Mesazhi.com: “Erdogan rihap një xhami historike në Stamboll: Të ruajmë trashëgiminë e të parëve” plus 9 more

Mesazhi.com: “Erdogan rihap një xhami historike në Stamboll: Të ruajmë trashëgiminë e të parëve” plus 9 more


Erdogan rihap një xhami historike në Stamboll: Të ruajmë trashëgiminë e të parëve

Posted: 04 Aug 2017 04:00 PM PDT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, rihapi të premten xhaminë historike Yildiz Hamidije, të vendosur në lagjen Beshiktash të Stambollit.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Erdogan tha se vitet e fundit, civilizimi musliman në Irak, Siri dhe Jerusalem ka shënjestër e sulmeve, dhe që për këtë arsye ka qenë e rëndësishme mbrojtja e xhamive dhe trashëgimisë së lënë prapa nga paraardhësit tanë.

"Trashëgimia e lënë prapa nga paraardhësit tanë, është shkatërruar qëllimisht", tha ai.

Duke folur për tentativën për grusht-shtet verën e kaluar, ku u vunë në shënjestër xhamitë, ai tha: "Ata që sulmojnë Turqinë, kanë pikësynim të parë vendet tona të adhurimit."

"Dashtë Allahu, askush nuk do të jetë në gjendje të heshtë thirrjen muslimane për namaz", tha Erdogan..

Ai tha se Turqia po ndërton edhe monumente të reja, duke shtuar se është e rëndësishme edukimi i gjeneratave të ardhshme rreth fesë, kulturës dhe historisë.

Xhamia e restauruar Hamidije Yildiz, në ceremoninë e së cilës Erdogan lëshoi mesazhet e mësipërme, u ndërtua 132 vjet më parë gjatë periudhës së sulltanit Abdulhamid II./Mesazhi/

The post Erdogan rihap një xhami historike në Stamboll: Të ruajmë trashëgiminë e të parëve appeared first on Mesazhi.com.

Gjërat që duhet të bësh në kohën e sprovave

Posted: 04 Aug 2017 02:20 PM PDT

Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti alejhi selam ka thënë:

"Shpejtoni në vepra të mira, sepse do të vijnë fitne (sprova) si errësira të natës së errët, ku njeriu gdhihet besimtar dhe ngryset pabesimtar apo ngryset besimtar dhe gdhihet pabesimtar, e shet fenë e tij me një plackë të kësaj bote."

Dobitë:

Shpejtimi në vepra të mira është shkak për shpëtimin nga fitnet.

Vepra të mira janë ato që ndërtohen mbi dy themele: Sinqeriteti për Allahun dhe pasimi i rrugës profetike.

Nëse e kujton Allahun në situata të lehta dhe të mira, Allahu do të të kujtojë ty me ndihmë në momentet e fitneve.

Fitnet janë shumë të dëmshme dhe njeriu nuk e dallon dot të vërtetën nëse preket nga ato dhe vështirë të gjejë rrugëdalje prej tyre, njëjtë si njeriu që ecën në errësirë të plotë.

Në fitne njerëzit ndryshojnë thelbësisht, nga besimtarë bëhen pabesimtarë.

Fenë e shet vetëm ai që nuk ia di vlerën dhe pozitën reale të saj.

Besimtari asnjëherë nuk e shet fenë e tij për asgjë, por ajo është pasuria më e çmuar tek ai.

Besimtari duhet ti kërkojë mbrojtje Allahut nga fitnet përpara se ato të ndodhin./Mesazhi/

The post Gjërat që duhet të bësh në kohën e sprovave appeared first on Mesazhi.com.

Cili është gabimi që bëjm në namaz

Posted: 04 Aug 2017 01:40 PM PDT

Prej gabimeve në namaz është mosdrejtimi i shpinës gjatë qëndrimit në këmbë dhe në qëndrimin mes dy sexhdeve.

Disa namazli i vëren se e mbajnë shpinën të krrusur dhe nuk e drejtojnë atë.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

"Allahu azze ue xhel-le nuk e shikon namazin e atij njeriu që nuk e drejton shpinën e tij mes rukusë dhe sexhdes."

Transmeton Ahmedi dhe Taberani me zinxhir transmetimi të sakt./Mesazhi/

The post Cili është gabimi që bëjm në namaz appeared first on Mesazhi.com.

Me këtë lëng largoni kilogramët e tepërt

Posted: 04 Aug 2017 01:00 PM PDT

Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerëz. Të largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë punë e dedikim, por edhe kjo ndonjëherë nuk ndihmon.

Nëse jeni në mesin e atyre që keni provuar gjithçka por akoma keni shumë kilogramë për të humbur, atëherë ne kemi një recetë për ju.

Bëhet fjalë për një lëng që ndihmon që ju të shkrini dhjamin, madje redukton gjerësinë e belit tuaj për 10 cm në vetëm katër ditë.

Gjatë kësaj kohe që konsumoni këtë lëng, duhet të konsumoni së paku 8 gota ujë në ditë dhe të hani sa më shumë perime, sepse trupi juaj ka nevojë që të hidratohet sa më shumë.

Po ashtu duhet të përpiqeni të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe të eliminoni ëmbëlsirat, ushqimet e shpejta, me shumë kalori e yndyrë të tepërt.

Përbërësit:

8 gota ujë

1 trangull të madhësisë së mesme të prerë në copa të holla

1 lugë gjelle të rrënjës së xhenxhefilit të grirë

12 gjethe mente

1 limon të madhësisë së mesme po ashtu të prerë në copa të holla

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një kavanoz qelqi dhe vendoseni në frigorifer. Lëreni të qëndrojë gjatë natës.

Konsumojeni lëngun gjatë ditës dhe përgatitni një lëng të freskët gjatë natës për të nesërmen.

Për më shumë rezultate konsumojeni këtë lëng për katër ditë radhazi pa pirë asnjë lëng tjetër./Mesazhi/

The post Me këtë lëng largoni kilogramët e tepërt appeared first on Mesazhi.com.

Krerët e shtetit dhe “Shoqëria Civile” asnjë fjalë ndaj vandalizimeve dhe kërcënimeve për Xhaminë e Madhe(Foto)

Posted: 04 Aug 2017 12:40 PM PDT

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Pas 5 vjetësh, asgjë nuk ka nisur në hapësirën prej 80 arësh në afërsi të ndërtesës së PTK-së në lagjen Dardania.

Por pavarësisht që nuk u vë asnjë lopatë beton, gurthemeli i kësaj xhamie e domosdoshme për besimtarët myslimanë është vandalizuar në ditën e premte nga ekstremistë që nuk e duan bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë.

Mbishkrimet kërcënuese ishin të llojit "Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu", janë vënë në gurthemelin e xhamisë së madhe në Dardani. Ndërsa mesazhe kërcënuese kundër ndërtimit të kësaj xhamie janë shkruar të martën edhe në Fakultetin e Filologjisë.

Mirëpo, ndaj këtyre kërcënimeve përveç Bashkësisë Islame, asnjë institucion shtetëror nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Jemi mësuar që për kërcënime të tilla ndaj personave apo objekteve të tjera të kultit të sjellin reagime të shumta nga të gjithë krerët e shtetit, duke mos përjashtuar as ambasadat e akredituara në Kosovë e deri tek Këshilli i Sigurimit.

Siç është fjalë për grafitet në Manastirin e Deçanit, grafitet kundër Arbana Xharrës, e shumë të tilla.

Pavarësisht që në këto grafite është përmendur edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi, Zyra e presidentit nuk ka reaguar dhe ka zgjedhur të heshtë.

Po ashtu edhe Kryeministri, kryetari i Komunës së Prishtinës, por edhe ministra respektiv, kanë zgjedhur që të heshtin ndaj këtyre akteve qyqare, të cilat tanimë janë bërë përditshmëri.

Të heshtur ndaj këtyre ngjarjeve kriminale janë parë edhe OJQ-të dhe "Shoqëria Civile", të cilët edhe nisën këtë betejë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe./MESAZHI.COM/

The post Krerët e shtetit dhe “Shoqëria Civile” asnjë fjalë ndaj vandalizimeve dhe kërcënimeve për Xhaminë e Madhe(Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Tavolina e punës flet shumë për juve

Posted: 04 Aug 2017 12:20 PM PDT

Hidhini një sy tavolinës tuaj të punës. Është e mbushur me letra që nuk i keni lexuar? Ka mbi të fotografi të familjes? A keni lodra që ju ndihmojnë të mendoni? Mënyra sesi e organizoni dhe zbukuroni tavolinën e punës, zbulon informacione interesante për ju.

Në zyrë, i arrestojmë hapësirat për të komunikuar sjelljet tona, qëllimet dhe vlerat. Si një drejtues biznesi, tavolinat e punonjësve tuaj mund t'ju ndihmojnë t'i kuptoni dhe motivoni ata për më mirë.

"Njerëzit duan të njihen prej të tjerëve", – thotë Sam Gosling, psikolog dhe profesor në Universitetin e Teksasit në Austin dhe autor i librit "Çfarë thonë sendet e përditshme për ju".

"Jeni më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më prodhimtar kur të tjerët ju shohin ashtu siç jeni".

Hidhuni një sy tavolinave të punës të punonjësve tuaj. Si e kanë përdorur ata hapësirën? Ka objekte personale mbi to? "Është shumë e rëndësishme të vështrohen objektet që janë vazhdimisht mbi tavolinë dhe nuk lëvizen ndonjëherë", – shpjegon psikologu. Ka disa gjëra të thjeshta, të cilat zbulojnë shumë për personalitetin e dikujt. Ja rastet dhe shpjegimet.

1. Një tavolinë e organizuar mirë

Njerëzit që e organizojnë mirë tavolinën e punës priren të jenë më të vetëdijshëm, që nënkupton se ata janë persona të cilët kanë një performancë të qëndrueshme në punë, janë planifikues të mirë dhe e mbarojnë punën në kohën e duhur.

"Kur i afrohem një hapësire të caktuar, gjëja e parë që kërkoj me sy është një kalendar", – thotë Gosling, pasi një tavolinë pune e ka të domosdoshëm kalendarin.

2. Një tavolinë e çorganizuar

Një tavolinë e rrëmujshme nuk është një gjë e keqe, (njerëzit krijues e kanë shpesh një tavolinë të tillë), por personat e tjerë mund t'i gjykojnë ata pa të drejtë. "Kur njerëzit shohin një tavolinë apo zyrë të rrëmujshme, ata e perceptojnë personin si jo social dhe me sjellje të ashpër", thotë Gosling.

Tavolina e rrëmujshme mund të duket jo-estetike për syrin, por kjo nuk do të thotë se personi është me karakter të ngjashëm me tavolinën.

3. Objektet e pazakonta në tavolinë

Njerëzit që e përdorin hapësirën për të vënë në to objekte të ndryshme origjinale, priren të jenë më të hapur, çka nënkupton që i përqafojnë shumë shpejt përvojat dhe idetë e reja. Te tavolina e punës së këtyre personave mund të shihni gjëra që nuk i keni parë diku tjetër.

Kompanitë inovative, si për shembull agjencitë e reklamave dhe të teknologjisë, priren të tërheqin persona krijues dhe i inkurajojnë punonjësit e tyre të shfaqin personalitetin.

4. Mesazhe frymëzuese në tavolinë

Njerëzit që mbajnë pos-tera apo mesazhe frymëzuese në tavolinën e punës, janë zakonisht të paqëndrueshëm për sa u përket lëkundjeve të humorit. Mesazhet frymëzuese janë për ta një formë psikologjike për t'i mbajtur njerëzit bashkë emocionalisht.

Gjithashtu qetësojnë edhe ankthin. Nëse keni në tavolinën tuaj të punës pos-tera, mos u shqetësoni sepse nuk po përcillni mesazhe të gabuara. Personat që i mbajnë ato janë shumë të suksesshëm në vendin e punës dhe vendosin t'i përcjellin vlerat e tyre tek të tjerët.

5. Hapësira mikpritëse në punë

Personat që kanë zyra mikpritëse, ku përfshihen dyert e hapura, karriget e rehatshme dhe gostitë, priren të jenë më të shoqërueshëm. Duke krijuar një hapësirë mirëseardhje, ata u tregojnë të tjerëve se janë më të afrueshëm dhe shpesh kanë më shumë vizitorë se introvertët.

Të qenët i shoqërueshëm i hap rrugë rritjes në detyrë. "Njerëzit duhet të mësojnë ta ushtrojnë këtë metodë, ndonëse nuk do të arrijnë suksesin e atyre që i vjen natyrshëm", thotë Gosling./Mesazhi/

The post Tavolina e punës flet shumë për juve appeared first on Mesazhi.com.

10 “gjurmë” që gjenden patjetër në shtëpinë e një muslimani

Posted: 04 Aug 2017 12:03 PM PDT

Çdo shtëpi ka tiparet e saj. Disa njerëz pëlqejnë të kenë gjithmonë ambientin e pastër dhe të rregullt (dhe investojnë në këtë aspekt), ndërsa ka edhe të tjerë që nuk e kanë dert nëse jetojnë në rrëmujë. Sikur cdo grup shoqëror që ka karakteristikat e veta, edhe muslimanët, si grupi me më së shumti rritje në botë, kanë gjërat e tyre specifike sa i përket shtëpive.

Këto janë 10 “gjurmë” që gjenden patjetër në shtëpinë e një muslimani.

1. Ka një rresht këpucësh në palosura pranë derës së hyrjes.

Patjetër… Muslimanët zakonisht nuk e praktikojnë të qëndrojnë në ambientet e shtëpisë me këpucë, ashtu si nuk e praktojnë këtë kurrë në xhami. Për hirë të së vërtetës, zbathja e këpucëve lidhet në mënyrë direkte me arsye pastërtie.

2. Sixhade… Sixhade në cdo cep 🙂

Janë aq të bukura, por a e dini se janë edhe në modë? E si të mos jenë. Shumëngjyrëshe,  praktike, shtoja faktin se e pastron sa herë të duash, dhe sa herë të vëni kokën në sexhde “përshëndeteni” nga aroma e pastërtisë që buron nga duart e grave sigurisht…

3. Al Jazeera në televizor!

Po, e pranojmë. Eshtë rrjeti më i madh informativ që informon saktë rreth ngjarjeve që i preokupojnë myslimanët, por edhe për ngjarjet në mbarë botën poashtu. Kështu që, lëshoja zërin!

4. Në mure i varur një tekst në arabisht….

Preferojnë ajete të vecanta Kura’ani, apo edhe Hutbenë Lamtumirëse të Profetit Muhamed. Nuk ka shtëpi muslimani ku nuk duket së paku ndonjë shkrim në mure në gjuhën arabe. Së paku një “Bismilah”…!

5. “Allahu Ekber” kur nuk e pret!

Le të mendojnë cfarë të dojnë fqinjët, por kur loja e preferuar e babit përfundon ashtu sic e ka qejf babi, dëgjohet një brohoritje e madhe “Allahu Ekber”. Mos u quditni nëse e dëgjoni nënën të bërtas në kupë të qiellit kur i pranohet vajza në fakultet. E as kur e dëgjoni djalin të bërtas me të madhe kur e kalon testin e arritshmërisë në shkollë. Kanë të drejtë, apo jo???

6. Gjendet një kovë e vogël në banjë…

Secili i ka traditat e veta, por kur vie puna te pastërtia e trupit, për shumicën prej muslimanëve ujin nuk e zëvendësojnë as facoletat, as gellat antibakterial e as ndonjë sapun me aromë… ujë ujë dhe vetëm ujë…

7. Ka Kur’an në cdo raft të shtëpisë.

Mos i pyetni sa shpesh e lexojnë. Eshtë e papërshtatshme kjo pyetje… Por i pranishëm është gjithmonë në raftet e librave, në fakt zë pozicionin kryesor. Sa shumë dëshirë sikur të mos pluhërosej kurrë!

8. Ajo ora që thërret ezanin 5 herë në ditë.

Jo të gjithë kemi fatin të kemi pranë xhami. Ezani në telefon është nganjëherë i papërshtatshëm (mund të gjendeni në toalet apo dicka tjetër). Por ora që thërret ezanin në dhomën e ndejës është detaji që kompleton shtëpinë e një muslimani. Sidomos ezani ikonik i qabesë…

9. Mos gabo të largohesh nga tavolina pa ngrënë shuuuumë!

A e dini se ka familje që e konsiderojnë “fyerje” nëse nuk uleni të hani me ta bukë? Përvec kësaj shërbejnë bukë aq shumë dhe aq shijshëm, saqë dikur nuk ndaleni as vet.

Kjo traditë nuk e dimë ku e ka burimin (Profeti Muhamed a.s ka qenë bujar, por jo idhnak), por ju sigurojmë që nëse nuk uleni të hani sadopak, e keni hidhëruar nikoqirin.

10. Bismilah me zë të lartë, elhamdulilah poashtu!

Mund të ketë një arsye pse ka mbetur zakon që të dëgjohet “bismilahi” edhe pse ajo mund të përshpëritet. Ajo është t’ua kujtosh të tjerëve, se mbase kanë harruar! Edhe elhamdulilah poashtu, e posacërisht kur ushqimi ju ka shijuar aq shumë!

/MESAZHI/

The post 10 “gjurmë” që gjenden patjetër në shtëpinë e një muslimani appeared first on Mesazhi.com.

Si ta largoni thartirën në lukth

Posted: 04 Aug 2017 11:40 AM PDT

Gjetja e shkaktarit të aciditetit është çelësi i shërimit të tij.

Ky acid shkon deri në ezofag dhe shkakton ndezje dhe iritim, gjë që mund të zvogëlojë madhësinë e rajonit të ezofagut. Të ngjirurit e zërit, të kollat, të vjellurat, asma, dhëmbët e prishur janë disa nga simptomat e aciditetit. Nga kjo gjendje rrezikoheni të fitoni kancer në ezofag.

Aciditeti mund të shërohet, ja disa nga ilaçet shtëpiake që mund të ju ndihmojnë në këtë qëllim. Lëng Aloe Vera– Pini të paktën 50 gramë në ditë. Lëng i limonit – Zvogëloni simptomet e aciditetit duke pirë një gotë me lëng të freskët të limonit dhe një gotë uji të ngrohtë, në mëngjes para ngrënies. Sodë e bukës – Është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv.

Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balansojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë.

Humbje e peshës – Kur fitoni peshë, posaqërisht në pjesën e barkut, aftësia e muskulit shtrëngues të ezofagut dobësohet, gjë që e pengon muskulin të pengojë acidet e stomakut të futen në ezofag.

Dhjami i tepërt në stomak mund të shkaktojë shtypje të padëshiruar, gjë që mund të shtyejë acidet të rrjedhin lartë, posaërisht kur jeni të shtrirë. Mund të zvogëloni simptomet e refluksit gastro ezofagial dhe të ulni prodhimin e acideve duke humbur të paktën 10 % të dhjamit tuaj në trup.

Qumësht i ftohtë – Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Bananet – Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak.

Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta./Mesazhi/

The post Si ta largoni thartirën në lukth appeared first on Mesazhi.com.

Vandalizohet gurthemeli i Xhamisë Qendrore, sërish kërcënime ndaj krerëve të vendit

Posted: 04 Aug 2017 11:09 AM PDT

Sot besimtarët musliman në Prishtinë u tronditën nga vandalizimi i gurthemelit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës, ku u gjetën mbishkrime kërcënuese ndaj presidentit të vendit Hashim Thaci, Kryeimamit Naim Tërnava dhe të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në gurthemelin e vandalizuar janë shkruar kërcënime të ngjashme me ato të së hënës, por kësaj radhe është përdhosur pikërisht gurthemeli i xhamisë që pritet të ndërtohet së shpejti.

Mbishkrimet kërcënuese ishin të llojit ” Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu".

Ende nuk dihen autorët e krimit, por ajo që duhet kujtuar është se edhe reagimi ndaj këtij akti qyqar ka qenë nën nivelin e duhur karshi kërcënimeve të ngjashme. /MESAZHI/

The post Vandalizohet gurthemeli i Xhamisë Qendrore, sërish kërcënime ndaj krerëve të vendit appeared first on Mesazhi.com.

Dobitë e lyerjes së syve me kuhl

Posted: 04 Aug 2017 11:00 AM PDT

Sunet i harruar: Lyerja e syve me kohl

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Ju këshilloj për ithmid-in (pigment arab për sytë) para se të flini, sepse ai është kohli më i mirë, i cili ndriçon (forcon) shikimin dhe mbin qerpikët." Ibën Maxheh dhe En Nesaij. Shih "Es Sahihah" (724).

Po ashtu "Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lyente me kohl syrin e djathtë tri herë kurse të majtin dy herë." "Es Sahihah" (633).

Dobi që përfitohen:

Prej udhëzimit profetik është lyerja e syve para fjetjes.

Syri i djathtë lyhet tri herë kurse i majti dy herë, sepse lyerja me kohl që Profeti alejhis selam u bënte syve ishte numër tek.
"Es Sahihah" (2746).

Lejohet për agjëruesin lyerja e syve. Imam Buhariu në "Sahihun" e tij thotë: "Enesi, El Haseni dhe Ibrahimi nuk shihnin ndonjë problem për agjëruesin nga lyrja e syve me kohl."

Po ashtu sytë e banorëve të xhenetit do të jenë të lyer. Transmetohet nga Muadh bin Xhebel radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Banorët e xhenetit do të hyjnë në xhenet të zhveshur, pa mjekra dhe me syte si te lyer (me kohl). Mosha e tyre do të jetë 30 apo 33 vjeç."

Et Tirmidhij 2545. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka konsideruar hasen./Mesazhi/

The post Dobitë e lyerjes së syve me kuhl appeared first on Mesazhi.com.