Lajmi.net: “Si t’i bëjmë pasqyrat e shtëpisë të shkëlqejnë nga pastërtia” plus 8 more

Lajmi.net: “Si t’i bëjmë pasqyrat e shtëpisë të shkëlqejnë nga pastërtia” plus 8 more


Si t’i bëjmë pasqyrat e shtëpisë të shkëlqejnë nga pastërtia

Posted: 09 Aug 2017 12:33 AM PDT

 

Mund të bëhen lehtësisht me njolla dhe kjo është pjesa më e bezdisshme për çdo amvis/e.

Por ka një metodë që i bën ato të shkëlqejnë nga pastërtia. Është acetoni i thonjëve, i cili mund të përdoret lehtë për pastrimin e pasqyrave.

Merrni pambuk dhe zhyteni në aceton, pastaj me të pastroni pasqyrat. Ushtroni pak forcë, siç zakonisht e bëni gjatë kësaj pune dhe ato do të duken si të reja. /Lajmi.net/

Kroos qeshet me gabimin trashanik të Lukakut (VIDEO)

Posted: 09 Aug 2017 12:32 AM PDT

Real Madrid e fitoi e fitoi për të dytin vit radhazi Superkupën e Evropës, duke mposhtur Manchester Unitedin në finale 2:1.

Një nga momentet më qesharake të kësaj ndeshje, ishte aktivizimi i Lukakut gjatë një pozite jashtë loje, duke ia humbur një rast të mirë Unitedit.

Me veprimin aspak të matur të Lukakut, nuk mundi të përmbahet Toni Kroos./Lajmi.net/

Hidhet nga kati i gjashtë një person në Gjakovë

Posted: 09 Aug 2017 12:25 AM PDT

Mësohet se viktima është mashkull rreth 55 vjeçar, transmeton arbresh.info. Sipas informatave që ka siguruara portali, ngjarja ka ndodhur lagjen "Nënë Tereza" në rrugën "Bran Stavileci", saktësisht prapa "Viva Fresh" në Gjakovë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës në Gjakovë kanë konfirmuar rastin.

Sejdiu: Shpresoj se nesër zgjidhet kryeparlamentari

Posted: 09 Aug 2017 12:24 AM PDT

Pasi që, nëse nuk do të jetë Kadri Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit, besoj se janë gjasat e mëdha që koalicioni LAA, por edhe lëvizja "Vetëvendosje", ta votojnë një kandidaturë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" Korab Sejdiu, nënkryetar i AKR-së dhe deputet i koalicionit LAA.

Nënkryetari i AKR-së shpreson se kryeparlamentari të votohet të enjten (nesër) dhe më pas t'i jepet mandati koalicionit PAN që ta formojë Qeverinë.

"Nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, atëherë presidenti duhet t'i kryejë obligimet dhe ta ushtrojë diskrecionin që e ka në mënyrë të arsyeshme dhe ta përcjellë mandatin tek grupi ynë parlamentar dhe te 'Vetëvendosja''', shprehet Sejdiu.

Ai ka shtuar se deri më tani, përveç deputetes së koalicionit PAN, Teuta Rugova, asnjë deputet tjetër nuk ka dhënë indikacion që do të votojë pro kandidatëve të PAN-it. Megjithatë, sipas tij, deputetet janë të lirë të vendosin dhe të veprojnë të pavarur.

Rritet numri i lindjeve me prerje cezariane

Posted: 09 Aug 2017 12:17 AM PDT

"Përqindja e lindjeve sot në botë, është në rritje. Lindja i ka fazat e veta dhe lindja është proces që zgjat me orë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij rritja e lindjeve me prerje cezariane, është trendës rritje në Evropë dhe Amerikë. "Në kohën më të madhe ne e kalojmë me konsulta. Fokusi ynë është tek lindja vaginale", tha ai. Morina vlerësoi se lindja me operacion është për të zgjidhur një problem. Sipas tij ka rrethana që dihet se lindja do të jetë me operacion.

Lamtumirë Monaco, Mbappe befason me skuadrën e re (FOTO)

Posted: 09 Aug 2017 12:16 AM PDT

Befasia e mëngjesit vjen nga Franca.

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka zgjedhur skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse akoma nuk e ka bërë të ditur lajmin për të ardhmen e tij, 18 vjeçari sipas 'Telefoot' ka vendosur të largohet nga Monaco.

E ardhmja e Mbappe do të jetë në Francë, te rivalët e PSG-së. Ardhja e Neymarit te parisianët, ka qenë e rëndësishme në vendimin e tij.

Mbappe do t'i kushtojë PSG-së hiq më pak se 155 milionë euro./Lajmi.net/

Rikthehet “minibusi” legjendar i Volkswagen: Vetura e preferuar e hipikëve sërish në treg me dizajn të ri (Foto)

Posted: 09 Aug 2017 12:16 AM PDT

Drejtori Herbert Dies, ka konfirmuar se kompania do të fillojë prodhimin e "minibusit", transmeton Telegrafi.

"Veturat emotive janë shumë të rëndësishme për markën tonë. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë "bubën", e në veçanti atë të dedikuar për tregun amerikan. Por do të punojmë edhe në prodhimin e "minibusit", ka deklaruar Dies.

Minibusi ka qenë vetura e preferuar e gjeneratës së hipikëve dhe të atyre që pëlqejnë të shëtisin me vetura klasike, të cilët për vite me radhë kanë pritur që sërish të voziten me këtë veturë.

Duket se pritjes i ka ardhur fundi falë serisë së re të veturave elektrike që është duke i zhvilluar Volkswagen, duke përdorur platformën MEB.

"Minibusi" do të rikthehet në jetë si pjesë e I.D. Buz që futet në kategorinë e veturave elektrike. Koncepti i kësaj veture është prezantuar në panairin e veturave në Detroit.

Të gjithë adhuruesit e kësaj veture elektrike, do të mund të shijojnë vozitjen me "minibus" që me një mbushje të baterisë përshkon 483 kilometra. /Telegrafi/

Afërdita zmadhon gjoksin, e tregon atë në plazh (Foto)

Posted: 09 Aug 2017 12:15 AM PDT

Nga imazhet e fundit që ajo ka sjellë, është vërejtur një ndryshim në trupin e Afërditës, shkruan lajmi.net.

Me anë të ndërhyrjeve, Afërdita ka zmadhuar gjoksin dhe kjo gjë vërehet më së miri në imazhet e fundit të saj në bikini.

Tash e një kohë, Afërdita është në lidhje me çekun Jakub Kindl, që të dy duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/

Kinë, tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore

Posted: 09 Aug 2017 12:11 AM PDT

Ky tërmet me intensitet 6.5 shkallë e ka goditur një rajon me popullatë të shpërndarë, 200 kilometra në veriperëndim të qytetit Guanguan në provincën Siçuan, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Rajoni i goditur është afër një destinacioni turistik.

Qeveria e Siçuanit tha se afro 100 turistë ishin bllokuar nga rrjedhja e dheut pas tërmetit të parë.

Më se 31,500 turistë janë evakuuar nga zona e tërmetit, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.

Shërbimi zjarrfikësve në Siçuan ka raportuar se hapësira e pranimit në një hotel është shkatërruar, duke i bllokuar disa njerëz, por më se 2,800 vetë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga ndërtesa.

Raportohet se ky vend më tepër vizitohet nga turistët kinezë se sa ata të jashtëm.