“Në Hauai me Fergie” plus 9 more 24 ore lajme

“Në Hauai me Fergie” plus 9 more 24 ore lajme


Në Hauai me Fergie

Posted: 02 Aug 2017 07:48 AM PDT

Fergie tregoi format e saj të jashtëzakonshme trupore gjatë një dite pushimi në Hauai. Këngëtarja 42-vjeçare dukej shumë në formë me bikini, me flokët e kapura që i nxirrnin në pah tiparet e fytyrës. Fergie është nënë e Axl, i cili së shpejti do të mbushë 4 vjeç, fëmijë që e ka me aktorin Josh ...

Ministrat teknikë të PD-së dorëzojnë kompetencat

Posted: 02 Aug 2017 07:33 AM PDT

Edhe pse nuk kanë dhënë ende dorëheqjet, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë filluar të dorëzojnë kompetencat e tyre. Ministrja e Financave, Helga Vukaj ka firmosur 13 urdhra ku i delegon 13 kompetenca të ndryshme zëvendësministrit Erjon Luci, përfaqësues i Partisë Socialiste. Delegimi i kompetencave nuk ka afat përfundimi, pasi në të gjitha urdhrat thuhet ...

FOTO/ Samiti në Podgoricë, kryeministri Rama takon zv/presidentin amerikan Pence

Posted: 02 Aug 2017 07:24 AM PDT

Kryeministri Edi Rama është takuar me zv/presidentin amerikan, Mike Pence, gjatë mbledhjes së organizuar në Podgoricë me liderët e Ballkanit në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut. Mike Pence ndodhet prej dy ditësh në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur ...

Harry Style në lidhje me një “engjëll”

Posted: 02 Aug 2017 07:19 AM PDT

Muajt e fundit, ai ka qenë tepër i zënë në debutimin e karrierës së tij muzikore "solo" si edhe duke bërë debutimin e tij si aktor në filmin "Dunkirk". Por pavarësisht axhendës së zënë, Harry Styles 23-vjeç, ka gjetur kohë për të shijuar dashurinë e tij të re. Ylli i "One Direction", raportohet se ka ...

Thaçi pas takimit me zëvendëspresidentin e SHBA-ve: Po punojmë bashkë për formimin e Ushtrisë

Posted: 02 Aug 2017 06:57 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në kryeqytetin e Malit të Zi, duke e quajtur një takim miqësor, por edhe përmbajtësor.   "Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ...

Pence: SHBA do të angazhohet për të ardhmen e Kosovës në NATO

Posted: 02 Aug 2017 06:52 AM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka thënë sot në Podgoricë se SHBA-të do të angazhohen që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhmen në NATO. Sipas Pence, SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu edhe dialogun ...

Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të jetësohet

Posted: 02 Aug 2017 06:46 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Podgoricë, mori pjesë sot në Samitin e Kartës së Adriatikut 'US-Adriatic Charter' (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut, 'US-Adriatic Charter' (A5), këtë vit ...

RrGK fton qytetarët në protestë: Të kërkojmë drejtësi për Zejnepen

Posted: 02 Aug 2017 06:42 AM PDT

Të premten me 4 gusht, në ora 10:00, Rrjeti i Grave të Kosovës fton aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, në protestën paqësore para Pallatit të Drejtësisë, për të kërkuar dënim maksimal për Nebih Berishën, vrasësin e viktimës së dhunës në familje Zejnepe Berisha. Pasi që institucionet e drejtësisë nuk po ndërmerrnin ...

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, padi në Kushtetuese

Posted: 02 Aug 2017 06:25 AM PDT

Prokurorët dalin kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, që iu heq të drejtën për të marrë vendim për pushimin e cështjeve apo dërgimin e tyre për gjykim, pa marrë më parë miratimin e gjykatësit të hetimeve paraprake. Unioni i Prokurorëve, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi ku kundërshton disa nene të Kodit ...

Zjarri vërshon drejt parkut të Llogorasë

Posted: 02 Aug 2017 06:13 AM PDT

Përkeqësohet situata e zjarreve në parkun e Llogorasë. Zjarri ka përparuar në drejtim të parkut, i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu. Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen pasi terreni malor është i pamundur për t'u ngjitur. Era ka ndihmuar që për 10 minuta zjarri të djeg një masiv pyjesh prej 1 km. ...