Mesazhi.com: “MIGRENA-MANIFESTIMET E SAJË” plus 9 more |
- MIGRENA-MANIFESTIMET E SAJË
- Turqi: Gjenden fosilet e një kafshe 350 mijë vjeçare
- ME NEVE APO ATA ?
- Pas 16 vitesh identifikohet një viktim tjetër e sulmeve të 11 shtatorit
- Tërmet i fuqishëm në Turqi
- Rikthehet në funksion centrali më i vjetër bërthamor në botë
- Dobitë e lëngut të trangulli
- Si ti largoni njollat në libra
- Mos paragjykoni
- Zidane tregon nëse Ronaldo luan nesër ndaj United
Posted: 07 Aug 2017 06:09 PM PDT Dhimbjet e përsëritura të kokës i referohen modelit të migrenës ose ndryshimeve të tensionit arterial. -Cefalgjia autonome trigeminale (TACs) manifestohet me dhimbje koke afatshkurtër, me karakteristika të shquara autonomike dhe duhet të diferencohet nga dhimbjet e kokës pa tipare autonome. -Foto- dhe fonofobia zakonisht janë të njëanshme në TAC, por janë bilaterale në migrenë, edhe kur dhimbja është prezente. -Simptomat autonome priren të projektohen në anën e dhimbjes, të dukshme dhe të qëndrueshme në mes të sulmeve nga TAC; në raste te migrenës, dhibmjet janë përgjithësisht të buta, bilaterale dhe nuk ashpërsohen paralelishte gjatë dhimbjes. -Diagnoza e çrregullimeve të tjera të përsëritura të dhimbjeve të kokës, zakonisht shkaktohet nga faktorët specifik (p.sh., aktiviteti i sforcuar fizik-stërvitja, ose kollitja kronike) apo karakteristika specifike të dhimbjes (p.sh., dhimbje lokale, e shkurtër therrëse, ose zonë e dhimbjes në formë të monedhës fokale). Përgatiti: Rrahman FERIZI The post MIGRENA-MANIFESTIMET E SAJË appeared first on Mesazhi.com. |
Turqi: Gjenden fosilet e një kafshe 350 mijë vjeçare Posted: 07 Aug 2017 06:01 PM PDT Arkeologët kanë zbuluar kockat e një kafshe të vjetër 350.000 vjeçare gjatë gërmimeve në Shoellën Karain në provincën jugore të Turqisë, Antalia, raporton Anadolu Agency. "Këtë vit ne kemi zbuluar një kockë gjigande të këllkut, nofullës dhe dhëmbë. Ne besojmë se kocka e këllkut prej 50 centimetrash daton prej rreth 350.000 vitesh", tha për AA Taskiran, kreu i gërmimeve në Shpellën Karain. "Nuk është provuar (shkencërisht), por këto kocka mund të jenë një elefanti, një rinoceronti ose një hipopotami", tha Taskiran, duke shtuar se ekspertët do të vijnë për ta konfirmuar se cilës specie të kafshës i përkasin. Sipas tij, në rajonin e njëjtë janë gjetur edhe kocka të kafshëve të tjera. "Ashtu si në gërmimet e tjera të shpellës, toka e gërmuar sillet në qendrën e gërmimit me kova për t'u larë dhe pastaj kalon nëpër tre metoda të ndryshme të ndarjes", tha Taskiran. "Çdo gjetje, madje edhe më e vogël, na siguron qasje në informacione të reja për të kaluarën", shtoi ai. Taskiran nënvizoi rëndësinë e gërmimeve në Shpellën Karain për zbulimin e historisë së Antalisë dhe Anadollit. "Falë gërmimeve në Shpellën Karain, ne kemi rënë në përfundim se historia e Antalias daton deri në 500.000 vite më parë. Këtu ekzistojnë mbetje 500.000-vjeçare. Kockat neandertale të njerëzve të hershëm janë zbuluar në atë shpellë. Për këtë arsye, kjo shpellë është me të vërtetë e rëndësishme për Turqinë", tha Taksiran./Mesazhi/ The post Turqi: Gjenden fosilet e një kafshe 350 mijë vjeçare appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 07 Aug 2017 05:31 PM PDT (Mbreti e pyet djaloshin, me kënd je me " mua apo me Arushen "?. Me Malin i përgjigjet djaloshi) Paradoksi i radhës nga zingjiri vicioz arkaik e primitiv, kur shoqërinë njerëzore e përfshinë krimbi i përçarjes, zilisë, egoizmit dhe narcizmit. Më kënd je, me neve apo ata?. Për dallim nga shoqëritë dinamike e përparimtare, ku sfidohen me pyetjen ku jemi ne, në kontekstin dinamik e kohor?. Ashtu siç thuhet se, ” Njeriu është pranues-pëlqyes i mendimit-ides së tij pa vet-kritikë dhe kriter, po vështirë është pranues i fatit të tij”. Nga kjo miopi filozofike e jetës, sikur pason edhe vala e strukjes së një pjese dërmuese të "politikanëve" të vjetër e të rinjë (fast food politicians) në rrethin vicioz dhe mendimit tekanjozë, largë koherencës dhe kontributit, ndaj sakrifikimit të “unit” të tyre. Uni dhe vetëm uni i tyre, ndërsa "tjetri" përceptohet si pretekst dhe pretendues armiqësorë, jo konkurrent racional dhe mekanizëm për motiv dhe bashkëkordinim kolektiv?! Është i bezdisshëm fakti se, ndikimi politik ka reflektuarë dhe shtrirë helmin edhe në sferën familjare përveç asaj shoqërore, duke tëhuajsuar e shkëputur lidhjet farefisnore dhe shtuar inatet e mèritë edhe pa ndonjë arsye serioze, thjeshtë nihilizëm djallëzorë. Nëse "pluralizmi" i tillë politik shërben si “pluhur-izëm” i lidhjeve shoqërore, ndërsa demokracia e tillë sillet si demon-krucial, atëherë të shkojnë në rrotë të…historisë të gjithë ata që sistemet e tilla njerëzore politike, i përdorin "për ta ose kundër tyre", ngjashëm me sintagmën “me neve ose kundër neve”, jo more as me ty as kundër teje, po mëvetësishem. Pyetjës së tillë se "me cilin krah je" e cila shpesh shtrohet në sofren e përditshmërinë së shoqërisë sonë të kontaminuar jo vetëm politikisht, i është përgjigjur djaloshi guximtar i cili donte të ishte vet-vetja e tij, jo vetëm "numër" ndaj pyetjes së Mbretit i cili e kishte pyetur po ashtu se, me kënd je me "mua apo me Arushen"?. Me Malin i'a kishte kthyer djaloshi (sic). The post ME NEVE APO ATA ? appeared first on Mesazhi.com. |
Pas 16 vitesh identifikohet një viktim tjetër e sulmeve të 11 shtatorit Posted: 07 Aug 2017 04:30 PM PDT Një tjetër viktimë e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Tregtare në New York, është identifikuar, thuhet sipas analistëve mjekësor të qytetit.Viktima mashkull është personi i 1641 i cili është identifikuar nga gjithsejt 2,753 njerëz që kanë vdekur gjatë sulmit. Identiteti i tij – i cili është përcaktuar duke përdorur teknologji të re të ADN-së është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve.Para njoftimit të së hënës, kishin kaluar dy vjet që kur u bë identifikimi i fundit i viktimave të sulmit të 9/11. Hera e fundit që kur një viktimë u identifikua ishte në mars të vitit 2015.1,112 persona të vdekur (40%) mbetën të paidentifikuar edhe 16 vjet pasi ka ndodhur ky sulm terrorist./Mesazhi/ The post Pas 16 vitesh identifikohet një viktim tjetër e sulmeve të 11 shtatorit appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 07 Aug 2017 04:22 PM PDT Një tërmet me magnitudë prej 4.1 ballësh ka goditur qytetin bregdetar Bodrum në Turqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 21:25 sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ka qenë në afërsi të Bodrumit, kanë bërë të ditur Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave. Ende nuk janë dhënë detaje nëse ka viktima dhe për dëmet materiale./Mesazhi/ The post Tërmet i fuqishëm në Turqi appeared first on Mesazhi.com. |
Rikthehet në funksion centrali më i vjetër bërthamor në botë Posted: 07 Aug 2017 04:18 PM PDT Centrali bërthamor zviceran i Beznaut, më i vjetri në botë, u riaktivizua sot pas një ndërprerje prej tre ditësh që ishte shkaktuar nga një problem teknik, njoftoi kompania menaxhuese "Axpo". "Punimet e riparimit të një kablli prej 220 kilovatësh të një transformatori që ndodhej në pjesën jo bërthamore të strukturës u realizuan me sukses", njoftoi shoqëria e shfrytëzimit në një komunikatë. Reaktori numër 2 i centralit të Beznau, që ndodhet në kantonin e Aargau, pranë kufirit me gjerman, u lidh me rrjetin elektirk. Në të kundër, reaktori numrë 1 është mbullur që prej marsit 2015 për shkak të arsyeve teknike.Në shërbim që prej vitit 1969, Beznau është centrali më i vjetër bërthamor në botë, që prej mbylljes së reaktorit të Oldsbury në Britaninë e Madhe në vitin 2012, përcjell Atsh. Zvicra numëron katër centrale që prodhojnë rreth një të tretën e energjisë eletrike të vendit. Me 21 maj, zviceranët zgjodhën heqjen e energjisë bërthamore në një periudhë afatmesme duke votuar në referendum në masën 58,2 për qind./Mesazhi/ The post Rikthehet në funksion centrali më i vjetër bërthamor në botë appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 07 Aug 2017 02:20 PM PDT Ky lloj i lëngut ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ata janë në gjendje të keqe dhe po ashtu mishrat e tyre. Lëngu i trangullit është njëra nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Trangujt bëjnë të mundur rritjen e flokëve dhe shtresimin e thonjve. Për më tepër, ky lloj i lëngut ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe po ashtu mishrat e tyre, meqë përmbajnë kalcium dhe fosfor. Do të ishte më mirë që ky lëng të kombinohej me karotë, spinaq apo edhe sallatë jeshile. Bashkimi i tyre përbën një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve. Lajmi i mirë është se trangulli gjendet gjatë tërë periudhës së vitit./Mesazhi/ The post Dobitë e lëngut të trangulli appeared first on Mesazhi.com. |
Si ti largoni njollat në libra Posted: 07 Aug 2017 01:40 PM PDT Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekurosni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse. Kur t'i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet. Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar./Mesazhi/ The post Si ti largoni njollat në libra appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 07 Aug 2017 01:00 PM PDT Çfarë do të thotë të gjykosh të tjerët? Kjo është pyetje që ndoshta rrallëherë e parashtrojmë. Si muslimanë, postulati që ne duhet të kemi ndaj njerëzve në çfarëdo çështje është se ata janë të pafajshëm. Islami kërkon drejtësi dhe paanësi, kur kemi të bëjmë me gjykimin e të tjerëve. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: "…Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë, edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit…!" (Kuran, 6: 152). Ai gjithashtu thotë: "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun, se Allahu di hollësisht për atë që veproni!" (Kuran, 5: 8). Është gabim për një njeri të akuzojë dikë për gjëkafshë, me përjashtim nëse ka dije të plotë dhe dëshmi të qartë. Së këndejmi, është e ndaluar të bazosh një gjykim kundrejt ndokujt në sfond thashethemesh, hamendjeje a dyshimi. Allahu i Lartësuar në Kuran na thotë: "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë!" (Kuran, 49: 6). Ai gjithashtu na tërheq vërejtjen: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat!…" (Kuran, 49: 12). Në raste kur njeriu është, të themi, i detyruar të përmendë mangësitë e një tjetri, më së miri është gjithashtu t'i bashkëngjesë edhe të mirat e atij personi. Është e gabuar kur zmadhojmë rëndësinë e gabimit të ndokujt a kur e theksojmë atë tepër, sidomos kur ai gabim s'ka qenë djallëzor (me qëllim) apo në çështje ku e vërteta nuk është qind për qind e qartë. Ndërkaq, nëse gabimi shfaqet qartazi dhe vërtetohet me prova solide, atëherë është në rregull të këshillohen njerëzit për të mos bërë gabime dhe më pastaj ta shpjegoni të vërtetën. Asgjëmangut, këshillimi duhet të bëhet si duhet, në mënyrë të butë e që nuk i zmbraps njerëzit. Fill gabimin duhet të tentojmë ta korrigjojmë, pa ndërsyer më tutje. Për shembull: një njeri që ka bërë një gabim nuk duhet të akuzohet se ka (pasur) qëllime të këqija ose motive të liga. Dhehebiu, kur fliste për gabimet e dijetarëve, thoshte këtë që vijon {Sijar el-alam el-nubela: 14/374 [Siyar al-A`lâm al-Nubalâ']}: "Nëse do ta zhvlerësonim çdonjërin që ka gabuar në gjykim [në bërjen ixhtihad (shën. i përkthyesit)] apo të njëjtët t'i shpallnim për bidatxhinj (risimtarë) – ata njerëz që në thelb kanë besim të mirë dhe që me sinqeritet kërkojnë të vërtetën – atëherë thuajse asnjë prej dijetarëve tanë nuk do të ishte kursyer." Kur fliste për Kataden – tabi'inin e shquar – thoshte si vijon {Sijar el-alam el-nubela: 2/271 [Siyar al-A`lâm al-Nubalâ']}: "Ai ishte ai që pohonte se vullneti i njeriut është i lirë deri në masë të mohimit të Vendimit hyjnor (kaderit) mbi veprimet e njeriut. Lusim Allahun të na mbrojë nga ide të tilla. Nga ana tjetër, askush nuk dyshonte në ndershmërinë e tij aspak, apo në integritetin e tij, apo në fuqinë e kujtesës së tij. Ka shumë mundësi që Allahu t'i falë të ngjashmit me këtë për rënien në ide ta caktuara të shpikura, që s'kanë asnjë qëllim, pos për ta madhëruar Allahun e për ta përmbajtur larg (veprave të liga që bëjnë njerëzit). Allahu është Gjykuesi, i Cili është i Drejtë dhe i Mëshirshëm ndaj robërve të Vet. Ai nuk pyetet për atë që bën!" Çfarë duhet pasur parasysh? Duhet të kemi parasysh se njerëzit e dijes, inteligjencës, integritetit e devotshmërisë – të cilët janë të përpiktë në hulumtimin e çështjeve dhe që shumë shpesh të saktë në përfundimet që arrijnë – duhet të shfajësohen kur hera-herës bëjnë lëshime në gjykime. Cilësitë e tyre të mira dhe angazhimi i tyre i mirë nuk duhet të shpërfillen. E, kuptohet, ne nuk ndjekim atë që është treguar të jetë e gabuar, pavarësisht se kush ka gabuar. Megjithatë, nuk shfrytëzojmë këtë për t'i nënvleftësuar të mirat që ka bërë personi përkatës. "E vërteta nuk njihet nga njerëzit, po njerëzit njihen nga e vërteta!" Autor: shejh Ahmed el-Hudejri, profesor në Universitetin Islam el-Imam – Rijad The post Mos paragjykoni appeared first on Mesazhi.com. |
Zidane tregon nëse Ronaldo luan nesër ndaj United Posted: 07 Aug 2017 12:35 PM PDT Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është gati dhe mund të luajë nesër ndaj Manchester Unitedit Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gëzuar tifozët, duke thënë se Cristiano Ronaldo mund të luajë nesër ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës. Ai tha se Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme fizike, ashtu sikurse edhe dy muaj e gjysmë më parë në finale të Ligës së Kampionëve. "Ronaldo është kthyer që tre ditë në stërvitje, por është në formë të jashtëzakonshme fizike. Fakti që është me ne, do të thotë qe ai është gati për të luajtur", tha Zidane gjatë konferencës për media. "Vendimi nëse do të luajë nesër nga fillimi ose jo, do ta marrë bashkarisht me lojtarin, por fizikisht është shumë mirë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë në Suerkupë” The post Zidane tregon nëse Ronaldo luan nesër ndaj United appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |