Mesazhi.com: “Arabia Saudite planifikon plazhe luksoze në Detin e Kuq” plus 9 more |
- Arabia Saudite planifikon plazhe luksoze në Detin e Kuq
- Rritet numri i viktimave nga sulmi në Afganistan
- Kusht i Nismës për Veselin e Haradinajn, dy ministri
- Daçiq: Kritikuesit e mi do ta dorëzonin krejt Kosovën
- Sulmohet një xhami në Afganistan, së paku 20 të vdekur
- Këshilla për ndërmarrësit që janë prindër
- Pse është e nevojshme të flini
- Afër 320 mijë automjete të regjistruara në Kosovë
- Ujë me gaz apo ujë natyral?
- Vjehrra e mençur dhe rejat e saj (Tregim)
| Arabia Saudite planifikon plazhe luksoze në Detin e Kuq Posted: 01 Aug 2017 05:31 PM PDT Arabia Saudite ka hartuar një projekt masiv zhvillimi turistik, që pritet t'i kthejë 50 ishuj dhe lokacione të tjera buzë Detit të Kuq në resorte turistike luksoze. Mbretëria arabe shpreson që të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj por edhe atyre vendas, në përpjekje për të diversifikuar ekonominë saudite, për shkak të rënies së çmimit të naftës. Sipas asaj që bëhet e ditur, kufizimet me vizat për të huaj pritet të lehtësohen në këtë zonë turistike. Gjithsesi, ende nuk është e qartë nëse kodi i veshjes dhe kufizime të tjera që normalisht zbatohen në mbretërinë konservatore, do të lehtësohen apo do të mbeten në fuqi. Për shembull, alkooli, kinematë dhe teatrot janë të ndaluara në Arabinë Saudite. Gratë duhet të veshin rroba të lirshme dhe jo të ngushta për të nxjerrë hiret, veshje të posaçme të gjata që njihen si "abayas" në publik, si dhe shaminë e kokës nëse ato janë të besimit mysliman. Ato nuk lejohen gjithashtu të drejtojnë automjetet, e zakonisht kërkojnë lejen e një kujdestari mashkull për të studiuar apo udhëtuar jashtë vendit, përcjell TCh. Ndërtimi i resorteve të reja pritet të nisë në vitin 2019. Faza e parë do të përfshijë ngritjen e një aeroporti të ri, si dhe hoteleve luksoze apo shtëpive, e pritet të përfundojë në vitin 2022. Arabia Saudite aktualisht është mikpritëse e miliona të huajve, për punësim apo gjatë pelegrinazhit të Mekës./Mesazhi/ The post Arabia Saudite planifikon plazhe luksoze në Detin e Kuq appeared first on Mesazhi.com. |
| Rritet numri i viktimave nga sulmi në Afganistan Posted: 01 Aug 2017 04:53 PM PDT Numri i të plagosurve ka arritur në 64 persona. Është rritur numri i të vdekurve nga shpërthimi që ndodhi sot në një xhami shiite në rajonin perëndimor afgan Herata, në kufi me Iranian, ku deri më tani janë regjistruar 29 të vdekur, njoftuan zyrtarët afganë. Po ashtu sipas zyrtarëve, numri i të plagosurve ka arritur në 64 persona. Policia njoftoi se sipas hetimeve të para, mund të jetë kryer edhe një sulm, veç shpërthimit. Viktimat dhe të plagosurit u dërguan në spitalin kryesor në Herata./Mesazhi/ The post Rritet numri i viktimave nga sulmi në Afganistan appeared first on Mesazhi.com. |
| Kusht i Nismës për Veselin e Haradinajn, dy ministri Posted: 01 Aug 2017 04:49 PM PDT Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka paralajmëruar se nëse kjo parti nuk udhëheq me Bujqësinë dhe Mirëqenien Sociale, atëherë ai personalisht, por edhe tjerë deputetë të Nismës nuk do ta votojnë as Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, por as Ramush Haradinajn për kryeministër. "Ne kemi bërë fushatë me këto premtime dhe unë jap përgjegjësi për votuesit e mi që kam marrë vota me këto premtime. Por, nuk besoj se kjo do të jetë e nevojshme sepse ne do të udhëheqim me këto dikastere", ka thënë Shala në Interaktiv. Ai ka thënë se përgjegjësia për votat në krijimin e institucioneve i takon më së shumti Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, si parti më të mëdha në koalicion. Deputeti i Nismës ka shtuar se ka diskutime që menjëherë pas zgjedhjes së Kryesisë së re të Kuvendit dhe kryetarit, të mblidhen për të thirrur seancë të njëjtën ditë ose të premten, ku do të votohet Qeveria. Shala ka treguar se kjo parti do të funksionojë si grup i vetëm parlamentar pas seancës konstituive të Kuvendit. "Ne kemi edhe numrin e nevojshëm të deputetëve dhe do ta paraqesim këtë kërkesë në Kuvend sepse pse të na marrë dikush kohën për pyetje dhe diskutim kur deputetët tanë mund ta kenë atë vetë si grup i vetëm parlamentar", ka thënë Shala./Mesazhi/ The post Kusht i Nismës për Veselin e Haradinajn, dy ministri appeared first on Mesazhi.com. |
| Daçiq: Kritikuesit e mi do ta dorëzonin krejt Kosovën Posted: 01 Aug 2017 04:21 PM PDT Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë dhe lider i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq, u është përgjigjur kritikuesve të propozimit të tij për caktim kufijsh, si mënyrë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, duke thënë se ata në të vërtetë dëshirojnë t'ua dorëzojnë shqiptarëve tërë Kosovën."E kam thënë qartë propozimin tim që të përkufizohet çka është serbe dhe çka është shqiptare, sepse kjo është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve. Dhe kjo është zgjidhja e vetme e mundshme e përhershme, kurse sulmet histerike ndaj meje për këtë propozim tregojnë se me çfarë hipokritësh kemi të bëjmë", ka thënë Daçiqi për "Tanjug". Ai vlerëson se kritikuesit e tij në të vërtetë dëshirojnë ta dorëzojnë tërë Kosovën, sepse "kështu ata e shohin dialogun e brendshëm". "Serbia asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e shpallur njëanshëm, ajo dëshiron dialog për një zgjidhje të përhershme. Për këtë arsye tentimet për të mbytur të vetmen zgjidhje të përhershme që është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve janë të mjera. Këtë zgjidhje e pranojnë edhe serbët edhe shqiptarët", shton Daçiqi. "Nëse Holanda dhe Belgjika mund të shkëmbejnë territore, nëse mund të bëjnë këtë India dhe Bangladeshi, përse të mos munden edhe serbët e shqiptarët, nëse kjo zgjidhje garanton paqe në këtë shekull", pyet Daçiqi. "E gjithë bota, për gat të keq, është marrë me serbët e shqiptarët, e ndoshta edhe unë e kam këtë të drejtë", thekson ai. Daçiq thotë se kompromis është "vetëm ajo marrëveshje në të cilën të gjithë nga një grimë për diçka që nuk e duan". "Përveç nëse kritikuesit e mi nuk mendojnë se serbët duhet të humbin gjithçka", shton ai, ndërsa thekson se atëherë kjo do të quhej marrëveshje, transmeton Koha.net. The post Daçiq: Kritikuesit e mi do ta dorëzonin krejt Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
| Sulmohet një xhami në Afganistan, së paku 20 të vdekur Posted: 01 Aug 2017 04:15 PM PDT Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë dhe të armatosur në një xhami në qytetin perëndimor Herat të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA). Zyrtarët policorë njoftuan se vetëvrasësi me bombë e aktivizoi shpërthimin në vete në hyrje të xhamisë Javadia në qendër të qytetit, ndërsa sulmuesi tjetër hyri në xhami duke shtënë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, gjatë sulmit janë vrarë së paku 20 persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur. Nga fuqia e shpërthimit pjesa më e madhe e xhamisë është shkatërruar, ndërsa druhet se bilanci i të vdekurve mund të rritet. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin./Mesazhi/ The post Sulmohet një xhami në Afganistan, së paku 20 të vdekur appeared first on Mesazhi.com. |
| Këshilla për ndërmarrësit që janë prindër Posted: 01 Aug 2017 02:25 PM PDT Ambientet e paparashikueshme të biznesit kanë detyruar shumë organizata të rimendojnë buxhetet e tyre. Për këtë njerëzit pushohen nga puna në numra të mëdhenj rreth globit. Kjo në mënyrë domethënëse ka rritur aktivitetet ndërmarrëse.Përfitimet e të qenit shefi i vetes janë të dukshme. Ju mund të caktoni orarin tuaj, të vendosni cilat projekte dëshironi t'i përfundoni dhe të qëndroni përgjegjës për situatën tuaj financiare. Një sfidë për ndërmarrësit të cilët punojnë nga shtëpia, të cilët janë gjithashtu prindër, është të qenit produktiv. Këtu janë disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin tuaj përderisa balanconi detyrat e punës dhe ato familjare. Zgjohuni para agimit për të punuar Përfitimi më i dukshëm këtu është se ju keni më shumë kohë për të punuar. Zgjimi herët do të thotë të keni më shumë kohë në duart tuaja. Vendosni alarmin dy ose tri orë më herët para se fëmijët tuaj të zgjohen për shkollë. Përdorni këtë kohë për të përmbushur detyrat tuaja të cilat kërkojnë koncentrimin më të madh. Disa studime pajtohen se ata të cilët zgjohen më herët kanë produktivitet më të lartë në punë. Sapo fëmijët të zgjohen dhe të kërkojnë vëmendjen tuaj, ju do të jeni të kënaqur që jeni zgjuar më herët. Mësoni fëmijët të kujdesen për pastërtinë Vetëm pse jeni ndërmarrës dhe prind nuk ju jep arsyetim që të mbani shtëpinë tuaj të çrregullt.Mësoni fëmijët gjithçka që dini për pastrimin dhe mbajtjen e një shtëpie të pastër. Duke ua caktuar këtë përgjegjësi, automatikisht ju liron më shumë kohë për t'u fokusuar në biznesin tuaj. Ndani ambientin tuaj të punës nga ai i ndejës Hutimet në mënyrë tipike ndodhin kur fëmijët tuaj ju ndërpresin përderisa jeni të zënë; veçanërisht, kur jeni nën presion për të përfunduar një detyrë të rëndësishme. Për këtë ju duhet të krijoni një hapësirë të zyrës e cila është e ndarë nga dhomat tjera në shtëpinë tuaj.Ju duhet t'i bëni fëmijët tuaj të kuptojnë se vendi juaj i punës nuk është i qasshëm për ta. Duke bërë këtë, ju kurseni veten nga hutimet dhe humbja e dokumenteve të rëndësishme. Përgatituni për pushime para kohës Kur nuk përgatiteni për pushime familjare para kohës, mund të jetë e lehtë të harroni për të sapo të zhyteni në punë. Për këtë ju duhet të paketoni gjithçka para kohës. Nëse nuk ju dëmton financiarisht, ju rekomandoj të mbani dy pako të gjërave familjare të rëndësishme të paketuara në shtëpi dhe në makinën tuaj. Kur paketoni gjërat e rëndësishme para kohës, pjesa tjetër mund të përfundohet nga fëmijët. Në këtë mënyrë ju nuk do të shpenzoni kohë. Ndani kohën e kaluar në punë dhe me familje Sa më shumë që është e mundur, sigurohuni se nuk po mendoni për familjen tuaj kur punoni dhe anasjelltas. Ju mund të trajtoni këtë problem duke krijuar një orar i cili ju ndihmon të ndani kohë të barabartë për të dyjat. Sigurohuni se pjesa më e madhe e kohës tuaj të punës të caktohet kur fëmijët tuaj nuk janë përreth, si p.sh. kur janë në shkollë ose në kopsht. Kjo do ju ofrojë një ambient pa hutime që të përfundoni punët. Transferoni detyrat kur është e nevojshme Njëra prej mënyrave për të bërë këtë është të punësoni asistentë virtualë. Ata mund të kujdesen për detyrat tuaja administrative përderisa fokusoheni në biznesin tuaj.Transferimi është i nevojshëm veçanërisht kur biznesi juaj fillon të rritet. Të jesh ndërmarrës dhe prind është gjë e vështirë. Aftësia për të gjetur një ekuilibër në mes të këtyre dyjave role nuk do të rrisë vetëm produktivitetin tuaj në punë, por gjithashtu do të përmirësojë marrëdhënien me familjen tuaj./Mesazhi/ The post Këshilla për ndërmarrësit që janë prindër appeared first on Mesazhi.com. |
| Pse është e nevojshme të flini Posted: 01 Aug 2017 01:55 PM PDT Jeta e rregullt dhe pushimi aktiv bëjnë pjesë në përkujdesjet tona për të pasur një shëndet të mirë. Mjeti më i efektshëm për ta marrë veten është gjumi. Ai është burimi i një gjendjeje të kënaqshme, i një pamjeje të pëlqyeshme. Ja pse, me plot të drejtë, gjumi para një pritjeje ku je ftuar në mbrëmje, quhet "gjumi i bukurisë". Në rast se ti bën pjesë ndër ata njerëz që gjithë jetën duhet ta fillojnë punën qysh në orët e para të mëngjesit ose që i zë gjumi vetëm ndaj të aguar, do të kishe dhënë gjithçka për të pasur një gjumë të mirë. Por, le ta zbulojmë diçka të çuditshme: Nga biografitë e personaliteteve të shquara, gjeneralë a udhëheqës popujsh, shkencëtarë të përmemdur a poetë, del se ata kënaqeshin me një gjumë prej vetëm katër ose pesë orësh në natë! Nuk po vazhdoj rreth kohëzgjatjes optimale të gjumit, sepse kjo gjë lidhet ngushtë edhe me temperamentin e secilit. Sipas statistikave, njeriu humbet në gjumë një të tretën e jetës së tij, por jo që të gjithëve u duhet të flenë natën nga shtatë a tetë orë! Gjithsesi biseda mbetet e hapur: të rinjtë kanë më shumë nevojë për të fjetur dhe zgjohen më vonë, më të rriturit ngrihen më herët. Rëndësi ka që të flemë aq sa organizmi ynë të ngopet me gjumë. Dhe zgjedhja më e mirë është të respektojmë një program të caktuar: të biem për të fjetur dhe të zgjohemi në orë të caktuara…, të flemë pak pasdreke dhe t'i shmangim kafeinën e tepërt dhe barnat që ndjellin gjumin. /Aurelia Marinesku/Mesazhi/ The post Pse është e nevojshme të flini appeared first on Mesazhi.com. |
| Afër 320 mijë automjete të regjistruara në Kosovë Posted: 01 Aug 2017 01:15 PM PDT Kosovarët po dalin të jenë të varfër kur vije puna tek posedimi i automjeteve. Numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2016 ka qenë 319 mijë e 615. Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Statistikat e transportit dhe telekomunikacionit. Në krahasim me vitin 2015 ky numër është zvogëluar dukshëm. Derisa në vitin 2015 kanë qenë të regjistruara 281 mijë e 847 vetura, në 2016-tën, 260 mijë e 291 vetura. Edhe sa i përket mjeteve tjera transportuese, vërehen shifra të njëjta të zvogëlimit. Në vitin 2015 të regjistruar figurojnë 3 mijë e 212 kombibusë. Ndërsa, në vitin që lamë pas 2 mijë e 841 është numri i kombibusëve të regjistruar. Njësoj po ndodh edhe me autobusët. Derisa në 2015-tën janë regjistruar 2 mijë e 124 autobusë, në vitin 2016 vetëm 1 mijë e 916 sosh. Në vitin 2015 kosovarët kanë regjistruar 1 mijë e 849 motoçikleta, e në vitin 2016, 1 mijë e 790. Këso zvogëlime ka pasur edhe me traktorët. Në 2015 tën kanë qenë të regjistruar 941 traktorë. Ndryshe në vitin 2016, 613. Në total në vitin 2015 kosovarët kanë pasur numër më të madh të automjeteve. Plot 342 mijë e 142. E në vitin 2016 nga ky numër vetëm 319 mijë e 615 mjete motorike e jo motorike. The post Afër 320 mijë automjete të regjistruara në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 01 Aug 2017 01:05 PM PDT Është sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë. Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte. Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera. Ujë me Gaz apo Ujë Natyral Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë. Uji me gaz dhe hidratimi Uji me gaz hidraton trupin njësoj si uji natyral. Ndryshimi i vetëm, siç e përmendëm edhe më lart është që uji me gaz përmban dioksid karboni. E megjithatë, shumë atletë dhe sportistë nuk e preferojnë ujin me gaz pas stërvitjes sepse dioksidi i karbonit i bën ata të ndihen të ngopur, ndonëse ata akoma nuk kanë pirë mjaftueshëm ujë për të zëvendësuar humbjet e lëngjeve gjatë stërvitjes. Si rrjedhojë këshillohet që uji me gaz të mos përdoret si alternativë e vetme e rehidratimit pas stërvitjes. Efektet e Dioksidit të Karbonit Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat. Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar. Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer. Përse njerëzit pijnë ujë me gaz? Shumë njerëz konsumojnë ujë me gaz, thjesht për shije. Disave ju pëlqejnë të gazuarat, por nuk duan kaloritë dhe sheqerin që gjenden tek lëngjet e tjera me gaz. Uji me gaz plot bulëza është një pije freskuese dhe shumë herë më e shëndetshme se lëngjet e tjera të sheqerosura me gaz. Të vërtetat dhe mitet Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët. Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat. Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët. Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara. Bulëzat dhe efekti i tyre Dioksidi i karbonit tek uji me gaz mund të ketë një impakt negativ tek disa njerëz. Mjekët thonë që ata që vuajnë nga irritimi i zorrëve mund të përjetojnë fryrje dhe gazra për shkak të dioksidit të karbonit. Si rrjedhojë, duhet të shmangësh pirjen e ujit me gaz. Kontrolloni etiketat Beso dhe kontrollo thotë populli dhe me shumë të drejtë. Nëse dëshiron të blesh një shishe me ujë të gazuar kontrollo etiketën. Përveç ujit me gaz, në tregje gjeni edhe ujë tonik, që përveç dioksidit të karbonit, përmban sheqer apo edhe sodë. Disa lloje të ujit me gaz kanë edhe shije të shtuara dhe ëmbëlsues artificialë. Ndaj është e rëndësishme që përpara se të blesh një shishe të kontrollosh mirë etiketën dhe të mos zgjedhësh sheqerin në vend të ujit./Mesazhi/ The post Ujë me gaz apo ujë natyral? appeared first on Mesazhi.com. |
| Vjehrra e mençur dhe rejat e saj (Tregim) Posted: 01 Aug 2017 12:38 PM PDT Vjehrra e mençur dhe rejat e saj – Rijad H. Imeri The post Vjehrra e mençur dhe rejat e saj (Tregim) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





