Ora News: “Bllokada institucionale deri pas zgjedhjeve lokale” plus 9 more

Ora News: “Bllokada institucionale deri pas zgjedhjeve lokale” plus 9 more


Bllokada institucionale deri pas zgjedhjeve lokale

Posted: 25 Aug 2017 11:51 PM PDT

Bllokada institucionale në vend mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në Kosovë më 22 tetor të këtij viti.

 Ilir Ibrahimi, njohës i rrethanave politike në vend, ka konsideruar se bllokada mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale.

"Duke parë deklaratat e liderëve të partive politike, është e qartë që ata nuk kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje, por synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë edhe më tutje, ndoshta deri pas zgjedhjeve lokale. Ky është një kalkulim i pastër politik", ka deklaruar Ibrahimi.

Mirëpo ka konsideruar se një gjë e tillë sjell pasoja për shtetin e Kosovës. Megjithatë ka konsideruar se kriza do të mundë të tejkalohej lehtë po që se do të arrihej një marrëveshje mes partive.

"Kriza do të mundë të kalohej shumë lehtë nëse do të kishte një frymë kompromisi ndërmjet liderëve politikë. Nuk duhet të harrohet që veprimet e sotme vendosin precedentë edhe për të ardhmen. Nuk mund t'ia lejojmë vetes që pas çdo zgjedhjeje të kemi bllokada të tilla. Sot kemi bllokadë kundër PAN-it, por nesër e njëjta mund të ndodhë kundër LVV-së apo LDK-së", ka potencuar ai.

Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ndalë bllokadën derisa t'i sigurojë votat. E në rast zvarritjeje, sipas tij, presidenti i vendit është ai i cili duhet të ndërhyjë dhe ta kërkojë gjetjen e një kompromisi. E ky kompromis, sipas tij, do ta përfshinte krijimin e një qeverie me miratimin e të gjitha partive.

"Kompromis mund të jetë krijimi i një qeverie me pajtimin e të gjitha palëve, por i një qeverie që do ta ketë një afat kohor të funksionimit. Gjatë asaj kohe do të mundë të çoheshin përpara disa procese urgjente që kanë mbetur peng", ka shtuar ai.

Ndërkohë ka konsideruar se tutje nevojitet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese në mënyrë që të shmangen bllokadat e tilla.

"Por e rëndësishme është po ashtu që ndërkohë të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore që të mos ketë më situata të tilla bllokuese përballë të cilave mund të gjendemi edhe në të ardhmen edhe për fajin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, një aktgjykim ky politik dhe i padrejtë", ka theksuar Mushkolaj. /Zëri/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në altar me kanabis

Posted: 25 Aug 2017 11:50 PM PDT

Kjo është dasma më e pazakontë që ju mund të keni parë. Kjo mund të kishte qenë një dasmë e perfekte me altar në breg të detit, nuse me fustan të bardhë dhe duke u luajtur në sfond muzika e Elvis Presly.

Por nuk ka ndodhru kështu. Pasi u shpallën burrë e grua, Zak Walton dhe Dani Geen nga Kalifornia, u afruan afër njërit tjetrit, mbyllën syte dhe morën frymë thellë dhe filluan duke pirë kanabis.

Një tavolinë në altar i kishte të gjitha pajisjet për koncentratin e kanabisit, një çakmak për ngrohjen e tij dhe një mjet prej qelqi, përmes të cilit thithnin avullin. 

Familjarët dhe miqtë e tyre nuk ishin apak të çuditur. Kjo në fund të fundit ishte një dasmë me kanabis dhe shumica e tyre duhet të kishin pirë gjithashtu.

Çdo gjë ishte me kanabis duke filluar që nga buqeta e luleve, e deri tek ushqimet e shërbyera, e megjithatë, gjithçka ishte e ligjshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dua Lipa nuk ndalet, lë pa edhe Justin Bieber

Posted: 25 Aug 2017 11:19 PM PDT

Këngëtarja e me origjinë shqiptare nuk di të ndalet.

Ajo është renditur për javën e dytë rradhazi në krye të klasifikimeve britanike si artistja më e mirë solo. Me këngën "New Rules" Dua po thyen rekorde pasi është kënga e parë nga një artiste solo, që nga Adele në vitin 2015, që arrin të jetë në top listë në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe ka arritur deri tani mbi 135 milionë klikime në Youtube.

Dua Lipa ka lënë pas shumë emra të njohur si Justin Bieber, i cili sapo ka publikuar këngën "Friends". Bieber është klasifikuar në vendin e dytë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Prifti: Shkarkova filma porno me fëmijë për t’u hakmarrë ndaj Perëndisë

Posted: 25 Aug 2017 11:07 PM PDT

Një prift në Penslivani, i cili është dënuar për shkarkimin e filmave pornografikë me fëmijë, tha se e kishte kryer krimin për t'u hakmarrë ndaj Perëndisë, të cilin e ndjeu se po e sulmonte kur humbi lojërat e pokerit. Kevin Gugliotta, 55 vjeç, nga Mahwah, New Jersey, dhe një ish-prift në Honesdale, PA, u dënua me 11 deri në 23 muaj burg të enjten.

Sipas të dhënave paraprake, Gugliotta u tha oficerëve të provës se ai ishte një lojtar i zjarrtë i pokerit dhe ai ndjeu se Perëndia po e sulmonte kur humbi lojërat. Për të marrë hak mbi Perëndinë, Gugliotta tha se shkarkoi filma porno me fëmijë.

Gugliotta u arrestua në shtator 2016 dhe u akuzua për 20 akuza për posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe 20 akuza për shpërndarjen e imazheve të fëmijëve të përfshirë në aktet seksuale. Në mars, ai u deklarua fajtor për një akuzë dhe u lirua nga 39 akuzat e tjera.

Gugliotta do të mbetet në provë për pesë vjet pas lirimit të tij dhe kërkohet të regjistrohet si shkelës i seksit për 25 vjet. Ai u hoq nga famullia nga Kryepeshkopata e Newarkut në shtator, pasi mësuan për hetimin.

Gugliotta gjithashtu mund të përballet me largimin nga priftëria “tani që procesi në gjykata ka përfunduar,” tha Jim Goodness, drejtor i komunikimeve për Kryepiskopin e Newark, në Seattle Times.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit takohen në Durrës

Posted: 25 Aug 2017 10:58 PM PDT

Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit takohen sot në Durrës, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në takimin informal, do të jenë të pranishëm përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ai i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Gjithashtu e pranishme do të jetë edhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Takimi është parashikuar të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

"Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koreja e Veriut hedh tre raketa balistike

Posted: 25 Aug 2017 10:50 PM PDT

Koreja e Veriut ka gjuajtur tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, thotë ushtria amerikane cituar nga BBC. Raketat u nisën nga një vend në krahinën Gangwon duke udhëtuar për 250 km, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Që nga shkrepja e një arme balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar rajonin amerikan të Guamut në Paqësor.

Por, testi i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guamin, tha ushtria amerikane. Testet e raketave të Koresë së Veriut shpesh vijnë në përgjigje të ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Mijëra trupa amerikane dhe koreanejugore po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara me kompjuter. Sulmet me raketa kanë zgjatur përreth 30 minuta.

“Ushtria po mban një mbikëqyrje të ngushtë mbi Veriun për të përballuar provokimet e mëtejshme”, tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jugu i Shqipërisë lëkundet nga tërmeti

Posted: 25 Aug 2017 10:24 PM PDT

Një tërmet jo shumë i fortë ka lëkundur mëngjesin e sotëm jugun e vendit tonë, me epiqendër në Gjirokastër.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 04:22 minuta me orën lokale, rreth 19 km larg qytetit jugor.

Tërmeti me magnitudë prej 2.9 ballë, është regjistruar rreth 2 km në thellësi të tokës. Tërmeti është ndjerë edhe në Sarandë dhe zona të tjera përreth. 

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulm jashtë Pallatit Mbretëror në Britani, plagosen dy policë

Posted: 25 Aug 2017 01:47 PM PDT

Një burrë u arrestuan si i dyshuar për kryerjen e një sulmi jashtë  Pallatit Mbretëror (Buckingham Palace) në Britani, ku dy policë u plagosën.

Mediat raportojnë se agresori sulmoi me thikë dy oficerë të armatosur përpara turistëve të frikësuar.

Policia e ndaloi njeriun në orën 8.35 dhe zbuloi se ishte i armatosur me thikë dhe dy oficerë pësuan ‘lëndime të lehta’ në krah ndërsa e arrestonin.

Ata morën trajtim mjekësor në vendngjarje, por nuk janë dërguar në spital.

Policia tha se njeriu u ndalua jashtë fushave mbretërore. Shërbimet e Sigurisë ndodhen në vendngjarje dhe hetimet janë në vazhdim. 

I arrestuari  akuzohet për lëndime të rënda trupore dhe sulme ndaj policisë dhe oficerëve të mbetur të plagosur jashtë ndërtesës së famshme botërore.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmuesi thirri “Allah Akhbar” dhe pastaj sulmoi me thikë ushtarët

Posted: 25 Aug 2017 01:41 PM PDT

Televizioni publik RTBF në Bruksel raporton se sulmuesi i ushtarëve në Bruksel ëhstë një somalez rreth të 30-ave. Po sipas RTBF ai thirri “Allah Akhbar” para se të sulej me thikë drejt ushtarëve.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, e premte 25 gusht 2017.

Forcat belge të sigurisë “neutralizuan” agresorin që sulmoi dy ushtarë me thikë në qendër të Brukselit, konfirmoi zyra e prokurorisë federale. Sulmuesi është në gjendje kritike pas plagosjes nga policia.

Megjithatë ende nuk ka konfirmim nese behet fjale per sulm terrorist.

Ndërkohë ushtarët kanë marrë plagë të lehta, njëri në fytyrë e tjetri në dorë.

Qendra belge e krizës tha se situata ishte “nën kontroll”. Në Twitter, kryeministri belg, Charles Michel, ofroi  “të gjithë mbështetjen për ushtrinë “.

“Shërbimet tona të sigurisë mbeten të vëmendshëm. Ne po e monitorojmë situatën nga afër, “shtoi ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pickimi i mushkonjës e detyroi të qëndrojë në krevat për 20 vite

Posted: 25 Aug 2017 01:25 PM PDT

Një grua në Indi u përball me një sëmundje të rëndë që i shkaktoi fryrje dhe zmadhim të këmbës pasi solli në jetë vajzën e saj.

Rezia Begum është në një spital ku po kërkon të marrë një përgjigje rreth gjendjes së saj, të cilën e vuan prej 18 vitesh.

40-vjecarja tha për 'The Mirror' se mjekët nuk kanë arritur akoma ti gjejnë zgjidhje dhe nuk arrin të lëvizë pa ndihmën e familjarëve.

Sipas tyre, ajo vuan nga sëmundja e këmbës së elefantit që shkakton zmadhime të pjesëve të trupit, gjë që vjen nga pickimi i mushkonjës.

"Isha njeri i thjeshtë ndërsa tani jam barrë për familjen time," – tha ajo.

Nuk dihet nëse pas trajtimeve dhe operacioneve, këmba e saj e fryrë do të vijë në gjendje normale. Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se këto nuk janë raste të rralla pasi rrezikohen 950 milionë njerëz në të gjithë botën prej saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter