kodhelit

Situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm. Megjithatë FA janë të pranishme kudo, që nga #Llogoraja#Palasa#Dukati#Dajti e deri në #Velipojë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Rama u përjashtua nga fotoja e Samitit të Podgoricës. Ja arsyeja

Posted: 02 Aug 2017 11:23 PM PDT

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook, nga samiti i Adriatikut i cili u mbajt në Mal të Zi. 

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është përjashtuar nga fotoja zyrtare e këtij samiti për shkak të atleteve të tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot ​mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Posted: 02 Aug 2017 11:09 PM PDT

Sot do të mbahet seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka bere te ditur se janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet sot. 

Seanca do të fillojë me formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. 

Pas betimit të deputetëve, pritet te zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Rendi i ditës

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Medvedev dënon legjislacionin amerikan për sanksionet ndaj Rusisë

Posted: 02 Aug 2017 11:00 PM PDT

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev,  ka dënuar ashpër nënshkrimin e legjislacionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që e sanksionon Rusinë.

Ai  ka thënë se sanksionet e reja të imponuara nga SHBA janë të njëjta me shpalljen e një “lufte të plotë tregtare” kundër Moskës.

Ligji synon të ndëshkojë Rusinë për ndërhyrjet e pretenduara në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA  dhe veprimet e saj në Ukrainë.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë qetësisht në sferën ekonomike dhe sociale, do të zgjedhim disa detyra të rëndësishme qeveriare duke u nisur fillimisht nga vetja", shtuar ai.

Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht " të metave të konsiderueshme", për " hir të unitetit kombëtar".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

OKB-së i bëhet thirrje për reagim kundër Iranit, pas lëshimit të raketës

Posted: 02 Aug 2017 10:28 PM PDT

Shtetet e Bashkuara dhe tre nga aleatët e saj, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara t'i dërgojnë "mesazh të qartë Iranit", në përgjigje të lansimit të fundit të raketës me kapacitet për të bartur satelitë.

Fuqitë evropiane e kanë cilësuar një hap të tillë si "efekt destabilizues në rajon".

Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se lansimi " prezanton një këcënim dhe hap provokativ të Iranit".

Në letrën e saj të shkruar në emër të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit " të diskutojë përgjigje të përshtatshme" kundër " aksioneve provokative" të Teheranit.

Në letër thuhet se lansimi nuk ka qenë në përputhje me rezolutën e OKB-së, e cila ka për bazë marrëveshjen e nënshkuar të vitit 2015 me gjashtë fuqi botërore, duke përshirë edhe SHBA-në, sipas së cilës palët u pajtuan për limitimin e programeve bërthamore dhe atyre të raketave balistike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Mirëpo ambasadori i ri rus në OKB, Vasily Nebenzya nuk është pajtuar me këto deklarata.

Ai u ka thënë gazetarëve më 2 gusht, se Rusia nuk e konsideron lansimin e fundit të raketës nga Irani si shkelje të marrëveshjes bërthamore, ka raportuar TASS.

Më 27 korrik, Irani e ka lansuar raketën më të avancuar të tij, "Simorgh", me kapacitet të bartjes së satelitëve.

Letra nga Haley është nisur në po të njëjtën ditë kur presidenti, Donald Trump, e ka nënshkruar legjislacionin për sanksione kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë Veriore.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i ka cilësuar sanksionet si përpjekje të SHBA-së për të sabotuar marrëveshjen bërthamore.

"Nuk do të kundërpërgjigjemi, mirëpo do të refuzojmë të bëhemi pjesë e kësaj loje", ka thënë Araqchi./Rel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Posted: 02 Aug 2017 01:52 PM PDT

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin verior të Shkodrës.

Shtetasi Fatmir Zyla u qëllua me armë në unazën lindore të qytetit, ndërsa ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar brenda pak minutash autorin e ngjarjes.

Ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BE po shqyrton “të gjitha llojet e masave” për Venezuelën

Posted: 02 Aug 2017 01:51 PM PDT

Komisioni Evropian është duke shqyrtuar "të gjitha llojet e masave" në përgjigje të tensioneve të rritura në Venezuelë, pas arrestimit të dy kritikëve të presidentit Nicolas Maduro, ka thënë një zëdhënëse e këtij komisioni.

"Janë duke vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e vendeve anëtare për të realizuar një përgjigje të koordinuar dhe të përshtatshme nga BE-ja. Aktualisht të gjitha llojet e masave janë duke u marrë në konsideratë", ka shtuar tutje zëdhënësja, ka dhënë detaje shtesë.

Të hënën qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka vënë sanksione Maduros dhe ua ka ndaluar amerikanëve bashkëpunimin me të.

Këto zhvillime kanë ndodhur disa ditë pasi votimit kundërthënës dhe të dhunshëm për një asamble kushtetuese, e cila është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë.

Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveritare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeministri malazez bën gafën e paharrueshme gjatë takimit me Pence

Posted: 02 Aug 2017 01:21 PM PDT

Kryeministri i Malit të Zi është përsëri në qendër të vëmendjes.

Pas skemës që u bë virale në Internet ku Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e goditi ata duke e "shtyrë" më mbrapa gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, Dushko Markoviç vjen sërish në vëmendjen e mediave botërore, kësaj here për një gafë të bërë në vendin e tij.

"Washington Post" shkruan se Markoviç bëri një gabim të paharrueshëm gjatë vizitës së zv/Presidentin Mike Pence.

Duke folur për një takim të nivelit të lartë të mërkurën në samitit ballkanik të mbështetur nga SHBA në Mal të Zi, Markoviç ngatërroi emrin e hotelit.

I përkulur përpara Pence, Markoviç thotë: “Unë pres një këmbim të hapur dhe konkret të mendimeve nga udhëheqësit e Kartës Adriatiko-Amerikane, në një takim të posaçëm më vonë gjatë ditës në hotel Clinton”. Emri i hotelit ishte “Hilton”

Ai nuk e kuptoi gabimin dhe nuk e korrigjoi.

Kjo shkaktoi të qeshje në radhët e gazetarëve dhe jo vetëm.

/Ora News.tv*

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëria ka “lidhje” me Iranin “nga” kungulli!

Posted: 02 Aug 2017 01:11 PM PDT

Rreth 31 mijë ton kungull i njomë është eksportuar nga Irani në drejtim të disa vendeve, e midis tyre është edhe Shqipëria.

Vlera totale e eksportit është rreth 8.93 milionë dollarë dhe eksportimi është kryer vitin e fundit iranian, që përfundoi më 20 mars 2017, njoftoi administrata doganore e Republikës Islamike të Iranit.

Shqipëria, Greqia, Rusia, Kuvajti, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afganistani, Turkmenistani, Kazakistani dhe Omani ishin destinacionet kryesore të eksportit, njoftoi agjencia e lajmeve Mizan Online, cituar nga Financialtribune.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Shpërthen’ Sidrit Bejleri: Po ju serviren tekste bastarde

Posted: 02 Aug 2017 01:09 PM PDT

Këngëtari i njohur, Sidrit Bejleri duket se është prekur nga ngjarja tragjike ku 22-vjecari Marvi Mihali humbi jetën dhe ka reaguar rëndë për këtë rast.

Ai i ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë muzikën që dëgjojnë fëmijët, pasi ekzistojnë tekste që mund ti marrin jetën.

"Nuk është hera e parë që e them:

Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë, sepse këtu zë fill brumosja e tyre dhe ajo çfarë do bëjnë në të ardhmen. Po ju serviret "muzikë" që nuk është muzikë, nga njerëz që i thonë vetes "artistë".

Tekste bastarde që i "shkruajnë" tipa që dyshoj në dinë të shkruajnë edhe emrin e tyre. Kuptojeni një herë e mirë që ata duan të shesin "muzikën" dhe "tekstet" e tyre, por po shkatërrojnë brezin e sotëm dhe jo vetëm. Fëmijë dhe adoleshentë që këndojnë me shpirt llumin që përçohet nga tregtarë të shpifur që në thelbin e ditës së tyre kanë vetëm paranë, duke harruar se kanë fëmijë vete ose do kenë një ditë.

Po na krijojnë modë dhunën, po na i thurin lavde drogës, prostitutave dhe lakuriqësisë. Po mundohen të na mbushin mendjen se e keqja është e mirë, se alkoli dhe droga të burrërojnë, se imoraliteti duhet të jetë kult i ditëve tona duke harruar që familja është e shenjtë dhe një ditë nuk do donin as ata që t'u cënohej.

Sot gjykoj si prind, por edhe si një person që para pothuaj 20 vitesh isha në moshën e atij djali që mbrëmë ndërroi jetë nga një zënkë banale…

Nuk do i uroja askujt të ishte në vendin e familjes së viktimës ose të vrasësit!

Kontrollojini që në fëmijëri!

Muzika është profesioni im dhe ndikon shumë, më besoni. Mesazhi i saj kthehet në mënyrë të jetuari dersa njeriu fillon dhe kupton realisht, pra piqet!

Të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë.

Gjërat e mëdha bëhen duke filluar nga të voglat!

Drejtojini tek e Vërteta, larg gënjeshtrave të përditshme që gjenerojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim të vlerave!

Helmimit të trupit edhe mund t'ja gjejmë ilaçin, por helmimi i shpirtit vetëm në një vend e ka shërimin… Me dashamirësi,” – shkruajti ai në Instagram.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter