Mesazhi.com: “Çfarë i ndodh trupit kur ndërpresim konsumimin e bukës?” plus 9 more |
- Çfarë i ndodh trupit kur ndërpresim konsumimin e bukës?
- Si iu përgjigjeni emaileve ka shumë rëndësi
- Pse njerëzit nuk i mbajnë sekretet tona
- United me ofertë të “çmendur” për Gareth Balen
- Pacolli: LDK dhe VV të vendosin për opozitë, apo të përgatiten për qeverisje
- Në zgjedhjet lokale partitë do të garojnë të vetme
- Shpenzimet e skuadrave të Premierligës këtë verë, prinë bindshëm City (Foto)
- Si të lutemi…
- Gjërat që nuk duhet t’i bëni para operacionit
- Punëtorët e ndërtimtarisë në Siri “nxjerrin bukën nga guri”
Çfarë i ndodh trupit kur ndërpresim konsumimin e bukës? Posted: 10 Aug 2017 02:20 PM PDT Fjala është për bukën, artikulli më i përhapur, të cilin njerëzit e adhurojnë, por të cilin më së shpeshti e fshijnë nga menyja, kur vendosin të heqin ndonjë kilogramë. Qoftë ta shmangim apo pa të nuk mund ta paramendojmë ditën, duhet të dimë se si ky artikull ndikon në organizmin tonë, gjegjësisht si ndikon ndërprerja e konsumimit të saj. Buka është burimi më i njohur i karbohidrateve, dhe kur heqim dorë nga ajo, do të kuptojmë se është më vështirë të ngopemi dhe patjetër duhet të rritet konsumimi i ndonjë burimi tjetër të energjisë. Atëherë natyrisht vjen deri te rritja e futjes së fibrave në organizëm, që është pozitive, edhe atë nëpërmes të artikujve siç janë p. sh. fasulja apo drithërat integrale. Duke marrë parasysh se buka është një nga artikujt e cila e rrit shumë shpejtë nivelin e sheqerit në organizëm, do t'ju mungojë shumë disa ditë të para, por, të jeni të sigurt se do të adaptoheni në ndërrime. Vetëm duhet të jeni të vendosur dhe të mos lëshoni pe 8-12 ditët e para, sa zakonisht zgjatë koha e adaptimeve të tilla. Gjithashtu, në këto situata trupi do të detyrohet të përdorë më tepër rezervat e veta të glycogenëve, që është në lidhje të drejtpërdrejtë me qitjen e shpeshtë të ujit nga organizmi./Mesazhi/ The post Çfarë i ndodh trupit kur ndërpresim konsumimin e bukës? appeared first on Mesazhi.com. |
Si iu përgjigjeni emaileve ka shumë rëndësi Posted: 10 Aug 2017 01:40 PM PDT Rezultatet nga një studim i ri do të sfidojnë atë që mendoni se e dini rreth emailit.Nga përgjigja e një emaili menjëherë në injorimin e tij, të gjithë kanë mënyrat e veta të trajtimit të emailit. Një sondazh i fundit nga kompania e zgjidhjeve rreth emaileve Timyo zbuloi besimet dhe shprehitë e zakonshme të njerëzve kur është fjala tek emaili. Duke pyetur më shumë se 500 punonjës me orar të plotë rreth emailit, sondazhi zbuloi informacione befasuese se sa shumë kohë kalojnë njerëzit në email, sa shpejt përgjigjen, sa shpesh përdorin telefonin e tyre për email dhe më shumë. Për shumë njerëz, kur ata pranojnë një email, ata kanë dëshirë të përgjigjen brenda një ore, me 49 përqind të atyre të anketuar thanë se është normë për ta. Të tjerët kanë qasje ndryshe, 26 përqind thanë se përgjigjen vetëm kur është e përshtatshme për ta. Dhe nëse dëshironi të zini dikë në kohën e duhur, është më mirë të dërgoni ato emaile në mëngjes. Një çerek i pjesëmarrësve thanë se kontrollojnë emailin në mes orës 5 deri në 9 të mëngjesit, dhe një tjetër 20 përqind në mes 9-12 pasdite.Për të mësuar më shumë rreth shprehive të emaileve, shikoni këto shtatë zbulime nga sondazhi. Shumica e njerëzve kalojnë një orë ose më pak në email çdo ditë ''Përderisa emaili duket se merr shumicën e ditës tuaj, del se kjo nuk është çështja për shumicën e punonjësve. Sipas sondazhit, 35 përqind e pjesëmarrësve thanë se kalojnë një orë ose më pak në emailin e tyre çdo ditë. Një tjetër 30 përqind tha se kalojnë një deri në dy orë. Vetëm 1.6 përqind e pranuan se kalojnë gjashtë ose më shumë orë në email çdo ditë. Shumicën e emaileve që njerëzit i dërgojnë nuk janë urgjente Shumica e njerëzve nuk dërgojnë emaile urgjente të cilat kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se më pak se 10 përqind të emaileve që ata i pranojnë kërkojnë përgjigje të menjëhershme. Kjo reflektohet edhe kur ata kërkojnë një nder. Pothuajse një e treta e pjesëmarrësve të sondazhit thanë se 10 përqind ose më pak e emaileve që ata pranojnë kërkojnë përgjigje. Një tjetër 23 përqind tha se më pak se 20 përqind e emaileve që pranojnë kanë nevojë për përgjigje. Shumica e njerëzve përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili Njerëzit mund të mos kalojnë shumë kohë në emailin e tyre, por kur përgjigjen, e bëjnë atë në një kohë të shpejtë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të anketuar thanë se përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili. Mirëpo, 26 përqind thanë se përgjigjen kurdo që është e përshtatshme për ta. Njerëzit preferojnë të përdorin kompjuterët e tyre për emaile në vend të telefonit Krijimi i një emaili profesional në telefonin tuaj mund të jetë i vështirë, pra nuk është befasi se shumica preferojnë të përdorin kompjuterin. 42 përqind të anketuarve thanë se menaxhojnë 20 përqind ose më pak të emaileve të tyre në telefonin e tyre. Mirëpo, 13 përqind e pranuan se iu përgjigjen 81 deri 100 përqind të emaileve të tyre përmes telefonit. Është në rregull të dërgoni emaile në mbrëmje ose gjatë fundjavës Shpesh, dërgimi i një emaili të punës jashtë zyrës mund të duket i çuditshëm apo jo-profesional. Mirëpo, kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj. Shumica e njerëzve (66 përqind ) thanë se nuk mendojnë se është joprofesionale të dërgojnë emaile vonë në mbrëmje ose gjatë fundjavës. Njerëzit dëshirojnë mesazhe cilësore, jo vetëm një përgjigje të shpejtë Përderisa prisni që dikush të ju përgjigjet emaileve tuaja mund të jetë pak streusese, do të ishte dëshpërim nëse do të pranonit një përgjigje e cila nuk do të ishte e dobishme. Shumica e pjesëmarrësve (63 përqind) thanë se preferojnë një përgjigje cilësore, edhe nëse do të thotë kohë më e ngadalshme e përgjigjes, në vend të një përgjigje të shpejtë të padobishme. Përgjigja e dikujt ndaj emailit është tregues i mirë i performancës së tij Del se, njerëzit mund të përdorin protokollin tuaj të emailit për të gjykuar performancën tuaj në punë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se përgjigja e dikujt ndaj emailit tregon mirë performancën e tij. (Rose Leadem/ Entrepreuner)/Mesazhi/ The post Si iu përgjigjeni emaileve ka shumë rëndësi appeared first on Mesazhi.com. |
Pse njerëzit nuk i mbajnë sekretet tona Posted: 10 Aug 2017 01:00 PM PDT Është e kuptueshme që armiqtë e tu do t'ia tregojnë sekretet e tua të gjithëve nëse i dinë ato për të të dëmtuar. Por, ka disa njerëz që bëjnë të njëjtën gjë edhe pse të duan. Dhe arsyeja te këta është shumë e ndryshme nga ndjenjat e urrejtjes që kishin armiqtë e tu. Në fakt arsyeja qëndron në të kundërtën e kësaj. Nxjerrja e sekreteve që duhen fshehur në këtë rast ndodh për një arsye shumë të thjeshtë. Diku një pjesë në trurin e këtyre njerëzve që është përgjegjëse për komunikimin, këta persona e kanë më të madhe se madhësinë normale. Prandaj këta njerëz kanë një nevojë shumë të fortë për të komunikuar dhe për të ndarë sekretet e tyre me të tjerët.Dhe kjo është e gjitha.Nëse këta njerëz dinë diçka që ti dëshiron ta mbash të fshehtë nga të gjithë, ata do përpiqen që ta mbajnë sekretin. Por, sa më shumë që ata do ta frenojnë veten për ta ndarë atë sekret me të tjerët, aq më të obsesionuar do të bëhen ata me atë ide. Ti për të mirën tënde mund t'i identifikosh këta njerëz duke vënë re gjestet e tyre. P.sh nëse ata ndajnë me ty edhe mendimet e tyre më private, nëse të tregojnë eksperiencat e tyre më të thella, nëse nuk mund të shkojnë as në një dyqan aty afër pa të kërkuar të shkosh t'i shoqërosh, etj. Nëse i vëren këto, atëherë të jesh i sigurtë që ky person ka një nevojë shumë të fortë komunikimi dhe për të ndarë çdo gjë që di me të tjerët. Prandaj ky person nuk mund t'i mbajë të fshehta sekretet e tua edhe po të doje ti mbaje.Çdo njeri ka nevojë t'i tregojë dikujt sekretet e tij. Çdo njeri dëshiron të ndajë mendimet dhe eksperiencat e tij private me personat që i ndjen të afërt dhe të besueshëm. Por, për disa të tjerë historia ndryshon. Sepse ata kanë nevojë të tregojnë çdo gjë që dinë, me të gjithë. Dhe ndonjëherë kjo gjë mund të bëhet shumë e rrezikshme. Pra mbani një sy hapur gjithmonë./Mesazhi/ The post Pse njerëzit nuk i mbajnë sekretet tona appeared first on Mesazhi.com. |
United me ofertë të “çmendur” për Gareth Balen Posted: 10 Aug 2017 12:51 PM PDT Manchester United nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për Gareth Bale.Anësori uellsian është rrugës për t'u rikthyer në Premierligë, ku kërkohet nga Manchester United. 'The Sun' shkruan se 'Djajtë e Kuq' do t'i ofrojnë deri në 110 milionë euro Real Madridin për Balen, 10 milionë më shumë se sa mbretërit i paguan Tottenhamit për kartonin e tij në vitin 2013.Me një transferim 110 milionësh te Unitedi, Bale bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori. The post United me ofertë të "çmendur" për Gareth Balen appeared first on Mesazhi.com. |
Pacolli: LDK dhe VV të vendosin për opozitë, apo të përgatiten për qeverisje Posted: 10 Aug 2017 12:44 PM PDT Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij për ultimatumin 10 ditësh ndaj dy partive parlamentare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. "Unë jam në koalicion ku jam dhe aty veproj. Kam një kontratë me këtë koalicion, kemi një marrëveshje dhe jam duke respektuar në përpikëri këtë marrëveshje. Mirëpo, derisa të heshtim në këtë mënyrë komplikohet situata dhe bëhet e paqartë. Mua s'më pëlqejnë paqartësitë dhe nuk më konvenojnë", thotë Pacolli për Indeksonline. Më tej, presidenti i AKR-së ka treguar edhe rreth kërkesës që ia ka bërë partisë së Isa Mustafës dhe Visar Ymerit. Sipas tij, këto dy subjekte duhet të jenë më koncize sa i përket pozicionimit për të ardhmen. "Deri tash nuk ka komunikim midis këtyre dy partive. I kam ftu liderët e tyre dhe të vendosin të rrinë në opozitë apo të përgatiten për një qeverisje ndryshe, kjo më intereson dhe mos të improvizohen gjërat", është shprehur ai. Ndërsa, lidhur me raportimet e disa mediave rreth ndarjes së posteve ministrore për partinë e Pacollit, ky i fundit thotë se s'ka diçka korrekte në këtë drejtim. "Harroje… Po them sinqerisht se s'ka asnjë diskutim rreth ndonjë kërkese. Nuk ka qenë temë e diskutimit me z.Haradinaj dje në shtëpinë time", ka thënë ai, duke shtuar se e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit eventual me PAN-in. "Nuk e kam thënë, por nuk dua ta paragjykojë rrugëtimin tim. Por, unë tani veproj në kuadër të një koalicioni dhe qëndrimi im aty është shumë i përgjegjshëm. Konsideroj se partneri i koalicionit duhet ta kuptojë se unë nuk jam një njeri që don të përfitojë prej kohës së humbur. Sendet duhet me u rendit njëra pas tjetrës, ashtu siç duhet me u rendit i dy partive të cilat kanë mbet në opozitë. Duhet t'ia nisin të bisedojnë dhe t'i shikojnë a janë numrat dhe mbas asaj ta nisin harmonizimin e programit", ka thënë ai. The post Pacolli: LDK dhe VV të vendosin për opozitë, apo të përgatiten për qeverisje appeared first on Mesazhi.com. |
Në zgjedhjet lokale partitë do të garojnë të vetme Posted: 10 Aug 2017 12:41 PM PDT Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, shumë parti politike lidhën koalicione. Por për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor, ato do të garojnë të vetme. Afati ligjor tashmë ka kaluar. Të gjitha partitë e mëdha parlamentare dhe shumica e atyre joparlamentare, do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë. Kjo konfirmohet për RTK-në edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata deklarojnë se afati ligjor i lidhjes së koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale ka përfunduar javë më parë.Nga 58 subjekte politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet lokale, koalicion kanë lidhur vetëm tri parti të komuniteteve jo serbe. Ato janë Vakat, Unitet dhe Zajedno za Gora. Por, nëse ky afat ligjor për lidhje koalicionesh qëllimshëm nuk është respektuar nga subjektet politike, është një afat tjetër ligjor që ato patjetër duhet ta respektojnë, e që ka të bëjë me një çështje tjetër. Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se ky institucion është në përgatitje e sipër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që do të mbahen në 38 komuna të Kosovës dhe në mbarë territorin e Republikës. The post Në zgjedhjet lokale partitë do të garojnë të vetme appeared first on Mesazhi.com. |
Shpenzimet e skuadrave të Premierligës këtë verë, prinë bindshëm City (Foto) Posted: 10 Aug 2017 12:38 PM PDT Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë verë në transferimin e futbollistëve në Premierligë. Duket se Pep Guardiola kërkon doemos të mos i përsëritet një tjetër sezon e dështuar në Premierligë.Kjo ka bërë që strategu spanjoll dhe zyrtarët e klubit të tij, të mos kursejnë duke shpenzuar 240 milionë euro për sjelljen e emrave të rinj në 'Etihad’. Pas tyre vjen Manchester United me 164 milionë euro, ndërsa Chelsea me 140 milionë euro në vendin e tretë.Evertoni është në vendin e katërt me 98 milionë euro, duke lënë pas Leicesterin, Watfordin, Arsenalin e Liverpoolin.Skuadrat e vetme që nuk kanë shpenzuar janë Stoke City dhe Tottenham Hotspur. The post Shpenzimet e skuadrave të Premierligës këtë verë, prinë bindshëm City (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 10 Aug 2017 12:20 PM PDT Lutja drejtuar Zotit të Madhëruar është një adhurim mbushur plot mistere, i fshehtë dhe i shenjtë. Ajo është sjellja më e sinqertë e adhuruesit. Është gjendja ku njeriu i drejtohet dhe kërkon diçka nga Zoti i tij me çiltërsi dhe sinqeritet. Në ajete si "Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, thuaju se Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më lutet.'(Bekare 2/186), "Lutmuni Mua se do t'ju përgjigjem!"(Gafir /60), "Zoti im nuk do t'ju përfillte sikur të mos ishte lutja juaj."(Furkan /77) tregohet qartë rëndësia e lutjes. Edhe i Dërguari i Zotit (s.a.s) i ka këshilluar shokët dhe të afërmit e tij të luten, dhe vetë nuk ka pushuar së luturi Zotit përgjatë gjithë jetës së tij. Lutja e përshkruar dhe treguar me kaq madhështi zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e besimtarit. Një njeri i cili ngre duart lart i drejtohet Zotit kështu: "Të gjitha shkaqet kanë heshtur. Asnjë ngjarje nuk mund të ndikojë në rrjedhën e natyrës dhe askush nuk mund të më zgjasë dorën dhe të zgjidhë hallet e mia. Unë i ngrita duart dhe po i lutem Atij, Më të madhëruarit, Atij që vazhdimisht zërin ma dëgjon, frymëmarrjen ma ndjen, Ai i cili më thotë se është më afër se damari im i qafës, më premton se do t'i përgjigjet lutjes sime, mbajtësit të premtimeve, Atij i cili nuk më thotë se nuk kam fuqi të plotësoj lutjen tënde dhe të mbaj fjalën e dhënë." Me anë të lutjes njeriu i drejtohet Zotit me ndjenjën e mallit. Ne mund të jemi larg Tij, ashtu siç jemi larg diellit. Por Ai, ashtu siç bën Dielli me anë të rrezeve të ngrohta, përkëdhel gjithnjë kokën tonë, është prezent në çdo gjendje tonën dhe nuk kthen asnjëherë duarbosh zemrën që i lutet. Ai është i mëshirshëm me robin e tij më shumë se ç'është nëna dhe babai me fëmijën e vet. Profeti i nderuar ia tregon shokëve këtë të vërtetë me anë të një tabloje: Një grua e cila kërkonte fëmijën e saj mes robërve pas mbarimit të luftës, vraponte sa majtas djathtas, here vraponte e here ndalej, përqafonte çdo fëmijë që i dukej si fëmija i saj. Kur e shihte se nuk është fëmija i saj, e linte dhe vazhdonte kërkimin. Më në fund arriti ta gjente, e përqafoi fort dhe i mori erë. Dhe pikërisht në këtë moment Profeti i Allahut (xh.sh) u tregon këtë tablo shokëve dhe i pyet: "A e shihni këtë nënë? A mund ta hedh në zjarr fëmijën e saj që e ka strukur fort në gji?", "Jo,kurrsesi, nuk mund ta hedhë.", u përgjigjën sahabët. Pas kësaj përgjigjeje Profeti iu drejtua shokëve me këta fjalë: "Zoti është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij sesa kjo nënë." Si të lutesh? Përsa i përket mënyrës sesi t'i lutemi Zotit, mund të themi se pikë së pari kur i lutemi Zotit duhet të besojmë sinqerisht se Ai do të na e pranojë lutjen. Asnjëherë nuk duhet të lutemi me mendimin se edhe po nuk u pranua, gjithsesi nuk prish punë, apo t'i lutemi Zotit sikur po testojmë fuqinë e Tij në ka apo nuk ka mundësi të na i pranojë lutjet. Para dhe gjatë lutjes duhet besuar realisht se Allahu është i Plotfuqishëm dhe ka fuqinë të realizojë çdo gjë. Nëse Ai dëshiron, mund ta bëjë të varfrin mbret për një çast të vetëm. Prandaj le të punojmë shumë për pranimin e lutjes dhe le të kërkojmë nga Zoti arritjen e objektivave më të larta, p.sh., në vend të parajsës duhet të kërkohet Firdeusi. Ja pra, kështu na ka mësuar të lutemi Profeti ynë i nderuar. Së dyti, lutjet duhen drejtuar me mendimin se Zoti plotëson dëshirat dhe kërkesat tona, duke pranuar kështu fuqinë dhe forcën e Tij të pafund. Përsëri ne e dimë se Ai mundet dhe ka fuqinë e krijimit të një bote tjetër siç është parajsa dhe prandaj kërkojmë nga Ai Xhenetin. Kjo nuk është vetëm lutje apo pasqyrim i gjendjes sonë, por është një lloj peticioni i thellë në të cilin shprehim të gjitha cilësitë e madhëruara dhe emrat e Tij të bukur. Një lutje e tillë është një adhurim i pastër dhe asnjëherë nuk refuzohet. Krahas kësaj kur lutemi nuk duhet të neglizhojmë, por të lutemi me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri. A i keni pare lypësit para dyerve të xhamive, nganjëherë thonë fjalë të tilla dhe kërkojnë diçka me aq shpirt, saqë ty nuk të bëhet të ikësh pa u dhënë diçka. Ja pra, dhe ne duhet t'i lutemi Zotit në atë mënyrë nëse duam të na mbështjellë me mëshirën e Tij. Disa njerëz kanë shpëtuar nga këta lutje të përzemërta dhe të sinqerta. P.sh., njeriu mund të lutet kështu: "O Zot! Unë e njoh veten time, me veprat që kam bërë e kam të vështirë të futem në parajsë, por nëse Ti e urdhëron diçka të tillë, atëherë edhe mundem. Edhe nëse më shpie në zjarrin Tënd, do t'u flas për Ty njerëzve aty." Ndërsa një tjetër lutet kështu: "O Zot! Unë e njoh veten time, por të njoh dhe Ty; mua nuk më shkojnë këta mëkate, po Ty me të vërtetë që të takon falja." Fjalë të tilla të përzemërta sjellin mëshirën e Zotit dhe Ai bën atë që i shkon madhështisë së Tij, dhe i bën lutjet e tyre një mjet për faljen e mëkateve. Njeriu duhet të shkrihet në atmosferën e lutjes dhe asnjëherë nuk duhet të lodhuri nga lutja. Zoti padyshim që e dëgjon zërin e njeriut por nganjëherë njeriu kërkon gjënë e gabuar dhe Zoti i jep atë që është më e mirë për të. Siç e thotë dhe një dijetar i njohur, robi i kërkon Zotit një djalë, dhe Zoti i jep atij një vajzë si Merjemja e nderuar, e cila do të jetë më e mirë për të./Mesazhi/ The post Si të lutemi… appeared first on Mesazhi.com. |
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para operacionit Posted: 10 Aug 2017 11:00 AM PDT Përpara se të futemi në sallën e operimit, përveç se mendojmë gjëra të ndryshme, kryejmë edhe disa veprime të cilat nuk mendojmë se mund të kenë pasoja. Mjekët këshillojnë se janë disa gjëra që duhet të shmangen përpara kryerjes së një operacioni. Më poshtë mund të zbuloni se cilat janë këto veprime të ndaluara. Depilimi Gjatë depilimit ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe në këtë mënyrë mund të prishen 'barrierat' e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu. Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni kufizimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit. Ushqime dhe ilaçe Është e nevojshme ta informoni mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil, etj, sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t'u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni. Bërja e manikyrit Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale përdoren sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere. Pirja e duhanit Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t'u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion./Mesazhi/ The post Gjërat që nuk duhet t'i bëni para operacionit appeared first on Mesazhi.com. |
Punëtorët e ndërtimtarisë në Siri “nxjerrin bukën nga guri” Posted: 10 Aug 2017 10:57 AM PDT Në qarkun Idlib të Sirisë, për shkak se gjendja e luftës ka rritur çmimet e materialeve, në ndërtime po përdoren shkëmbinjtë e gdhendur nga duart e punëtorëve. Në këtë vend ku lufta e brendshme po vazhdon për më shumë se gjashtë vite, mungesa e materialeve të ndërtimit si çimentoja, hekuri e tullat ka shkaktuar ngritjen e çmimeve. Punonjësit e guroreve, në temperatura deri në 45 gradë celsius i gdhendin shkëmbinjtë e mëdha me forcën e duarve dhe përpiqen të përfitojnë materiale ndërtimore. Pas gdhendjes, shkëmbinjtë me një mjeshtëri i shndërrojnë në gjendje që të përdoren në ndërtimin e shtëpive. Hyner Mansur i cili bën gdhendjen e shkëmbinjve në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) thotë se "Në temperatura të paktën 45 gradë celsius, jemi të detyruar të punojmë edhe në kohën kur është më nxehtë. Ne duhet ta bëjmë këtë për të çuar bukë në shtëpitë tona". Duke treguar vështirësitë e punës në gurore, Mansur thotë se "Ne përpiqemi që t'i thyejmë gurët e fortë të basaltit. Përdorim mjete shumë primitive. Ndërkaq për shkëmbinjtë e mëdhenj përdorim eksplozivë". Mansur thotë se ndalja e sulmeve në masë të madhe kohët e fundit ka rritur për 70 për qind punën e tyre. Një shtëpi guri prej 100 metër katrorë e cila ndërtohet me mundime të mëdha shitet për 4 mijë dollarë, kurse shtëpitë me veçori të njëjta nga tullat shiten për 6 mijë dollarë. Shtëpitë prej guri janë më të forta dhe për shkak se nuk përfshijnë kimikale janë më të shëndetshme. Këto shtëpi gjatë verës janë të freskëta, kurse gjatë dimrit të ngrohta. The post Punëtorët e ndërtimtarisë në Siri "nxjerrin bukën nga guri" appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |