Ora News: “Cërrik, pasi i kanos me armë, i përplas me makinë, dy të plagosur” plus 9 more

Ora News: “Cërrik, pasi i kanos me armë, i përplas me makinë, dy të plagosur” plus 9 more


Cërrik, pasi i kanos me armë, i përplas me makinë, dy të plagosur

Posted: 08 Aug 2017 11:50 PM PDT

E kanos me armë më pas i përplas me makinë duke shkaktuar dy të plagosur.

Kjo ngjarje është shënuar dy ditë më parë në Cërrik, ndërsa sot është bërë arrestimi i të dyshuarit si autor të ngjarjes

 Policia e Elbasanit njofton se personi i arrestuar është Liars Alisha, 25 vjeç banues në Cërrik.

“Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen "Nr.2" Cërrik në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Yllit" dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.
Më pas shtetasi Liars Alisha në Lagjen "Nr.2" Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip BMË me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip Benz me targa BH 360 HT drejtuar nga shtetasi A.K,” informon policia e Elbasanit.

Nga përplasja me makinë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMW dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik.

Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Dosja- Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ; Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm, dy automjetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe” parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Media sociale mund të ndihmojë në diagnostikimin e depresionit

Posted: 08 Aug 2017 11:48 PM PDT

Facebook, Twitter dhe Instagrami na krijojnë mundësinë që të ndajmë aspekte të jetës sonë me miqtë, familjen dhe botën. Por çfarë tregojnë ato që postojmë për gjendjen tonë shpirtërore dhe mendore? Studime të reja lënë të kuptohet se ajo që përçojmë është më e rëndësishme nga ç'duket në pamje të parë.

Jetojmë në një kohë kur ndajmë me botën ngjarje të vogla e të mëdha, dhe momentet e përditshme kthehen në kapituj të librit të jetës sonë dixhitale.

Por mesa duket, informacioni që bëhet publik tregon më shumë për një person nga ç'mund të mendohet, thotë Chris Danforth.

"Mendoj se me një pjesë aq të madhe të jetës sonë të pasqyruar në internet dhe me praninë e pashmangshme të celularëve, informacioni që bëjmë publik lidhur me sjelljet dhe mendimet, tregon shumë më tepër për ne nga ç'mund të imagjinohet".

Matematikani Danfroth dhe kolegu i tij Peter Dodds krijuan disa instrumente për të analizuar postimet e personave në Instagram.

“Ne zbuluam se fotografitë e njerëzve të diagnostikuar me depresion, ishin në përgjithësi më të errëta, më blu dhe më gri. Nëse kishin përdorur filtra, kishin zgjedhur ato bardhë e zi më shpesh se të tjerat".

Ndryshimet janë të dukshme në disa nga imazhet që analizoi Danforth.

Filtrat gri ose blu, duken më të trushtueshme sesa ngjyrat dinamike.

"Nuk është gjë e re, që njerëzit me depresion e shohin botën në ngjyra më të zymta dhe shpenzojnë më pak kohë në grupe sociale. Por e reja është se këtë mund ta kuptosh nga postimet e tyre në median sociale".

Profesor Danforth thotë se kjo mund të ndihmojë për të krijuar një app që njofton mjekun se personi mund të jetë në gjendje jo të mire emocionale.

"Mendoj se ndoshta, pas 5 -10 vjetësh, nëse studime si ky i yni japin rezultate për grupe më të mëdha njerëzisht dhe shtohen, mund të parashikosh që do të vijë një ditë që të ketë një app, sigurisht kur personat bien dakord t'i ndajnë të dhënat me mjekun, që ai ose ajo ta dijë kur është e nevosjhme që të bësh një vizitë më herët".

Profesor Danforth shton se ka shqetësime të mëdha për të dhënat personale dhe se duhen bërë më shumë studime për të zbuluar me sa saktësi mund të diagnostikojnë makineritë gjendjen mendore të njeriut.

/Marre nga VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Drake

Posted: 08 Aug 2017 11:39 PM PDT

Drake ka gëzuar të gjithë fansat e tij me lajmin e fundit që ka zbuluar.

Këngëtari, fituesi i 13 çmimeve në Billboard Music Awards 2017, ka lajmëruar në përfundim të performancës së tij në OVO Fest 2017 se po punon për nxjerrjen e albumit të ri.

"Unë po punoj për nxjerren e albumit të ri në Toronto vetëm për ju,"-tha reperi përpara fansave të tij në skenën e Budweiser mbrëmjen e së hënës.

Me këtë njoftim është e qartë që Drizzy nuk po bën shaka. Projekti i tij i fundit titulluar "More Life", ka thyer rekordin njëditor të Spotify-it pas publikimit në muajin mars. Pak kohë më vonë arriti që të mbledhë 13 trofe në Billboard Music Awards 2017.

Ky sukses i tij erdhi pas publikimit të albumit të tij të fundit "Views" në vitin 2016 dhe padyshim që edhe albumi i ri do të shohë reperin duke mbledhur akoma më shumë trofe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pogradec, makina del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari

Posted: 08 Aug 2017 11:29 PM PDT

Një 33- vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët vona të mbrëmjes së të martës duke u gdhirë e mërkura (9 gusht 2017) në rrugën nacionale Korçë- Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Makina në të cilën udhëtonte vetëm banuesi i fshatit Porodinë i identifikuar me inicialet K. B ka dalë nga rruga dhe për pasojë shoferi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, informon policia e Korçës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Me 200 km/h në orë me Ferrari, Balotelli ndalohet nga policia

Posted: 08 Aug 2017 11:23 PM PDT

Mario Balotelli është në telashe pasi është ndaluar nga policia për shkak se po ecte me shpejtësinë 200 km/h me ferrarin e tij. Futbollisti ishte duke bërë garë më mikun e tij që ishte me Lamborghini. Ish sulmuesi i  Manchester City dhe Liverpool, tani në klubin francez Nice është ndalur në autostradë pranë qytetit qytetit verior të Vicenza, të shtunën, njoftoi policia italiane për AFP.

