Libraria : “Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh - $8.88” plus 9 more

Libraria : “Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh - $8.88” plus 9 more


Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh - $8.88

Posted:

thumb

Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.

Kater motra koke me vete, Dagmar H. Mueller - $9.86

Posted:

thumb

Çatia e dhomës së prindërve të vajzave po shembet. Baba Korneliusi përpiqet ta mbajë, me sa ka fuqi, por pastaj mbulohet nga trarët dhe tjegullat, që i bien mbi kokë dhe përfundon në spital. Gjatë mungesës së tij, si gjithmonë në familjen Martini ndodhin njëmijë e një të pabëra.

Rrefimi, John Grisham - $11.83

Posted:

thumb

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

Cfare na pret vitin e pare, Heidi Murkoff, Sharon Mazel - $19.72

Posted:

thumb

Udhëzime që nuk vijnë bashkë me foshnjat, por që janë aq të nevojshme për prindërit e rinj. Ky udhërrëfyes kaq i dashur dhe i shitur në botë, vazhdimi i "Çfarë të presësh kur vjen një fëmijë", ju ofron çdo gjë që duhet të dini rreth përkujdesit (dhe ushqyerjes) së foshnjës suaj.

Jo gjithe driten mund ta shohim, Anthony Doerr - $13.80

Posted:

thumb

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës. Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre.

Peseshja e Famshme, Timi yne i dashur, Enid Blyton - $4.83

Posted:

thumb

Pasi pesëshja shikon se si rrëmbehet një djalosh në plazh, ata vendosin ta gjejnë ku e kanë shpënë atë. Po ku ta kenë fshehur vallë rrëmbyesit atë?

Peseshja e Famshme, Nje pasdite e ploget, Enid Blyton - $4.83

Posted:

thumb

Bën kaq shumë vapë, Pesëshja po kalon një pasdite të plogët… por banda e fëmijëve  nuk arrin të shijojë paqen dhe qetësinë që kishin imagjinuar!

Skellig, David Almond - $6.90

Posted:

thumb

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij.

Udhetimi i cuditshem i nje sendi te humbur, Salvatore Basile - $8.39

Posted:

thumb

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.

Libri i bebes - vajze - $12.82

Posted:

thumb

Ruaj kujtimet e fëmijërisë të fëmijës tuaj të gjalla si në ditën e parë.