Lajmi.net: “Vjedhja e 100 mijë eurove në Tiranë – Ja kush është pastruesja që ideoi grabitjen” plus 8 more |
- Vjedhja e 100 mijë eurove në Tiranë – Ja kush është pastruesja që ideoi grabitjen
- Çiljeta muslimane e devotshme, ja çfarë bën kur thërret ezani (Foto)
- Nuk keni për ta besuar! Çmimi i gomarit arrin majat, ja sa kushton
- Juventus – Cagliari, formacionet e skuadrave (FOTO)
- Nga e hëna nis peticioni për pranimin e Kosovës në UNESCO
- Kusari-Lila: PAN-i, një propozim pa Veselin
- Humbjet e Kosovës nga mos krijimi i institucioneve
- Sindikata humb besimin e punëtorëve, u shërben partive në pushtet
- Ja si dukej Shpendi me bashkëshorte mbrëmë në një dasmë (Foto)
Vjedhja e 100 mijë eurove në Tiranë – Ja kush është pastruesja që ideoi grabitjen Posted: 19 Aug 2017 12:20 AM PDT Por, brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t'i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në kryeqytet. Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici. Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë. Nga të dhënat hetimore të Policisë rezulton se ideatore e vjedhjes në hotelin te Rruga e Dibrës është motra e njërit prej autorëve, Rajmonda Bruçi. Ajo ishte e punësuar aty prej disa muajsh si pastruese dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes. Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej. Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikuara më parë me detaje, bashkë me Rajmonda Bruçin. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kishte brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy. Ndërsa vetë ka vendosur të mos përfshihej drejtpërdrejt në vjedhje. Sipas burimeve nga Policia, ditën kur dy autorët janë akomoduar në hotel, 36-vjeçarja Bruçi kishte vendosur ta bënte pushim. Por, nga ana tjetër, të njëjtën ditë ajo e ka shfrytëzuar për t'u larguar nga Shqipëria. Nga verifikimet e kryera nga Policia Kufitare në sistemin TIMS, Rajmonda Bruçi rezulton të jetë larguar në drejtim të Italisë bashkë me familjen e saj, më datë 15 gusht. Në këtë mënyrë nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të pengohej për të kaluar kufirin, pasi vjedhja në vendin e saj të punës ende nuk kishte ndodhur. Sipas Policisë, duket se gjithçka ka qenë e planifikuar më përpara dhe pasi është denoncuar ngjarja në Komisariatin nr.4, ka qenë shumë vonë për të ndaluar 36- vjeçaren, e cila kishte arritur në destinacion.
|
Çiljeta muslimane e devotshme, ja çfarë bën kur thërret ezani (Foto) Posted: 19 Aug 2017 12:16 AM PDT Në Insta-Story, ajo dje në orët e hershme të mëngjesit bëri një postim me të cilin i tha disa fjalë për namazin e sabahit, shkruan lajmi.net. “Ska kenaqsi me te madhe kur te del gjumi nga zeri i hoxhes” shkruan Çiljeta në Instagram, duke shtuar edhe lutjet që bën. “Dhe ti fillon lutesh per gjerat qe enderron ashtu rastsisht…dhe me i sy hap me i sy mbyll pergjimesh thua suret AL-Fatiha” është mbishkrimi i këngëtares. Edhe më herët, këngëtarja kishte postuar foto e mbuluar sipas riteve islame. /Lajmi.net/ |
Nuk keni për ta besuar! Çmimi i gomarit arrin majat, ja sa kushton Posted: 19 Aug 2017 12:14 AM PDT Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin. Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë "zhdukjen" e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomarët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë. Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomarët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar. Nëse dikur numëroheshin 194 mijë thundrakë, sot ky numër është 91 mijë, shkruan Scan. Gomarët dhe mushkat janë më pak se 60 mijë në vitin 2015, krahasuar me 127 mijë në vitin 2001. Ulja e numrit të këtyre kafshëve ka ndikuar negativisht sidomos për fermerët e vegjël, të cilët nuk kanë kushte për të modernizuar mënyrën e punimit të tokës. Çmimi i gomarëve vitet e fundit është thuajse dyfishuar, ndërsa në disa zona thuhet me shaka se ka arritur në 1 mijë euro. Zvogëlimi i "popullatës" së kësaj kafshe është një fenomen që ka ndodhur më herët në vendet sot ku bujqësia është mekanizuar plotësisht, por edhe në rajone të tjera si Azia Qendrore dhe Afrika. Në ndryshim nga Shqipëria, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë nga Kina për xhelatinën e lëkurës së gomarit, të njohur si "ejiao". Kjo e fundit është një përbërës në mjekësinë tradicionale kineze, e cila është shumë popullore në vend. Xhelatina mendohet të ketë veti kuruese dhe përdoret për të trajtuar mes të tjerash kollën e thatë dhe aneminë. Ajo përzihet me fruta pylli e arra dhe konsumohet si ëmbëlsirë. Kërkesa në Taxhikistan është aq e lartë saqë njerëzve po u vidhen gomerët, e transportohen drejt Kinës përmes Kirgistanit. Në Kinë, numri i gomerëve nga 11 milionë në vitin 1990 ka rënë në 6 milionë. E frikësuar nga një rënie e tillë, disa shtete në Afrikë kanë vendosur një ndalim eksportesh të kësaj kafshe. Kështu, zhvlerësimi i forcës së gomarëve, po shfaros atë që dikur ishte lokomotiva e bujqësisë.
|
Juventus – Cagliari, formacionet e skuadrave (FOTO) Posted: 19 Aug 2017 12:11 AM PDT |
Nga e hëna nis peticioni për pranimin e Kosovës në UNESCO Posted: 19 Aug 2017 12:09 AM PDT Nga java e ardhshme do të nisë nënshkrimi i një peticion, me anën e të cilit do të kërkohet nga Komiteti Ekzekutiv dhe Konferenca e Përgjithshëm e UNESCO-së, që të behet pranimi i Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore botërore. Peticionin do të kenë rast që të nënshkruajnë punonjësit shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ata nga Universiteti i Prishtinës. |
Kusari-Lila: PAN-i, një propozim pa Veselin Posted: 19 Aug 2017 12:07 AM PDT Drejtues të lëvizjes "Vetëvendosje" dhe të koalicionit LAA do të shkojnë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 24 gusht 2017, por janë të bindur se koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit kryeparlamentar. Edhe kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, nuk është i sigurt nëse koalicioni PAN do të marrë pjesë në seancë, pavarësisht se nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, vetë e ka kërkuar mbajtjen e seancës të enjten e ardhshme. "Ndoshta koalicioni PAN do të vijë në seancë, mirëpo do të mundohet ta gjejë një arsyetim për ta shtyrë atë", ka thënë Mikullovci për gazetën "Zëri", duke shtuar se deputetët e lëvizjes "Vetëvendosje" do të marrin pjesë në këtë seancë. Edhe deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për "Zërin" se koalicioni PAN duhet të marrë pjesë në seancën e 24 gushtit, pasi e ka obligim ligjor, moral dhe politik. Sipas saj, nëse më 24 gusht do të dështojë zgjedhja e Kadri Veselit si kryeparlamentar, atëherë koalicioni PAN do të shkojë me një propozim tjetër, në mënyrë që të zhbllokohet situata politike. "Në rast se nuk arrihet të votohet Kadri Veseli, unë pres që PAN-i të vijë me propozimin e dytë, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe gjithsesi që të konstituohen organet e Kuvendit dhe të fillojë edhe numërimi i ditëve për procesin e votimit të Qeverisë së Kosovës", ka thënë ajo për "Zërin". |
Humbjet e Kosovës nga mos krijimi i institucioneve Posted: 19 Aug 2017 12:06 AM PDT Mos krijimi i institucioneve tregon edhe sa joreflektues jemi pothuaj çdo herë, si politikanë pas proceseve zgjedhore. Përveç dëmeve politike për vendin, rrjedhimisht mos krijimi i Qeverisë së re dhe institucioneve të tjera ka pasoja të mëdha dhe të pa riparueshme edhe në aspektin ekonomik, të cilat kanë një kosto në aspektin afat mesëm por edhe afat gjatë për vendin. Nuk duhet të harrojmë ne si politikanë, e as qytetarët e Kosovës, se dëme të mëdha për ekonominë ishin shkaktuar me ngërçin politik edhe në vitin 2014. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku saktësohet qartë se kush ka të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, si dhe të drejtën për formimin e Qeverisë, duhet që përballë proceseve të rëndësishme politike për vendin, si skenë politike të reflektojmë dhe të zhbllokohet situata politike, duke themeluar institucionet e reja. Me krijimin e institucioneve të reja, do të zhbllokoheshin shumë projekte, të cilat kanë rëndësi vitale për vendin dhe për zhvillimin ekonomik në vend. Koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN), si fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, si dhe partitë e tjera, të renditura nga ky proces zgjedhor, duhet të reflektojnë dhe të shkojmë drejtë zhbllokimit të situatës duke votuar në Kuvend formimin e institucioneve të reja. Jam i bindur se sikur e gjithë klasa politike të ishte më e përgjegjshme, tashmë vendi do t'i kishte institucionet e krijuara e funksionale. Kosova si një vend, i cili është ende në tranzicion nuk e ka luksin të vazhdojë në kësi bllokadash për interesa të ngushta puro politike. Nuk na duhet politikë e inateve, por na duhen politikanë të përgjegjshëm që qojnë proceset, politike dhe ekonomike përpara. Bllokimi i projekteve të mëdha që kanë ndikim në ekonomi, siç është projekti për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re", rivitalizimi i gjigantit Trepça, duke e kompletuar bordin e saj, si dhe mos gjetja e investitorëve për projektin e Brezovicës, do të kenë ndikime të mëdha edhe në parashikimet për rritje ekonomike gjatë këtij viti. Po ashtu, Qeveria e re duhet të merret edhe me situatën e krijuar në rrjetin hekurudhorë dhe krizën në të cilën gjendet Trainkos pasi që, përveç udhëtarëve, transporti hekurudhorë ka rendësi strategjike për sektorin e biznesit. Parashikimet për rritje ekonomike gjatë vitit 2017 janë 3.9 për qind, por nëse vazhdohet me një zvarritje të tillë duke mos krijuar institucionet, atëherë është e vështirë të arrihen këto parametra të para planifikuara. Nëse Qeveria e shkarkuar do të kishte një vizion të qartë për sektorin e energjetikës nuk do të ishim afër një katastrofe energjetike, kur dihet se Kosova ka rezerva të qymyrit në rreth 12.5 miliardë tonë dhe vendi ynë është i dyti në Evropë, për rezerva të qymyrit, derisa jemi vendi i pestë në botë me këto rezerva. Sjellja e vendit para një kolapsi energjetik është për shkak të paaftësisë së Qeverisë së vjetër, e cila e ka ngritur edhe koston e shpronësimit në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit, në hapësirat ku do të ndërtohet mihja e re për të mos u ndalur blloqet e Termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B" të Korporatës Energjetike të Kosovës. Sikur Qeveria të ishte e zonja dhe ta kryente shpronësimin e tokave me kohë, kostoja e këtij shpronësimi në një zonë me rendësi të veçantë do të ishte shumë më e ulët, e jo sikur tani që ka shkuar në 4.5 milionë euro, pasi për çdo ditë atje janë duke u bërë ndërtime të reja. Republika e Kosovës në muajin qershor të vitit 2015, kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vlerë prej rreth 185 milionë eurosh, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, për realizimin e disa projekteve kapitale. Por zvarritja për krijimin e Qeverisë, ka bërë që Kosova t'i humb 15 milionë euro nga kjo marrëveshje me FMN-në, e cila ka skaduar më 5 gusht. Qeveria, e cila u rrëzua në Kuvend, kishte planifikuar një buxhet prej dy miliardë eurove, e mos ekzistimi i një Qeverie fuqiplotë për të marrë vendime, do ta rrezikojë seriozisht mbledhjen e të hyrave për ta mbushur arkën e shtetit. Po ashtu, mungesat në buxhet aktual të vendit janë 112 milionë euro. Edhe te infrastruktura rrugore do të ketë pasoja mos krijimi i Qeverisë, pasi punët që janë duke u kryer në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do të ketë vonesa për shkak të mungesës së buxhetit. Mos rishikimi i buxhetit do të sjellë vështirësi të madhe edhe pagesën e pagave për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit. Përveç humbjes së milionave nga FMN-ja, Republika e Kosovës, pa institucione të reja rrezikon të humb edhe miliona të tjerë. Po ashtu me mos krijimin e institucioneve në një kohë sa më të shkurtër, do të ketë probleme edhe për kategoritë sociale, për pensionistët, si dhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Nga mos krijimi i institucioneve të reja si dhe dështimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kosova rrezikon të humb edhe 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian, të parapara për reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë. Për të përfituar mbështetje nga Sektori për Buxheti i BE- së, një kriter i domosdoshëm është stabiliteti makro-fiskal. Por, problem do të jetë edhe aplikimi i pakos fiskale 2.0, pako kjo e cila ka rendësi për bizneset që merren me sektorin prodhues. Por, në përgjithësi kjo mungesë është një mesazh i keq për investitorët e huaj, ku kjo gjendje do t'i bëj ata që të ngurrojnë për të investuar në Kosovë, rrjedhimisht ne si vend çdo herë kur kemi pasur probleme me themelimin e institucioneve kemi pasur edhe më pak investime nga jashtë. Nuk na mbetët tjetër veçse si politikanë dhe skenë politike kosovare të reflektojmë dhe sa më shpejtë t'i krijojmë institucionet e reja, pasiqë ato kanë dalë nga një proces demokratik dhe i rregullt zgjedhor. |
Sindikata humb besimin e punëtorëve, u shërben partive në pushtet Posted: 19 Aug 2017 12:02 AM PDT Nga rreth 700 mijë persona që mendohet të kenë ndonjë marrëdhënie pune në sektorë të ndryshëm, qofshin privat apo shtetëror, afër 50 mijë prej tyre, apo më pak se 10 për qind, janë të anëtarësuar në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë. Kryetari i ri i këtij organizimi sindikal është zgjedhur Darko Dimevski, por emërimi i tij në këtë detyrë është përcjellë me tensione, e madje edhe me dhunë nga ithtarët e kryetarit të shkarkuar, të cilët kontestonin zgjedhjen e kryetarit të ri. Drama ka vazhduar për disa ditë derisa drejtuesi i LSM-së është futur në kabinetin e tij vetëm pas thyerjes së derës. Në fakt, të gjitha ndryshimet në sindikatë janë bërë në këtë formë, varësisht se kush ka ardhur në pushtet. Kryetari i deritashëm ishte në anën e VMRO-së së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ai paraprak me Lidhjen Social-Demokrate që në atë kohë drejtohej nga ish-kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Kryetari i ri, Darko Dimevski, i zgjedhur tani në qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, njëherësh kryetar i LSDM-së,thotë se do të jetë i pavarur në punën e tij dhe se të drejtat e punëtorëve do të jenë mbi të gjitha. "Në vitin 2010 kur e shkarkuam Vanço Muratovskin, Lidhja e Sindikatave kishte rreth 85 mijë anëtarë, kur bëmë ndryshim tjetër në vitin 2013, numri u zvogëlua edhe për 25 mijë të tjerë… Ky numër vazhdon të ulet për shkak të sjellje jo pozitive ndaj degëve të organizatave sindikale. Ne do të bëjmë gjithçka të mundur, që të kthejmë besimin në sindikatë, si organizata e vetme për mbrojtjen dhe artikulimin e kërkesave të punëtorëve", thotë Dimevski. Por, zotimet e tij shihen me skepticizëm nga njohësit e çështjeve ekonomike. Ata thonë se edhe Dimevski nuk do të dallojë nga paraardhësit e tij dhe sindikata do të vazhdojë të jetë në shërbim të politikës ditore. "Klasat politike qëllim parësor kanë mbajtjen nën kontroll të organizatave sindikale. Kjo ishte evidente gjatë 27 viteve të kaluara. Partitë mendojnë se nëse humbin kontrollin mbi sindikatën, atëherë mund të ballafaqohen me revoltën e punëtorëve. Mobilizim apo ngritje të sindikatës në këmbë të shëndosha vështirë se do të ketë”. “Sikur kjo të ndodhte shumë probleme do të ishin zgjidhur, do të përmirësohej gjendja me të drejtat e punëtorëve. Ata janë në gjendje të rëndë, nuk ka se kush t'i mbrojë, paguhen me shuma qesharake, me para në dorë, pa sigurime shëndetësore, pa kontribute pensionale", thotë Zdravko Savevski, profesor i Ekonomisë dhe një nga aktivistët më të zëshëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Edhe Fatmir Bytyçi, ekspert i ekonomisë, nuk beson në shkëputjen e sindikatës nga "kthetrat" e politikës. Ai thotë se përmes zgjedhjes së njerëzve të besueshëm, partitë arrijnë jo vetëm ta heshtin zërin e pakënaqësive të punëtorëve, por nëpërmjet formave të ndryshme bëhen edhe presione ndaj punëtorëve për të mos dalë në protesta. "Sindikatat, realisht nuk e kryejnë rolin e tyre sindikalist. Ato thonë se mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por në fakt gjithmonë u kanë shërbyer elitave politike, kryesisht atyre në pushtet për të arritur agjendat e tyre të fshehura, që zakonisht kanë qenë populiste. Edhe rasti i fundit vlerësoj se në dukje paraqitet sikurse reformues për sindikatën, por realisht konsideroj se partitë që e marrin pushtetin nuk besoj se do të lejojnë që të ketë një sindikatë të pavarur, e cila do të vepronte vetëm se për interesat e punëtorëve", thekson Bytyçi për radion Evropa e Lirë. Ai shtron nevojë për një riorganizim të ri të punëtorëve me qëllim ngritjen e një sindikate sipas praktikave të vendeve të zhvilluara. Ndryshe, vrapi pas marrjes së postit në lidhjen e sindikatave sipas ekspertëve, bëhet edhe për shkak të të ardhurave të majme dhe beneficioneve të tjera që ofrohen për drejtuesit e saj. Kryetari i sindikatës, sipas të dhënave të këtij institucioni, merr një pagë mujore prej rreth 800 euro, ndërsa paga të majme marrin edhe të punësuarit e tjerë në sindikatë./REL |
Ja si dukej Shpendi me bashkëshorte mbrëmë në një dasmë (Foto) Posted: 18 Aug 2017 11:58 PM PDT Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, nëpër ahengje, si dhe vizita jashtë vendit. Ai ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme, ndërsa së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij në një dasmë. Të buzëqeshur dhe mjaft me stil, çiftin duken perfekt me pamjen e tyre. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |