“Një i vdekur nga dy aksidente në Komunën e Ferizajt!” plus 2 more Ferizaj Press |
- Një i vdekur nga dy aksidente në Komunën e Ferizajt!
- Vihet gurthemeli për ngritjen e shtatores së dëshmorit Besim Fazliu
- Aksident përballë sheshit Kemajl Hetemi (Video)
| Një i vdekur nga dy aksidente në Komunën e Ferizajt! Posted: 06 Aug 2017 08:40 AM PDT Ferizaj. 06.08.2017.Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se në rajonin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy aksidente komunikacioni. Aksidenti i parë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, në orën 18:40. "Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi i njëjti nga pakujdesia gjatë vozitjes së automjetit e godet personin mashkull K-shqiptar i cili ishte me motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes nga mjeket e ndihmës se parë është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e PK-së. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. Aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në rrugën "Adem Jashari" në Shtime, në orën 12:10. "Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/shqiptar i moshës së mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor", thotë Policia, duke mos treguar për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
|
| Vihet gurthemeli për ngritjen e shtatores së dëshmorit Besim Fazliu Posted: 06 Aug 2017 06:45 AM PDT Ferizaj.06.08.2017. Sot në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt është vënë gurthemeli për ngritjen e shtatores së dëshmorit Besim Fazliu ku morën pjesë , familjarë bashkëluftëtarë e struktura komunale. Në emër te kryetarit të komunës së Ferizajtt Muharrem Svarqa të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalë rasti shefi i kabinetit të tij Balton Dërguti i cili tha se me vënien e gurthemeleve për deshmorët po tregohet respekti institucional i nivelit më të lartë "Ne në të gjitha rastet kur përkujtojmë dëshmorët përkulemi para veprës së tyre, dhe u shpejgojmë gjenerateve të reja se pa veprën e tyre heroike ne sot nuk do të gezonim lirinë që e kemi tani" deklaroi Dërguti. "Kryetari i komunës së Ferizaj Muharrem Svarqa në vazhdimsi ka treguar një përkushtim në nderim vlerave te luftes se UCK-se dhe në përkujdesjen ndaj familjeve të dëshmorëve dwshmoreve" tha më tej Dërguti |
| Aksident përballë sheshit Kemajl Hetemi (Video) Posted: 05 Aug 2017 02:07 PM PDT Ferizaj.05.08.2017. Në orët e mbremjes në rrugën “Rexhep Bislimi” përball sheshit “Kemajl Hetemi” ka ndodhur një aksident komunikacioni. Sipas dëshmitarëve të rastit nuk ka pasur të lënduar por dëmet materiale nuk janë të vogla. Edhe në rrugën “Driton Islami” situata si duket nuk është aspak më mirë dhe do të paraqet rrezik potencial për aksidente pasi presioni i bizneseve bëri që qeveria komunale projektin e pjesës ndarëse me bariera ta anulojë dhe tani duket se ajo pjesë në mes po asfaltohet. Gjithë kjo me arsyetimin se klientët nuk do të mund tē kalojnë nga njëra anë në tjetrën edhe pse rrethrrotullimi me i larget është vetëm 500 metra. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











