Mesazhi.com: “Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën” plus 9 more


Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën

Posted: 02 Aug 2017 04:40 PM PDT

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës në Serbi, i sugjeruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është i nevojshëm për popullin serb.

"Çështja e Kosovës është çështje shtetërore dhe kombëtare, veprimi i presidentit Vuçiq është me i guximshmi që ka pasur Serbia që nga viti 1999, kur i gjithë problem i Kosovës është shtyrë mënjanë", ka thënë ai për RTS.

I pyetur se kë e mbështet Lista Serbe për president të ri të Kuvendit të Kosovës, Simiq tha se përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë nuk mund ta zgjedhin përfaqësuesin shqiptar brenda institucionit, por tha se do të jenë të pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit gjatë ditës së nesërme.

"Deputetët serb do të jenë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës dhe kjo do të jetë një nga një sërë aktivitetesh që çojnë në krijimin e një shumicë konstituive të Kuvendit, ndërsa çka do të ndodh më pas varet nga shumë gjëra të tjera", ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se do të konsultohen me Beogradin për çdo vendim të rëndësishëm që Lista Serbe duhet të marrë./Mesazhi/

The post Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Zejna: Nuk pres që nesër Veseli të zgjidhet kryeparlamentar

Posted: 02 Aug 2017 04:09 PM PDT

Isuf Zejna, nga "Demokracia Plus", në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se në seancën e 3 gushtit, kur edhe pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, fillimisht duhet të bëhet verifikimi i deputetëve, ndërsa më pas kalohet në votim për kryesinë e Kuvendit.

Ai thotë se gjasat që ky votim të kalojë janë shumë të vogla pasi që, sipas tij, "PAN-i nuk ka asnjë koalicion paszgjedhor".

"Nuk pres që zotëri Veseli të kandidohet për postin e Kryetarit të Kuvendit. Përderisa PDK e sheh që nuk i ka numrat, nuk do ta kandidojë Veselin për këtë post sepse do të shihej dobësia e tij", tha Zejna.

Ai thotë se përveç Vetëvendosjes dhe LAA-së, që janë deklaruar kundër kandidaturës së Veselit, as partitë e pakicave nuk kanë deklaruar se do ta votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit.

Zejna, duke folur për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, thotë se rëndom Kryetari zgjidhet me vota të hapura, por përmes një procedure, mund të kalojë edhe në votim të fshehtë.

"Dalja e deputetëve të LAA-së nga salla gjatë votimit për kryetar të Parlamentit, nuk do ta prishte kuorumin për mbajtjen e votimit, mirëpo sikur të largoheshin edhe deputetët e VV-së, atëherë kjo do të prishte kuorumin", ka thënë Zejna.

Ndërkaq, në rast se PAN, si fitues i zgjedhjeve, dështon të zgjedh kryetarin e Kuvendit deri në tre tentime, Zejna tha se nuk ka ndonjë interpretim kushtetues për këtë rast.

"Mirëpo, unë konsideroj se nëse Veseli nuk është i pranueshëm për partitë tjera, PAN-i duhet të kandidojë një tjetër emër. Por, partitë duhet të konsultohen më pas për emrin e ri, pasi që ky do të jetë vendim i atypëratyshëm i PAN-it", thotë Zejna.

"Komunitetet jo-serbe, tradicionalisht në institucione e kanë përkrahur PDK-në, dhe nuk besoj se nuk dot ë kenë as kësaj radhe problem me ta. Mirëpo, Lista Serbe do ta kushtëzojë, ndonëse nuk e di se çfarë kushtesh do të kenë.

Supozoj se do të kenë kushte të mëdha sepse kanë numër të madh të deputetëve. Ata janë vota vendimtare. Ose do të kërkojnë Asociacionin, ose FSK-në, ose ndonjë post ministror", deklaroi ai.

Megjithatë, Zejna tha se nuk beson se PAN-i do të pranojë çdo kusht të paraqitur nga Lista Serbe.

Duke folur për bllokadë të mundshme institucionale, sikur ajo e zgjedhjeve të kaluara, Zejna thotë se nuk pret që të ketë bllokadë të gjatë.

"Rreziku më i madh është të shkohet sërish në zgjedhje të reja, e cila do të lë pasoja për shkak të mungesës së institucioneve", mendon Zejna./Mesazhi/

 

The post Zejna: Nuk pres që nesër Veseli të zgjidhet kryeparlamentar appeared first on Mesazhi.com.

Juncker: BE-ja do të reagojë ndaj sanksioneve të ShBA-ve për Rusinë

Posted: 02 Aug 2017 03:42 PM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker tha sot se ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve për Rusinë, Bashkimi Evropian është i gatshëm të përgjigjet brenda pak ditësh, për të parë në qoftë se masat e ndërmarra do të dëmtojnë interesat e saj ekonomike.

Junker tha për radion gjermane se është thelbësor koordinimi mes SHBA-ve dhe BE-së, për t'u siguruar që sanksionet ndaj Rusisë të janë efektive, pas krizës që ka shkaktuar në Ukrainë, transmeton Reuters./Mesazhi/

 

The post Juncker: BE-ja do të reagojë ndaj sanksioneve të ShBA-ve për Rusinë appeared first on Mesazhi.com.

Dieta me kafe

Posted: 02 Aug 2017 02:20 PM PDT

90 për qind e grave ankohen për shkak të peshës së tepërt pas lindjes, ndërsa vajzat e reja ballafaqohen me probleme tjera, si pasojë e mosfunksionimit të rregullt hormonal.

Por nuk do të thotë që nga këto probleme vuajnë vetëm  gratë, janë edhe burrat ata që kanë probleme me peshën.

Përkundër trajtimeve të shumta dhe ushtrimeve të shpeshta, disa persona nuk ia dalin që të kthejnë trupin e tyre në formë të përsosur.

Dieta që j`u sjeliml sot mund të ju ndihmojë të trajtoni këtë problem që po kthehet në shqetësim për shumë njerëz në botë.

Shumica e njerëzve e pelqejnë kafen për shkak të përfitimeve shëndesore që ka dhe preferojnë që ta konsumojnë në mëngjes, në mënyrë që të kenë një ditë sa më energjike.

Kafja ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe një kafe në mëngjes do të ju ndihmojë që të humbi peshë sa më shpejt. Mëgjithatë, dieta me kafe përbën edhe tre përbërës tjerë që të arrijë suksesin e duhur.

Për këtë dietë ju nevojiten:

1 lugë e vogël xhenxhefil

¾ filxhan vaj kokosi

½ filxhan mjaltë

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser dhe masën homogjene e ruani në frigorifer. Këtë përzierje ja shtoni kafës suaj për çdo mëngjes. Pas pak kohe do të filloni të shikoni rezultatin./Mesazhi/

The post Dieta me kafe appeared first on Mesazhi.com.

50 të helmuar, tre në gjendje të rëndë pas dasmës në Ferizaj

Posted: 02 Aug 2017 01:57 PM PDT

Një aheng familjar është shndërruar në fatkeqësi për familjen Mehmeti nga fshati Bibaj të Ferizajt.
50 të pranishëm janë helmuar, prej të cilëve një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë. Ata nuk e dinë saktë se nga u sëmurën, por mjekët dyshojnë se kjo ka ndodhur nga konsumimi i produkteve me bazë shtazore.
Një grua 24-vjeçare nga Ferizaj është në rrezik për jetë. Ajo dhe 50 të tjerë dyshohet se u helmuan të premten gjatë një ahengu familjar të mbajtur në fshatin Bibaj në Ferizaj.

Familja Mehmeti  thotë se ahengu gjatë ditës ishte në një restorant, kurse në mbrëmje   vazhdoi në shtëpi.

Për këtë arsye, ata nuk janë të sigurt se ku u helmuan. Kështu, anëtarët e kësaj familjeje, u desh të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive në QKUK.
Bazuar në analizat laboratorike, mjekët thonë se helmimi ka ndodhur nga konsumimi i produkteve shtazore.

The post 50 të helmuar, tre në gjendje të rëndë pas dasmës në Ferizaj appeared first on Mesazhi.com.

Kelmendi: Kolapsi energjetik, kamuflim për shtrenjtim të rrymës

Posted: 02 Aug 2017 01:51 PM PDT

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se kolapsi i paralajmëruar energjetik është një mundësi e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 për qind në vitin 2017.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, shfaq dyshimet e tij se zgjidhja e çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve është zvarritur me qëllim të përfitimeve.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Kolapsi energjetik dhe mundësia e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 % në vitin 2017

Siç po flitet dhe bazuar në trendet aktuale, rezulton se jemi afër kolapsit energjetik për shkak të mungesës së qëllimshme të zgjidhjes së çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve.

Kjo është evidente se është bërë me qëllim të përfitimit të shumëfishtë nga vlera e vlerësimit, prej 4 milion euro në vlerën e vlerësimit 20 milion euro. Shtrohet pyetja se kush do e paguaj këtë shumë të parave për exproprimin shtesë –

Qytetari apo konsumatori i energjisë elektrike, duke e ditur se në maj është punuar nga ana e ZRRE për modifikimin e çmimit të energjisë që i përgjigjet konsumatorëve prodhues dhe heqja e normës dytarifore sezonale verë dhe dimër, në kalimin në tarifë ditë dhe natë, me qëllim që të përfitojnë ekonomitë të cilat kanë ndërrimin e tretë dhe amvisëritë me kyçjen e bojlerëve dhe pastrimeve të ndryshme në kohën e natës.

Kush përfitoi nga kjo? Përfitojë KEDS-i me mbi 20 % rritje të çmimit duke përfituar në vit edhe mbi 30 milion euro shtesë, dhe më pas përfituan bordelet e natës, kasinotë dhe diskotekat, meqë vetëm këto ekonomi janë përdorues të energjisë së tarifës së natës.

Pra kjo rritje e çmimit të energjisë nga bordi i ZRRE që është me vetëm tre anëtarë, (jo rastësisht mbeten tre, sepse duhen të kompletohen që të jenë 5 anëtarë. Më e lehtë të korruptohen 3 se sa 5 anëtarë.)

Pra vendimi i 3 anëtarëve i jap profit shtesë përveç eskluzivitetit edhe 30 milionë euro. Çfarë përgjegjësie dhe çfarë autorizimi ? Ku janë organet e kontrollit që kjo normë e rritjes të kontrollohet dhe jo me krizën energjetike të kamuflohet.

Ramiz Kelmendi – zv/kryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës" (siç), ka shkruar Kelmendi./Mesazhi/

The post Kelmendi: Kolapsi energjetik, kamuflim për shtrenjtim të rrymës appeared first on Mesazhi.com.

Hesht të keqen shpëton

Posted: 02 Aug 2017 01:40 PM PDT

Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut. " (El-Isrā, 53)

"O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai.

Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)!

Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.

O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin!

Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë." (El-Huxhurāt, 11-12).

Nga një grup prej sahabëve (radijAllahu anhum) përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos i bëj dëm fqinjit!

Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le ta nderojë mysafirin! Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le të flas mirë ose le të heshtë!" (Buhāriu nr. 5673 dhe Muslimi nr. 1468).

Nga 'Ukbe bin 'Amir përcillet të ketë thënë: "Thash: "O i Dërguar i Allahut! Si të shpëtoj?" Ai më tha: "Frenoje gjuhën tënde, le të të mjaftojë shtëpia jote dhe qaj për mëkatet e tua!" (Tirmidhiu nr. 2406 dhe tha: "Hadithi është hasen." Shih "Es-Silsile Es-Sahīha" nr. 888).

Nga një grup prej sahabëve përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Ta fyesh myslimanin është mëkat, ndërsa ta luftosh atë është kufër." (Buhāriu nr. 48 dhe Muslimi nr. 64).

Nga një grup prej sahabëve përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Vërtet se në Xhenet ka dhoma, ana e jashtme e të cilave shihet nga brenda dhe ana e brendshme e tyre shihet nga jashtë." Ebū Mūsā El-Esh'arij tha:

"Për kë janë ato, o i Dërguar i Allahut?" Ai tha: "Për atë që flet fjalë të buta, që jep ushqim dhe që e kalon natën duke u falur për Allahun gjersa njerëzit janë në gjumë."

(Ahmedi, nr. 22956, El-Hejthemij 3/192, ibën Huzejme, nr. 2136 -2137, ibën Hibbāni nr. 509, El-Bejhekij nr. 8262. Shih "Sahīhut-Tergīb" të shejh Albanit 617)./Mesazhi/

The post Hesht të keqen shpëton appeared first on Mesazhi.com.

Ivanov takon ministrin shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit

Posted: 02 Aug 2017 01:20 PM PDT

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, priti në një takim, ministrin shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad al-Muraikhi, ku shkëmbyen pikëpamjet mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton kabineti i presidentit të Maqedonisë, ministri shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit e informoi presidentin Ivanov për sfidat aktuale me të cilat përballet Shteti i Katarit, ndërsa ka shprehur interes edhe për zhvillimet në Maqedoni.

Në vjim thuhet se presidenti Ivanov ka theksuar se Maqedonia me vëmendje të veçantë i njdek ngjarjet në rajon. "Shpresoj se Shteti i Katarit dhe udhëheqësit e rajonit përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët, në mënyrë paqësore do të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë", ka thënë presidenti Ivanov.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit Ivanov bëhet e ditur se në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, për realizimin e projekteve investuese, si dhe për nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

Presidenti Ivanov, gjithashtu ka mbështetur vendosjen e fluturimeve direkte nga Shkupi për në Doha nga ana e kompanisë ajrore "Qatar Airways", si dhe ka shprehur shpresë se ajo do të japë një impuls pozitiv në përforcimin e marrëdhënieve të biznesit, turizmit dhe kulturës mes dy vendeve./Mesazhi/

The post Ivanov takon ministrin shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit appeared first on Mesazhi.com.

Si të kujdeseni për gjumin e fëmijës suaj

Posted: 02 Aug 2017 01:00 PM PDT

Çdo qenie e gjallë ka nevojë për gjumë. Ai është aktiviteti parësor i trurit gjatë zhvillimit të hershëm. Cikli gjumë-zgjim është i rregulluar nga drita dhe errësira.

Rutina e gjumit te të porsalindurit fillon të krijohet kur bebet janë në javën e gjashtë dhe mbaron përfundimisht në muajin e gjashtë, kohë kur shumica e bebeve e kanë krijuar këtë rutinë.

Në moshën 2-vjeçare shumica e fëmijëve kalojnë më shumë kohë duke fjetur sesa zgjuar dhe përgjithësisht një fëmijë kalon 40 për qind të fëmijërisë së tij në gjumë.

Gjumi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e zhvillimit fizik dhe mendor të një fëmije.

Ka dy lloje gjendjesh gjumi:

Gjumi i qetë ose lëvizja e ngadalshme e syve. Gjatë kësaj gjendjeje furnizimi i muskujve me gjak rritet, energjia rikthehet, indet zhvillohen dhe hormonet e rëndësishme lëshohen për të ndikuar rritjen dhe zhvillimin.

Gjumi aktiv ose lëvizja e shpejtë e syve. Gjatë këtij gjumi truri ynë është akoma aktiv dhe ëndërron. Trupi ynë bëhet i palëvizshëm, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës janë të çrregullta.

Bebet shpenzojnë 50 për qind të kohës së tyre në çdonjërën prej këtyre gjendjeve, ndërsa cikli i kalimit nga një gjendje në tjetrën është 50 minuta.

Në moshën 6 muajsh gjumi aktiv përbën 30 për qind të gjumit në përgjithësi. Në kohën kur fëmijët mbushin moshën parashkollore, cikli i gjumit tek ata ndërrohet çdo 90 minuta.

Gjumi dhe të porsalindurit 1-2 muajsh

Për të porsalindurit, gjumi gjatë muajit të parë varion në orare të ndryshme të ditës e natës dhe cikli gjumë-zgjim ka nevojë të përshtatet dhe natyralizohet. Të sapolindurit flenë gjithsej 10.5-18 orë gjumë me ndërprerje tre orëshe zgjimi.

Gjumi i tyre mund të zgjasë nga pak minuta deri në disa orë. Gjatë kohës që flenë, fëmijët janë zakonisht aktivë, ata lëvizin duart dhe këmbët, buzëqeshin, thithin gishtërinjtë dhe duken të paqetë.

Të porsalindurit e shprehin nevojën e tyre për gjumë në shumë mënyra: disa nervozohen, qajnë, fërkojnë sytë ose e shprehin në mënyra të tjera individuale. Është më mirë t'i vini fëmijët në shtrat kur janë të përgjumur, por jo duke fjetur.

Në këtë mënyrë do t'i zërë gjumi më shpejt dhe të mësojnë si të bëhen gati për të fjetur. Të sapolindurit mund të inkurajohen të flenë më pak gjatë ditës, duke i ekspozuar në dritë e zhurmë dhe duke luajtur më shumë me ta.

Teksa mbrëmja afrohet, mjedisi do të jetë më i qetë dhe më me pak aktivitet. Këshilla gjumi për të porsalindurit:

* Vëzhgoni format e gjumit të bebes tuaj dhe gjeni shenjat që ai jep teksa do të flejë.

* Vëreni fëmijën në shtrat kur është i përgjumur dhe jo teksa po fle.

* Pozicioni ideal për ta vënë në gjumë është me kurriz, me kokën të pambuluar me batanije.

* Nxisni gjumin gjatë natës.

Gjumi dhe foshnjat 3-11 muajsh

Në muajin e gjashtë ushqimi gjatë natës nuk është më i nevojshëm dhe shumica e foshnjave flenë të qetë gjithë mbrëmjen. 70-80 për qind e foshnjave do të sillen me siguri kështu deri në muajin e tyre të nëntë.

Fëmijët e vegjël zakonisht flenë nga 9 deri në 12 orë gjumë gjatë natës dhe nga 30 minuta deri në 2 orë gjatë ditës.

Kur foshnjat shtrihen në shtrat të përgjumur, por jo në gjumë, atëherë ata kanë më shumë gjasa të qetësohen gradualisht, duke mos fjetur në kohën që duhet, por të zgjedhin të flenë vetë në orare të ndryshme të natës.

Ata fëmijë që janë mësuar të kenë prindërit pranë kur flenë, fillojnë të qajnë duke u kërkuar atyre që t'i ndihmojnë të flenë përsëri gjatë natës.

Çështjet sociale dhe zhvillimi mund të ndikojnë gjumin. Foshnjat që janë të lidhur me kujdestarët e tyre kanë më pak probleme me gjumin, por disa prej tyre mund të mos jenë të gatshëm të heqin dorë nga kjo lidhje e ngushtë dhe të flenë.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit, foshnjat mund të ndiejnë akthin e ndarjes. Sëmundjet dhe zhvillimi i nivelit të rritjes mund të ndërpresë gjumin.

Këshilla gjumi për foshnjat:

– Krijoni orare të rregullta gjumi gjatë ditës dhe natës.

– Krijoni një rutinë të qëndrueshme dhe të kënaqshme gjumi.

– Rregulloni një mjedis miqësor dhe të përshtatshëm për gjumë.

– Nxiteni foshnjën tuaj të flejë vetë.

Gjumi dhe të vegjlit 1-3 vjeçarë

Të vegjlit duan nga 12-14 orë gjumë. Kur janë 18 muajsh gjumi i shkurtër që bëjnë gjatë ditës zvogëlohet në vetëm një herë që zgjat nga 1-3 orë. Gjumi i shkurtër nuk duhet të bëhet pranë orarit të fjetjes, pasi mund të vonojë gjumin e natës.

Shumë të vegjël kanë probleme me gjumin duke përfshirë këtu edhe rezistencën, që bëjnë për të mos fjetur apo të qëndruarit zgjuar natën. Kanë frikë nga errësira dhe makthe gjatë gjumit. Shumë faktorë mund të sjellin problemet e gjumit.

Të vegjlit kërkojnë pavarësi dhe një rritje e zhvillimit të tyre mund të dalë kundër gjumit. Përveç kësaj, aftësia e tyre për të dalë nga shtrati, ankthi i ndarjes, nevoja për autonomi dhe zhvillimi i imagjinatës së fëmijës mund të çojë në probleme të të fjeturit.

Këto probleme me gjumin mund t'i kuptoni në sjelljen e fëmijës gjatë ditës. Këshilla për të vegjlit:

– Ruani një orar dhe rutinë të saktë gjumi për fëmijën tuaj.

– Mjedisi i dhomës të së voglit nuk duhet të ndryshojë.

– Vini kufij të qëndrueshëm dhe zbatojini ato rregullisht.

– Mbani rreth fëmijës sende të sigurta, që të mos e dëmtojnë atë.

Gjumi dhe parashkollorët 3-5 vjeçarë

Fëmijët parashkollorë flenë zakonisht nga 11 deri në 13 orë çdo natë dhe shumica e tyre, porsa mbushin moshën 5-vjeçare nuk flenë më gjatë ditës. Ashtu sikurse me të vegjlit hasen probleme me vënien në gjumë dhe zgjimin gjatë natës.

Me zhvillimin e imagjinatës, parashkollorët zakonisht përjetojnë makthe dhe frikë nga errësira. Përveç kësaj duhet të dini se mosha parashkollore preket shumë nga ecja e përgjumur. Këshilla për parashkollorët:

• Përmbajuni rutinës së gjumit dhe orarit të tij.

• Fëmijët duhet të flenë në të njëjtin mjedis çdo natë, në një dhomë të ftohtë, të qetë, të errët dhe pa televizor.

Gjumi dhe fëmijët 5-12 vjeç

Fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç kanë nevojë për 10-11 orë gjumë. Koha e tyre ndërkohë është mbushur me veprimtari të ndryshme si për shembull detyrat e shtëpisë, aktiviteti sportiv dhe social.

Nga ana tjetër fëmijët që ndjekin shkollën fillore janë më të interesuar për televizorin, kompjuterin dhe internetin, aspekte këto që mund t'i afrojnë më shumë me problemet e gjumit dhe ankthet.

Të shikuarit televizor pak kohë para gjumit shkakton largim të tij, stres dhe më pak orë për të fjetur. Problemet me gjumin dhe çrregullimet e tjera janë të pranishme në këtë moshë.

Gjumi i pamjaftueshëm shkakton lëkundje të humorit, probleme me sjelljen dhe probleme me të mësuarit në shkollë. Këshilla për fëmijët e shkollës fillore:

– Mësojini fëmijët tuaj për zakonet e gjumit të shëndetshëm.

– Përsëritni vazhdimisht nevojën për orare të rregullta gjumi.

– Sigurohuni që dhoma e gjumit të fëmijës të jetë e errët, e ftohtë dhe e qetë.

– Mbani larg televizorin dhe kompjuterin nga dhoma e fëmijëve./Mesazhi/

The post Si të kujdeseni për gjumin e fëmijës suaj appeared first on Mesazhi.com.

Truqe me kripë: Pastron hekurin, pastron gypat, eliminon njollat…(Video)

Posted: 02 Aug 2017 12:20 PM PDT

Kripa e zakonshme e kuzhinës do t'jua lehtësojë jetën dhe do t'ju kursejë para.

Këtë video në YouTube e kanë shikuar më shumë se 11 milionë veta, gjë që nuk është për t'u çuditur, duke pasur parasysh që fjala është për truqet shumë të dobishme.

Kripa e zakonshme e kuzhinës do t'jua bëjë jetën më të lehtë dhe do t'ju kursejë para – është e dobishme për zgjidhjen e këtyre shtatë problemeve:

Pastron njollat nga hekuri
Me kripë më lehtë pastrohet veza e thyer
Me sukses fik zjarrin kur yndyra ndizet në tavë (tigan)
Eliminon shtresat e yndyrës dhe ushqimin nga enët
Freskon sfungjerin e larjes së enëve
Pastron njollat në vaskë dhe në lavaman
Pastron gypat./Mesazhi/

The post Truqe me kripë: Pastron hekurin, pastron gypat, eliminon njollat…(Video) appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: