Mesazhi.com: “Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë” plus 9 more


Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë

Posted: 26 Aug 2017 02:20 PM PDT

Një kritik i mirë letrar, dikur ka thënë:

"Janë librat që na lexojnë ne. Na njohin, edhe pse janë shkruajtur njëqind vjet më parë.

Na shohin brenda, na zbulojnë".

Kush i lexon këto radhë, këtë fenomen e njeh mirë:

librat janë pasqyra ku ne i njohim dhe na njohin, ndryshe si do të shpjegojmë suksesin e spikatur të klasikëve që për vite me radhë kanë lexues të sëmurë?

"Me disa libra, është një tërheqje e papritur, si në disa marrëdhënie dashurie ose miqësie:

na pëlqejnë e na rrëmbejnë", thotë Rossana De Beni, profesoreshë e psikologjisë së personalitetit në Universitetin e Padovës .

Të mësojnë dhembshurinë

Të gjithë lexuesit e dijnë: një libër të hap dritaret drejt një bote të re, që nuk ka kufij, as hapësire dhe as kohe.

Kështu ulesh në tryezë me Elizabeth bennet, protagonisten e Krenari dhe Paragjykim, dhe motrat e saj, për të zbuluar se bisedat mes grave sot nuk ndryshojnë shumë nga ato që bëheshin në Angli në vitet 800.

"Cili aktivitet tjetër i jep kaq shumë liri imagjinatës?" pyet profesorja De Beni. "Jo vetëm kaq.

Leximi ka aftësinë të na bëjë të vihemi në vendin e të tjerëve duke na lejuar të shohim me sytë e tyre.

Një ndryshim shumë i rëndësishëm i perspektivës që ndihmon në zhvillimin e ndjeshmërisë, domethënë aftësisë për t'u "futur" tek një tjetër, duke perceptuar emocionet dhe mendimet e saj.

Një zakon që është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet me tjetrin".

Të ndihmojnë të imagjinosh ndjesitë

Dihet se leximi stimulon trurin, duke aktivizuar fusha të veçanta si ato të Brocas dhe Vernickes, e para përgjegjëse në përpunimin e gjuhës, e dyta për të kuptuar fjalët.

Një studim i Universitetit Jaume në Spanjë ka zbuluar se disa fjalë "aromatike" (si hudhra, kafe ose nenexhik) punojnë jo vetëm në zonat verbale, por edhe ato të dedikuara për njohjen e aromave.

Të bëjnë të kuptosh menjëherë ndjenjat.

Një tjetër aspekt i veçantë i librave është aftësia e tyre edukative.

Profesore De Beni shpjegon: "Duke lexuar, mësojmë shumë gjëra, disa norma të sjelljes (si veprimet, për shembull, në një darkë formale) ndaj ndjenjave.

Fëmijët dhe adoleshentët takojnë dashurinë e parë fillimisht në faqet e librave, e më pas në jetën reale.

Në këtë kuptim librat, siç do të thoshte Flaubert, vërtet shërbejnë si edukim sentimental për atë emocion që herët a vonë do të na trondisë jetën tonë.

Lexuesi e njeh dashurinë e parë në letër dhe ndoshta do të jetë më pak i papërvojë dhe hezitues kur të përfshihet vetë".

Të japin ndihmë për t'u plakur më mirë

Që leximi forcon kujtesën, kjo dihet: kujtimi i të gjitha personazheve, tregimeve, skenave të një romani ndihmon në forcimin e sinapseve dhe stërvitjen e kujtesës në një mënyrë të pasionuar dhe të lehtë.

"Më shumë se një studim i kohëve të fundit ka treguar se lexuesit janë gjithashtu intelektualisht më të qëndrueshëm./bota.al/

Leximi forcon rezervën tonë kognitive, dhe në hipotezën fatkeqe të sëmundjes së Alzheimerit, i shtyn shenjat e para për një periudhë të konsiderueshme kohore: 5 vjet, "shpjegon Profesore De Beni.

"Ata që lexojnë, në të vërtetë, kanë një tru më të pasur me informacion, më shumë gjasa për të kontrolluar simptomat e hershme të sëmundjes".

Por, leximi me të vërtetë është në gjendje që të na zgjasë jetën?

Po, nëse i referohemi një eksperimenti të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara dhe të botuar në revistën e shkencave shoqërore dhe mjekësore.

Studiuesit kanë analizuar zakonet e leximit të 3,635 njerëzve për 12 vjet dhe kanë vërtetuar se ata që lexojnë më shumë se tre orë e gjysmë, jetojnë pothuajse dy vjet më shumë se ata që nuk e bëjnë këtë.

Megjithatë, kërkimet nuk shpjegojnë mekanizmin përmes të cilit leximi rrit jetëgjatësinë, por studiuesit sugjerojnë se shkaku është i fshehur në përfitimet njohëse që keni kur endeni nëpër faqet e një libri.

Më mirë se një eliksir jetëgjatësie pra./Mesazhi/

The post Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë appeared first on Mesazhi.com.

Njeriu ka nevojë për durim tërë kohën

Posted: 26 Aug 2017 01:40 PM PDT

Njeriu ka nevojë për durim në çdo situatë.

Llojet e durimit janë të shumta, por ne do të përmendim dy prej tyre:

1. Atë që njeriu nuk e zgjedhë dhe nuk mund t'i ikë, siç janë fatkeqësitë kur njeriu nuk mund të ndikojë, apo vdekja e personit të dashur, vjedhja e pasurisë, sëmundja etj.

Ky lloj ka dy kategori:
e para: që nuk varet nga vullneti i njeriut.

e dyta : ajo që vjen nga personi tjetër, siç është ofendimi, goditja etj.

Ndaj së parës njeriu mund të pozicionohet në katër mënyra:

Mënyra e parë:

Qëndrimi i të paaftit, kur njeriu e shfaq padurimin, ankesën dhe hidhërimin.

Këtë e bëjnë vetëm njerëzit që nuk kanë mend, besim dhe njerëzi. Dhe ata vërtetë janë në dëm të madh.

Mënyra e dytë:

Durim për Allah ose për të ruajtur njerëzinë.

Mënyra e tretë:

Pajtimi me atë që ndodh. Ky qëndrim është më i lartë se durimi. Nuk janë të pajtimit rreth asaj se a është i detyrueshëm ky qëndrim, kurse janë të pajtimit se durimi është i detyrueshëm.

Mênyra e katërt:

Falëndërimi. Është më i vlefshëm se pajtimi dhe nënkupton që njeriu i sheh sprovat dhe fatkeqësitë si begati dhe e falëndëron Atë që e sprovon.

Ndërsa ndaj të dytës, trajtimit të keq nga ana e njerëzve.

Njeriu përveç këtyre mënyrave që përmendem më lartë duhet të pozicionohet edhe në katër qëndrime të tjera:

E para: falja dhe pajtimi

E dyta: siguria e zemrës nga dëshira për hakmarrje dhe kthim të borxhit, ankthit dhe të menduarit për veprim të keq në çdo moment.

E treta: vetëdija mbi caktimin "kaderin", Edhe pse ndokush të ka bërë padrejtësi dhe të ka dëmtuar, Ai që e ka shkruar dhe caktuar të ndodhë kjo nëpërmjet këtij njeriu të padrejtë, nuk është i Padrejtë.

Padrejtësitë e njerëzve janë si i nxehti dhe i ftohti, që nuk mund të mënjanohen.

Ai që hidhërohet me të nxehtin dhe të ftohtin, nuk është i qëndrueshëm.

Çdo gjë ndodh në harmoni me caktimin, edhe pse rrugët dhe shkaqet janë të ndryshme.

E katërta: Bërja mirë ndaj atij që të ka bërë keq. Kjo mënyrë ka aq dobi dhe të mira, saqë këtë e di vetëm Allahu.

Nëse njeriu nuk mund të vendoset në këtë shkallë të lartë, atëherë nuk mund t'ia lejojë vetvetes të bjerë në atë më të ultën./Mesazhi/

The post Njeriu ka nevojë për durim tërë kohën appeared first on Mesazhi.com.

Babai i viktimës më të re në Barcelonë përqafon imamin

Posted: 26 Aug 2017 01:00 PM PDT

Babai i viktimës më të re në sulmet terroriste në Barcelonë ka përqafuar një imam gjatë një proteste të mbajtur kundër terrorizmit dhe islamofobisë.

Xavier Martinez, i cili humbi djalin e tij trevjeçar Xavi në sulmin në sheshin Las Ramblas, përqafoi imamin spanjoll Driss Salym në qytetin Rubi.

Që të kanë shfaqur unitetin dhe dhembshurinë për viktimat e sulmit terrorit, ndërsa kanë dënuar ashpër sulmet terroriste që po marrin jetë njerëzish të pafajshëm.

Faqja e internetit lokale El Periodico raportoi se Martinez gjithashtu mbajti një fjalim emocional për këtë rast, duke falënderuar popullin e Barcelonës dhe shërbimet lokale të urgjencës që ndihmuan viktimat e sulmit.

"Faleminderit të gjithve, dhe gëzohem që sot e shoh sheshin plot me njerëz. Mos kini frikë", ka thënë ai para protestuesve.

"Kam nevojë të përqafoj një mysliman. Këta njerëz nuk duhet të kenë frikë", ka thënë ai pa shprehur asnjë pik urretje në fytyrë.

Xavi trevjeçar ishte duke ecur poshtë Las Ramblas me nënën e tij, babanë dhe xhaxhain e madh, Francisco Lopez Rodriguez, kur furgoni u përplas me këmbësorët.

Nga sulmi terrorist kanë humbur jetën 13 persona dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 100.

The post Babai i viktimës më të re në Barcelonë përqafon imamin appeared first on Mesazhi.com.

Simptomat se keni probleme me mëlçi

Posted: 26 Aug 2017 01:00 PM PDT

Mëlçia është organ shumë "i punësuar" dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksinave në organizëm, me anë të ushqimit apo nga ambienti, mund të punojë ngadalë.

Ekzistojmë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë.

Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe me rastin e mundimeve minimale fizike.

Shfaqen dhembje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.

Shfaqen dhembjet në nyja dhe muskuj.

Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t'i përpunojë.

Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.

Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.

Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto përcillen me dhembje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet.

Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.

Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.

Shfaqet erë e keqe.

Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.

Koncentrimi është i vështirë, ndërkaq obligimet mendore paraqesin mundim të madh.

Është e mundshme që t'u shfaqet depresioni, edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar traumave apo ngjarjeve të cilat do kishin të mundur ta shkaktonin atë.

Shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

Simptomat e përmendura mund të jenë edhe simptoma të sëmundjeve të tjera, mirëpo për t'i eliminuar problemet me mëlçinë, është me rëndësi që të vizitoheni te mjeku, si edhe nga dita në ditë të ushqeheni në mënyrë kualitative.

Detoksifikimin e mëlçisë më së miri do ta arrini me të ushqyer me ushqim të pasur me pemë dhe perime, me vaj ulliri, peshk dhe me proteina bimore dhe shtazore.

Për të mbrojtur mëlçinë tuaj shmangni konsumimit të tepërt të alkoolit dhe kafeinës./Mesazhi/

The post Simptomat se keni probleme me mëlçi appeared first on Mesazhi.com.

Pas tre vitesh keqtrajtim, vdes njëri nga “Vëllezërit” në burgjet e Egjiptit

Posted: 26 Aug 2017 12:43 PM PDT

Ndërron jetë Abdulazim esh-Sherkavi (67), një prej anëtarëve të Këshillit Konsultativë të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) i cili ishte i arrestuar në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i delegacionit të mbrojtjes për të akuzuarit në lidhje me organizatën Ihvan, Mustafa ed-Demiri, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se pas përkeqësimit të shëndetit, Sherkavi, është dërguar në spitalin në Beni Suvejf, ku dhe ka ndërruar jetë.

“Ishte një vdekje natyrore, por nuk duhet të anashkalohet edhe e vërteta e neglizhencës mjekësore. Sharkavi pasi u arrestua në vitin 2015 u dërgua në burgun Akreb në Kajro, dhe më pas u transferuar në Beni Suvejf. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë këtu”, është shprehur Demiri.

Ndërsa në anën tjetër në një deklaratë të bërë në faqen e internetit të Partisë Liri dhe Drejtësi që është edhe krahu politik i Ihvan thuhet se “Abdulazim esh-Sherkavi ka humbur jetën për shkak të neglizhencës mjekësore. Atij nuk janë dhënë ilaçet dhe shërbimet mjekësore pavarësisht se ishte i sëmurë që në arrestimin e tij. Ai i dërgua në spital për shkak se situata shëndetësore e tij u përkeqësua dhe që prej 6 ditësh ndodhej në reanimacion.”

“Edhe më 23 nëntor 2016 kur ndodhej në burgun Akreb ai kaloi hemoragjinë e trurit. Edhe në atë kohë ai ishte dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të situatës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndërsa nga Ministria e Brendshme e Egjiptit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me vdekjen e Sherkavit.

The post Pas tre vitesh keqtrajtim, vdes njëri nga “Vëllezërit” në burgjet e Egjiptit appeared first on Mesazhi.com.

Një myslimane rrihet për vdekje nga një bandë në Madrid

Posted: 26 Aug 2017 12:39 PM PDT

Një grua myslimane 38-vjeçare është rrahur për vdekje nga një bandë kriminelësh në lagjen Usera të kryeqytetit të Spanjës, Madrid…

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të metrosë në këtë zonë. Gruaja u dërgua menjëherë në spital për trajtim për shkak të plagëve, mavijosjeve në trup dhe efekteve shokuese që kishte lënë ngjarja e tmerrshme tek ajo.

Policia spanjolle rastin e ka vlerësuar si "krim të urrejtjes", që rridhte nga sulmet e fundit në Barcelonë.

Në sulmet e organizatës terroriste DAESH më 17 gusht në Barcelonë, 15 kishin humbur jetën 15 persona.

The post Një myslimane rrihet për vdekje nga një bandë në Madrid appeared first on Mesazhi.com.

Sallatë me spinaq, misra dhe dardha

Posted: 26 Aug 2017 12:20 PM PDT

Një ndër frutat e këtij sezoni, dardhat, mund ti shfrytëzoni për një sallatë të shijshme që të jep ndjesinë e freskisë. Mësoni si ta përgatisni me anë të kësaj recete:

Përbërësit:
2-3 dardha të lara mirë
250 gramë spinaq
100 gramë misra të gatshëm

100 gramë djathë të bardhë të prerë kubikë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me kripë
2 lugë gjelle me lëng limoni

Përgatitja:
Pasi kemi larë me ujë të bollshëm spinaqin,e  presim me duar në copa të mëdha dhe e hedhim në një enë qelqi.

Sipër i shtojmë misrat e gatshëm (specifikisht për sallatë), dardhat e prerë kubikë,djathin, kripën, lëngun e limonit dhe i trazojmë mirë.
Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe kopër. Sallata juaj është gati!/Mesazhi/

The post Sallatë me spinaq, misra dhe dardha appeared first on Mesazhi.com.

Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Posted: 26 Aug 2017 12:17 PM PDT

Vesel Makolli, sekretar i kësaj Aleancës Kosova e RE, ka bërë të ditur emrin e kandidatit të këtij subjekti për kryetar të Prishtinës.

Kandidat është Selim Pacolli, ndërsa zyrtarizimi i kandidaturës së u bë pas kërkesës së pesë degëve të Aleancës Kosova e Re.

Garës për Prishtinën i kanë hyrë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

The post Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Juventus fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Genovas

Posted: 26 Aug 2017 12:13 PM PDT

Juventusi ka mposhtur Genovan në shtëpi me rezultat 2-4.

Pas disavantashit prej 2-0, Juventusi ka arritur të përmbysë rezultatin duke shënuar 4 gola.

The post Juventus fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Genovas appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë duhet të dini për menopauzën

Posted: 26 Aug 2017 11:40 AM PDT

Menopauza është periudha që shënon fundin e menstruacioneve. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh).

Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre.

Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet të marrin këshilla dhe të marrin trajtimin dhe diagnozën e duhur.

Terapia HRT

HRT nuk është e sigurt. Sipas disa studimeve, kjo terapi ndihmon në periudhën e menopauzës, por mund të shkaktojë kancer gjiri më pas. Kjo është një arsye që shumë femra nuk po i nënshtrohen kësaj terapie.

Mosha mesatare për menopauzën

Menopauza ndodh gjithmonë pas moshës 50 vjeç. Mosha mesatare për gratë për fillimin e menopauzës është 51 vjeç.

Shumica e femrave përjetojnë menopauzën e hershme, e cila ndodh në moshën 45-55 vjeç dhe ato duhet të jenë të vetëdijshme që menopauza e hershme mund të ndodhë në çdo kohë pas të 40-ave.

Femrat duhet të vizitohen në fillimet e menopauzës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse mungesa e estrogjenit mund të çojë në kushte më të rënda si osteoporoza.

Simptomat e menopauzës

Femrat duhet të jenë të vetëdijshme se menopauza ka simptoma të ndryshme. Shumica e femrave ndiejnë afshe të nxehta dhe djersijnë gjatë natës, mund të kenë imunitet të dobët, thatësi vagjinale dhe dhimbje koke.

Simptomat ndryshojnë në varësi të ndryshimit të humorit. Madje shumë femra përjetojnë ankth dhe depresion.

Humbja e dëshirës seksuale

Humb dëshira për seks sepse ulet numri i hormoneve. Shumë femra gjatë menopauzës përjetojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe kjo shkaktohet nga mungesa e hormoneve seksuale.

Por sipas studimeve, mungesa e dëshirës për seks vjen edhe për shkak të thatësisë vagjinale.

Ndalimi i periodave dhe perimenopauza

Në fillimet e menopauzës disa femrave mund t'u vijnë periodat gradualisht deri në momentin që nuk do t'u vijnë më, kurse për disa të tjera është më e dhimbshme sepse periodat nuk vijnë dhe kjo quhet periudha e perimenopauzës.

Menopauza zgjat disa vite

Për disa femra periodat ndalen menjëherë pa pasur asnjë simptomë, kurse kohëzgjatja mesatare e menopauzës mund të jetë deri në 4 vjet. Menopauza ka përfunduar kur femrës nuk i kanë ardhur periodat për 12 muaj./Mesazhi/

The post Çfarë duhet të dini për menopauzën appeared first on Mesazhi.com.