Lajmi.net: “Ronaldo përshëndetet me Messin, shikojeni reagimin nga Ramos (FOTO)” plus 8 more |
- Ronaldo përshëndetet me Messin, shikojeni reagimin nga Ramos (FOTO)
- Fondet për fëmijët e sëmurë me kancer duhet të rriten
- Gjermania teston teknikën e identifikimit të fytyrës
- Milan përsëri kundër një ekipi shqiptar? (FOTO)
- 12 fakte që e bëjnë jetën tonë një mashtrim total (Foto)
- Pas tensioneve, takim i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë
- Politikanja skoceze: Terrori që pashë në Kosovë më bëri t’i hyja politikës
- Raiola ka një kërkesë interesante për Messin
- NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet
Ronaldo përshëndetet me Messin, shikojeni reagimin nga Ramos (FOTO) Posted: 25 Aug 2017 12:18 AM PDT |
Fondet për fëmijët e sëmurë me kancer duhet të rriten Posted: 25 Aug 2017 12:17 AM PDT Edona Toplica nga organizata Care Kosova Kids, tha se kjo organizatë është aktive nga viti 2013. "Në aspektin e mbulimit në repartin e Onkologjisë dhe Pediatrisë, kemi arritur të kemi sukses", tha ajo. Toplica bëri me dije se parterë për të mbuluar mjetet janë nga Holanda. "Në Kosovë nuk kemi shumë partnerë, por janë Ministria e Shëndetësisë etj", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas saj barnat që sigurohen nga donacionet ruhen në QKUK. Kurse Hekuran Neziri bankier në BERZH, tha se kanë filluar një iniciativë për mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë me kancer. "Ne kemi marrë iniciativë që mund ët ketë impakt në shtetet ku vepron. Kjo Bankë përmes programeve për komunitete prej 3 mijë deri në 50 mijë, i dyfishon. Ideja jonë është që të gjejë një probleme. Ne e kemi vërejtur që iniciativa për mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë me kancer, është e mirëseardhur", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai vlerësoi se ideja e tyre është që të dyfishojë fondet. "Duke u ndihumuar fëmijëve me kancer, do të ua shtojmë fëmijëve jetën. Kanalizimi i këtyre fondeve do të ua shtojë atyre jetën, pra është një kulturë e re", tha ai. |
Gjermania teston teknikën e identifikimit të fytyrës Posted: 25 Aug 2017 12:11 AM PDT Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière vizitoi të enjten (24.08) një nga stacionet më të mëdha të Berlinit, “Südkreuz”, ku të ftuar ishin edhe gazetarët. Në një stacion të tillë kalojnë mijëra vetë çdo ditë, ata ngjiten e zbresin në trena, që vijnë gati çdo minutë. Por interesi i ministrit gjerman nuk kishte të bënte me kapacitetet e hekurudhës gjermane. Ai kërkonte të dinte se sa efektiv është projekti pilot “Identifikimi automatik i fytyrës”. Kritikët si Paul Gerstenkorn nga shoqata “Digitalcourage” kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit të filluar në fillim të gushtit për identifikimin e fytyrës që do të zgjasë gjashtë muaj. Një punonjës i shpjegoi ministrit gjerman, se si funksionon teknika në dhomën e kontrollit në stacion. Por Paul Gerstenkorn ka nxjerrë rezultate të tjera nga projekti pilot. Sipas tij regjistrohen edhe shpejtësia dhe këndi i kamerës që kap personat e përgjuar. Me ndihmën e smartphone ai arrin të përcaktojë shpejt se sa persona nga testi ndodhen në një rreze prej 20 metrash, në kohën që ministri de Maizière përgjigjet para gazetarëve. Aftësitë e transponderit të identifkimit të fytyrës në projektin pilot shkojnë shumë larg edhe për të ngarkuarën federale për Mbrojtjen e të Dhënave, Andrea Voßhoff. Kjo sepse bëhet fjalë për një teknikë pasive dhe jo aktive, thotë ajo. Ndryshe nga një “chip” pasiv, transponderi dërgon në mënyrë të vazhdueshme dhe kudo informata, të cilat mund t’i kapë çdokush në internet me një software që shkarkohet gratis. Por për këtë policia federale nuk qenkërka informuar “në mënyrë të mjaftueshme”, ironizon Voßhoff. E ngarkuara federale kërkon pezullimin e projektit. Por ministri i Brendshëm, de Maizière nuk sheh ndonjë arsye për këtë. Si mund të mbrohet një person testues Edhe Reinhard Thieme nuk ka shqetësime. Në diskutim me kundërshtarët e projektit pilot, ai e quan të arsyeshme çdo lloj forme të përgjimit me kamera për arsye sigurie. Mësuesi i fizikës dhe matematikës pyet, nëse është çaktivizuar në smartphone funksioni i lokalizimit të vendndodhjes? “Çdo njeri duhet të fillojë njëherë nga vetja”, thotë ai. Thomas de Maizière duhet të gëzohet për këtë mbështetje. “Me këtë teknikë nuk do të kërkohen hajdutë dyqanesh”, thotë ai, por terroristë, rrezikues, dhe kriminelë që kanë kryer krime të rënda. Pas katër javësh testimi në stacionin e Berlinit, ministri i Brendshëm gjerman flet për “një saktësi të habitshme”. Me këtë ai ka parasysh rezultatet e identifikimit të personave testues nga software, fotot e të cilëve janë memorizuar në kompjuterat e policisë. Sipas të dhënave të policisë federale pamjet e pasagjerëve të tjerë të rastësishëm “shuhen menjëherë”. Demonstrues me maska dhe paruke Vendimi për futjen në përdorim të teknikës së identifikimit të fytyrës në të gjitha stacionet dhe hapësirat publike do të merret pas gjashtë muajsh. Kundërshtarët e kësaj teknike ia bënë të qartë qëndrimin e tyre ministrit gjerman. Në kohën që ministri de Maizière informohej ata bënin ecejake nëpër stacion me maska, paruke apo duke mbajtur gazeta para fytyrës./DW |
Milan përsëri kundër një ekipi shqiptar? (FOTO) Posted: 25 Aug 2017 12:09 AM PDT |
12 fakte që e bëjnë jetën tonë një mashtrim total (Foto) Posted: 25 Aug 2017 12:07 AM PDT Ne kemi sjellur për ju 12 fakte kureshtar që kurrë nuk keni dëgjuar, por ata do t’ju lënë me gojë hapur, transmeton lajmi.net. 12. Gorillat bëjnë fole. 11. Tregtarët përdorin vajin motorik në vend të mjaltit. 10. Karrota Baby janë karrota normalisht të mesme të prera në një madhësi të vogël. 9. Strucët nuk kanë kokat e tyre në rërë. Është një iluzion optik. Kur është fjala për një harqe të madhe të shpendëve, 8. Egjipti nuk është vendi me piramidat më të mëdha. 7. Një mollë nuk binte mbi kokën e Isaac Njutonit. 6. Medaljet e artë olimpike nuk ekzistojnë. 5. Miu nuk e pëlqen djathin. 4. Octoberfest festohet në shtator. 3. Një defibrilator nuk mund të rifillojë një zemër të ndaluar. 2. Pinguinët kanë gjunjë. 1. Kaseta termoplastike përdoret për shenjat e rrugëve.
|
Pas tensioneve, takim i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë Posted: 25 Aug 2017 12:05 AM PDT Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit dje gjatë një bisede telefonike të dy ministrave. Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët "do t'i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura nëpërmjet dialogut me synim të përmirësimit të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve". Gjatë ditës së djeshme ka pasur raporte se disa pjesëtarë të personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup kanë filluar të kthehen. |
Politikanja skoceze: Terrori që pashë në Kosovë më bëri t’i hyja politikës Posted: 25 Aug 2017 12:02 AM PDT Davidson kishte udhëtuar për në Jugosllavi në vitin 1999 si gazetare e re që raportonte për një radio BBC dhe ka thënë se ato që pa atëherë në luftë do të mbesin me të gjithmonë. Ajo i shpalosi kujtimet e saj gjatë një ligjërate në Festivalin e Televizionit Ndërkombëtar në Edinburg ku u tregoi të pranishmëve për ato që kishte parë në luftë kur ende ishte vetëm 21 vjeçare. "Kur isha gazetare shumë e re në Kosovë pash se si ishte të ballafaqoheshe me realitetin e luftës në moshën 21 vjeçe". "Ishte hera e parë që pashë se çfarë rezultatesh të këqija mund të prodhojë politika", pohoi, pos tjerash, Davidson. Davidson është 38 vjeçare. Ajo është lidere e partisë së dytë më të madhe në vend dhe një nga anëtarët e parlamentit të Skocisë. Davidson udhëheq Konservatorët Skocezë që nga viti 2011, njofton Klan Kosova. |
Raiola ka një kërkesë interesante për Messin Posted: 24 Aug 2017 11:59 PM PDT Mino Raiola i ka bërë thirrje Lionel Messit që të largohet nga Barcelona. “Një lojtar si Messi duhet të provojë diçka të re me një klub tjetër dhe të provojë se sa i madh është ai”, ka deklaruar Raiola për Marca. “Barcelona duhet të rindërtohet përsëri", ka thënë Raiola. /Lajmi.net/ |
NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet Posted: 24 Aug 2017 11:56 PM PDT Në një intervistë të djeshme për agjencinë AP, Stoltenberg tha se Rusia po i shfrytëzon "paqartësitë" në marrëveshje, për ta minimizuar numrin e personelit të NATO-s, të cilët do të jenë vëzhgues në ushtrimet e njohura me emrin "Perëndimi". Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që organizojnë ushtrime ushtarake, me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t'i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues. Bjellorusia ka njoftuar se në këto ushtrime do të marrin pjesë, 12,700 ushtarë, pra nën kufizimin e paraparë. Por, anëtarët e NATO-s kanë shprehur dyshime se shumë më tepër ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra. Derisa NATO-ja në mënyrë rutinore e thërret Rusinë që t'i vëzhgoj ushtrimet e aleancës, "Rusia kurrë nuk e ka ftuar asnjë aleat të NATO-s që ta vëzhgoj ndonjë ushtrim të tyre, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë", tha Stoltenberg, Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e NATO-s për ushtrimet ushtarake, duke thënë se ato janë të rregullta dhe se "nuk janë agresion, siç konsiderojnë disa vende". |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |