Mesazhi.com: “ESTRADË POLI(e)TIKE” plus 9 more |
- ESTRADË POLI(e)TIKE
- Përfitimet nga uji i detit
- Largoni dhjamin me karrota dhe molla
- Gjykata vendos për deportimin e rusëve dhe serbëve
- Si të jemi sa më të organizuar në punë
- Vrasja në Vushtrri ndodhi për “motive të ulëta”
- Frika dhe pasiguritë e fëmijës duhet të mirren seriozisht
- 4 të vrarë mes bandave italiane, mes tyre 2 viktima të pafajshme
- Turqia ndihmon mijëra jetimë në Gaza
- Gjërat që i ndodhin atij që bën mëkat
Posted: 09 Aug 2017 07:02 PM PDT Historia est Magistra Vitae (Historia èshtè Mèsuesja e jetès). Sikur kjo thènje tè pèrcjellte historikisht shoqèrinè tonè nè kontestin Repetitio est mater studiorum (Pèrsèritja èshtè nèna e tè mèsuarit) e jo nè Repetitio est mater ignoranta (Pèrsèritja èshtè nèna e injorancès), “Zoti qerak do tè na kishte bèrè”.! Simbiozè politike: Rrahman FERIZI The post ESTRADË POLI(e)TIKE appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 09 Aug 2017 02:20 PM PDT Deti na ofron shumë minerale të dobishme për organizmin tonë. Veç me një zhytje në det i garantojmë të mira trupit dhe mendjes. Ja përfitimet që marrim nga koha e kaluar në det.Minerale në ujin e detit Në det mund të gjejmë nga një dallge tek tjetra rreth 92 minerale, sigurisht është vështirë t'ua kujtosh të gjithëve emrat, por më të njohurit dhe në vend të parë është jodi, përveç këtij minerali gjendet dhe magnezi, potasi, të duhura për organizmin tonë në shumë aspekte. Lëkura Pas një zhytjeje lëkura duket tonike dhe e shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e "pastër" nga qelizat e vdekura, si një lëkurë natyrale, që uji i detit arrin të kryejë në mënyrën më të thjeshtë dhe efikase. Jodi pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ato që vuajnë nga aknet, puçrrat dhe plagë apo shenja, fal ujit të detit mund të kenë rezultate te shkëlqyera.
Kilet e tepërta Duke notuar në det muskujt tonifikohen dhe si pasojë humbisni kilet e tepërta, sigurisht duke ndjekur një diete të përshtatshme dhe të pasur me fruta dhe perime. Metabolizmi në fakt stimulohet nga mikroelement detar si jodi, në gjendje për të shpejtuar metabolizmin dhe të favorizojë humbjen në peshë./Mesazhi/ The post Përfitimet nga uji i detit appeared first on Mesazhi.com. |
Largoni dhjamin me karrota dhe molla Posted: 09 Aug 2017 01:40 PM PDT Janë disa opsione që mund t'ju ndihmojnë të largoni dhjamin e tepërt në zonën abdominale, për pak kohë. Fillimisht konsumoni 200 ml lëng të karotave me mollë, gjashtë herë në ditë. Këto dy produkte përmbajnë kalori dhe mbushin trupin tuaj me vitamina, beta-karoten dhe pektin. Ndërsa si opsion të dytë ushqehuni me këto gjëra për mëngjes: një vezë të zier, një lugë krem të njelmët dhe një karotë. Ndërsa në darkë pini vetëm një çaj të gjelbër./Mesazhi/ The post Largoni dhjamin me karrota dhe molla appeared first on Mesazhi.com. |
Gjykata vendos për deportimin e rusëve dhe serbëve Posted: 09 Aug 2017 01:04 PM PDT Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim rreth fatit të 6 shtetasve rusë dhe 5 shtetasve serbë, të cilët dje u arrestuan nga Policia Kufitare e Kosovës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO se ndaj të arrestuarve janë shqiptuar gjoba për kalim ilegal të kufirit dhe se gjykata ka vendosur për deportimin e tyre. Më herët, gjatë ditës, kryeprokurori Beka tha se këta persona dyshohet se kanë lidhje me grupin që kryente stërvitje në veri të Kosovës, për ç'gjë kishte raportuar në janar të këtij viti televizioni publik i Kosovës. "Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta", tha ai. Duke cituar një njoftim të Policisë, KALLXO raportoi mbrëmë për arrestimin dje të 11 të dyshuarve, shtetas rusë dhe serbë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. /Mesazhi/ The post Gjykata vendos për deportimin e rusëve dhe serbëve appeared first on Mesazhi.com. |
