Mesazhi.com: “Ndërprerja e konsumimit të bukës e dëmshme për shëndetin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ndërprerja e konsumimit të bukës e dëmshme për shëndetin” plus 9 more


Ndërprerja e konsumimit të bukës e dëmshme për shëndetin

Posted: 24 Aug 2017 01:40 PM PDT

Në ditët e sotme dietat për të humbur peshë konsistojnë në eleminimin e bukës dhe brumërave.

Por në fakt karbohidratet janë po aq të rëndësishme për ne, sa vitaminat apo mineralet e tjera, ndaj nuk mund ta eleminojmë tërësisht nga regjimi ushqimor. Këto janë disa nga pasojat kryesore kur nuk hani bukë.

Trupi eleminon vetiu ujin e tepërt në trup

Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve të marra, trupi eleminon rezervat hidrike të ujit, duke ju krijuar përshtypjen se ju keni humbur peshë. Ju nuk keni humbur masë yndyrore.

Ju mund të sëmureni më lehtë

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë ! Kur ju nuk hani më bukë, forcat immune të trupit bien, e ju mund të përjetoni jo pak shqetësme. Ndër to përmendim: era e rënde e gojës, gojë e thatë, lodhje, marramendja, pagjumësia, të përziera etj.

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2

Një studim i vitit 2014 i publikuar në PLOS ONE zbuloi se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelin e acideve yndyrore duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2.

Ndërkohë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Ndiheni më të lodhur

Karbohidratet janë karburanti i trupit të njeriut dhe nëse ju nuk "furnizoheni" me lëndën e parë sigurisht që do të ndiheni të lodhur.

Eleminimi i bukës nga regjimi ushqimor do të shkaktojë gjithashtu probleme me jashtëqitjen dhe procesin e tretjes.

Luhatje humori

Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës neurotransmetuesit që na bën të ndihemi më mirë./Mesazhi/

The post Ndërprerja e konsumimit të bukës e dëmshme për shëndetin appeared first on Mesazhi.com.

Shkëndija luan mirë në Tetovë, Milani kualifikohet

Posted: 24 Aug 2017 01:39 PM PDT

Milan ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja e dy skuadrave kuq e zi i takoi asaj nga Milano me rezultat minimal 0-1.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 13 minutave lojë realizuan golin nëpërmjet sulmuesit të talentuar, Curtone.

Me rezultatin minimal 0-1 në të mirë të 'Rossonerëve' përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Fillimi i pjesës së dytë i zgjoi nga gjumi vendasit që tentuan barazimin e rezultatit.

Në minutën e 50-të, mesfushori Armend Alimi tentoi të shënoj por Marco Storari largoi topin në rivënie fundore.

Kuqezinjtë nga Tetova provuan deri në fund të shënonin së paku golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Milani edhe pas ndeshjes së dytë shënoi fitore ndaj Shkëndijës, dhe me rezultat të përgjithshëm 7-0 kualifikohet për në Grupet e Ligës së Evropës.

Duhet cekur se stadiumi i Shkupit ishte i stërmbushur me adhurues të futbollit të cilët kishin udhëtuar jo vetëm për ta përkrahur Shkëndijën por edhe për ta parë nga afër një ndeshje të gjigantit AC Milan.

The post Shkëndija luan mirë në Tetovë, Milani kualifikohet appeared first on Mesazhi.com.

3.3 milionë euro në “xhep” të Skënderbeut

Posted: 24 Aug 2017 01:25 PM PDT

Skuadra nga Shqipëria, Skënderbeu i Korçës ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa Ligës, shkruan IndeksOnline.

Përveç kualifikimit në "Elbasan Arena", klubit shqiptar iu shtohen plotë 3.3 milionë euro.

Vlen të përmendet se nesër klubi shqiptar do t'i mësoj kundërshtarët e grupit, pasi pritet që UEFA ta hedh shortin.

The post 3.3 milionë euro në “xhep” të Skënderbeut appeared first on Mesazhi.com.

Kjo është Spilleja…e Majemit!

Posted: 24 Aug 2017 01:12 PM PDT

Nuk është është plazhi i Spillesë në Kavajë, aty ku prej vitesh familje besimtarësh zgjedhin të pushojnë në një formë që vijon të përbëjë "lajm", sa herë që serviret si diçka e pazakontë, ku elementi femëror gjendet strukur nën çadra, të llojit fushimi, ose në dhoma me murre por pa tavan, të improvizuara me çarçafë.

I fundit debat mbi to u provokua para disa javësh, ku një penë gazetareske e një letrare shkruajtën shpengueshëm dhe hithtësisht kundra tyre, duke aluduar se janë simbole të diskriminimit femëror me autor meshkujt, pra burrat e tyre.

Pamja që po u sjellim i takon Majemit në SHBA, ku në disa plazhe të këtij shteti ka prej atyre që zgjedhin këtë formë të të pushuarit, tipik Spilleje.

Nuk janë besimtarë muslimanë, janë amerikanë safi. I takojnë një etike që nuk e pranon ekspozimin e kurmit gati gollomesh faqe botës, që rëndomësisht quhen si konservatorë. Janë padyshim dhe të tillë, por që gjithsesi është zgjedhja e tyre.

Thelbësore në gjithë këtë mesele, është se dhe Amerika paska "Spilletë" e saj, ku çdokush ndihet komod në zgjedhjen e tij etike, t'i marrë kështu apo ashtu rrezet e diellit, të kridhet në ujët e detit me këtë apo atë veshje, të jetë publik apo intim në një pjesë të relaksit veror me detin para.

Dhe ky pra është "lajmi" në këtë rast, që Spille paska dhe në Amerikë…me "çadra robërie" të zgjedhura në liri të plotë…/tesheshi.com/

The post Kjo është Spilleja…e Majemit! appeared first on Mesazhi.com.

Skenderbeu zyrtarisht ne fazen e grupeve

Posted: 24 Aug 2017 01:03 PM PDT

Klubi Skenderbeu eliminon Dinamon e Zagrebit.

0 me 0 eshte rezultati i lojes qe ju desh klubit per tu kualifikuar ne fazen e dyte. Ndeshja e heres se kalur u mbajt ne Zagreb, dhe ishte 1 me 1.

Mbetet te shihet se si do te jete performanca e klubit shqiptar ne fazat e ardhshme, dhe e tera varet nga shorti i radhes. /MESAZHI/

The post Skenderbeu zyrtarisht ne fazen e grupeve appeared first on Mesazhi.com.

Nuk është turp të kërkoni ndihmë

Posted: 24 Aug 2017 01:00 PM PDT

Në një shoqëri ku të ndihmosh veten është bërë një normë, duket se shumë pak njerëz kanë guximin për të kërkuar ndihmë.

Disa njerëz turpërohen nga kërkimi i ndihmës. Ata hezitojnë që dikush tjetër ta dijë se ata nuk janë në gjendje të bëjnë diçka.

Njerëzit kanë frikë të kërkojnë ndihmë për shumë arsye por më e zakonshmja, veçanërisht në botën konkurruese të biznesit, ne frikësohemi se dikush do përdorë dobësinë tonë në të mirën e tyre.

''Ka një frikë të kuptueshme se nëse ndaloni gjendjen e mbrojtjes, ju do të lëndoheni,, ose ky informacion të cilin nuk e dini do të përdoret kundër jush'', tha Garret Keizer, autori i Help: The Original Human Dilemma.

Mund të frikësoheni se nëse zbuloni pikat tuaja të dobësisë ato do të ndryshojnë mendimin e kolegëve për ju, ose se do të humbisni kontrollin ndaj situatës. Pas të gjithash, askush nuk dëshiron të duket i paaftë ose në nevojë.

Por në realitet, ju mund të bëni më shumë dëm se sa të mira. Shumica e njerëzve gjejnë kënaqësi duke ndihmuar të tjerët nëse kjo gjë u kërkohet.

''Kur ne mbështesim njerëzit tjerë të jenë më të suksesshëm, ne zbulojmë mundësi për bashkëpunim që në fund na japin mundësinë të jemi më të suksesshëm edhe vetë'', tha Janine Garner, autorja e From Me to We.

Përvetësoni qëndrimin se nëse i jepni dikujt mundësinë të shkëlqejë  në të njëjtën kohë arrini qëllimin tuaj. Këtu janë disa këshilla që duhet t'i mbani në mendje kur vendosni të kërkoni ndihmë.

Jini të sinqertë.

Mënyra më e mirë për të kërkuar ndihmë është që thjeshtë t'i tregoni personit tjetër se për çfarë keni nevojë. Tregohuni të sinqertë dhe me vetëbesim, dhe përdorni një qasje të drejtpërdrejtë.

Zgjedhni metodën më të mirë.

Vendosni se a është më mirë të kërkoni ndihmë sy më sy apo përmes emailit ose telefonit. Komunikimi verbal shpesh është mënyra më e mirë nëse kërkesa juaj është e natyrës së ndjeshme.

Shikoni gjuhën e trupit.

Kur kërkoni ndihmë sy më sy, vëzhgoni gjestet dhe gjuhën e trupit të personit tjetër. Këto mund t'ju tregojnë se a ndjehen ata rehat ose a hezitojnë t'ju ndihmojnë. Nëse ata nuk janë entuziastë, largohuni për shkak se ndoshta mënyra më e mirë është t'i kërkoni dikujt tjetër ndihmë.

Paguani për ndihmë.

Mund të jetë më e lehtë të paguani për këtë ndihmë se sa ti kërkoni dikujt t'ua bëjë një nder. Për shkak se shpesh është e vështirë të bëni gjithçka vetëm, punësimi i dikujt mund t'ju japë kohë që të përmirësoni aftësitë tuaja.

Qëndroni të hapur ndaj pranimit të ndihmës

Kur jeni në nevojë, qëndroni të hapur ndaj ndihmës pa u ndjerë se duhet të ktheni atë nder ose të paguani borxhin.

Shprehni mirënjohje.

Nëse dikush ju ndihmon, tregojuni atyre që jeni me të vërtetë mirënjohës. Shkruani një letër falenderimi, bëni një thirrje telefonike ose bëni diçka të veçantë për ta.

Herën tjetër kur të ndjeheni se duhet të kërkoni ndihmë, bëjeni atë. Mbani në mend,  kjo nuk ju reflekton si një person, ose nuk do të thotë se jeni të paaftë ose joprofesionist.

Do të thotë se ju jeni të fuqishëm, një person me vetëbesim i cili nuk frikësohet t'a pranojë se nganjëherë edhe ju keni nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të tjerë për të arritur qëllimet tuaja personale apo ato të biznesit. Jacqueline Whitmore (Entrepreneur) (Autorja është eksperte e etikës së biznesit dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach)./Mesazhi/

The post Nuk është turp të kërkoni ndihmë appeared first on Mesazhi.com.

Christiano Ronaldo shpallet serish Lojtari i Vitit

Posted: 24 Aug 2017 12:50 PM PDT

Për  sezonin e dytë radhazi, Cristiano Ronaldo është emëruar si Lojtari i vitit i UEFA-s për Lojtarin Mashkull të Vitit.

Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Ronaldo mban titullin e lavdishëm, jo për herë të parë.  Është hera e tretë që lojtari portugez 32-vjeçar merr titullin, pasi e ka fituar atë edhe në vitet 2013/14.

Lojtarja holandeze Lieke Martens fitoi cmimin Lojtarja Grua e  UEFA-s për vitin 2016/17.  /MESAZHI/

The post Christiano Ronaldo shpallet serish Lojtari i Vitit appeared first on Mesazhi.com.

Mos pini kurrë ujë nëse nuk keni etje

Posted: 24 Aug 2017 12:20 PM PDT

Gjatë gjithë kohës jemi këshilluar të pimë sa më shumë ujë, po jo! Kjo këshillë është e gabuar.

Pavarësisht stinës së nxehtë më lëngjet nuk duhet të teprohet.

Kur e konsumojmë në mënyrë të duhur, uji trupit tonë i mundëson këmbim më të mirë të materieve, përmirëson tretjen, eliminon toksina, ndihmon mbajtjen në mend dhe u siguron punë të shëndetshme të muskujve.

Problemi lind kur me pirjen tej mase të ujit gjatë ditës së mundimshme të verës pikërisht ulim pjesëmarrjen e kripës në trupin tonë, gjë që mund të shkaktojë hiponaterminë e njohur si çrregullim të elektroliteve.

Fatmirësisht, plani i thjeshtë për shmangien e gjendjes e cila, në rastin më të keq, mund të shkaktojë vjellje, shtangie të muskujve dhe nevojën për infuzion, është thjesht të përcillen kërkesat e organizmit tonë, thonë mjekët./Mesazhi/

The post Mos pini kurrë ujë nëse nuk keni etje appeared first on Mesazhi.com.

Skënderbeu – Dinamo Zagreb, rezultati i pjesës së parë

Posted: 24 Aug 2017 12:19 PM PDT

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Dinamo Zagreb.

Pjesa e parë e zhvilluar në 'Elbasan Arena', nuk ka sjellë asnjë gol, edhe pse nuk munguan rastet.

The post Skënderbeu – Dinamo Zagreb, rezultati i pjesës së parë appeared first on Mesazhi.com.

Përçarja e shqiptarëve faktorizon serbët

Posted: 24 Aug 2017 12:11 PM PDT

Nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe urdhra marrin nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, por formimi i institucioneve të Kosovës ka mbetur në 'dorë' të tyre.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hotit, thotë se gatishmëria minoritetit serb për t'i shfrytëzuar të drejtat e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme, tregon qartazi për ndikimin që duan ta luajnë në raport me politikën në Kosovë. Kurse, njohësi i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se Lista Serbe do të vazhdojnë kështu deri në momentin kur situata do të margjinalizohet nga pala shqiptare për ta evituar rolin e tyre destruktiv.

Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati, vlerëson se roli i Listës Serbe do të jetë evident sa herë që partitë politike shqiptare nuk do të bien dakord me njëra tjetrën.

Edhe në legjislaturën e kaluar Lista Serbe ka bojkotuar punën në Kuvend dhe Qeveri si pasojë e mos përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

The post Përçarja e shqiptarëve faktorizon serbët appeared first on Mesazhi.com.