Mesazhi.com: “Cili është shkaktari kryesor i përhapjes së kancerit në trup” plus 9 more

Mesazhi.com: “Cili është shkaktari kryesor i përhapjes së kancerit në trup” plus 9 more


Cili është shkaktari kryesor i përhapjes së kancerit në trup

Posted: 11 Aug 2017 06:56 PM PDT

Tashmë prej një kohë të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup.

Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.

Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet "iniciuesin" e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.

– Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t'u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri "qetësohuni dhe mos jetoni nën stres", sepse do të kishte e efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë janë ata janë nën stres të madh.

Megjithatë, është me rëndësi se si do t'u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t'ua përkeqësojë sëmundjen – thotë për ABC News Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi.

Siç u konstatua, fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.

– Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t'i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit – thotë dr. Sloun.

Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.

– Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe "vendoset" në organet vitale, siç janë mushkëritë – thotë ajo./Mesazhi/

The post Cili është shkaktari kryesor i përhapjes së kancerit në trup appeared first on Mesazhi.com.

Femrat dinë më mirë se meshkujt të menaxhojnë paratë

Posted: 11 Aug 2017 06:40 PM PDT

Një studim i fundit ka arritur në një rezultat paksa të pabesueshëm. Ka shumë mundësi që këto rezultate t'i shokojnë shumicën e burrave të cilët vazhdimisht akuzojnë gratë e tyre që po shkatërrojnë financat e familjes duke shpenzuar para për të blerë çanta dhe këpucë.

Megjithatë, burrat më në fund duhet të pranojnë që gratë janë më të mira se ata për tu marrë me buxhetin. Studimi ka treguar që gratë i ndjekin me kujdes shpenzimet e tyre dhe kanë me pak mundësi që të marrin borxhe me anë të kredive apo kartave të kreditit.

Është zbuluar gjithashtu se burrat janë më të predispozuar se gratë për të injoruar rritjen e borxheve dhe për të harruar të paguajnë faturat. Studimi ka treguar se gratë ndryshe nga burrat i lajnë borxhet e tyre me ripagime të rregullta. Një zëdhënës nga një faqe interneti mbi menaxhimin e parave tha që këto rezultate të këtij kërkimi i përgënjeshtruan akuzat e zakonshme të burrave që gratë janë të papërgjegjshme me paratë e tyre.

"Për vite me rradhë është menduar që gratë janë ato shpenzueset e mëdha, që i hidhnin paratë e tyre për rroba," – tha ai. "Por mesa duket meshkujt janë ato që kanë probleme me financat e tyre, ndërsa femrat dinë se si të menaxhojnë paratë."/Mesazhi/

The post Femrat dinë më mirë se meshkujt të menaxhojnë paratë appeared first on Mesazhi.com.

“LDK-ja pret që Teuta të reflektojë”

Posted: 11 Aug 2017 06:21 PM PDT

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur bindjen se as pasardhësit biologjikë e askush tjetër nuk mundet ta dëmtojë trashëgiminë historike të Ibrahim Rugovës.

Madje, duke folur në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se LDK-ja e ka të drejtën ekskluzive mbi këtë trashëgimi, sepse Ibrahim Rugova ishte themelues i kësaj partie.

Bajrami ka thënë se nuk do që ta paragjykojë votën e bijës së Ibrahim Rugovës, Teutës, për PAN-in, por ka thënë se në rast të tillë ajo do të ishte kundër frymës rugoviane.

"Pasardhësit e tij biologjik nuk mund ta dëmtojnë trashëgiminë historike. Askush nuk mund ta dëmtojnë trashëgiminë politike e historike të Ibrahim Rugovës. Qytetarët e kanë të qartë se askush nuk mund ta dëmtojë këtë trashëgimi", ka thënë Bajrami.

Deputetja që në mandatin e kaluar ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se presin që Teuta Rugova të reflektojë, sepse vota e saj pro shtyrjes së seancës nuk është ndonjë indikacion i qartë.

"Për ta gjykuar Teutën duhet të presim se si do të sillet ajo kur të vie puna për të votuar kryeparlamentarin. Por nuk ka presion që e justifikon votën e saj kundër partisë, kundër frymës rugoviane, sepse nëse është kundër LDK-së është kundër frymës rugoviane. LDK-ja e ka ekskluzivitetin e trashëgimisë rugoviane", ka thënë Bajrami.

"Në saje të LDK-së ajo është bërë deputete. Kërkoj falje nëse po paragjykojmë sepse ende nuk kemi parë se si do të votojë ajo kur të vjen vendimi për PAN-in, por ne presim që ajo të reflektojë", ka shtuar ajo./Mesazhi/

The post "LDK-ja pret që Teuta të reflektojë" appeared first on Mesazhi.com.

iphone 8, do të lejojë që të çaktivizoni njoftimet me një vështrim

Posted: 11 Aug 2017 05:58 PM PDT

Mes funksioneve të reja të iPhone 8 prej ditësh flitet për teknologjinë Face ID, e cila ka të bëjë me përdorimin e shprehive të fytyrës, në vend të prekjes Touch ID.

Shkencëtari Guilherme Rambo, duke analizuar kodin smart speaker HomePod, ka zbuluar një strategji "AttentionAwarenessObserver", e cila konsiston në çaktivizimin e njoftimeve vetëm me një vështrim.

Duket se iPhone 8 do të jetë në gjendje që të kalojë në heshtje njoftimet sa herë që përdorim smartphone me një shikim, duke na lejuar të vijojmë me atë që kemi në dorë.

Face ID përfaqëson një sistem inovativ autentik të iPhone dhe që pritet të zëvendësojë tradicionalen Touch ID, e cila siç është e njohur nga të gjithë mundëson përdorimin e smartphone nëpërmjet shenjave dixhitale.

Përveçse do zhbllokojë ekranin e smartphone, Face ID e Apple, do të lejojë edhe të bëhen pagesa me Apple Pay dhe të bëhen download aplikimesh në App Store./Mesazhi/

The post iphone 8, do të lejojë që të çaktivizoni njoftimet me një vështrim appeared first on Mesazhi.com.

Studim:Edhe ateistët e kanë të vështirë me u tall me Zotin

Posted: 11 Aug 2017 05:14 PM PDT

Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh iu nënshtruan një eksperimenti që zbuloi se emocionet ishin njësoj të larta kur bëhet fjalë për të sfiduar fuqinë mbinatyrore.

Mendjet dhe zemrat e ateistëve duket se nuk reagojnë njësoj. Ky është konkluzioni i një studimi të i kryer në Finlandë. Zbulohet se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët.

"Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kundrejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagimin e tyre emocional". Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Lindeman. Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Psikologjinë e Religjionit.

Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17 finlandezë të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti.

Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kontroll përmes elektrodave që iu ishin vendosur në dy prej gishtave të tyre.

Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit "Nëse ekziston, Zoti le t'i bëjë prindërit e mi të mbyten". Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. "Është mirë të shkelmosh një kone në surrat". Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit "shpresoj që sot të mos bjerë shi".tiranaobserver.

Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, reagonin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti apo ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive.

Në krahasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë njësoj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raportonin me fjalë.

Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve.

Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan "nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t'i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje", si dhe "uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje".

Rezultati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit.

Për kërkuesit, kjo tregon se "edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t'u tallur me Zotin dhe fuqinë për t'i bërë keq të dashurve të tyre".

"Ka së paku katër shpjegime potenciale për këto gjetje", shkruan Linderman dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplicite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes.

Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për shembull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë apo familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë.

Në fund, kërkuesit vërejnë se "megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndikuar nga besimet e tyre të mëparshme". Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë.

Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem./Mesazhi/

The post Studim:Edhe ateistët e kanë të vështirë me u tall me Zotin appeared first on Mesazhi.com.

Ky është shteti që ka më së tepërmi dembelë

Posted: 11 Aug 2017 02:48 PM PDT

78% e të rriturve që jetojnë në këtë vend ballkanik pretendojnë se nuk merren fare me ushtrime sportive, sipas një sondazhi të fundit, publikuar nga Daily Mail.

_________________________________________________________________________

Një lajm i keq për Bullgarinë: Sapo është zbuluar se vendi më dembel në Evropë.

78% e të rriturve që jetojnë në këtë vend ballkanik pretendojnë se nuk merren fare me ushtrime sportive, sipas një sondazhi të fundit, publikuar nga Daily Mail, përcjellë nga Syri.net.

Por nga ana tjetër e spektrit, vendi i ftohtë Suedia zbulohet se ishte më aktivi.

Nëntë në dhjetë vetë që jetojnë në vendin me aq shumë pyje e frekuentojnë palestrën dhe qëndrojnë aktivë gjatë javës, sipas kërkimeve. Banorët e Mbretërisë së Bashkuar janë në gjysëm të rrugës së renditjes, sipas përgjigjeve që kanë dhënë 28 mijë të rritur në të gjithë vendin. Shqipëria dhe Irlanda renditen afër e afër, tek 34%. /syri.net/

The post Ky është shteti që ka më së tepërmi dembelë appeared first on Mesazhi.com.

Sa ndjekës duhet të keni në Instagram për t’u bërë milioner

Posted: 11 Aug 2017 02:00 PM PDT

Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 mijë deri në 200 mijë mund të fitojnë më shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Në një artikull të fundit të botuar në "The New Yorker" nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi dy prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin "Where's My New Office Now" dhe "Do You Travel", fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9,000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram "Where's My New Office Now" ka rreth 149,000 ndjekës, numër ky që është gjithmonë në rritje.

Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1,500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar. Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në "The New Yorker" në fillim të prillit, llogaria e tyre në Instagram u rrit me 7,000 ndjekës.

The post Sa ndjekës duhet të keni në Instagram për t'u bërë milioner appeared first on Mesazhi.com.

Guardiola arsyeton shpenzimet 400 milionë euroshe të Cityt

Posted: 11 Aug 2017 01:30 PM PDT

Manchester City ka shpenzuar mbi 400 milionë euro rreth transferimeve të lojtarëve.

E gjithë kjo pas ardhjes në krye të shtabit teknik të ekipit Pep Guardiolas.

Ky i fundit ka arsyetuar shpenzimet marramendëse përgjatë një viti të kaluar te Citizens.

"Patëm një prej ekipeve me lojtarët më në moshë në Ligën Premier. Vendosëm t'i japim energji ekipit për pesë apo gjashtë vjetët e ardhshme", ka thënë Guardiola.

"Kemi shpenzuar aq sa ekipet tjera. Do të shohim se çfarë ndodhë në treg deri në fund të gushtit, tha spanjolli.

Ai më tutje pohoi se shpreson që të jetë këtu edhe sezonin e ardhshëm dhe të mos shpenzon siç ka bërë këto dy afate kalimtare verore.

The post Guardiola arsyeton shpenzimet 400 milionë euroshe të Cityt appeared first on Mesazhi.com.

Perez pyet homologun gjerman, Rauball: Sa kushton Dembele?

Posted: 11 Aug 2017 01:08 PM PDT

Ousmane Dembele po kërkohet me ngulm prej gjigantit spanjoll Barcelona.

Sipas radios spanjolle, "RAC 1", shërbimet e mesfushori francez të Borussia Dortmundit po i kërkon edhe Real Madridi.

Madje, presidenti i klubit madrilen Florentino Perez ka pyetur rreth çmimit të reprezentuesit të Francës presidentin e klubit gjerman Reinhard Rauball.

"Para se ta shisni Dembelen na tregoni sa kushto", mësohet ta ketë pyetur Perez homologun Rauball.

Theksojmë se është raportuar se Dortmundi po kërkon hiq më pak se 140 milionë euro ndërsa Barcelona po kërkohet të përforcohet pas largimit të Neymarit dhe lëndimeve të shpeshta të Andres Iniestas.

The post Perez pyet homologun gjerman, Rauball: Sa kushton Dembele? appeared first on Mesazhi.com.

Moti i nxehtë, këshillat e pediatrit për fëmijët e porsalindur

Posted: 11 Aug 2017 01:00 PM PDT

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë ditët e fundit përbëjnë një rrezik të veçantë tek personat me probleme shëndetësore, të moshuarit por edhe tek fëmijët.

Mjeku Pediatër shqiptar Bektash Mandi thotë për Ora News se duhet të tregohet shumë kujdes tek fëmijët e veçanërisht tek ata të sapolindurit nga mosha 0 deri në 6 muaj të cilët nuk duhet të ekspozohen në mënyrë më absolute në diell në këto temperatura.

Por edhe fëmijët pak më të rritur duhet të shmangin orarin 10:00 deri në orën 17:00 të pasdites kur janë dhe rrezet më të rrezikshme.

Mandi: Një i porsalindur nuk duhet të ekspozohet pothuajse fare në diell. Dalja duhet të jetë me karrocë, ose në dorë sipas zgjedhjes së tyre, duhet të jetë i veshur. Melanina që kemi ne në lëkurë është në sasi të vogël dhe fëmija në këtë moshë nuk mund ta përballojë. Duhet shmangur dalja në orët e pikur nga ora 10:00 deri në orën 17:00

Një kujdes i veçantë sipas mjekëve i duhet kushtuar edhe ushqimit ku rekomandohet të konsumohen sa më shumë fruta, perime dhe mbi të gjitha uji pasi si pasojë e humbje së lëngjeve mund të ndodhi edhe  dehidratimi e trupit .

Mandi: Frutat dhe perimet duhet të jenë baza. Duhet të shmangim ushqimet me yndyrë, ëmbëlsirat, pijet me sheqer, pijet me gaz. Të gjitha këto janë faktor që e rëndojnë situatën. Një ujë natyral është i mrekullueshëm.

Nëse këto probleme nuk trajtohen në kohë, atëherë ekziston mundësia që të  bëhen burim sëmundjesh të tjera me pasoja të rënda shëndetësore për fëmijët e vegjël. Një kujdes edhe më i veçantë duhet për fëmijët më sëmundje kronike si asma apo diabeti.

The post Moti i nxehtë, këshillat e pediatrit për fëmijët e porsalindur appeared first on Mesazhi.com.