Si të jemi sa më të organizuar në punë Posted: 09 Aug 2017 01:00 PM PDT Rendimenti është ngushtësisht i lidhur me efikasitetin dhe është një prej elementeve më të rëndësishme në ecurinë e një kompanie. Ritmi i lartë i punës dhe mbingarkesa shpeshherë ndikojnë negativisht në rendimentin e punonjësve në punë, sidomos tek ata punonjës të cilët nuk janë të mirorganizuar. Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do t'ju ndihmojnë që të jeni sa më të organizuar dhe të keni rendiment të lartë edhe gjatë ditëve kur do të jeni të mbingarkuar apo kur mund t'ju dalin situata të cilat nuk i kishit parashikuar: Fillojeni ditën e punës me një strukturë të qartë Niseni me kontrollimin e postës suaj elektronike. Përgjigjuni email-eve dhe dërgojini pjesën më të madhe të email-eve që në fillim të ditës, në mënyrë të tillë që të merrni edhe përgjigje sa më shpejt. Skeduloni detyrat tuaja më të rëndësishme, duke caktuar përbri secilës kohën që mund të marrë secila. Mbi të gjitha mos harroni të hiqni nga lista juaj punët të cilat kanë përfunduar. Përcaktojini punët tuaja që një ditë më parë Përcaktimi i punëve që një ditë më parë do t'ju ndihmojë që të fitoni kohë. Këshillohet që renditja e tyre të fillojë nga ata më me prioritetet tek ato më pak të rëndësishme. Mos harxhoni kohë në takime të kota Ka disa takime të cilat nuk mund t'i shmangni dot por ka edhe nga ato në të cilat prezenca juaj nuk është e nevojshme. Nëse mund të mbaroni punë me një email apo me një telefonatë, bëjeni dhe do ta shikoni që në fund të ditës, një zgjedhje e tillë do t'ju duket ajo e duhura sepse, nëse do kishit lëvizur për të shkuar në një takim jo shumë të rëndësishëm, nuk do të kishit përfunduar një punë tjetër e cila do të mbartej për të nesërmen. Bëni pushime të rregullta gjatë ditës Nuk këshillohet absolutisht të vraponi nga takimi në tjetrin apo nga një projekt në tjetrin, sepse një gjë e tillë nuk është aspak produktive. Këshillohet që gjatë orarit të punës ju të bëni pushime, shkëputje, kjo do t'ju ndihmojë që të fitoni energjitë e humbura dhe të rifilloni nga e para punën. Punoni "offline" kur duhet Kur duhet të hartoni raportin përmbyllës të një projekti këshillohet që t'i fikni të gjitha pajisjet që mund t'ju shpërqendrojnë, duke filluar që nga telefoni i zyrës, celulari dhe madje edhe email-et këshillohet që të mos i shikoni gjatë asaj kohe, sepse do të shpërqendroheshit duke u marrë me diçka tjetër dhe raportin nuk do ta mbyllni dot ose të paktën jo ashtu siç duhet./Mesazhi/ The post Si të jemi sa më të organizuar në punë appeared first on Mesazhi.com. |
Vrasja në Vushtrri ndodhi për “motive të ulëta” Posted: 09 Aug 2017 12:27 PM PDT Vrasja e të riut Kujtim Meholli, nga Vushtrria, ka filluar të zbardhet nga policia. Sipas të dhënave të fundit që autoritetet ia kanë konfirmuar Klan Kosovës, ngjarja e rëndë lidhet me motive të ulëta, më konkretisht me tradhëti. Sipas dëshmitarëve, gruaja e arrestuar me inicialet R.Xh. nga Vushtrria, e cila ishte e martuar me dorasin tjetër L.A nga Prizreni, kishte pasur lidhje jashtëmartesore me të vrarin. Familja e L.A pretendon të mos dijë asgjë për raportet e djalit dhe nuses me të vrarin, por pranon se me nusen e djalit të tij nuk kishte raporte të afërta familjare. Që të dy dorasit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ndërsa hetimet policore ende nuk janë mbyllur. /MESAZHI/
The post Vrasja në Vushtrri ndodhi për “motive të ulëta” appeared first on Mesazhi.com. |
Frika dhe pasiguritë e fëmijës duhet të mirren seriozisht Posted: 09 Aug 2017 12:20 PM PDT Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur. Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohesh që u ka ndodhur kjo eksperiencë. Kjo vonesë ka disa arsye: e para nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfar u ka ndodhur. E dyta, atyre u duhet kohë ti rendisin gjërat dhe fjalët që të mund të shprehin. Dhe e treta, kanë shumë frikë apo u mungon kurajo për të treguar, pasi i tremb shumë ndjesia se mos janë ata fajtorët për eksperiencën e keqe. Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psiko-emocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet. Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë. Dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmerrshme "pse". Fëmijët kur dëgjojnë këtë pyetje jo vetëm tremben, por humbasin edhe atë pak aftësi që me mund r kanë ndërtuar për të menduar dhe shprehur. Fëmija 7 vjeç përjeton dhe përballet me shumë ndryshime Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurrenca ndërmjet nxënësve që po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e të lahet vetë. Një problem tjetër shumë serioz i kësaj moshe, është frika nga vdekja e cila në këtë fazë shfaqet si frika nga të mbeturit vetëm, apo që prindërit mund ta lenë vetëm. Frika dhe pasiguritë e fëmijës, duhen marrë seriozisht nga të rriturit dhe jo si bezdi apo me shaka. Janë prindërit ata që ndihmojnë dhe sigurojnë fëmijën që të përjetojë, superojë, por edhe të eksplorojë botën që e rrethon i sigurt që nuk është vetëm.(Autorja është pediatre) /Mesazhi/ The post Frika dhe pasiguritë e fëmijës duhet të mirren seriozisht appeared first on Mesazhi.com. |
4 të vrarë mes bandave italiane, mes tyre 2 viktima të pafajshme Posted: 09 Aug 2017 12:17 PM PDT Katër persona kanë mbetur të vrarë në Itali pas përleshjeve mes grupeve mafioze, me motiv hakmarrjen. Ngjarja ka ndodhur kur një automjet me dy persona kishte hapur zjarr ndaj një mjeti tjetër ku udhëtonin dy persona të tjerë, duke i plagosu ata. Ky i fundit poashtu ka hapur zjarr me kallshnikov duke i ekzekutuar ata. Sipas mediave, të plagosurit e mbijetuar i janë vënë pas dy personave që udhëtonin me një kamionetë, e që nuk kishin lidhje me rastin. /MESAZHI/ The post 4 të vrarë mes bandave italiane, mes tyre 2 viktima të pafajshme appeared first on Mesazhi.com. |
Turqia ndihmon mijëra jetimë në Gaza Posted: 09 Aug 2017 11:44 AM PDT Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) dhuroi ndihma financiare për 16 mijë jetimë në Gaza. Përfaqësuesi i IHH-së në Gaza, Mehmet Kaya, në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se kanë dhuruar ndihmë financiare për jetimët nga Gaza në vlerë prej 3,5 milionë dollarësh, ku për secilin jetim për një muaj do të ndahen 33 dollarë. Kaya bën të ditur se kjo mbështetje jepet dy herë në vit, për 6 muajt e parë dhe 6 muajt e fundit të vitit dhe se në kuadër të këtij projekti këtë vit do të dhurojnë gjithsej 7 milionë dollarë. Ai bëri të ditur se pas procedurave të nevojshme shuma në fjalë do të transferohet në llogaritë bankare të hapura për jetimët. Kaya shtoi se para se të vijë Kurban Bajrami do të dhurojnë edhe ndihma të rrobave për jetimët nga Gaza dhe se do të dërgojnë kurbane për familjarët e varfër nga Gaza. The post Turqia ndihmon mijëra jetimë në Gaza appeared first on Mesazhi.com. |
Gjërat që i ndodhin atij që bën mëkat Posted: 09 Aug 2017 11:40 AM PDT Mëkatet lënë shumë gjurmë të shëmtuara në zemrën dhe trupin e njeriut. Ndër to mund të përmendim: Të privuarit nga dituria. Dija është dritë e hedhur nga Allahu në zemrën e njeriut, por mëkati e fik atë. Kur Shafiu u ul para Malikut, ky i fundit u habit nga inteligjenca e zgjuarsia e tij dhe i tha: "Pasha Allahun! Po shoh se Ai ka hedhur dritë mbi zemrën tënde, prandaj mos e fik atë me mëkate!" Imam Shafiu ka thënë: Për kujtesën time tek Uekiu[1]u ankova Dhe me lënien e gjynaheve më udhëzoi Dije më tha, se dija mirësi prej Allahut është E mirësia e Allahut gjynahqarit nuk i jepet [2]Të privuarit nga furnizimi (rrisku). Në "El-Musned" transmetohet se njeriut i privohet furnizimi për shkak të një mëkati që ka bërë. Ashtu sikurse frika ndaj Allahut bëhet shkak për sjelljen e furnizmit, në të njëjtën mënyrë edhe braktisja e saj bëhet shkak për sjelljen e varfërisë. Pra, nuk ka mënyrë më të mirë për të merituar furnizimin e Allahut, sesa largimi nga mëkatet. Ngurtësimi i zemrës. Kryerja e mëkateve shkakton një ngurtësim të zemrës, të cilin nuk mund ta zbusë asnjë prej kënaqësive të kësaj bote, edhe sikur ato të jenë të mbledhura së bashku. Këtë shqetësim nuk e ndien kush tjetër, përveç njerëzve, në zemrat e të cilëve ka akoma jetë. Një burrë u ankua te disa të ditur për ngurtësimin e zemrës së tij. Pasi e dëgjuan, i thanë: "Të kanë ngurtësuar mëkatet, prandaj largohu prej tyre nëse dëshiron të qetësohesh." Ngurtësia zemrës së mëkatarit ndaj njerëzëve dhe sidomos nga njerëzit e mirë. Ai përballet me natyrën e egër mes vetes dhe atyre, e sa më shumë të shtohet ky egërsim aq më shumë ai shmanget nga takimet me ta, privohet nga beraqeti i të përfituarit prej tyre, afrohet prej partisë së Shejtanit për aq sa lagohet prej Mëshiruesit, e kjo sjellje e egër forcohet derisa sa e zotëron mëkatarin dhe gjindet e pranishme midis tij dhe fëmijëve, gruas dhe të afërmëve të tij, midis tij dhe vetes, sa që e shikon të egërsuar edhe me veten e tij. Disa nga dijetarët e parë kanë thënë[3]: "Me të vërtetë, unë nuk i bindem Allahut! Këtë gjë e shoh te sjellja e devesë dhe e gruas sime." Vështirësimi i punëve. Kur mëkatari fillon të bëjë ndonjë punë, ai do të shohë se do t'i vështirësohet dhe nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë. Kurse, njeriu që i bindet Allahut, e gjen atë punë të lehtësuar dhe arrin ta përfundojë me sukses. Pasha Allahun, është për t'u çuditur! Si ka mundësi që njeriu t'i gjejë të mbyllura dyert e punëve dhe të mos e dijë se nga i vjen një gjë e tillë? Zemrën e mëkatarit e mbulon errësira dhe ajo ngjason me errësirën që i shikojnë sytë, sepse bindja ndaj Allahut është dritë dhe mëkati është errësirë. Sa më shumë që forcohet kjo errësirë në zemrën e tij, aq më shumë i shtohet pasiguria, derisa ai bie në risi dhe në humbje. Ai ngjan me një njeri të verbër që del në mes të natës dhe ecën i vetëm rrugëve. Errësira i shtohet gjithnjë e më tepër, derisa e mbulon plotësisht. Ibn Abasi[4] ka thënë: "E mira është shkëlqim i fytyrës, dritë e zemrës, zgjerim i rriskut, forcë e trupit dhe dashuri në zemrat e krijesave. Kurse, mëkati është nxirje e fytyrës, errësirë e zemrës, dobësi e trupit, pakësim i rriskut dhe urrejtje në zemrat e njerëzve." Mëkatet dobësojnë zemrën dhe trupin. Kryerja e mëkateve e dobëson zemrën dhe ia heq asaj gjallërinë e jetën. Forca e besimtarit ndodhet në zemër dhe sa më shumë i forcohet ajo, aq më shumë i forcohet edhe trupi. Nga ana tjetër, edhe nëse është i fortë në trup, mëkatarin e tradhëton forca e tij në momentet kur ai ka më shumë nevojë për të. Kini parasysh gjendjen e trupave romake dhe perse! Forca i tradhëtoi në kohën kur kishin më tepër nevojë për të dhe ishin besimtarët, ata që i mposhtën me forcën e trupave dhe zemrave të tyre![5] Të privuarit nga adhurimi. Mëkatet janë shkaqe mëse të mjaftueshme që njeriu të pengohet nga kryerja e një adhurimi të caktuar, më pas të një adhurimi tjetër e kështu me rradhë. Pra, me kryerjen e një mëkati, i pritet rruga shumë adhurimeve dhe secila prej tyre ka vlerë më shumë se dynjaja. Mëkatari i ngjan njeriut, i cili, pasi ka ngrënë diçka, sëmuret aq gjatë, saqë kjo sëmundje e privon ushqime më të mira sesa ai që hëngri më parë. Mëkatet pakësojnë vitet e jetës dhe fshijnë bereqetin e saj. Ashtu siç e shton vepra e mirë jetën, në të njëjtën mënyrë, edhe vepra e keqe e pakëson atë. [1] – (sh.p): Një nga mësuesit e Shafiut. [2] – Shih: "Diuan Esh-Shafi'i" (54), "El-Feuaid El-Bahijeh" (223), etj.. [3] – Krahasoje me "Hiljet El-Eulija" (109/8). [4] – Nuk e kam gjetur këtë citat të Ibn Abasit. [5] – Sot ndodh e kundërta me ne. Titulli në shqip: "Sëmundja dhe Ilaçi" The post Gjërat që i ndodhin atij që bën mëkat appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |