Mesazhi.com: “Vetura bjen në humnerë, vdesin 2 persona, lëndohen 4 të tjerë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Vetura bjen në humnerë, vdesin 2 persona, lëndohen 4 të tjerë” plus 9 more


Vetura bjen në humnerë, vdesin 2 persona, lëndohen 4 të tjerë

Posted: 25 Aug 2017 02:33 PM PDT

Policia e Pejës edhe zyrtarisht ka njoftuar për aksidentin që ka ndodhur sot pasdite në bjeshkët e Deçanit ku dy persona kanë humbur jetën.

Në këtë aksident sipas Policisë ishte përfshirë një veturë e cila kishte rënë në humnerë.

Komunikata zyrtare e Policisë:

Informoheni se sot më datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve.

Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës ndërsa viktima nr 2 ka nëdrruar jetë në spitalin rajonal në Pëjë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti,  ku me urdhërin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasesi i veturës ishte duke qarkulluar ne rruget malore në këtë rast Iinjejti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.

The post Vetura bjen në humnerë, vdesin 2 persona, lëndohen 4 të tjerë appeared first on Mesazhi.com.

Cilët janë ushqimet që ju bëjnë edhe më shumë të uritur?

Posted: 25 Aug 2017 02:20 PM PDT

Mendoni se ngrënia e ushqimeve do e kënaq urinë tuaj, mendoni sërish! Disa ushqime në fakt ju bëjnë më tepër të uritur. Ja disa prej tyre:

Fast food
Shumica e përbërësve të ushqimeve të shpejta janë të dizajnuar për të zmadhuar ushqimet e juaja. Trans yndyra mund të shkaktojë ndezje të stomakut me çka e dëmton aftësinë e trupit për të prodhuar neurotransmitorë që ontrollojnë apetitin, siç janë seroonina dhe dopamina.

Sasia e madhe e kripës në ushqime të shpejta mund të shkaktojë dehidrim, simptomet e së cilës i ngjasojnë atyre të urisë, me çka trupi kërkon të hani më shumë vetëm pas pak minutave.

Pasta
Pasta e thjeshtë apo ajo më e bardha e njohur nga drithërat e rafinuara, janëtë zhveshura nga vlerat e tyre ushqyese. Pa fibra, sa më shumë që konsumoni aq më tepër keni uri.

Meze e kripur
Pasiqë mezeja me kripë është plot me të shkaktojë dehidim, duke e hutuar trupin tuaj me ndjesinë e të qenit i uritur kur në të vërtetë jeni të etur.

Sushi
Sushi është oriz më tepër se gjithçka. Merreni për shembull merreni të mbështjellën Kalifonia që përmban 30 gramë karbohidrate, sushi tretet shpejtë dhe zbrazet nga stomaku pa e ushqyer trupin me përbërës si proteina apo fibrat.

Drithërat
Drithërat janë mashtruese sepse kanë shumë sheqer sekret në vete, gjithashtu janë të ulëta në fibra gjë që ju bën edhe më të uritur. Zgjedheni produktin të pa ëmbëlsuar dhe të pasur me fibra.

Lëng
Mos u mashtroni me mbishkrimet "pa sheqer" dhe "shtrydhur freskët", konsumimi i tepërt i lëngjeve e ngrit nivelin e sheqerit në gjak duke ju lënë në gjendje të thyeshme. Mund të provoni t`a hani një frut të tërë duke përfituar prej tij.

Lëngu dietal me gaz
ëmbëlsuesit artificial aktivizojnë sistemin e trurit për shije dhe shpërblim. Andaj, kur trupi juaj përgatitet për kënaqësi dhe e njejta nuk ndodh, do lëngoni pas saj./Mesazhi/

The post Cilët janë ushqimet që ju bëjnë edhe më shumë të uritur? appeared first on Mesazhi.com.

Arrihet marrëveshja e parë mes LAA-së dhe Vetëvendosjes

Posted: 25 Aug 2017 01:55 PM PDT

Sot në Prishtinë në mesditë me iniciativë të Alternativës dhe AKR-së u zhvillua një takim me udhëheqësit e VV-së.

Në takim u diskutua për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë u dakorduan se domosdoshmëria e lëvizjes së procesit të konstituimit të Kuvendit është shumë e madhe dhe takimet në mes të VV, LDK, AKR dhe Alternativa do të vazhdojnë me intenzitet të shtuar.

Ndërsa, në orët e pasditës u takuan udhëheqësit e koalicionit LAA.
Në këtë takim partitë e koalicionit caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV si dhe arritën harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.

Pas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapura për të krijuar koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Pjesëmarrës në takime nga partitë politike ishin: Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda (Alternativa), Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu (AKR), Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu (VV).

The post Arrihet marrëveshja e parë mes LAA-së dhe Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.

Recetë natyrale për shërimin e hemoroideve

Posted: 25 Aug 2017 01:40 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 10 gr propolis
  • 50 ml vaj luledielli
  • 50 gr dyllë blete

Përgatitja:

Përzieni mjaltin me propolisin fort derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer derisa të bëhet e fortë.

Merrni një enë tjetër dhe në të hidhni vajin e lulediellit dhe dyllin e bletës. Lërini në temperaturë të ulët derisa të ziejë. Më pas, hiqeni enën dhe lëreni të ftohet pak.

Kur kjo përzierje të arrijë 60-70 gradë celsius, shtojini përzierjen e parë (mjaltin dhe propolisin) dhe përziejini bashkë.

Futeni përzierjen në frigorifer në një kavanoz qelqi.

Përdorimi:

Formoni me përzierjen suposto, të cilat duhet t'i mbani në ngrirje të thellë në frigorifer. Çdo natë lani zonën me ujë të ftohtë dhe më pas vendosni një supost të tillë. Bëjeni këtë çdo natë, derisa hemoroidet tuaja të shërohen./Mesazhi/

The post Recetë natyrale për shërimin e hemoroideve appeared first on Mesazhi.com.

Sulm me thikë ndaj dy ushtarëve në Bruksel, vritet sulmuesi

Posted: 25 Aug 2017 01:22 PM PDT

Dy ushtarë kanë mbetur të plagosur në qendër të Brukselit, mbrëmjen e kësaj të premteje, të sulmuar me thikë nga një agresor që më pas është qëlluar për vdekje me armë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zonën të rrethuar nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Dëshmitarët thanë se ata dëgjuan të shtëna armësh, ndërkohë që të tjerë raportuan se personi i pajisur me armë të ftohtë kërkoi të sulmojë dy oficerë ushtrie në kryeqytetin belg./Mesazhi/

The post Sulm me thikë ndaj dy ushtarëve në Bruksel, vritet sulmuesi appeared first on Mesazhi.com.

Ja arsyet pse keni mpirje të duarve…

Posted: 25 Aug 2017 01:00 PM PDT

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të përgjithshëm të trupit të njeriut, zemrën dhe muskujve.

Megjithatë, disa nga simptomat e nivelit të ulët kaliumit në trup mund të jenë alarmante për shëndetin tuaj.

Pothuajse 98% e kaliumit gjendet te qelizat, kështu që çdo ndryshim në nivelin e tij mund të ketë efekte serioze në nervat, zemrën dhe muskujt. Ja simptomat e niveleve të ulëta të kaliumit në trup:

Kapsllëku
Mungesa e kaliumit mund të ngadalësojë shumë funksione trupore, si dhe procesin e tretjes.

Lodhje e përgjithshme
Një tjetër simptomë e mungesës së kaliumit është ndjenja e përgjithshme e lodhjes, sepse çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për kalium, në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur shkaktarin e duhur.

Presioni i lartë i gjakut
Kaliumi mund të minimizojë edhe efektet e natriumit. Pra, është shumë e rëndësishme që të konsumoni ushqim të pasur me kalium për të kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.

Ndjenja e fryrjes gjatë gjithë kohës
Kur keni një nivel të ulët të kaliumit në trup, ajo mund t'ju çojë në një ndjenjë fryrjeje gjatë gjithë kohës.

Rrahjet e shpeshta të zemrës
Mungesa e kaliumit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Ajo mund të shkaktojë çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës. Sigurohuni që ju të merrni më shumë kalium për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mpirje dhe ndjesi të shpimit si gjilpëra
Nëse ka një mungesë të këtij minerali të rëndësishëm, ju mund të përjetoni ndjesi si mpirje apo shpim si gjilpëra./Mesazhi/

The post Ja arsyet pse keni mpirje të duarve… appeared first on Mesazhi.com.

Deklaratat: Trajneri dhe lojtarët e Partizanit të Beogradit respektojnë Skënderbeun, klubi përgatit blerje

Posted: 25 Aug 2017 12:59 PM PDT

Shorti i Ligës së Europës ka parë përjetime të ndryshme në kampin e Partizanit të Beogradit. Nga njëra anë, trajneri dhe lojtarët mendojnë se ky short është mjaft i balancuar dhe kushdo mund të luftojë ndaj kujtdo. Nga ana tjetër, menaxheri i përgjithshëm i klubit ka filluar të projektojë që tani skuadrën për ndeshjet me eliminim direkt, pasi ka bindjen se skuadra e tij do të kalojë turin.

Miroslav Djukiç, trajneri i Partizanit të Beogradit

"Mendoj se grupi është i barabartë dhe çdo skuadër ka një shans për të ecur përpara".

Milosh Vazura, menaxheri i përgjithshëm i Partizanit të Beogradit

"Tifozët e Partizanit duhet të jenë të kënaqur me shortin. Ne kemi një shans të mirë dhe mund të luajmë ndaj kujtdo. Me bisedimet që kemi bërë mes drejtuesve, tifozët duhet të presin shumë nga Partizani në këtë vjeshtë. Ne po punojmë për objektivin që të luajmë ndeshje europiane në pranverë.

Mund të luajmë ndaj çdo skuadre në grup, Dinamo është skuadra më e fortë në grup dhe me shumë mundësi ekipi më i fortë edhe për të tjerët. Në 2-3 ditët e ardhshme, me siguri do të afrojmë dy lojtarë të rinj".

Milan Radin, futbollist i Partizanit të Beogradit

"Ka dy anë të këtij shorti, nga njëra anë ne dëshironim të luftonim me skuadra si Arsenali. Megjithatë, mendoj se shorti është i favorshëm dhe jemi në një grup me skuadra ndaj të cilave mund të konkurrojmë. Mendoj se kemi një shans real për të arritur në fazën tjetër të turneut".

The post Deklaratat: Trajneri dhe lojtarët e Partizanit të Beogradit respektojnë Skënderbeun, klubi përgatit blerje appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë?

Posted: 25 Aug 2017 12:20 PM PDT

Myku i paftuar dhe shumë i bezdisshëm të bën ndonjëherë, të kalosh ditë të tëra duke u përpjekur, vetëm që të mos e shohësh sërish.

Dhe në fund, rezultati nuk është gjithmonë pozitiv. Për t'i shpallur luftë Mykut dhe për të arritur qëllimin tuaj: Shtëpi të shëndetshme, pa praninë e miqve të padëshiruar.

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë?

Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:

-Acarim i syve dhe fytit

-Krijim i kollës dhe gëlbazës

-Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje

-Simptoma të astmës

-Prani e reaksioneve alergjike

Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj.. Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmi¬jët dhe moshat e thyera.

Por çfarë është myku?

Myk është termi që përfshin famil¬jen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagësh¬ti. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.

Për t'u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyr¬isht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër 'sporet', të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.

Vendet me myk identifikohen le¬htësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj..

Si mund të pastrohet (hiqet, eliminohet) myku?

Lexoni edhe këtë: Çfarë na bëjnë hormonet çdo muaj?
Për të pastruar mykun, duhet të kemi parasysh këshillat e mëposhtme:

Së pari, duhet të ruajmë veten duke veshur doreza, maskë mbrojtëse dhe syze.

Sporet fluturojnë bashkë me ajrin, për këtë arsye nuk duhen fërkuar sipërfaqet e pushtuara me cohë të thatë, furçë ose me ndonjë mjet tjetër. Për më shumë siguri, largojini fëmijët dhe të moshuarit nga dhoma.

Solucionet e pastrimit të mykut mund të kenë në përbërjen e tyre përqind¬je klori, i cili mund të dëm¬tojë mobiliet dhe rrobat tuaja, prandaj tregoni kujdes gjatë përdorimit dhe sprucimit.

Spruconi sipërfaqen problem¬atike me solucion dhe pasi ta lini të veprojë për 10 minuta, shpëlajeni me një cohë të shtydhur mirë.

Nëse sipërfaqja është shumë e madhe, atëherë duhet kërkuar ndihma e specializuar e mirëmbajtësve.

Parandalimi i krijimit të mykut me disa masa të thjeshta

Ajrosni dhe ngrohni periodikisht am¬bientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e 'heqjes së lagështirës' në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal-imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t'i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme./Mesazhi/

The post Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë? appeared first on Mesazhi.com.

Pique: Coutinho është i kënaqur me idenë e transferimit në Barcelonë

Posted: 25 Aug 2017 11:58 AM PDT

Philipe Coutinho është i kënaqur me idenë e transferimit të tij në Barcelonë, sipas mbrojtësit Gerard Pique.

Coutinho për momentin po vuan nga një lëndim, duke bërë që të mos luaj ende këtë sezon për Liverpoolin.

Mesfushori dëshiron të largohet nga ‘Reds’ për t’u bashkuar me gjigantët katalunas dhe të paraqesë një kërkesë transferimi, por që së bashku me tri oferta të Barcelonës janë refuzuar.

Pique beson se Liverpool është duke refuzuar ofertat e Barcelonës për shkak të marrëveshjes prej 222 milionë të Neymarit në PSG.

Liverpooli insiston që Coutinho nuk është në shitje për asnjë çmim këtë verë.

“Unë mendoj se lojtarët ende duan të bashkohen me Barcelonën dhe po e dëshmojnë atë, si rasti i Coutinhos dhe Dembeles” , tha Pique për Mail. “Njëri duke kërkuar kërkesën e transferimit dhe tjetri me veprimet e tij në Dortmund” , vazhdon Pique.

“Të dy janë të kënaqur me idenë e transferimit. Ata duan të vijnë” , përfundoi Pique.

The post Pique: Coutinho është i kënaqur me idenë e transferimit në Barcelonë appeared first on Mesazhi.com.

Pse nuk i lejohet muslimanes të martohet me një jomusliman…

Posted: 25 Aug 2017 11:40 AM PDT

Janë disa njerëz që ose nuk e kuptojnë, ose duan të mos e kuptojnë urtësinë në faktin se islami ia ndalon një myslimaneje të martohet me një jomysliman, sakaq ia lejon myslimanit të martohet me një ithtare të Librit.

Puna ka arritur gjer atje, saqë disa nga këta që nuk kuptojnë ose që hiqen që nuk kuptojnë, të akuzojnë dhe shpifin ndaj Sheriatit islam, duke e etiketuar si racist. Njëri prej këtyre qe shprehur se: Ky është muri racist ndarës.

Në fakt, shkaku i këtij ligji islam është vetë fakti që Islami e njeh si fe si judaizmin ashtu dhe krishterimin. Për rrjedhojë, islami i kërkon bashkëshortit mysliman që ta respektojnë fenë e bashkëshortes së tij që mund të jetë ithtare e Librit, si dhe simbolet e fesë së saj.

Kjo, i garanton gruas të mos ndihet në siklet në shtëpinë e bashkëshortit të saj mysliman, madje të kryejë të gjitha detyrat që i obligon feja dhe besimi i saj. Ky është një ligj dhe normë të cilën nuk e hasim tek jomyslimanët karshi myslimanëve.

Myslimani lexon në Kuranin fisnik:"Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita." (Maide, 44)
"Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë" (Maide, 46)
"I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): "Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij". (Bekare, 285)

Gjithashtu, Kurani u bën thirrje të krishterëve dhe hebrenjve që të ndjekin ligjet e librave përkatës. "e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut" (Maide, 43)
"Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të." (Maide, 47)
Për rrjedhojë, bashkëshorti mysliman e ka detyrë që ti plotësojë të gjitha kushtet të shoqes së krishterë apo hebraike, të praktikojë ritet e besimit të saj.

Madje, të investojë dhe shpenzojë pasurinë që ajo të mos ketë asnjë pengesë në kryerjen e obligimeve të veta fetare. Profeti Muhamed a.s pati nënshkruar një marrëveshje me të krishterët e Nexhranit, e cila vlente dhe për të gjithë të krishterët e tjerë.

Në besën që Profeti a.s u pati dhënë të krishterëve thuhej ndër të tjera:"Nëse një e krishterë jeton në shtëpinë e një myslimani si bashkëshorte, ai (myslimani) duhet ta pranojë të shoqen e cila i përket një besimi tjetër ashtu siç është.

Veç kësaj, ta respektojë dëshirën e saj për të ndjekur klerikët dhe praktikuar ritet e fesë së vet, pa asnjë pengesë. Kushdo që e shkel këtë dhe i imponohet të shoqes në çështjet e fesë së saj, ka shkelur besën e Zotit, paktin e të dërguarit të Zotit dhe do të njihet tek Zoti si gënjeshtar."

Bazuar në këtë legjislacion të Kuranit dhe traditës profetike, disa studiues myslimanë mendojnë se është e ndaluar që burri mysliman qoftë dhe ti kërkojë gruas së tij (të krishterë apo çifute) të pranojë islamin, nga frika se ajo mund të ndikohet nga kjo.

Bazuar në këtë legjislacion të drejtë, tolerant dhe të paprecedent, sahabi Hatib ibnu ebi Beltea në vitin 628, i qe drejtuar Mokakis – mbretit të koptëve të Egjiptit – pasi i kishte dorëzuar mesazhin e profetit Muhamed a.s:"dhe ne nuk ta ndalojmë fenë e mesisë, madje të urdhërojmë ta ndjekësh".

Ky qëndrim i islamit i cili i njeh të gjitha të drejtat një bashkëshorteje jomyslimane të martuar me një mysliman, nuk ka ekuivalent dhe të ngjashëm tek jomyslimanët karshi myslimaneve.

Ata as që e njohin islamin si fe dhe besim hyjnor, nuk e pranojnë Muhamedin a.s si të dërguarin e Zotit dhe Kuranin si libër të Zotit. Që këtu, një ithtari të Librit s'ka si ti kërkohet që të respektojë fenë dhe besimin e bashkëshortes së tij myslimane, t'ia mundësojë asaj të kryejë ritualet fetare dhe të ruajë lidhjet me institucionet e saj fetare.

Prandaj, nëse një vajzë myslimane lidhet me një jomysliman, kjo përbën një kërcënim real për besimin dhe lirinë e saj fetare. E si mund ta respektojë atë dhe besimin e saj, dikush që as që e njeh fenë dhe nuk i respekton simbolet të cilave ajo u beson?!

Këtë e dëshmojnë qartë reagimet e disa organizmave dhe qarqeve jomyslimane, të cilat kanë vënë si objektiv blasfeminë ndaj islamit. Kjo, ndërkohë që në qarqet islame nuk gjen veçse respekt karshi simboleve fetare të tjera.Nga-Muhamed Amare. /Mesazhi/

The post Pse nuk i lejohet muslimanes të martohet me një jomusliman… appeared first on Mesazhi.com.