Mesazhi.com: “Kohët kur nuk duhet ta falim namazin…” plus 9 more |
- Kohët kur nuk duhet ta falim namazin…
- Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë
- Cilët janë njerëzit më të urryer tek Allahu?
- Benitez: Dua të jemi si Leicesteri i 2016-ës
- Dobësohuni me fara chia
- Produktet kancerogjene që duhet t’i largojmë nga shtëpia
- Verona mbushet me talentë shqiptarë
- Monaco mund t’ia rrëmbejë yllin tjetër Barcelonës
- Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve
- Messi, më i miri në histori
| Kohët kur nuk duhet ta falim namazin… Posted: 06 Aug 2017 02:20 PM PDT Përcillet nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me – se Profeti alejhi selam ka thënë: " Nuk falet namaz kur ushqimi është prezent dhe as kur njeriu duhet të kryejë nevojat e tij personale." Buhariu dhe Muslimi- Shpjegimi Hadithi bën fjalë për dy gjendje të njeriut, kur ushqimi i tij është prezent dhe ai ka neps e dëshirë për të dhe kur njeriu duhet të kryejë nevojën e tij personale; jashtëqitje ose gazra. Në këto gjendje është mekruh (e papëlqyer) që të falet namazi edhe nëse i humb namazi me xhemat, ai fillimisht duhet të hajë ushqimin apo të kryejë nevojat e tij personale. Por dijetarët kanë përmendur kushte përsa i përket ngrënies fillimisht pastaj faljes së namazit: Të ketë neps apo dëshirë të fortë për ushqimin. Të jetë i mundur realisht dhe fetarisht për ngrënien e tij; realisht: pra ushqimi të mos jetë i nxehtë i pamundur për tu ngrënë dhe fetarisht, pra personi të mos jetë agjërueshëm. Nëse nuk plotësohen këto kushte atëherë duhet falur fillimisht namazi pastaj të hajë ushqimin. Ndërsa përsa i përket gjendjes së dytë, pra për të kryer nevojën personale, në mënyrë që njeriu të falet tërësisht i përqëndruar dhe të mos ketë asnjë shqetësim apo pengesë që e ndalon nga përqëndrimi në namaz./Mesazhi/ The post Kohët kur nuk duhet ta falim namazin… appeared first on Mesazhi.com. |
| Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë Posted: 06 Aug 2017 01:40 PM PDT Gjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara. Preparatet e reja duhet t'i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tej ndjeshmëria ndaj aromave… Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate). Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë siciliane në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh./Mesazhi/ The post Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Cilët janë njerëzit më të urryer tek Allahu? Posted: 06 Aug 2017 01:00 PM PDT Transmetohet nga Ibn Abasi [radijAllahu anhu] se Pejgamberi [salAllahu alejhi ue selem] ka thënë; ''Njerëzit më të urryer tek Allahu janë; Ai që bën shkatërrime në vendin e shenjtë.(Qëllimi është për Qabenë) The post Cilët janë njerëzit më të urryer tek Allahu? appeared first on Mesazhi.com. |
| Benitez: Dua të jemi si Leicesteri i 2016-ës Posted: 06 Aug 2017 12:37 PM PDT Trajneri i Newscastle United, Rafa Benitez shpreson se klubi i tij mund të arrij titullin e Premier Ligës. Spanjolli dëshiron që të jetë Leicesteri i sezonit 2015/16, ku këta të fundit befasuan botën e futbollit duke fituar ligën para super klubeve si Chelsea, United, City, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham. Një gjë të till e ëndërron edhe ish-trajneri i Real Madridit, Liverpoolit dhe Chelseat, Rafa Benitez. “Do të bëjmë gjithçka, kur them që gjithcka sigurisht qe vlen edhe për titull, pse jo? Kam një grup të lojtarëve shumë profesionist dhe shumë të mirë”, ka thënë Benitez. Kampionati i Premier Ligës e nis sezonin e ri nga dita e premte. The post Benitez: Dua të jemi si Leicesteri i 2016-ës appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 06 Aug 2017 12:20 PM PDT Çdokush ëndërron që të ketë një trup perfekt, me këmbë të holla, bark të sheshtë dhe krah të tonifikuar. Ne sot do t'ju tregojmë sesi të arrini të realizoni këtë qëllim tuajin, pa shpenzuar kohë në palestër, para për trajtime dobësimi dhe pa e privuar veten nga ushqimet tuaja të preferuara. Për të përgatitur këtë përzierje ju duhen vetëm dy përbërës, limon dhe fara chia. Të dy këto produkte, kanë vlera shumë të mëdha dhe kur kombinohen së bashku janë edhe më efikase. Përbërësit:Një gotë me ujë;një lugë gjelle me fara chia;një lugë gjelle me lëng limoni;një lugë gjelle me mjaltë; Përgatitja: Vendosni farat e chias në gotën me ujë dhe lërini të paktën një orë. Hiqni farat nga uji dhe përziejini me përbërësit e tjerë. Hidhini përzierjen në blender dhe lëreni për pak sekonda. Konsumoni çdo mëngjes një lugë nga kjo përzierje me stomakun bosh./Mesazhi/ The post Dobësohuni me fara chia appeared first on Mesazhi.com. |
| Produktet kancerogjene që duhet t’i largojmë nga shtëpia Posted: 06 Aug 2017 11:40 AM PDT Ne jemi rritur me idenë që shtëpia jonë është një vend i sigurtë. Por studimet e kohëve të fundit kanë vërtetuar që shtëpitë moderne nuk janë aq të sigurta sepse ato fshehin substanca të cilat mund të dëmtojnë shëndetin. Ne kemi diskutuar shpesh për materialet që përdoren në ndërtimin e banesave, por këto substanca gjenden dhe në artikujt për përdorim të përditshëm si boja, parfumet, shampot etj. Kini kujdes nga artikujt e mëposhtëm sepse shkaktojnë probleme shëndetësore. Largohuni prej këtyre produkteve që shkaktojnë kancer dhe krijoni një ambjent të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj. Freskuesit e ajrit Shumica e freskueseve të ajrit janë të ngarkuara me komponentë të rrezikshëm organik, substanca toksike. Për këtë është bërë një studim nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore ku nga 13 freskuese që u morën për testim, shumica prej tyre përmbanin kimikate që shkaktojnë astmën dhe ndikojnë në procesin e riprodhimit. Në vitin 2008, Anne Steinemann në Universitetin e Uashingtonit zhvilloi një studim dhe doli në përfundimin se freskuesit e ajrit që ajo testoi ishin me kimikate toksike, të rrezikshme dhe kancerogjene. Megjithatë, asnjë nga kimikatet nuk është e shënuar në etiketat e produktit ose në fletën e të dhënave të sigurisë materiale. Qirinjtë aromatik Një studim i Komisionit Amerikan të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit tregoi se 40 % e qirinjve të shitur përmbanin tela në brendësi. Prodhuesit shtojnë elementin e plumbit për të bërë të qëndrueshëm fortësinë. Ekspozimi ndaj sasive të mëdha të plumbit çon në probleme të hormoneve, paaftësi në të mësuar dhe probleme të tjera shëndetësore. Artikujt si bojërat akrilike, adeziv etj Këta artikuj janë me kimikate dhe shkaktojnë alergji, dëmtime të organeve dhe kancer.Fëmijët veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj toksinave për shkak të metabolizmit të tyre. Zgjidhni atë produkt më pak të dëmshëm sepse fëmijët kanë sistem imunitar të dobët. Shampot Ju mund të habiteni, por shampot tradicionale janë me toksina. Megjithatë, efekti i tyre po testohet dhe shkencëtarët nuk mund të konfirmojnë plotësisht se mund të shkaktojnë kancer. Antidjersa Deodorantët zakonisht përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë kancer. Këto produkte mbeten në trupin tonë për orë të tëra, gjë që rrit futjen e kimikateve përmes lëkurës. Shmangni produktet e rrezikshme dhe përdorni metoda alternative që janë natyrore. Perdet e dushit Perde plastike të dushit lëshojnë substanca të rrezikshme të quajtura kimikate organike të paqëndrueshme. The post Produktet kancerogjene që duhet t'i largojmë nga shtëpia appeared first on Mesazhi.com. |
| Verona mbushet me talentë shqiptarë Posted: 06 Aug 2017 11:00 AM PDT Marash Kumbulla nënshkroi para pak kohësh te Verona, por ai nuk është i vetmi, pasi në këtë skuadër ka edhe disa shqiptarë të tjerë dhe priten edhe të tjerë. Pas disa ditësh do të bashkohet me këtë ekip në provë edhe i riu Niko Lucaj, që në Shqipëri aktivizohet me Internacional Tiranën. Mbrojtësi i djathtë do t'i nënshtrohet një prove njëjavore dhe pas do të vendoset për të ardhmen e tij. Së fundmi veronezët kanë marrë një tjetër shqiptar dhe ai quhet Mateo Ahmetaj, i datëlindjes 2002. Sulmuesi ka firmosur me Veronën dhe më parë ka qenë pjesë e Akademisë së Fabricio Mikolit. The post Verona mbushet me talentë shqiptarë appeared first on Mesazhi.com. |
| Monaco mund t’ia rrëmbejë yllin tjetër Barcelonës Posted: 06 Aug 2017 10:34 AM PDT Monaco është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Sergi Roberto. Edhe pse bordi në Camp Nou ka besim në talentin e tij, thuhet se klubi do të jetë i gatshëm të ndahet me të për një tarifë prej 35-40 milionë euro. Mediat në Spanjë pretendojnë se ardhja e trajnerit të ri Ernesto Valverde ka hedhur në dyshim të ardhmen e Roberto në Kataluni dhe se Monako shpreson të përfitoj nga kjo pasiguri gjatë javëve të ardhshme. The post Monaco mund t'ia rrëmbejë yllin tjetër Barcelonës appeared first on Mesazhi.com. |
| Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve Posted: 06 Aug 2017 10:20 AM PDT Jeni zgjuar me dhimbje dhëmbi ose dhimbje të muskujve? Është mjaft e lehtë… Ju vetëm hapni kutinë e ilaçeve, i konsumoni dhe prisni që ajo të kalojë. Pa lexuar etiketën. Është vetëm një nga gabimet shumë të zakonshme shëndetësore që shumica prej nesh bëjnë. Në të vërtetë ka një mori gjërash që bëjmë gabim pa e kuptuar. Këtu janë disa nga më të zakonshmet… Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme. Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen Pothuajse të gjitha ilaçet shkagojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, dhimbje koke etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë. Harroni të pini ilaçet në orar Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet. I mbani ilaçet në dollapin në tualet Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv./Mesazhi/ The post Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 06 Aug 2017 10:02 AM PDT 19 Leo Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit spanjoll sipas një studimi të "CIHEFE" (Qendra e Hulumtimeve, Historisë dhe Statistikave të Futbollit Spanjoll). Leo Messi është vlerësuar si lojtari më i mirë i 89 edicioneve në La Liga (më i miri në histori), nga Qendra e Hulumtimeve, Historisë dhe Statistikave të Futbollit Spanjoll, raporton AS. Messi ka lënë prapa ish lojtarin e Real Madridit, Raúl González, që ka luajtur nga (1994-2010), i treti renditet César Rodríguez (1941-1960), vjen më pas ish lojtari i Athletic de Bilbaos, Telmo Zarra (1940-1957) dhe Enrique Castro “Quini”, që ka luajtur në Sporting de Gijón dhe në Barcelona mes 1968 e 1987. Sulmuesi i Barcelonës ka marrë 545 pikë, Raúl (528), César (524), Zarra (493) dhe Quini (488), derisa top 10thsen më të mirë në histori të La Ligas e kompletojnë: Juan Arza (481 pikë), Alfredo di Stéfano (481), Paco Gento (467), Carlos Alonso “Santillana” (464) dhe Guillermo Gorostiza (454). Derisa Cristiano Ronaldo, që është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të futbollit spanjoll me 285 finalizime, ka mbetur jashtë 10 më të mirëve, duke marrë 415 pikë The post Messi, më i miri në histori appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





