Mesazhi.com: “Po digjet pylli me pisha në Kçiq, gjendja jashtë kontrollit” plus 9 more |
- Po digjet pylli me pisha në Kçiq, gjendja jashtë kontrollit
- Vetëvendosje përshëndet tërheqjen e Veselit
- Veseli: Tërhiqem si kryeparlamentar nëse VV e voton Qeverinë Haradinaj
- Dubai, rrokaqielli përfshihet nga flakë të tmerrshme (VIDEO)
- Gjermani, zbulohet skandali me vezët toksike
- Shkencëtarët e modifikojnë ADN-në dhe arrijnë ta izolojnë sëmundjen më vdekjeprurëse
- Facebooku favorizon “instant articles”
- Cilat janë fjalët më të dashura për Allahun
- Afganistan, 3 civilë të vrarë dhe 5 ushtarë amerikanë të plagosur
- Franca tani ndalon deputetët që ti punësojnë familjarët
| Po digjet pylli me pisha në Kçiq, gjendja jashtë kontrollit Posted: 03 Aug 2017 04:33 PM PDT Në mes fshatrave Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël, po vazhdon gjenda alarmante, pas djegies së pishave që gjenden afër kodrës. Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po përpiqen për ndaljen e këtij zjarri që në çdo moment e më shumë po rrezikon shtëpitë e banorëve afër. Kryetari i Lëvizjes VV në Mitrovicë, Faruk Mujka; i cili njëherësh është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, ka thënë se gjendja është alarmante. "Nevojitet, ndoshta, edhe ndihma e KFOR-it që zjarri të mos rrezikoj pronat e banorëve përreth", ka thënë Mujka.
The post Po digjet pylli me pisha në Kçiq, gjendja jashtë kontrollit appeared first on Mesazhi.com. |
| Vetëvendosje përshëndet tërheqjen e Veselit Posted: 03 Aug 2017 03:07 PM PDT Pas deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se ai është i gatshëm të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Vetëvendosje dhe LAA-ja e votojnë një tjetër kandidat të PAN-it për kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn si të nominuarin e saj për kryeministër, ka ardhur reagimi i partisë së Visar Ymerit. E ka marrë si të kryer tërheqjen e Kadri Veselit, për çka ka thënë se "ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit". "E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar Kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithëpërfshirës", ka shkruar Vetëvendosje në një komunikatë për media. "Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z. Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë", thuhet më tej aty./Mesazhi/ The post Vetëvendosje përshëndet tërheqjen e Veselit appeared first on Mesazhi.com. |
| Veseli: Tërhiqem si kryeparlamentar nëse VV e voton Qeverinë Haradinaj Posted: 03 Aug 2017 03:04 PM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër. Veseli ka thënë se krejt këtë do ta bëjë vetëm për të mos i sjellë vendit krizë politike…"Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë", ka thënë Veseli në një intervistë në RTK. "Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnhjëherë", është shprehur Veseli. "Por për hir të interesave qytetare dhe për t'i demaskuar njerëzit e tillë, unë do ta ofroj një kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të kuvendit, dhe të njëjtën kohë të njëjtën ditë ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar", ka deklaruar kreu i PDK'së. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në emisionin "Monitor" në RTK, deklaroi se PAN ka emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, të cilin do ta paraqesë gjatë seancës së radhës. "Nesër do ta ofroj një kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe po të njejtën ditë do ta votojmë Qeverinë Haradinaj, që të mos vonohemi".Veseli gjithashtu tha se nuk do të lejojnë të ndodhë krizën politike."Nuk do të lejojmë krizë politike, dhe nuk do ta lëmë që asnjë individ dhe parti ta mbaj Kosovën peng"./Mesazhi/ The post Veseli: Tërhiqem si kryeparlamentar nëse VV e voton Qeverinë Haradinaj appeared first on Mesazhi.com. |
| Dubai, rrokaqielli përfshihet nga flakë të tmerrshme (VIDEO) Posted: 03 Aug 2017 03:01 PM PDT Një zjarr masiv ka përfshirë një rrokaqiell në Dubai, ndërsa flakët shkonin përpjetë. Pamjet e tmerrshme tregojnë se si zjarri ngulfati kullën 336.804 metra të lartë. Brenda pak minutash zjarri kishte pëfshirë edhe anaën tjetër të ndërtesës. Ndërsa mbeturinat ranë nga ndërtesa, shkaktuan flakë të reja, e që ndezën katet e postme të rrokaqiejllit Kulla është një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë – dhe u godit nga një zjarr edhe në vitin 2015. /MESAZHI/
The post Dubai, rrokaqielli përfshihet nga flakë të tmerrshme (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjermani, zbulohet skandali me vezët toksike Posted: 03 Aug 2017 02:42 PM PDT Gjermania është mobilizuar sot për frenimin e një krize ushqimore me qindra mijëra vezë të infektuara nga një substancë toksike, fipronilit, kryesisht të importuara në Holandë. Zinxhiri i supermarketeve gjermane me çmime promocionale nga Lidl tek Rewe ndaluan tregtimin e vezëve të infektuara. Një sistem i koduar alfanumerik mund të identifikojë sasive e vezëve që duhet të hiqen nga raftet. Një video konferencë rreth kësaj ngjarje u mbajt sot mes disa rajoneve të Gjermanisë dhe qeverisë gjermane, bëri të ditur ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt në radio. Ky i fundit do të zhvillojë një konferencë shtypi sot pasdite në Berlin. Dje, organizata gjermane KAT që radhitet në mesin e anëtarëve të prodhuesve kryesore të vezëve në Gjermani dhe në vendet fqinjë, bëri të ditur për 100 pulari në Holandë që kanë përdorur substancën toksike, të cilëve i është dashur të mbyllen, kundrejt katër në Gjermani dhe një në Belgjikë. The post Gjermani, zbulohet skandali me vezët toksike appeared first on Mesazhi.com. |
| Shkencëtarët e modifikojnë ADN-në dhe arrijnë ta izolojnë sëmundjen më vdekjeprurëse Posted: 03 Aug 2017 02:34 PM PDT Për herë të parë shkencëtarët arritën të modifikonin ADN-në e embrioneve njerëzore për të parandaluar një sëmundje të trashëguar gjenetike, e njohur si kardiomiopatia hipertrofike që shkakton vdekjen e papritur. Rezultati, i paralajmëruar nga media të shumta, u publikua zyrtarisht në revistën "Nature" nga universiteti shkencor i Oregonit dhe nga instituti Salk për studimet biologjike, në bashkëpunim me studiuesit kinezë e ata të Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për një hap me rëndësi të madhe shkencore. Pavarësisht se është ende larg zbatimit klinik, rezultati i hap rrugën parandalimit të 10 mijë sëmundjeve të trashëgueshme nga brezi në brez. E megjithatë, eksperimenti ngre pikëpyetje serioze lidhur me atë që është moralisht e drejtë. Shkenca po përjeton një epokë të artë sa i përket modifikimit të ADN-së, kjo falë një teknologjie të re të quajtur "Crispr", që mundëson ndërhyrjet gjenetike. Studiuesit u fokusuan tek sëmundja e kardiomiopatisë hipetrofike që prek 1 në 500 persona dhe mund të çojë në arrestin e papritur kardiak. Ajo shkaktohet nga një gen i vetëm dhe kushdo që e ka, ka 50 përqind më shumë gjasa për t'ja kaluar trashëgimi fëmijëve. Sipas “Nature”, pas eksperimentit është dalë në përfundim se 70% e rasteve të modifikuara gjenetikisht nuk e përmbanin më gjenin e arrestit kardiak. The post Shkencëtarët e modifikojnë ADN-në dhe arrijnë ta izolojnë sëmundjen më vdekjeprurëse appeared first on Mesazhi.com. |
| Facebooku favorizon “instant articles” Posted: 03 Aug 2017 02:24 PM PDT Facebook njoftoi ditën e sotme se së shpejti do të aplikojë disa ndryshime në News Feed të cilat do e bëjnë më të shpejtë shpërndarjen e lidhjeve dhe hapjen e uebfaqeve përfshirë edhe Instant Articles. Kompania gjithashtu tha se ndryshimet do të ndikojnë negativisht në ato faqe lidhjet e të cilave hapen ngadalë. Ky përditësim do të implementohet gradualisht në muajt në vijim duke u dhënë mjaftueshëm kohë publikuesve për të marra masat e duhura. Në një postim në blog inxhinierët e Facebook Jiayi Wen dhe Shengbo Guo thanë se ndryshimet vinë si përgjigje ndaj ankesave të komunitetit lidhur me hapjen e ngadaltë të uebsajteve. Sipas Facebook, 40% e përdoruesve nuk do të presin më shumë sesa 3 sekonda për tu hapur një faqe, dhe rrjeti social dëshiron që përdoruesit të lexojnë atë që u intereson. Për këtë Facebook merr në konsideratë dy faktorë: shpejtësinë e lidhjes suaj të internetit dhe shpejtësinë e uebsajtit. Nëse këto dyja janë të ngadalta, atëherë lidhjet do të zhvendosen më në brendësi të News Feed dhe jo në krye. TechCrunch tha se publikuesit që përdorin Instant Articles nuk do të kenë rënie të shtrirjes së postimeve./Mesazhi/ The post Facebooku favorizon "instant articles" appeared first on Mesazhi.com. |
| Cilat janë fjalët më të dashura për Allahun Posted: 03 Aug 2017 02:20 PM PDT Sahabiu i njohur Ebu Dherri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka thënë: A dëshiron të të lajmëroj cilat fjalë janë më të dashura për Allahun? I thash: O i Dërguari i Allahut më lajmëro? Më tha: "Fjalët më të dashura për Allahun janë: "Subhanallahi ve bihamdihi." (i dëlirë është Allahu si dhe i falënderuar). (Muslimi) Sipas mendimit të imam Neveviut këto janë fjalët më të mira që njeriu mund t'i thotë, me këto nuk nënkuptohet leximi dhe mësimi i Kuranit, i cili gjithsesi është më i vlefshëm se këto fjalë, sepse është fjalë e Zotit./Mesazhi/ The post Cilat janë fjalët më të dashura për Allahun appeared first on Mesazhi.com. |
| Afganistan, 3 civilë të vrarë dhe 5 ushtarë amerikanë të plagosur Posted: 03 Aug 2017 02:17 PM PDT Një tjetër sulm kamikaz është shënuar në Afganistan, sërish ndaj një autokolone ushtarake. Ngjarja më e fundit është shënuar në kryeqytetin Kabul, e ka lënë të vrarë të paktën 3 civilë, duke plagosur 5 ushtarë amerikanë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur në periferinë Qarabagh të kryeqytetit afgan. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi këtë ngjarje. Shpërthimet kamikaze janë metoda më e fundit e përdorur në Afganistan gjatë këtij muaji. Të martën, më shumë se 30 persona u vranë në shpërthimin e xhamisë së qytetit Herat, ndërsa ditën e hënë, një kamikaz vrau dy persona pranë Ambasadës së Irakut në Kabul The post Afganistan, 3 civilë të vrarë dhe 5 ushtarë amerikanë të plagosur appeared first on Mesazhi.com. |
| Franca tani ndalon deputetët që ti punësojnë familjarët Posted: 03 Aug 2017 02:07 PM PDT Parlamenti Kombëtar i Francës, miratoi projektligjin i cili ndalon deputetët të punësojnë të afërmit e tyre. Në votimin në Parlament, përkundër 3 votave kundër dhe 48 abstenimeve, ky ligj u miratua me votat e 383 deputetëve. Këtë ligj e përkrahën Lëvizja Marshi Republikan, themelues i së cilës është presidenti i Francës Emmanuel Macron, Partia Republikane e qendrës dajthtiste dhe Lëvizja e Demokracisë kurse e kundërshtuan Lëvizja ekstreme majtiste Franca e Papërkulur dhe deputetët majtistë. Në projektligjin e quajtur "Zhvillimi i etikës së punës në sektorin publik" parashihet ndalimi i punësimit të familjarëve të shkallës së parë nga deputetët, ndërkaq ata që nuk i nënshtrohen këtij ndalimi mund të dënohen me 45 mijë euro gjobë ose me 3 muaj burgim. The post Franca tani ndalon deputetët që ti punësojnë familjarët appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





