“Mustafa: Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale” plus 9 more Ferizaj Press |
- Mustafa: Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale
- Bashkim Fazliu kandidat i NQF-së për kryetar komune
- Vetëvritet 13 vjeçari në Lloshkobare të Ferizajt
- Ferizaj nis vitin shkollor për herë të parë me vetëm dy ndërrime në të gjitha shkollat
- Sovran Ndrecaj shpallet fitues i bursës së PriFest për studime në Sarajevo Film Academy
- Zyrtare: Muharrem Svarqa , kandidat për kryetar komune në Ferizaj nga radhët e LDK-së
- Nuk do ta besoni sa tiketa trafiku ka shqiptuar policia vetëm në 24 orët e fundit
- Sekretari i AKR-së për qëndrimin e ri të Pacollit: Interesi i shtetit në rend të parë
- Rrëmben ish të fejuarën, policia arreston dy persona në Ferizaj
- Punët për ndërtimin e ambulantës në fshatin Dardani të Ferizajt, u ndalën akoma pa filluar si duhet.
| Mustafa: Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale Posted: 10 Aug 2017 09:22 AM PDT Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Z. Nehat Mustafa, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Z. Luc Triangle, Sekretar Gjeneral i Industri All Europa. Zotëri Luc shoqërohej nga nikoqirët e SPMK-së dhe të SPEK-ut. Ai, pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asociacionit që përfaqëson, u përqendrua në ndikimin e tij në ritmet e zhvillimit industrial në kuadër të Unionit Evropian dhe të Komisionit Evropian. Duke dhënë detaje konkrete në këtë plan, ai konstatoi se zhvillimet e këtilla nuk janë pa ndikim edhe në rrafshin e mirëqenies sociale. Gjithnjë duke e parë edhe Kosovën brenda orbitës së UE-nit, Z. Luc, ndër të tjera, u interesuar edhe për kornizën ligjore të Kosovës që trajton këtë problematikë. Kur është fjala për resursin e investitorët e huaj këtu, ai e gjeti me interes të theksojë edhe mangësitë që paraqiten në këtë proces, duke vënë shënjestrën sidomos mbi çështjet e sigurisë dhe të korrupsionit. Zv.ministri i MTI-së, Nehat Mustafa, ndërkaq, i bëri një përshkrim zhvillimeve në këtë fushë në Republikën e Kosovës, duke shpalosur sidomos përpjekjet e suksesshme pas nënshkrimit nga Kosova të masave të Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Evropian. Ai përmendi se në këtë kuadër janë hartuar e aprovuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 – 2021 e të tjera. Në vazhdim u paraqit nevoja e kontakteve më të shpeshta në plan të informacioneve reciproke dhe të mërendimit të veprimeve lidhur me zhvillimin industrial si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të gjithmbarshëm të një vendi. |
| Bashkim Fazliu kandidat i NQF-së për kryetar komune Posted: 10 Aug 2017 08:07 AM PDT Ferizaj.10.08.2017. Garës për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do t'i bashkohet edhe Bashkim Fazliu-Migjeni, nga Nisma Qytetare për Ferizajn. Fazliu tha se programi i NQF-së nuk do të ndryshoj nga ai i zgjedhjeve të kaluara, por shpreson se për dallim nga zgjedhjet e fundit, në këto të sivjetmet do të mbështetet inovacioni, e jo, siç tha ai, kanalizimi. "Ne jemi duke bërë finalizmin e listave, si çdo subjekt tjetër edhe ne garojmë në këto zgjedhje komunale dhe jemi duke u munduar që të ofrojmë një listë sa më reprezentative dhe kualitative, ne kemi ofertën tonë, vizionin tonë se si ta zhvillojmë këtë qytet ashtu sikurse herën e kaluar, megjithëse edhe herën e kaluar ne kemi folur për inovacione, të tjerët kanë folur për kanalizim, por kanalizimi fitoi, ta shofim në këto zgjedhje", tha Fazliu. Sa i përket listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, Fazliu i ka thënë Televizionit Tema se janë duke e përpiluar këtë listë, ndërsa shtoi se është i interesuar që aty të dominoj gjinia femërore, duke theksuar se kriteri i vetëm për të qenë pjesë e kësaj liste është që kandidatët të mos jenë të korruptuar. "Ne jemi shumë të interesuar që në listë të kemi dominim të gjinisë femërore, për shkak se ne u japim përparësi shumë, por tani varet nga ambiciet e tyre, por qyteti jonë ka edhe njerëz shumë të mençur dhe kreativ dhe ata e gjejnë vetën më shumë tek Nisma Qytetare meqë është organizim qytetarë, nuk është parti politike dhe nuk do të bëhet asnjëherë parti politike, është një organizim i lirë qytetarë ku mund të marrin pjesë të gjitha grupet shoqërore, artistë dhe gjithë grupet tjera, kriteri i vetëm tek ne është të jenë me duar të pastra dhe mos të jenë të korruptuar, ne nuk punojmë me njerëz të korruptuar",tha Fazliu, transmeton Tele izioni Tema. Në zgjedhjet lokale të mbajtura në 2013-tën Nisma Qytetare për Ferizajn, kishte arritur të siguroj vetëm një ulëse në Kuvendin Komunal. Ndryshe, partitë politike kanë afat deri më 22 gusht t'i dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale. |
| Vetëvritet 13 vjeçari në Lloshkobare të Ferizajt Posted: 10 Aug 2017 06:40 AM PDT Vetëvritet 13 vjeçari në Lloshkobare të Ferizajt Vetëvrasja e 13 vjeçarit E.A nga fshati Lloshkobare i Ferizajt, ka tronditur jo vetëm familjen. Ky rast për të cilin u paragjykua në qarqe të këtushme, kinse ka ndodhur nga pasojat e lojës “Balena Blu”, për Policinë Rajonale të Ferizajt janë thjeshtë spekulime. Drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha, tha se hetimet e deritanishme të policisë nuk flasin për motive të tilla. “Ne nuk kemi informacione të tilla, në bazë të atyre që i kemi deri më tani, në asnjë lidhje nuk del se personi ka pasur kontakte me lojën “Balena Blu” apo lidhje me teknologjinë informative dhe lojëra të tilla. Në bazë të informacioneve që kemi pranuar nga hetuesit, personi as që ka pasur kontakte me telefona apo gjëra të tilla, kështu që nuk qëndrojnë aspak këto motive. Motive të tjera jemi duke i shqyrtuar, por sipas asaj që deri më tani kemi mund të jetë ndonjë zemërim çasti, por që asgjë s'mundemi me konfirmuar”, tha Hoxha. Nënkolonel Hoxha, njoftoi se vitet e fundit është rritur numri i vetëvrasjeve, por në moshë kaq të re, tha se është njëri ndër rastet e rralla. “Ka pasur raste sidomos pas luftës, por që me moshë kaq të re rastet janë shumë më të rralla. Ne e konsiderojmë si rast të jashtëzakonshëm'', tha ai. Ekipi i Televizionit Tema qëndroi për pak minuta edhe tek familja e 13 vjeçarit që bëri vetëvrasje, të cilët me dhembje të thellë treguan se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem, e as ndonjë zemërim. Madje familjarët e viktimës, thanë se i ndjeri nuk ka poseduar telefon dhe s'ka qenë i fikësuar pas rrjeteve sociale. Duke mos dashur të paraqiten para kamerës, anëtarët e familjes së tij treguan se 13 vjeçari kishte varur vetën në garazhin e shtëpisë, pa lënë ndonjë letër apo mesazh gojor paraprakisht, transmeton Televizioni Tema. |
| Ferizaj nis vitin shkollor për herë të parë me vetëm dy ndërrime në të gjitha shkollat Posted: 10 Aug 2017 06:26 AM PDT Ferizaj nis vitin shkollor për herë të parë me vetëm dy ndërrime në të gjitha shkollatDrejtori komunal i arsimit ferizajas Muhamet Halili në një konferencë për medie të mbjtur sot ka raportuar për punën 6 mujore të këtij sektori , priudhë kjo e shoqëruar me të arritura e sfida . |
| Sovran Ndrecaj shpallet fitues i bursës së PriFest për studime në Sarajevo Film Academy Posted: 10 Aug 2017 06:17 AM PDT Pas marrëveshjes së PriFest – Prishtina International Film Festival dhe Sarajevo Film Academy (SFA) që u publikua në edicionin e kaluar të PriFest, sot u bë publike përzgjedhja e studentit të parë nga Kosova që është pranuar në këtë akademi dhe ka fituar bursën e plotë për studime tre vjeçare Bachelor në Sarajevo Film Academy, përcjellë KultPlus. Sovran Ndrecaj nga fshati Balaj, Ferizaj, do të fillojë studimet Bachelor në Akademinë e Filmit në Sarajevë (SFA) në drejtimin Regji Filmi. Nrecaj, i cili do të fillojë studimet në shtator 2017, ka fituar bursën e plotë prej 8,500 euro për vit shkollor, programi i studimeve Bachelor (BFA) në Sarajevo Film Academy në degën International Students. Në këtë degë ka studentë nga gjithë bota, ndërsa Sovran Nrecaj është studenti i parë nga Kosova që do të ketë këtë mundësi studimi falë Prishtina International Film Festival (PriFest). Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest me këtë rast deklaroi: "Jam e lumtur që marrëveshja PriFest – Sarajevo Film Academy solli frytin e parë. Z.Nrecaj, student nga Kosova, do t'i epet kjo mundësi e mrekullueshme studimi dhe ngritje profesionale në lëmin e filmbërjes në njërin nga institucionet më të mira filmike në rajon dhe më gjerë. Kjo është njëra nga shumë aktivitetet e PriFest që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovës si dhe stimulon e përkrah të rinjtë Kosovar duke ju ofruar mundësi që të aftësohen profesionalisht dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Sovranit i dëshirojmë shumë fat dhe shumë filma të mirë që presim t'i shfaqim në PriFest viteve në vijim." Ndërsa Sovran Nrecaj me të pranuar lajmin për pranimin në SFA, deklaroi: "Ajo andrra që e shihja për çdo natë, thirrja e pranimit më zgjoi ta jetoj atë andërr që më paraqitet si mundësi, motiv, privilegj dhe sfidë. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë për mua". Sarajevo Film Academy është themeluar nga Universiteti – Sarajevo School of Science and Technology (SSST) në vitin 2010. Është shkolla e parë private e filmit në Bosnje e Hercegovinë dhe e vetmja shkollë e filmit në Evropën juglindore me kurikulën e plotë në gjuhën angleze. Shumë nga ligjëruesit në këtë Akademi janë kineastë të mirënjohur ndërkombëtarë, si: Bella Tarr, Juliette Binoche, Tilda Swinton, Gus Van Sant, Angieszka Holland, Abel Ferrara etj. PriFest dhe Sarajevo Film Academy do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe vitin tjetër, për t'u mundësuar edhe studentëve tjerë të interesuar nga Kosova të studiojnë në këtë institucion prestigjioz filmik ndërkombëtar.
|
| Zyrtare: Muharrem Svarqa , kandidat për kryetar komune në Ferizaj nga radhët e LDK-së Posted: 10 Aug 2017 04:16 AM PDT
Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë ka vendosur për kandidatët për kryetarë të komunave. Ndër ta: për Podujevën kandidon kryetari aktual Agim Veliu, në Istog Haki Rugova, në Gjilan Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në në Lipjan Imri Ahmeti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Viti Sokol Haliti, në komunën e Dragashit kandidat është kryetari i degës Selim Kryeziu, në Kamenicë Shaip Surdulli, Shtime Selim Shabani, në Ferizaj Muharrem Sfarqa dhe në Novobërdë Bajrush Ymeri. LDK-ja në javën në vijim do të vendos për komunat tjera përfshirë këtu edhe komunën e Prishtinës. Poashtu LDK-ja mbetet e përkushtuar që qytetarëve të i'u ofrojë alternativën më të mirë me kandidat kredibil dhe me duar të pastërta. |
| Nuk do ta besoni sa tiketa trafiku ka shqiptuar policia vetëm në 24 orët e fundit Posted: 10 Aug 2017 03:45 AM PDT Sipas raportit policor, ajo ka shqiptuar 2366 tiketa për 24 orë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 28 aksidente në komunikacion me të lënduar dhe 54 pa të lënduar, përderisa aksidente me fatalitet nuk ka pasur. |
| Sekretari i AKR-së për qëndrimin e ri të Pacollit: Interesi i shtetit në rend të parë Posted: 10 Aug 2017 03:45 AM PDT Madje, për këtë ai i ka dhënë 10 ditë afat LDK-së dhe VV-së të merren vesh për bashkëpunim, në të kundërtën ai ka paralajmëruar se mund ta mbështesë PAN-in në formimin e Qeverisë. E, në partinë të cilën ai e drejton, këtë qëndrim të Pacollit e shohin si pozitiv dhe përpjekje për zhbllokimin e situatës. Zv-presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Vesel Makolli, ka thënë se Pacolli në vazhdimësi e vendos në rend të parë interesin e shtetit. "Deklaratat e presidentit vlerësoj se janë për zhbllokim të situatës. Pacolli në vazhdimësi e vendos gjithmonë interesin e shtetit si primar. Kjo situatë na çon në humbje. Ai po kërkon nga VV dhe LDK t'i bëjnë numrat. Pra, ta qesim presidentin para aktit të kryer. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di për çka po lufton VV dhe LDK", ka thënë Makolli për 'Indeksonline'. Pacolli, sipas tij, gjithmonë ka kërkuar një qeveri gjithëpërfshirëse. "Kjo qeveri do të ishte me mandat të caktuar ku do të kryheshin do tema të mëdha dhe pastaj do të shkohej në zgjedhje të parakohshme", ka shtuar ai. Veprimin e Pacollit e kanë përshëndetur eksponentë të koalicionit PAN. |
| Rrëmben ish të fejuarën, policia arreston dy persona në Ferizaj Posted: 10 Aug 2017 03:44 AM PDT Të mërkurën rreth orës 07:30 në Ferizaj, dy persona kanë futur me forcë në veturë viktimën-femër. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, (M.H. 29 vjeç) që dyshohet se ka qenë ish i fejuari i viktimës (A.A) dhe i arrestuari tjetër është (Z.R. 33 vjeç).Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar, dyshohet se kanë rrëmbyer viktimën femër shqiptare, thuhet në raportin e policisë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati. Viktima është kthyer në shtëpi. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar me 09.08.2017 i dyshuari tjetër, mashkull shqiptar, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. |
| Punët për ndërtimin e ambulantës në fshatin Dardani të Ferizajt, u ndalën akoma pa filluar si duhet. Posted: 09 Aug 2017 10:45 AM PDT
Punët për ndërtimin e ambulantës në fshatin Dardani të Ferizajt, u ndalën akoma pa filluar si duhet.Kjo pasi punëkryesi e vendosi betonin mbi dhe duke mos u munduar të hap themel fare. Lidhur me mënyrën e realizimit të këtij projekti ka reaguar asamblisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Xhevat Sallahu. Sipas tij e gjithë kjo po ndodhë në mungesë të mbikqyrjes institucionale. "Firma që e ka marrë tenderin nuk i ka respektuar përmasat që janë paraparë me plan për ndërtimin e kësaj qendre mjekësore, kompania që ka marrë këtë objekt me ndërtu në bazë të përmasave duhet të hapte kanal 60 cm dhe 10 të mbushte me zhavor dhe pjesa tjetër me beton, mirëpo siç shihet kompania nuk ka hap kanale fare, por e ka hedh betonin mbi bari dhe kjo është mosrespektim i punës dhe hedhje e parasë së qytarëve në baltë, kjo është e palogjikshme, e pakuptueshme, unë e kam parë projektin dhe ka qenë dashtë të hapen kanale, por puna është bërë shkel e shko dhe kjo tregon që mungon mbikqyrja e institucioneve kur kemi këso projekte", tha Sallahu. Ndërsa, mbikqyrësi i këtij projekti Emin Misini, thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse kanë vendosur t'i ndalin punën kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti shëndetësor. "Aty kontraktuesi ka filluar me betonimin e themeleve pa e bërë hapjen e themeleve, unë në vend të ngjarjes kur kam dal jam habit me punën si e ka bërë dhe e kam urdhëruar me ndërpre punën dhe me heq komplet atë beton dhe të bëjë hapjen e themeleve në bazë të projeksionit, në ditën e promovimit ka qenë edhe përfaqësuesi i Asamblesë komunale nga Vetëvendosje, ka kërkuar sqarim dhe u kam sqaru se nuk do të vazhdojnë punët, do të pastrohet ai beton, përkundër sqarimeve ai ka bërë përsëri dezinformata edhe pse ka pasur të drejtë, por unë i kam thënë se nuk do të vazhdoj puna në këtë mënyrë, unë po u them se punët nuk vazhdojnë aty pa u bërë përmirësime, në rast se kompania vazhdon në atë mënyrë unë do t'i rekomandoj Zyrës së Prokurimit t'i ndërpresë kontratën dhe mos të vazhdoj më tutje, ai e ka bërë punën krye në vete, pa u konsultu me mua dhe unë i kam sqaru se atë punë që e ka bërë ai nuk ekziston në asnjë projekt", tha Emin Misini. Fitues i tenderit për ndërtimin e ambulantës në Dardani, është konsorciumi "G & A CONSULTING", nga Prishtina dhe "Pro & Co group", nga Kllokoti. Për këtë projekt komuna ka paraparë të shpenzoj rreth 96 mijë euro në një afat kohor prej 2 vjetësh, transmeton Televizioni Tema.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







