Lajmi.net: “Procedurat për konstituimin e Kuvendit” plus 8 more |
- Procedurat për konstituimin e Kuvendit
- Incident/ Ornelës i bien pantallonat, e bija e fotografon dhe foton e hedh në internet (Foto)
- Neymar te PSG, koment i papritur nga Mourinho
- Sot rifillon gjykimi për tradhti i Yanukovychit
- Dështon Mahrez, Roma transferon super-talentin botëror (FOTO)
- Irina Shayk çmend botën me këtë foto, totalisht nudo (Foto)
- De Gea i “çmendur”, eviton autogolin e vitit (VIDEO)
- Coldplay këndon këngën e Linkin Park, për nder të Bennington që vari veten (Video)
- Neymar përleshet me tifozët e Barcelonës (FOTO)
| Procedurat për konstituimin e Kuvendit Posted: 03 Aug 2017 12:10 AM PDT ![]() Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nis me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për të vazhduar me betimin e deputetëve, e pastaj me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar. Më pas, procedohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, tre prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët nga komunitetet tjera joshqiptare. Për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve kërkohet vota e të paktën 61 deputetëve. Pjesë e kësaj legjislature do të jenë edhe nëntë ministra që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë, por të cilët duhet të përcaktohen për postin që mbajnë. Sigurisht se posti i deputetit do të jetë ai që do ta zgjedhin, duke pasur parasysh që paga bruto e deputetit është 1488 euro. E këto të ardhura rriten varësisht nga angazhimet e tyre. Kryetarët e komisioneve funksionale të Kuvendit marrin shtesë prej 400 euro. Të njëjtën shumë e përfitojnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Mëditja për pjesëmarrje në seancën parlamentare është 120 euro. E dihet që në muaj mbahen së paku dy seanca. Deputetët paguhen edhe për punën e tyre në komisione me nga 160 euro, ndërsa Kuvendi i ndan nga 100 euro për deputetët në emër të shujtave. Kurse e atyre deputetëve që nuk jetojnë në Prishtinë, Kuvendi ua mbulon shpenzimet e udhëtimit, varësisht se ku jetojnë. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të hapë rrugën që presidenti i vendit t'i jap mandatin njërit prej kandidatëve të propozuar për kryeministër, që ta krijojë Qeverinë e re. Siç e përcakton edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, nga rezultati i zgjedhjeve, subjektit fitues, në këtë rast koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi i kandidatit të tyre, Ramush Haradinaj për kryeministër të vendit. /RTKlive/ |
| Incident/ Ornelës i bien pantallonat, e bija e fotografon dhe foton e hedh në internet (Foto) Posted: 03 Aug 2017 12:09 AM PDT ![]() Ndërkohë që ajo kishte dalë të relaksohej në verandën e shtëpisë së tyre në Formelo, një lagje në kryeqytetin italian Romë, aktores ikone e seksit të viteve '90 i kanë rënë pantallonat duke treguar më shumë se sa duhet nga pjesët e trupit, shkruan Syri.net.E bija e aktores së famshme italiane Ornella Muti e ka fotografuar nënën e saj, Naike Rivella e ekzalton mamanë e saj si "gjyshja e madhe", shembull i "harmonisë mes shpirtit, mendjes dhe trupit", por ajo që bie në sy, janë të pasmet, që edhe në moshën 62-vjeçare, aktorja e famshme italiane i ka si të një 25-vjeçareje… |
| Neymar te PSG, koment i papritur nga Mourinho Posted: 03 Aug 2017 12:09 AM PDT ![]() Jose Mourinho ka komentuar kalimin e Neymar te PSG. Portugezi ka deklaruar që shifra prej 222 milionë eurosh, nuk është e madhe për një lojtar si Neymar. “Kur transferuam Pogban, unë thash se çmimi nuk ishte shumë i madh”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”. “Nuk mendoj se çmimi prej 222 milionë eurosh është i madh për një lojtar si Neymar. Ai ka kualitet të madh”, shtoi Mou. /Lajmi.net/
|
| Sot rifillon gjykimi për tradhti i Yanukovychit Posted: 02 Aug 2017 11:59 PM PDT ![]() Në seancën e fundit të mbajtur më 12 korrik, një gjykatë në Kiev e ka shtyer datën e gjykimit, pasi avokati i ri i Yanukovychit, Vitaliy Meshechek, ka kërkur më shumë kohë për përgaditje. Avokatët e mëparshëm të ish presidentit janë tërhequr nga rasti, pasi Yanukovych i ka infomuar se nuk u duhet më tutje shërbimi i tyre. Yanukovych ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e gjykimit, pasi akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht. Gjykata më pas ka vendosur t'i caktojë ish presidentit, një avokat të përcaktuar nga shteti. Yanukovych është larguar nga zyra më 2014 për në Rusi, pas protestavetë cilat e dënonin rregullimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Moskën. Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitjen e agresionit rus. Pasi ai u largua, Rusia e ankesoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës. Nga luftimet mes forave qeveritare dhe separatistëve prorusë në atë rajon, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona. |
| Dështon Mahrez, Roma transferon super-talentin botëror (FOTO) Posted: 02 Aug 2017 11:57 PM PDT ![]() Klubi verdhekuq po punon në opsionin B, i cili tani është shumë i mundshëm. Bëhet fjalë për talentin turk të Dortmundit, Emre Mor, përcjellë "Lajmi.net". "Corriere dello Sport" raporton që klubet kanë nisur bisedimet për transferimin e anësorit në "Olimpico". Ai tani është favorit për të zënë vendin e Mohamed Salah, i cili u transferua te Liverpooli. /Lajmi.net/
|
| Irina Shayk çmend botën me këtë foto, totalisht nudo (Foto) Posted: 02 Aug 2017 11:47 PM PDT ![]() 31-vjeçarja ka arritur të provojë se është në top formë dhe linjat e saj janë perfekte. Irina pas lindjes së vajzës së saj Lea më 21 mars, ka rifilluar karrierën e saj si modele dhe rikthimi i saj ka qenë shumë i bujshëm. Zeshkanja brune ka bashkëpunuar me fotografin e famshëm të modës Mari Testino për realizimin e fotove. |
| De Gea i “çmendur”, eviton autogolin e vitit (VIDEO) Posted: 02 Aug 2017 11:43 PM PDT ![]()
|
| Coldplay këndon këngën e Linkin Park, për nder të Bennington që vari veten (Video) Posted: 02 Aug 2017 11:38 PM PDT ![]() "Dua të shpreh respektin tim", ka thënë frontmeni Chris Martin dhe më pas është ulur në piano dhe ka nisur ta interpretojë këngën. Publiku e ka përcjellë me duartrokitje dhe brohoritje performancën emotive, ndërsa në fund Martin u drejtua kah qielli, i ngriti dy gishta dhe tha: "Chester, faleminderit". Kujtojmë që këngëtari i "Linkin Park", Bennington, u gjet i vdekur më 20 korrik në banesën e tij në Los Angelos, ku kishte bërë vetëvrasje me varje. Në koncertin e "Coldplay" në New Jersey në publik ndodhej edhe themeluesi dhe kitaristi i "Linkin Park", Mike Shinoda, i cili e falënderoi grupin për performacën./Telegrafi
|
| Neymar përleshet me tifozët e Barcelonës (FOTO) Posted: 02 Aug 2017 11:28 PM PDT ![]() Mediat spanjolle kanë publikuar fotot e momentit tensionues, që ndodhi para nisjes së Barcelonës në fazën përgatitore në SHBA. Të pakënaqur me vendimin e Neymar për t’u larguar, disa tifozë fyen brazilianin në parkingun e një lokali në Barcelonë, përcjellë “Lajmi.net”. Neymar u përgjigj njëjtë, derisa konfrontimin fizik e parandaloi sigurimi i futbollistit. /Lajmi.net/
|
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




