Balotelli ka karritur që të shpëtojë vetëm me një gjobë dhe i janë hequr 5 pikë nga patenta.

Ylli i futbollit dhe miku i tij me Lamborghinit, të cilët u gjobitën, thanë se kjo ishte një gjë e ekzagjeruar sipas policisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fshati ku vajzat shndërrohen në djem

Posted: 08 Aug 2017 01:41 PM PDT

Vajzat në një fshat të izoluar të Karaibeve kthehen në meshkujt kur arrijnë moshën e pubertetit, për shkak të një çrregullimi të rrallë genetik.

Është llogaritur se 1 në 90 fëmijë të lindur në Salias, në Republikën Domenikane, e nisin këtë tranzicion në moshën 12-vjeçare.

Është kaq e shpeshtë, sa tashmë nuk konsiderohet më anormale.

Fëmijët të njohur si pseudo hermafroditë, u sollën në vëmendje në një dokumentar të BBC2.

Realizuesit e dokumentarit takojnë Johnny, i cili lindi femër dhe quhej Felicitia. Kur ishte fëmijë, ai nuk kishte organ gjenital mashkullor. Sot 24 vjeç, ai është fizikisht dhe biologjikisht mashkull, një proces që nisi kur ai ishte 7 vjeç.

Ky çrregullim i rrallë genetik shkaktohet nga mungesa e një enzime, që parandalon prodhimin e një tipi hormonesh mashkullore, dihydro-testosterone në mitër.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Real Madrid “mbret” i Europës, fiton edhe Superkupën

Posted: 08 Aug 2017 01:41 PM PDT

Real Madrid e ka nisur mbarë sezonin e ri. Galaktikët arritën të fitonin Superkupën e Europës pasi mposhtën Manchester United me rezultatin 2-1.

Loja nisi vrullshëm për djemtë e Jose Mourinhos por ata që gjetën golin të parët ishin madrilenët. Casemiro zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Ndërkohë në 45 minutat e dyta ishte përsëri Real që shënoi duke dyfishuar rezultatin në 2-0 me anë të Isco në minutën e 52-të.

Romelo Lukaku dha pakëz shpresë për "Djajtë e Kuq" pasi ngushtoi rezultatin në 2-1 duke shënuar në minutën e 62-të. Por vetëm kaq, nuk mjafton ai gol pasi takimi u mbyll me këto shifra.

Real Madrid shton një tjetër trofe në muzeun e tij, atë të Superkupës së Europës.

            

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Hekurosja’ e gjinjve, metoda e dhimbshme për të mbrojtur vajzat e vogla

Posted: 08 Aug 2017 01:36 PM PDT

Një grua në Afrikë masazhon gjinjtë e vajzës 10-vjecare ndërsa fëmijët e tjerë e shikonin të tmerruar.

Veronica filloi ta bënte këtë gjë shtatë muaj para se të fotografohej nga egjiptiantja Heba Khamis dhe duket se gjithcka e zhvillon nëpërmjet një guri në madhësinë e pëllëmbës.

Gjithcka ndodhi pasi vajza e madhe mbeti shtatzënë kur ishte 14 vjece dhe për të mbajtur të tjerat nën kontroll, mendoi ti rrafshonte gjinjtë.

'Hekurosja' e gjinjve mendohet si një metodë për të ndaluar rritjen e gjinjve, duke bërë shumë vogëlushe viktima.

Sipas doktoreshës Rebecca Tapscott, kjo quhet rrafshim i gjirit dhe mund të shkaktojë infeksione apo problemeve të tjera. Edhe pse janë metoda shumë të dhimbshme, nënat mendojnë se vajzat e tyre ndihen të mbrojtura duke parandaluar sulmet seksuale.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nuk ndalet zjarri në Gjirokastër, flakët pranë fshatit Jorgucat

Posted: 08 Aug 2017 01:15 PM PDT

Në gjirokastër nuk ndalin flakët. Pranë fshatit Jorgucat është regjistruar një tjetër vatër zjarri. Pas ndërhyrjes së zjarrëfikëses u bë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, të cilat deri në këto momente vazhdojnë në Qafën e Muzinës, por larg zonave të banuara.

Po ashtu bëhet e ditur se nga zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Turan të Tepelenës janë djegur rreth 74 ha kullotë e shkurre si dhe janë dëmtuar 500 rrënjë ullinj, 900 pemë frutore por dhe vreshta me hardhi.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 vatra të reja zjarri, ku situatë e vështirë ka qenë edhe në Ulëz të Matit ku flakët iu afruan zonave të banuara.

Pas ndërhyrjes së ushtrisë është bërë e mundur lokalizimi i flakëve, por pa e shuar përfundimisht atë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja dëmet e shkaktuara nga zjarri në Tepelenë

Posted: 08 Aug 2017 01:03 PM PDT

Zjarri i një dite më parë në fshatin Zharre në Tepelenë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemtari dhe bujqësi.

Sipas një përllogaritje të dëmeve bëhet e ditur se janë djegur 74 hektarë tokë kullotë dhe shkurre.

Policia thotë gjithashtu se zjarri dogji 500 rrënjë ullinj, 500 rrënjë hardhi, 600 pemë bajame, 30 pemë arra, 30 pemë mollë dhe 30 shegë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter