Mesazhi.com: “Pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies…” plus 9 more


Pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies…

Posted: 31 Aug 2017 02:00 PM PDT

Janë të shumtë njerëzit që pinë ujë gjatë kohës që janë duke ngrënë. Një shprehi e tillë duhet mënjanuar, duke qenë se mund t'ju bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Faza e parë e procesit të tretjes fillon në gojë. Gjatë kohës që është në gojë, ushqimi duhet të jetë 25% gati për tretje para se të arrijë në stomak, këtë gjë e bëjnë të mundur dhëmbët.

Por shumë njerëz hanë me nxitim dhe nuk e copëtojnë ushqimin aq sa duhet, dhe ata nuk e mendojnë se pasojat e këtij veprimi i vuan trupi.

Kur ushqimi copëtohet në mënyrën e duhur, goja prodhon sasi të mjaftueshme të pështymës, që e ndihmon ushqimin të shkojë me lehtësi në stomak.

Pështyma kryen funksionin e ujit pasi ajo përmban 98% ujë dhe 2% enzima tretëse, dhe bën që procesi i tretjes të jetë më i lehtë, dhe gjithashtu vret disa nga bakteret që gjenden në ushqimin që ne konsumojmë.

Kur ju pini ujë ndërkohë që jeni duke ngrënë, goja ul sasinë e pështymës që prodhon, gjë që sjell vështirësi në procesin e tretjes. Sa më mirë që ta përtypni ushqimin aq më i lehtë do të jetë procesi i tretjes.

Pasi është kapërcyer, ushqimi shkon në stomak, aty prodhohen disa enzima tretëse dhe lëngje gastrike, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimin që ne konsumojmë, një nga këto acide është edhe acidi hidroklorik i cili vret bakteret që ndodhen në ushqim.

Procesi i tretjes së ushqimit zgjat 2 orë dhe shpejtësia e tij zgjatet në rast se ju konsumoni ujë gjatë ngrënies.

Kur lëngjet gastrike përzihen me ujin, ato hollohen dhe është më e vështirë për stomakun ta tresë ushqimin në këtë gjendje.

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon i vështirë për tu hequr, por jo i pamundur, ai mund të rrallohet duke konsumuar nga pak ujë në temperaturën e ambientit.

Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të konsumoni ujë rreth 20 minuta para se të konsumoni ushqim dhe të mos pini ujë për rreth 30 minuta pasi keni konsumuar vaktin./Mesazhi/

 

The post Pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies… appeared first on Mesazhi.com.

PSG zyrtarizon Mbappen

Posted: 31 Aug 2017 01:40 PM PDT

Pas transferimit për rekord botëror të Neymarit nga Barcelona për 222 milonë euro, tani ka ardhur edhe 'bomba' e radhës.

Është talenti i madh francez i Monacos, Mbappe, i cili ka arritur marrëveshje transferimi me PSG-në.

Marrëveshje thuhet se është arritur për një huazim të thjesht një vjeçar me mundësi blerje për 180 milionë euro dhe vazhdim të kontratës për katër vite.

"Paris Saint-Germain janë shumë të lumtur të ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje transferimi me Kylian Mbappe", thuhet në njoftimin e klubit parisien.

The post PSG zyrtarizon Mbappen appeared first on Mesazhi.com.

Femrat dinë më mirë se meshkujt të menaxhojnë paratë

Posted: 31 Aug 2017 01:40 PM PDT

Një studim i fundit ka arritur në një rezultat paksa të pabesueshëm. Ka shumë mundësi që këto rezultate t'i shokojnë shumicën e burrave të cilët vazhdimisht akuzojnë gratë e tyre që po shkatërrojnë financat e familjes duke shpenzuar para për të blerë çanta dhe këpucë.

Megjithatë, burrat më në fund duhet të pranojnë që gratë janë më të mira se ata për tu marrë me buxhetin. Studimi ka treguar që gratë i ndjekin me kujdes shpenzimet e tyre dhe kanë me pak mundësi që të marrin borxhe me anë të kredive apo kartave të kreditit.

Është zbuluar gjithashtu se burrat janë më të predispozuar se gratë për të injoruar rritjen e borxheve dhe për të harruar të paguajnë faturat. Studimi ka treguar se gratë ndryshe nga burrat i lajnë borxhet e tyre me ripagime të rregullta.

Një zëdhënës nga një faqe interneti mbi menaxhimin e parave tha që këto rezultate të këtij kërkimi i përgënjeshtruan akuzat e zakonshme të burrave që gratë janë të papërgjegjshme me paratë e tyre.

"Për vite me rradhë është menduar që gratë janë ato shpenzueset e mëdha, që i hidhnin paratë e tyre për rroba," – tha ai. "Por mesa duket meshkujt janë ato që kanë probleme me financat e tyre, ndërsa femrat dinë se si të menaxhojnë paratë."/Mesazhi/

 

 

The post Femrat dinë më mirë se meshkujt të menaxhojnë paratë appeared first on Mesazhi.com.

Ja pse lavamani juaj bllokohet shpesh

Posted: 31 Aug 2017 01:00 PM PDT

Për ta bërë sa më të lehtë pastrimin e tavolinës së mëngjesit, lexoni këto këshilla të zgjuara nga Debbie Sardone, organizatore e SpeedCleaning.com.

1.Yndyrat e proshutës, një nga armiqtë më të këqinj të lavamanit
Proshuta e yndryshme dhe krokante është e shijshme, por edhe lë edhe shumë vaj në tigan kur skuqet.

Ç'të bëni për ta pastruar? Keni dy mundësi: ose ta hidhni në një kapak metali deri sa të ftohet dhe ta hidhni më vonë në mbeturina, ose lëreni të ftohet plotësisht në tigan dhe hiqni pjesët e ngurtësuara në plehra.

Asnjëherë mo e hidhni në lavaman, pasi do të ngurtësohej dhe, me kalimin e kohës, tubat e ngushtë do të bllokoheshin. Për të shmangur këto mbetje, mund ta skuqni proshutën në furrë dhe kështu shmangni gjithë yndyrën që krijohet.

2. Kujdes me drithërat

Kur nuk keni një kullesë në lavaman, kujdes me drithërat, sepse mund ta bllokojnë atë. Zgjidhja: "Hidhni në fillim qumështin dhe me një kullesë spageti ose sitë, mblidhni drithërat e mbetura dhe hidhini në mbeturina", – thotë Sardone.

3. Mbajeni llumin e kafesë larg nga lavamani

Duket i padëmshëm, por ato mund të mbeten nëpër kthesat e tubacioneve. Përdorni një sitë për të mbledhur çdo pikë të llumit të kafesë mbi lavaman. "Llumin e kafesë mund ta hidhni në kopshtin tuaj si pleh", – sugjeron Sardone. "Ose vendoseni në tas në pjesën e pasme të frigoriferit për të absorbuar aromat".

4. Pastrimi i blenderit

Blenderi juaj pastrohet plotësisht vetëm me këtë mënyrë: zbrazeni dhe hidhni ujë të ngrohtë deri në gjysmë, shtoni një ose dy pika larës enësh. Pastaj vendoseni prapë te mekanizmi dhe vendoseni prapë në punë.

Ky moment funksionon shumë mirë, por herë pas here "ju duhet të hiqni gjithë pjesët veçmas dhe pastrojeni tërësisht", thotë Sardone.

5. Tigani që nuk ngjit

Tiganët që nuk ngjiten janë më të thjeshtë: "Ndonjëherë ju vetëm mund ta fshini atë me një letër kuzhine të vetme", ​​thotë Sardone.

Në rastin më të keq, ju mund të keni nevojë për ta pastruar atë me një sfungjer dhe pak ujë me larës enësh./Mesazhi/

The post Ja pse lavamani juaj bllokohet shpesh appeared first on Mesazhi.com.

Ngrihuni gjysmë ore nga karrigia, ju redukton sheqerin në gjak

Posted: 31 Aug 2017 12:20 PM PDT

Ndërprerja e jetës sedentare të tejzgjatur, duke u çuar rregullisht në këmbë, edhe pa bërë ndonjë aktivitet fizik, përmirëson metabolizmin. Kjo ndikon veçanërisht tek gratë të cilat janë në menopauzë, në mbipeshë ose në rrezik nga diabeti.

Këtë e tregon një studim britanik i publikuar në "Diabetes Care" dhe i kryer nga grupi i profesorit Joseph Henson nga Qendra e Kërkimeve për Diabetin në Universitetin e Leicester-it në Britaninë së Madhe.

Të ulur, në këmbë, në ecje

22 grave pas menopauzës mbi peshë dhe me rrezik ndaj zhvillimit të diabetit, iu kërkua të ndiqnin dy rutina të ndryshme të përditshme, duke zgjedhur sipas dëshirës mes tre propozimeve në ditë të ndryshme, në distancë një javë nga tjetra.

Tre zgjedhjet parashikonin të kalonin 7.5 orë të ulura pa u çuar asnjëherë (çdo nevojë zhvendosje zgjidhej me karriget me rrotat), të çoheshin pesë minuta çdo gjysmë ore, dhe së treti të ecnin mbi një pistë lëvizëse të fiksuar pesë minuta çdo gjysmë ore.

Glicemi e ulët, nivel i lartë insuline

Analizat e gjakut kanë zbuluar se në krahasim me ato që kishin qëndruar ulur gjatë gjithë ditës, grupi i dytë kishe një pik glicemik më të ulët pas darkës, me 34%, ndërkohë që në grupin e tretë, reduktimi ishte me 28%.

Gratë të cilat ishin çuar dhe kishin ecur, kishin edhe një përqendrim të vogël të insulinës në gjak.

Asnjë ndryshim, në ecje apo më këmbë

"Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi se çfarë bëhet, mjafton të çoheni prej karriges". Pavarësisht nga opsioni i zgjedhur, ditën pasardhëse të eksperimentit, subjektet u ftuan të ktheheshin në laborator për të kaluar 7,5 orë ulur.

Më pas, shkencëtarët kanë parë se rezultatet e një dite më parë mbi ritmin periodik të glukozës ishin mbajtur.

Objektivi tashmë është të kuptuarit e arsyes së përmirësimit të metabolizmit, në mungesë të aktivitetit fizik, duke hedhur hipotezën se kjo vjen nga ndryshimi i mënyrës së qëndrimit të trupit dhe nga fakti që, kur çohemi, muskujt i dërgojnë organizmit sinjale për përdorimin e glukozës për proceset energjetike.

Dobitë e ndërprerjes së jetës sedentare

Një studim i fundit ka treguar se bërja e dy hapave në çdo 30 minuta, përcakton uljen në peshë dhe zvogëlimin e belit në popullsinë e përgjithshme. Profesori Henson po punon ende për të parë nëse rezultatet e studimit të tyre vlejnë edhe te meshkujt, si dhe pacientët me diabet të tipit 2.

"Normalisht verifikohen të vlefshme të gjitha rekomandimet për të bërë aktivitet fizik", theksojnë autorët, por gjithsesi, kjo përqasje e thjeshtë mund të ndërtojë një mënyrë për ta inkorporuar pak nga pak atë në përditshmërinë e më shumë sedentarëve.

Një stil jete i karakterizuar nga mungesa e jetës aktive fizike është po aq i dëmshëm sa duhani dhe provokon një numër po aq të lartë vdekjesh.

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Lancet", jeta sedentare shkakton 5,3 milionë vdekje në vit. Kjo është e barazvlefshme me rreth 1 vdekje në 10, e barabartë kjo me vdekjet që shkaktohen nga mosfunksionimi i zemrës, diabeti, kanceri i gjirit, i kolonës etj./Mesazhi/

 

 

The post Ngrihuni gjysmë ore nga karrigia, ju redukton sheqerin në gjak appeared first on Mesazhi.com.

8 fëmijë pa shkollë, shkak varfëria (Video)

Posted: 31 Aug 2017 11:50 AM PDT

jo rrugë ndonëse vështirë e kalueshme të qon tek shtëpia e Bashkim Pacollit në Janjevë. Ai jeton me bashkëshorten dhe 9 fëmijët në një shtëpi pothuajse të rrënuar.

Bashkimi së bashku me familjen e tij që 18 vjet jeton në këtë vend, me ndihmë sociale prej 80 eurosh në muaj.

Jetesa në këtë vend çdo ditë e më tepër po bëhet edhe më e pa përballueshme.

Bashkimi tregon që për shkak të kushteve të rënda ekonomike, fëmijët po e lënë edhe shkollën. E prej 9 fëmijëve është vetëm vajza e madhe e cila po vijon mësimin.

Ndiqeni kroniken e plotë.

The post 8 fëmijë pa shkollë, shkak varfëria (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Rriten çmimet për festën e Kurban Bajramit (Video)

Posted: 31 Aug 2017 11:49 AM PDT

Qytetarët i janë msyer më të madhe tregut, aty ku blejnë zakonisht produktet ushqimore për festën e Kurban Bajramit.

Tregu i Gjelbër në Prishtinë u mbipopulluar nga qytetarë të shumtë që po bënin blerjet për ketë festë.

Mirëpo ata po ankohen për ngitje të çmimeve të këtyre produkteve e që sipas tyre ndodh secilën herë kur ka festa.

Përveç çmimeve të larta një tjetër problematikë shqetësuese për qytetarët ishte dhe lëvizja pa kriter e makinave në mes të këtij tregu ,duke e bërë dhe më të rëndë blerjen për ta.

Ndiqeni kroniken e plotë.

The post Rriten çmimet për festën e Kurban Bajramit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Mos e lani pulën përpara gatimit

Posted: 31 Aug 2017 11:40 AM PDT

Të gjithë e dimë që pula e pagatuar përmban në lëkurën e saj baktere të dëmshme si salmonella dhe listeriam, por që larja e këtij shpendi përpara gatimit mund të na vrasë, kjo po që është diçka e padëgjuar më parë.

Ekspertët e shëndetit na këshillojnë që mos ta bëjmë më kurrë këtë gjë, në rast se nuk duam të përfundojmë në spital.

Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartëpërmendura shpërndahen kudo përreth jush.

Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo salmonella arrijnë të futen në gjakun tuaj, ju jeni të rrezikuar të humbni jetën.

Edhe nëse ju i mbijetoni një infeksioni të tillë, ju mund të merrni Campylobacter një bakter që shkakton:

diarre
të përziera
të vjella
dehidratim

Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni pulën dhe ujin e parë ta derdhni.

 

The post Mos e lani pulën përpara gatimit appeared first on Mesazhi.com.

A do të ketë rritje të pagave në Kosovë?

Posted: 31 Aug 2017 11:36 AM PDT


Shërbyesit civilë që punojnë në institucionet e Kosovës, gjatë vitit të ardhshëm mund të marrin edhe një lajm të gëzuar. Atyre ka shumë gjasa që t'u rriten përsëri pagat.

Shefi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen ka treguar se Qeveria e ardhshme mund ta bëjë këtë rritje brenda rregullores së faturës së re të pagave, që hyn në fuqi vitin e ardhshëm

"Po, presim se do të ketë hapësirë për rritje mesatare të pagave brenda limiteve të rregullores së faturës së pagave e cila do të futet në fuqi vitin e ardhshëm. Rregullorja parasheh që fatura e pagave në sektorin publik nuk mund të rritet më shpejt se GDP-ja formale.

Brenda këtyre limiteve, ne besojmë se rritjet e pagave janë të qëndrueshme; mbi këto limite, atëherë i futemi problemeve duke e komprometuar buxhetin dhe ekonominë", ka thënë për Gazetën Express, shefi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Rritje të pagave pati premtuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë një mbledhje të qeverisë, Mustafa kishte kërkuar nga Ministria e Financave, që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrueshmëri të mirë buxhetore dhe lëvizje të rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 dhe edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro./Mesazhi/

The post A do të ketë rritje të pagave në Kosovë? appeared first on Mesazhi.com.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Litenshteinit (Foto)

Posted: 31 Aug 2017 11:28 AM PDT

Shqipëria zhvillon ndeshjen me Litenshteinin në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, Rusia 2018.

Trajneri, Cristian Panuci do të ketë sfidën e parë që prej kur mori në dorë frenat e Kombëtares Kuq e Zi.

Italiani nuk do të ketë në dispozicion sulmuesit qendror, pasi Cikalleshi ka probleme me disiplinën, ndërsa Sadiku nuk ndihet mirë me shëndet.

The post Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Litenshteinit (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: