Mesazhi.com: “Çfarë duhet bërë nëse frikësohemi në gjumë?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë duhet bërë nëse frikësohemi në gjumë?” plus 9 more


Çfarë duhet bërë nëse frikësohemi në gjumë?

Posted: 08 Aug 2017 02:20 PM PDT

Erdhi një burrë tek Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe iu ankua për disa gjëra të tmerrshme që i shikonte në ëndërr, dhe ai i tha: Kur të shkosh në shtratin tënd thuaj: 'Eudhu bi kelimatil lahit taammeh, min ghadabihi ue ikabih, ue min sherri ibadih, ue min hemezatish shejatin, ue en jahdurun'.

(Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të Allahut, nga zemërimi i Tij, dhe dënimi i Tij, dhe nga e keqja e robërve të Tij, dhe nga cytjet e shejtanëve dhe të kërkoj që ata të mos më afrohen") Sahiha: 264/Mesazhi/

The post Çfarë duhet bërë nëse frikësohemi në gjumë? appeared first on Mesazhi.com.

Efektet e përdorimit të hithrave

Posted: 08 Aug 2017 01:40 PM PDT

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt.Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë./Mesazhi/

The post Efektet e përdorimit të hithrave appeared first on Mesazhi.com.

Ari mund të përdoret në luftën kundër kancerit të mushkërive

Posted: 08 Aug 2017 01:00 PM PDT

Shtresa të vogla të arit mund të përdoren në luftën kundër kancerit, ka sugjeruar një studim i fundit.

Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë ardhur në përfundim se metali i çmuar ka rritur efikasitetin e barnave që përdoren për trajtimin e qelizave të kancerit të mushkërive.Studimi i udhëhequr nga Dr. Asier Unciti-Broceta, ka zbuluar se ari ka aftësinë për të vepruar si katalizator për kimioterapinë.

"Shumica e pronave të arit janë shumë të njohura. Ne kemi përdorur ari për mijëra vjet, sepse është i sigurtë, por edhe për nga ana estetike, ai përdoret për restaurimin e dhëmbëve", ka thënë ai.

"Ari në vetvete nuk u bën asgjë qelizave, prandaj një implant mund të vendoset në tumorin e trurit dhe aty ai nuk do të bëjë asgjë, por ne kemi hartuar pararendës të cilat brenda paisjes do të bëhen ilaqe. Përparësia e madhe është se të gjitha organet e shëndetshme nuk do të ndikohen nga kimioterapia", ka shtuar ai.

Dr. Unciti-Broceta ka shtuar se ende nuk dihet se sa kohë i duhen studimit për të filluar aplikimin e kësaj lloj terapie."Nëse do të marrim mbështetjen e ndonjë kompanie farmaceutike, në do të mund ta sjellnin atë në treg për së pagu 12 vite", ka shtuar ai./Mesazhi/

The post Ari mund të përdoret në luftën kundër kancerit të mushkërive appeared first on Mesazhi.com.

Detyrat e muslimanit ndaj jomuslimanit

Posted: 08 Aug 2017 12:20 PM PDT

Muslimani duhet ta ftojë jomuslimanin të besojë Allahun. Ai duhet të përpiqet sa të mundet ti tregojë realitetin e fesë islame sipas njohurive që zotëron sepse një vepër e tillë konsiderohet si bamirësia më e lartë.

Thirrja për tek Allahu është bamirësia më e madhe që muslimani i dhuron bashkëatdhetarit të tij apo dikujt me të cilin takohet qoftë Jehudi, i krishterë apo idhujtar. Profeti ynë Muhamed ka thënë: Kush fton tek një vepër e mirë shpërblehet njëjtë si vepruesi i saj.

Kur dërgoi Aliun në Hajber e porositi që së pari ti ftojë Jehudët në fenë Islame duke i thënë: Pasha Allahu sikur Allahu nëpërmjet teje të udhëzojë qoftë edhe një person të vetëm kjo do të ishte më mirë për ty sesa devetë e kuqe.

Gjithashtu ka thënë: Cilido që udhëzon në një vepër të mirë do të shpërblehet po aq sa do të shpërblehen ndjekësit e tij  duke mos i pakësuar asgjë shpërblimit të tyre.

Ftesa e jomulimanit për tek Allahu, njoftimi i tij me fenë islame dhe këshilla për të qenë musliman i mirë është padyshim më e rëndësishmja e të rëndësishmeve dhe vepra më e mirë me të cilën afrohemi tek Allahu.

Muslimani kurrësesi nuk duhet ti bëjë padrejtësi jomuslimanit. Nuk duhet ta cënojë fizikish, as në pasuri e as në nder. Ai duhet ti japë atë që i takon çdo jomuslimani, qoftë ky jomusliman jehudi a i krishterë që jeton në vendet islame, person viziton vendet islame me leje apo jomusliman që qëndron në vendet islame me marrëveshje.

Muslimani nuk duhet ta cënojë jomuslimanin në pasuri duke e vjedhur, mashtruar apo me pabesi. Ai nuk duhet ta cënojë fizikisht duke e rrahur apo duke e vrarë, përderisa ky jomusliman jeton mes mulimanëve me detyrime të caktuara apo është person garantuar. Pra jomuslimani në këto raste është i paprekshëm.

Muslimani bashkëpunon me jomuslimanin në shitblerje, tregëti apo të tjera marëdhënie të ngjashme. Përcillet saktësisht se i Dërguari i Allahut ka blerë prej mohuesëve, adhuruesve të idhujve dhe prej jehudëve. Madje i Dërguari i Allahut vdiq dhe mburoja e tij kish mbetur peng tek një jehudi për një masë ushqimesh për familjen e tij.

Në lidhje me dhënien e selamit, muslimani nuk duhet të përshëndesë i pari por duhet ta kthejë përshëndetjen. I Dërguari i Allahut ka thënë: Mos i përshëndetni ju të parët Jehudët dhe të krishterët. Kur tu përshëndesin Ithtarët e Librit ju kthejani duke thënë: Gjithashtu dhe mbi ju. Muslimani pra nuk duhet të përshëndesë i pari një jobesimtar mirëpo nëse një Jehudi, një i krishterë apo dikush tjetër e përshëndet duhet ti përgjigjet duke thënë: Gjithashtu edhe mbi ju.

Fqinjësia e mirë. muslimani duhet të sillet mirë me fqinjin e tij jomusliman e të mos i shkaktojë atij asnjë mundim. Nëse fqinji i tij jomusliman është i varfër duhet ta ndihmojë ti dhurojë ç`të mundet dhe ta këshillojë atë për gjëra që janë në dobi të tij. Një sjellje e tillë mund të bëhet shkak që ai të pranojë fenë islame.

Fqinji ka të drejta mbi fqinjin e tij. i Dërguari i Allahut ka thënë: Xhibrili më porosiste vazhdimisht për fqinjin aq sa mendova se do ta bëjë pjestarë në trashëgimi. Ky hadith gjendet në dy sahihet, Buhari dhe Muslim. Kur një fqinj është jobesimtar meriton kundrejt muslimanit të drejtën e fqinjësisë dhe kur fqinji është jobesimtar dhe njëkohësisht një prej të afërmëve të muslimanit meriton dy herë; të drejtën e fqinjësisë dhe të drejtë e farefisit.

Një musliman fqinjit të tij jomusliman mund ti japë të holla dhe lëmoshë me kusht që të mos jenë pjesë e zekatit nëse fqinji i tij jobesimtar është i varfër. Allahu i madhërishëm thotë: Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Surja Mumtehineh: 8.

Me hadith të saktë përcillet se Esma e bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, tregon se e ëma e saj e cila ishte idhujtare erdhi ti kërkojë ndihmë në kohën që i Dërguari i Allahut kishte bërë marrëveshje paqeje me banorët e Mekës. Esma me këtë rast i kërkoi leje të Dërguarit të Allahu që ta ndihmonte.  I dërguari i Allahut i tha: Po, ndihmoje!

Përsa i përket festave të jobesimtarëve, muslimani nuk duhet të marrë pjesë në to. Ndërsa në raste fatkeqësish mund ti ngushëllojë duke i thënë: Allahu u dhëntë forcë në këtë fatkeqësi, e u dhëntë të mira pas saj e të tjera fjalë të mira ngushëlluese. Por nuk duhet të thotë Allahu e faltë apo Allahu e mëshiroftë nëse i vdekuri është jomusliman. Këto lutje nuk bëhen për një të vekur jobesimtar por lutet për atë që është gjallë që Allahu ta udhëzojë e ti sjellë të mira apo fjalë të tilla të  bukura.Dijetari i nderuar Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë)Përktheu: Arjan Haskasa./Mesazhi/

The post Detyrat e muslimanit ndaj jomuslimanit appeared first on Mesazhi.com.

Vetmia dhe izolimi kanë një efekt të madh në shëndetin e njeriut

Posted: 08 Aug 2017 11:40 AM PDT

Amerikanët dhe disa popuj tjetë në botë janë duke u bërë gjithnjë e më të izoluar dhe ekspertët e shëndeti publik janë duke u shqetësuar në lidhje më këtë fakt.Në Shtetet e Bashkuara, rreth një e katërta e popullsisë jeton vetëm. Normat e martesës dhe numri i fëmijëvë në SHBA janë duke rënë ndjeshëshëm.

Studimet e fundit të publikuara në Konventën e 125-të të Shoqatës së Psikologjiksë kanë vënë në dukje lidhjen mes vetmisë dhe vdekjes së parakohshme. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang, ka dhënë detaje në lidhje me jetën sociale dhe shëndetin.

Studiuesja tha se njerëzit që janë të shoqërueshëm kanë një rrezik 50 % më të vogël të vdekjes së parakohshme, sesa ata që jetonë vetëm. Sipas saj, vetmia dhe izolimi kanë një efekt të madh në shëndetin e njeriut dhe mund të sjellin vdekjen e parakohshme.

Studiuesit theksuan se ndikimi është i ngjajshëm me efektin eobezitetit që ka mbi normat e vdekshmërisë./Mesazhi/

The post Vetmia dhe izolimi kanë një efekt të madh në shëndetin e njeriut appeared first on Mesazhi.com.

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Manchester United

Posted: 08 Aug 2017 11:02 AM PDT

Real Madrid dhe Manchester United me fillim nga ora 20:45, do të "luftojnë" për Superkupën e Evropës.

Është qyteti i Shkupit që mirëpret gjigantët e futbollit evropian dhe botëror.Të dy trajnerët, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho, kanë bërë zyrtare formacionet me të cilat do të fillojnë ndeshjen.

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Manchester UnitedReal Madrid: Keylor; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Bale, Benzema.

Man Utd:

The post Formacionet zyrtare: Real Madrid – Manchester United appeared first on Mesazhi.com.

Mos e pastroni banjën më shumë se 10 minuta

Posted: 08 Aug 2017 11:00 AM PDT

Për t'jua bërë më të lehtë këtë punë shtëpiake, po ju sjellim pesë truqe të thjeshta për pastrimin e banjës, të cilat çdo ditë mund t'i bëni për vetëm pak minuta.

 Lavamani i pastër

Lavamani i pastër është sikur të rregulloni krevatin në dhomën e gjumit. Prandaj pastrimi i lavamanit duhet të jetë shprehia më e rëndësishme në banjë. E gjitha që duhet të bëni është që pas përdorimit ta fshini me leckë sipërfaqen e lagësht.

Çdo gjë në vendin e vet

Nëse në banjë keni vendosur preparate të shumta kozmetike, e vetmja gjë që duhet të bëni është që t'i sistemoni mirë. Gjëja më e thjeshtë është që të blini një shportë apo një tabaka me zbukurime, ku do t'i vendosni gjërat pas përdorimit.

Pasi të bëni dush

Pas dushit, nëpër pllaka apo në vaskë ose në kabinën e dushit mbeten qelizat e vdekura të lëkurës suaj, ndotjet, mbetjet e sapunit etj. Jo vetëm që do të duket gjë shumë e shëmtuar, por do të jetë edhe bazë e shumëzimit të baktereve. Prandaj, është mirë që të blini fshesë për xhama dhe t'i pastroni sipërfaqet pas të bëni dush.

Pastrimi menjëherë pas ndotjes

Pastrimi është shprehia më e mirë për tërë shtëpinë, aq më parë për banjën. Nëse nuk pastroni pasi të laheni, ndotjet vetëm do të grumbullohen, ndërsa fjala është për qimet e flokëve, vetullat e ndukura, pastrimin e dhëmbëve me pe, rrjedhjen e pastës së dhëmbëve etj. Prandaj është me rëndësi që sapo të ndotet diçka, mos prisni as një çast por menjëherë pastroni.

Ndani vetëm 10 minuta në javë

Nëse ju nevojiten më shumë se 10 minuta në javë që të pastroni banjën, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo kjo punë do t'ju jetë shumë e lehtë dhe do t'ju nevojitet pak kohë nëse i keni shprehitë e theksuara më sipër./Mesazhi/

Në vijim, shikojeni videon:

The post Mos e pastroni banjën më shumë se 10 minuta appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj insiston në votën e Tahirit

Posted: 08 Aug 2017 10:55 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj dhe deputeti i shumë përfolur ditëve të fundit nga AKR, Labinot Tahiri janë në një takim.

Besohet se ky takim që po ndodh në një nga hotelet luksoze në periferi të Prishtinës ka të bëjë me qëndrimin dhe votën e deputetit të AKR-së për kryeparlamentarin, ashtu si edhe për vetë Haradinaj.

Deputeti Tahiri ka qenë në qëndër të vëmendjes mediatike, duke u diskutuar si emër i mundshëm nga koalicioni LAA, që do të mbështesë koalicionin PAN, njofton Klan Kosova.

Vetë ai nuk ka qenë asnjëherë shumë i qartë lidhur me qëndrimin që do të mbajë, pasi shumë shpesh ka deklaruar se ai ka simpati për Haradinajn, por edhe duke thënë se nuk del jashtë qëndrimit të partisë, dhe kreut të saj, Behgjet Pacolli.

The post Haradinaj insiston në votën e Tahirit appeared first on Mesazhi.com.

Formacioni i mundshëm i Interit në sezonin e ri me Dalbertin (Foto)

Posted: 08 Aug 2017 10:27 AM PDT

Tashmë Dalber mund të thuhet se është lojtar i Interit.

Lojtari ka bërë testet mjekësore dhe mungon vetëm zyrtarizimi te klubi italian.

Me brazilianin në anën e majtë të mbrojtës çdo gjë do të jetë më i sigurt, por edhe në fazën sulmuese pasi ish-lojtari i Nices shquhet për shpejtësi dhe driblime.

Me Milan Skrinar, Borja Valeron, më poshtë keni formacionin e mundshëm.

Vlen të theksohet se skuadra e Luciano Spallettit është jashtë çdo garë evropian në sezonin e ri.

The post Formacioni i mundshëm i Interit në sezonin e ri me Dalbertin (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Mëkatet e shkaterrojnë njeriun

Posted: 08 Aug 2017 10:20 AM PDT

Mëkatet largojnë nga zemra urrejtjen ndaj tyre dhe vjen një moment kur njeriut i bëhen të zakonshme dhe nuk i bëjnë më përshtypje. Si rrjedhojë, atij nuk i vjen rëndë aspak nëse të gjithë njerëzit e shikojnë dhe i flasin.

Këta janë prijësit e fasikëve dhe ky është kulmi i rrezikut e kënaqësia më e madhe. Madje, ndonjëri prej tyre arrin edhe të mburret me mëkatin e tij para të tjerëve, duke thënë: "O filani! Unë bëra kështu e kështu!"

Këta njerëz nuk falen kurrë dhe rruga e tyre drejt pendimit është e mbyllur. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i shfaqin hapur mëkatet e tyre. Allahu ua mbulon ato, por më pas, ata i shfaqin, duke thënë: "O filani! Sot bëra kështu e kështu!." Mëkatari e cënon veten e tij, edhe pse Allahu ia mbuloi mëkatet kur u ngrys."[1]

Çdo mëkat nga mëkatet është trashëgimi e një populli nga popujt e zhdukur prej Allahut:Homoseksualiteti është trashëgimi nga populli Lutit.Marrja e të drejtës me tepricë dhe kthimi i saj me pakicë është trashëgimi prej popullit të Shuajbit.

Mendjemadhësia në tokë dhe prishja e saj (me vepra të këqija) është trashëgimi nga populli i faraonit.Mendjemadhësia dhe padrejtësia janë trashëgimi prej popullit të Hudit.Pra, mëkatet kanë veshur veshjet e disa prej këtyre popujve, të cilët janë prej armiqve të Allahut.

Abdullah Ibn Ahmedi transmeton në librin e tij "Ez-zuhd"[2], nga babai i tij, se Malik Bin Dijari ka thënë: "Allahu i zbriti shpallje një profeti prej profetëve të Izraelit që t'i thoshte popullit të tij "Mos hyni aty ku hyjnë armiqtë e Mi, mos vishni veshjet e armiqve të Mi, mos i hipni kafshëve të armiqve të Mi, mos hani ushqimin e armiqve të Mi, që të mos bëheni edhe ju armiqtë e Mi, sikurse ata."

Në "El-Musned"[3] transmetohet nga Abdullah Ibn Umeri se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "Jam dërguar derisa të adhurohet Allahu, i vetëm e pa shok. Rrisku është vënë poshtë hijes së shtizës sime dhe për atë që nuk u bindet urdhrave të mi është caktuar poshtërimi dhe përbuzja. Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre."Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije./Mesazhi/

The post Mëkatet e shkaterrojnë njeriun appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: