“Mikullovci mbyll seancën konstituive” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Mikullovci mbyll seancën konstituive” plus 2 more Gazeta Tribuna


Mikullovci mbyll seancën konstituive

Posted: 03 Aug 2017 03:19 AM PDT

​Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, edhe përkundër asaj që sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i rekomandonte që të mos mbyllej.

Mikullovci sqaroi edhe një herë se kur një votim ka 60 me 60 vota, atëherë ai propozim nuk kalon.

The post Mikullovci mbyll seancën konstituive appeared first on Gazeta Tribuna.

LAA përfundon takimin

Posted: 03 Aug 2017 01:01 AM PDT

Grupi parlamentar LAA ka përfunduar takimin para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai është parë teksa dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë, që përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në Kosovë po vazhdojë të hyn në Kuvend si mysafirë në seancës.

The post LAA përfundon takimin appeared first on Gazeta Tribuna.

Ferizaj, nga janari nënat që lindin fëmijë do të mbështeten me nga 100 euro

Posted: 03 Aug 2017 12:15 AM PDT

Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka vendosur të alokojë nga 100 euro për çdo nënë, e cila do të lindë fëmijë nga janari i vitit 2018 shkruan sot Koha Ditore.
Ky propozim vendim tashmë është bërë publikë edhe nga kryesuesja e grave në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnije Mustafa-Shamolli, por njëkohësisht vendimi është futur edhe në draft-buxhetin e vitit 2018.

Kryesuesja e grave në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnie Mustafa-Shamolli, ka thënë se për këtë projekt grupi i grave kanë punuar mjaft shumë, andaj shpreson se do të përkrahet edhe nga këshilltarët e KK-së.

The post Ferizaj, nga janari nënat që lindin fëmijë do të mbështeten me nga 100 euro appeared first on Gazeta Tribuna.