“Maqedoni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve” plus 13 more Radio Evropa e Lirë |
- Maqedoni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
- Zyrtarët afganë: Talibanët i kanë vrarë dhjetëra vetë
- Francë: Hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel
- Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it
- Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut
- Siri: Mijëra militantë të IS-it luftojnë për mbijetesë
- Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor
- Afganistan: Nga sulmi i talibanëve - janë vrarë shtatë policë
- Propozim-ligji për gjuhët, avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe?
- Raporti: Brexit mund t’i kushtojë Britanisë 40 miliardë euro
- Japoni: U shënua 72 vjetori i sulmit të parë atomik në Hiroshimë
- Tillerson – Lavrov: Takim në periudhën e rritjes së tensioneve
- OKB: Miratohen sanksione të reja kundër Koresë Veriore
- Kosova pa shërbime kardio-kirurgjike për fëmijë
| Maqedoni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve Posted: 06 Aug 2017 09:06 AM PDT Autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një rajon malor jugperëndimor, për shkak të shqetësimeve se vala e të nxehtit mund t'i zgjeroj zjarret e shumfishta, që e kanë përfshirë këtë rajon. Gjendja emergjente 30 ditëshe e shpallur mbrëmë nga ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, mundëson që të gjitha kapacitetet disponuese të sigurisë të drejtohen në rajonin e prekur, raporton agjencia AP nga Shkupi. Zjarrfikësit dhe vullnetarët janë përpjekur t'i vënë nën kontroll zjarret në disa rajone të Maqedonisë, për afro dy javë. Policia ka konfirmuar se një trup i djegur është zbuluar në një fshat afër kryeqytetit Shkup, ndërsa dy shtëpi dhe një hangar janë ndezur në fshatin Mogillë, në pjesën qendrore të Maqedonisë. Helikopterët për hedhje të ujit janë kërkuar, pasi zjarret janë intensifikuar në pjesën jugperëndimore dhe kjo ishte rrezik për shtëpitë, që ndodheshin kryesisht në fshatrat malore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zyrtarët afganë: Talibanët i kanë vrarë dhjetëra vetë Posted: 06 Aug 2017 08:21 AM PDT Së paku 30 vetë raportohet se janë vrarë nga talibanët në provincën veriore afgane, Sari Pul. Zyrtarët afganë thanë se sulmi kishte ndodhur dje, pasi militantët e kishin marrë kontrollin në hapësirën Mirzawalang, në qarkun Sayad, pas dy ditëve të luftimeve të ashpra me forcat e sigurisë. Guvernatori provincial, Zahir Wahdat, tha sot se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë dhe disa pjesëtarë të forcave lokale të sigurisë. Së paku 25 civilë konsiderohen të zhdukur, ka thënë Mohammad Noor Rahmani, zyrtar provincial. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulm, por jo edhe për vrasjet e civilëve dhe rrëmbimet. Më herët, zyrtarët patën thënë se 7 policë dhe 10 talibanë ishin vrarë dhe katër policë të tjerë ishin plagosur, gjatë këtyre luftimeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Francë: Hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel Posted: 06 Aug 2017 07:47 AM PDT Raportohet se prokurorët francezë i kanë hapur hetimet kundërterroriste lidhur me përpjekjen e një personi me thikë që me forcë të hynte në Kullën Eiffel në Paris, mbrëmë vonë. Në këtë incident askush nuk ka pësuar lëndime. I dyshuari, i cili është i arrestuar, u ka thënë hetuesve se dëshironte të kryente sulm kundër një ushtari dhe ishte në kontakt me një anëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë thënë sot agjencisë AFP burime të afërta me këtë rast. Personi i dyshuar, i moshës 19 vjeçare, ka histori të problemeve psikike. Raportohet se ai është me shtetësi franceze i lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore. Në kohën e incidentit, Kulla Eiffel ishte e ndriçuar me ngjyrat e klubit të futbollit, Paris Saint-Germain. Prej sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it Posted: 06 Aug 2017 05:44 AM PDT Autoritetet në Kosovë presin që gjatë muajit shtator, Kosova të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, të njohur me shkurtesën -INTERPOL. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut Posted: 06 Aug 2017 05:01 AM PDT Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se beson se kolegu i tij amerikan ishte i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Rusinë për çështjet e ndërlikuara, megjithë tensionet e dyanshme dhe imponimin e sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës. "Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut", tha Lavrov dhe ka shtuar se "mendoj se nuk ka alternativë ndaj kësaj". Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve. Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Siri: Mijëra militantë të IS-it luftojnë për mbijetesë Posted: 06 Aug 2017 04:54 AM PDT "Sot në Raka, Shteti islamik po lufton për secilin bllok të fundit...dhe luftojnë për të mbijetuar", u tha McGurk reporterëve dhe shtoi se "vlerësojmë se atje janë afro 2 mijë luftëtarë të ISIS-it, që kanë mbetur në Raka". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor Posted: 06 Aug 2017 04:29 AM PDT Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi, ka dekretuar të dielën datën për mbajtjen e tyre, ashtu siç janë marrë vesh partitë politike pas skadimit të afatit për mbajtjen e tyre në muajin mars. "Në përputhje me obligimet ligjor si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor i shpall zgjedhjet lokale, të cilat sipas dispozitave ligjore, do të mbahen më 15 tetor 2017", ka deklaruar Xhaferi. Ai u ka bërë thirrje partive politike t'i respektojnë procedurat ligjore për të siguruar proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. "Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë", ka theksuar Xhaferi. Fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë kësaj periudhe Kuvendi i Maqedonisë do të punojë, por nuk do të mbajë seanca plenare. Kjo, siç tha kryeparlamentari, bëhet me qëllim që deputetët të kenë mundësi t'i përkushtohen fushatës zgjedhore dhe në të njëjtën kohë të mos krijohet hapësirë që seancat plenare të shndërrohen në fushatë zgjedhore. Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shihen si test në veçanti për partitë politike, në veçanti për LSDM-në dhe VMRO-në, të cilat në zgjedhjet parlamentare kishin thuajse rezultat të barabartë në mandate. Zgjedhjet do të jenë me interes edhe te partitë shqiptare pas daljes në skenë të partive të reja, të cilat përgjysmuan numrin e mandateve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 82 komuna dhe në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit lokal. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Afganistan: Nga sulmi i talibanëve - janë vrarë shtatë policë Posted: 06 Aug 2017 03:45 AM PDT Talibanët i kanë vrarë së paku 7 policë afganë, të cilët ishin zënë nga militantët gjatë luftimeve në provincën veriore, Sari Pul, ka thënë një zyrtar lokal. Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Zabibullah Amani, tha mbrëmë se policët ishin zënë nga talibanët në rajonin Sajad, derisa ata e kishin marrë kontrollin në këtë territor, pas dy ditëve të luftimeve të ashpra me forcat e sigurisë afgane. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 10 talibanë dhe ishin plagosur katër ushtaarë afganë, tha ky zëdhënës. Gjatë muajvee të fundit, talibanët i kanë intensifikuar sulmet e tyre në gjithë Afganistanin, me ç'rast në fund të muajit të kaluar, e kanë marrë kontrollin në tri rajone: Ghor, Faryab dhe Paktika. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Propozim-ligji për gjuhët, avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe? Posted: 06 Aug 2017 03:02 AM PDT Propozim-ligji për gjuhët i aprovuar nga Qeveria e Maqedonisë po interpretohet në format të ndryshme nëse zgjidhja e ofruar e zyrtarizon apo vetëm se e avancon përdorimin e gjuhës shqipe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Raporti: Brexit mund t’i kushtojë Britanisë 40 miliardë euro Posted: 06 Aug 2017 01:58 AM PDT Gazeta britanike, Telegraph, ka raportuar dje se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të paguaj deri në 40 miliardë euro për tërheqje nga Bashkimi Evropian, në procesin që njihet si Brexit. Kjo gazetë, duke i cituar tre zyrtarë "të lartë" raportoi se qeveria britanike ka konkluduar se pagesa është e vetmja mënyrë për ta përfunduar rrugën pa krye në negociatat aktuale me zyrtarët e BE-së. Kjo është hera e parë që në Britani është paraqitur një e dhënë për pagesë lidhur me Brexit. Zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë thënë se fatura mund të jetë së paku 60 miliardë euro, janë shprehur se dëshirojnë progres të rëndësishëm për këtë kapitull, para se bisedimet të fillojnë për çështje shumë më të ndërlikuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Japoni: U shënua 72 vjetori i sulmit të parë atomik në Hiroshimë Posted: 06 Aug 2017 01:49 AM PDT Japonia sot e ka shënuar 72 vjetorin e sulmit të parë atomik në botë në Hiroshimë. Japonia është i vetmi vend që i ka përjetuar dy sulme atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki në vitin 1945, raporton agjencia AFP nga kryeqyteti Tokio. Sulmi në Hiroshimë u bë më 6 gusht të vitit 1945, ndërsa tri ditë më vonë u krye edhe sulmi i dytë në Nagasaki, nga Shtetet e Bashkuara, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Japonia e shpalli kapitullimin më 15 gusht të vitit 1945. Nga këto sulme janë vrarë 140 mijë vetë në Hiroshimë dhe 74 mijë vetë në Nagasaki. Disa vdiqën menjëherë, ndërsa të tjerët vdiqën pas disa javëve, muajve apo viteve, për shkak të plagëve apo sëmundjeve të ndërlidhura me rrezatim. Shumë njerëz në Japoni konsiderojnë se këto sulme ishin krim lufte, pasi në shënjestër ishin civilët dhe për shkak të natyrës së jashtëzakonshme shkatërruese të këtij armatimi, raporton AFP. Por shumë amerikanë besojnë se sulmet e kanë përshpejtuar përfundimin e konfliktit të përgjakshëm dhe përfundimisht i kanë shpëtuar jetët, duke konsideruar se kjo i arsyeton sulmet e Shteteve të Bashkuara me bombë atomike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tillerson – Lavrov: Takim në periudhën e rritjes së tensioneve Posted: 06 Aug 2017 01:21 AM PDT Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, po përgatiten për takim gjatë një forumi rajonal në Manilë të Filipineve, në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Departamenti amerikan i shtetit ka njofutar mbrëmë se Tillerson ka arritur në Filipine për bisedime me diplomatët e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), sot dhe nesër, për shqyrtimin e "deatomizimit të gadishullit korean, sigurinë detare dhe kundërterrorizmin". Ministria e jashtme e Rusisë tha se zoti Lavrov ka arritur në këtë forum dhe do t'i mbajë disa takime bilaterale për këmbimin e pikëpamjeve "për problemet më të ndjeshme ndërkombëtare dhe rajonale". Presidenti amerikan, Donald Trump, para tri ditësh në rrjetin Twitter ka shkruar se "marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave" dhe shtoi se kjo është "shumë e rrezikshme". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| OKB: Miratohen sanksione të reja kundër Koresë Veriore Posted: 06 Aug 2017 01:10 AM PDT Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë ka votuar unanimisht për imponimin e sanksioneve më të ashpra deri tash kundër Koresë Veriore, për shkak të programit raketor të këtij vendi. Në këto sanksione përfshihet edhe masa e ndalimit të eksportit në vlerë prej 1 miliard dollarësh, që është një e treta e eksportit total të Koresë Veriore, i cili vitin e kaluar arriti shumën prej 3 miliardë dollarëve. Gjatë muajit të kaluar, Koreja Veriore i ka kryer dy prova të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), duke pretenduar se tash ka kapacitet për të lansuar sulm kundër Shteteve të Bashkuara. Kjo rezolutë ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Pas votimit, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se "duhet aksion i mëtejshëm" dhe ka shtuar se "Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të kujdesshme defensive për mbrojtjen e vendit tonë dhe të aleatëve tanë". Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka tërhequr vërejtjen se sanksionet duhet të shihen si mjet për angazhimin e Koresë Veriore në negociata, e jo që ato të jenë "qëllimi i vetëm". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova pa shërbime kardio-kirurgjike për fëmijë Posted: 06 Aug 2017 12:10 AM PDT Kosova vazhdon të mos ketë shërbim kardio-kirurgjik për fëmijët. Zyrtarë shëndetësorë thonë se janë rreth 400 fëmijë në vit që lindin me anomali në zemër. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





