Lajmi.net: “Përforcimi i ri i Interit niset për teste mjekësore (VIDEO)” plus 8 more |
- Përforcimi i ri i Interit niset për teste mjekësore (VIDEO)
- Rita ‘përshëndet’ nga prapa me këtë imazh provokues (Foto)
- Disa mënyra për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë
- Florent Hadërgjonaj bëhet me skuadër të re
- 7 ushqimet më të mira për gruan
- Tronditet Ronaldo, dënohet me 15 vite burg
- Qeveria ‘Haradinaj’ nuk do të ketë jetëgjatësi
- Vesa si kurrë më parë, sjell imazhe të ‘nxehta’ e lagur në plazh (Foto)
- Gruaja që theu rekordin botëror për shpejtësinë e përdorimit të kalkutatorit (Video)
| Përforcimi i ri i Interit niset për teste mjekësore (VIDEO) Posted: 31 Jul 2017 11:54 PM PDT ![]() 25 vjeçari uruguaian ka marrë rrugë për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te skuadra zikaltër. Nga shitja e Vecinos, Fiorentina do të përfitojë 24 milionë euro./Lajmi.net/
|
| Rita ‘përshëndet’ nga prapa me këtë imazh provokues (Foto) Posted: 31 Jul 2017 11:50 PM PDT ![]() Ajo po shoqërohet nga motra e saj Elena dhe nga atje po sjell imazhe tejet të ‘nxehta’, shkuan lajmi.net. Së fundi, ajo ka pozuar e shtrirë nga prapa në një barkë duke treguar linjat e saj në bikini, imazh ky që mori shumë komente nga ndjekësit e saj. Kënga e fundit e Ritës është ‘Your Song’, të cilën e publikoi 1 muaj më parë dhe ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh. /Lajmi.net/ |
| Disa mënyra për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë Posted: 31 Jul 2017 11:45 PM PDT ![]() Por pavarësisht këtyre, vazhdon të na ndodhë e njëjta gjë kohë pas kohe. Por cilat janë veprimet që harxhojnë më tepër bateri? Kërkimet në Google? Mesazhet pa fund? Faktikisht, ajo që harxhon më tepër baterinë tonë është mosinformimi dhe jo keqpërdorimi i telefonit. Fatmirësisht, kemi mundësi ta zgjasim jetëgjatësinë e baterisë përmes disa veprimeve të shkurtra. – Uleni ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk ju bezdis dhe nuk bëhet shumë i errët. – Opsionin e errësimit të ekranit vendoseni në rreth 15 sekonda, në vend të 1 minute që është automatikisht. – Mbylleni Bluetooth-in. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër. – Çaktivizoni "check-ins" automatike nëpër rrjetet sociale, pasi ato aktivizojnë GPS-in dhe konsumojnë bateri. – Evitoni programet e quajtura "task killers", të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Ndonjëherë ato harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë. – Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë nga rrjetet sociale. Fotot e fundit nga Instagram-i mund të presin edhe disa orë, pasi t'i kontrolloni të gjitha njëherësh. |
| Florent Hadërgjonaj bëhet me skuadër të re Posted: 31 Jul 2017 11:39 PM PDT ![]() Është skuadra e rikthyer në Bundesliga, Stuttgart që ka bërë ofertë zyrtare për deçanasin e talentuar. Mediet gjermane kanë shkruar se Stuttgart ka ofruar mbi katër milionë euro për transferimin e Hadergjonajt. Djaloshi kosovar edicionin e fundit ishte pjesë e Ingolstadt, skuadër kjo ë nuk siguroi mbijetesën në Bundesligë. Përndryshe së fundi, kanë qarkulluar lajme se mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur të zgjedh Zvicrën në nivel ndërkombëtar, duke refuzuar kështu Kosovën./Lajmi.net/
|
| 7 ushqimet më të mira për gruan Posted: 31 Jul 2017 11:37 PM PDT ![]() Megjithate, jeta e nje gruaje behet mjaft e veshtire pas menopauzes dhe shendeti i saj vihet me shume ne rrezik ne saje te ndryshimeve hormonale drastike qe ajo peson. Me mbarimin e femijerise, nje vajze ka disa nevoja te ndryshme nga nje djale ne lidhje me shendetin e saj. Gjate moshes qe ajo i nenshtrohet ciklit te permuajshem menstrual, nevojat e saj jane me te rritura ne hekur, ndersa pas menopauzes, kalciumi behet elementi paresor per parandalimin e nje prej semundjeve me te perhapura te femrat – osteoprozes. Le t'i hedhim nje sy ushqimeve me te rendesishme qe nje grua duhet te konsumoje, vecanerisht pas te 40-ave.
Qumeshti i dhise eshte i pasur ne kalcium dhe ka me pak yndyre nga qumeshti i zakonshem. Eshte me i tolerueshem dhe nese dhite kullosin ne hapesira te gjelbra, qumeshti i tyre permban edhe acide lyrore omega 3 – mjaft te rendesishme per mbrojtjen e zemres. Kosi i shtepise, pervec se eshte nje burim gjithashtu i mire i kalciumit, ofron edhe probiotike te cilet duket se luajne nje rol shume me te rendesishem nga sa kemi menduar deri me sot, ne shendetin tone. Ai eshte i lidhur me mireqenien e baktereve miqesore qe bashkejetojne me ne duke perbere nje element kyc te imunitetin qe fillon ne aparatin tretes.
Vaji i ullirit luan rol mbrojtes kunder kancerit te gjirit. Ne saje te antioksidanteve te jashtezakonshem qe permban, vaji i ullirit ndikon ne parandalimin e semundjeve te zemres, te osteoporozes dhe Alzheimerit. Per me teper, vetite antimikrobiale te bifenoleve, ndikojne ndjeshem edhe shendetin e aparatit tretes. Kujdes, behet fjale per vajin e ullirit ekstra te virgjer, te presuar ne te ftohte.
Fasulet dhe vecanerisht thjerrezat, jane ushqime me force te jashtezakonshme mbrojtese kunder kancerit te gjirit. Fasulet mund te luajne rol stabilizues ne hormone femerore. Fibrat qe gjenden te fasulet ndihmojne ne uljen e kolesterolit ndersa isoflavonet – antioksidante tipik te fasuleve, qetesojne simptomat e para ciklit dhe menopauzes. Fasulet jane te pasura ne acid folik, nje vitamin e pazevendesueshme per grate qe planifikojne te mbeten shtatzane.
Peshqit e kalter te vegjel qe mund te konsumohen me hala, ofrojne minerale ne proporcione perfekte per te mirembajtur kockat. Njekohesisht ofrojne Jod, nje element i domosdoshem per funksionin e gjendres tiroide e cila kontrollon gjithe metabolizmin dhe vitalitetin.
Karkalecat jane nje burim i mire i proteinave, yndyrnave omega 3, por vecanerisht i nje antioksidanti qe gjendet ekskluzivisht te to – astaksanthines. Ky antioksidant ka force te jashtezakonshme neutralizuese per radikalet e lira dhe eshte gjetur te kete efekt mbrojtes kunder kancerit. Cdo qelize e organizmit tone mund te perfitoje nga astaksanthina. Ajo cka e ben teper te rendesishem kete substance eshte efekti i dukshem kunder plakjes dhe pro jetegjatesise.
Boronicat, manaferrat, mjedra, rrushi i kuq, sheget dhe luleshtrydhet jane nder frutat me te cmuar qe permiresojne shendetin e aparatit urinar, rrisin perqendrimin dhe luftojne plakjen. Te pasura ne vitamin C dhe acid folik, frutat e pyllit garantojne shtatzani te mbare per gruan dhe shendet te syve dhe lekures se saj. Ato duhet te jene pjese e pandare e menyse javore te nje gruaje, krahas frutave te tjera qe perfaqesojne lende ushqyese te ndryshme.
Si nje zarzavat i familjes se kryqezoreve ku ben pjese edhe brokoli, rukola eshte nje ushqim i persosur. Ajo permban minerale ne sasi te konsiderueshme dhe sulforafane te cilat njihen si molekula antikanceroze. E pasur ne vitamin K, rukola ndihmon ne perthithjen e kalciumit dhe shendetin e kockave. Pije te dobishme – Caji jeshil dhe kurkuma (2 kupa ne dite) Caji jeshil mund te renditet nder aleatet me te devotshem te shendetit te gruas. Ai lidhet me ulje te rrezikut te kancerit te gjirit dhe ofron force antioksiduese si rralle ushqim tjeter. Ne kombinim me nje nder erzat me antiinflamatore – sic eshte kurkuma, nje caj jeshil mund te konsiderohet nje thesar. Suplemente te dobishme per gruan ne menopauze Vaji i melcise se merlucit: nje burim i shkelqyer i vitamins D e cila mbron nga osteoporoza, kanceri dhe diabeti, si dhe nje eliksir kunder plakjes. Shembull i ushqimit ditor
|
| Tronditet Ronaldo, dënohet me 15 vite burg Posted: 31 Jul 2017 11:32 PM PDT ![]() Katër herë fituesi i Topit të Artë, një ditë më parë dëshmoi para gjykatës në Alarcon, nën akuzën se ka kryer mashtrim duke u shmangur nga tatimet, për të cilën rrezikon burg deri në 15 vjet dhe gjobë prej 75 milionë euro për këmbëngulësin se nuk pajtohet me akuzën. Ronaldo dyshohet se duke iu ikur tatimeve ka dëmtuar thesarin e shtetit deri në 14.7 milionë euro, ai ka tentuar ta rregullojë këtë situatë kur pa parë se të tjerët po ndiqen penalisht për këto gjëra. Kundërshtimi i Ronaldos, ka bërë që prokuroria të kërkojë që rastin ta dërgojë për gjykim në Gjykatën Provinciale, dhe nëse Ronaldo nuk bën një pakt, ai rrezikon burgun dhe një gjobë shumë të madhe, shkruan sport.es, përcjell lajmi.net. Pakti Në 32 vjeçari portugez arrin një marrëveshje me prokurorinë dhe Zyrën e Thesarit spanjoll, prokuroria do të pranojë që atij ti vendoset një gjobë prej 28 milionë euro, dhe dënimi me burgim të mos ekzekutohet, në të kundërtën, nëse ai vazhdon kundërshtimin duke këmbëngul në pafajësinë e tij, rrezikon burgun prej 15 viteve dhe gjobën 75 milionë euro./Lajmi.net/
|
| Qeveria ‘Haradinaj’ nuk do të ketë jetëgjatësi Posted: 31 Jul 2017 11:28 PM PDT ![]() Për Kosovën në këto momente do të ishte shumë më e mirë një Qeveri me shumicë shqiptare e krijuar nga LVV-ja dhe LAA-ja sesa një Qeveri me 61 deputetë dhe e varur nga Lista Serbe. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki. Sipas Krakit, një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit dhe kjo për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe dhe e dyta, ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit. Ai ka shtuar se do të ishte anormale që fati i institucioneve të shtetit të varet nga një grup i deputetëve serbë, të cilët dihet qartazi çfarë qëllimesh kanë dhe prej kujt dirigjohen. Më tutje gjatë intervistës Kraki ka thënë se nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti është i detyruar me Kushtetutë që herën e dytë mandatarin t'ia kalojë lëvizjes "Vetëvendosje". Në këtë intervistë ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për liberalizimin e vizave, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, etj.
|
| Vesa si kurrë më parë, sjell imazhe të ‘nxehta’ e lagur në plazh (Foto) Posted: 31 Jul 2017 11:25 PM PDT ![]() Në Instagram, ajo ka publikuar së fundi disa foto në të cilat vjen shumë joshëse, shkruan lajmi.net. Këto imazhe, e sjellin Vesën më ndryshe se kurrë më parë dhe këto foto mund të jenë të shkëputura nga ndonjë skenë prej projekteve që ajo pret t’i lansojë. “Ti zemra ime” është projekti i fundit nga Vesa, të cilin e solli me Ervin Gonxhin. /Lajmi.net/ |
| Gruaja që theu rekordin botëror për shpejtësinë e përdorimit të kalkutatorit (Video) Posted: 31 Jul 2017 11:23 PM PDT ![]() Asuka Kamimura është gruaja e cila ka thyer rekordin botëror për përdorim më të shpejtë të kalkulatorit. Ajo është pjesë e një kompanie në Kinë, detyra e saj veç tjerash është që të bëjë kalkulime për shifrat biznesore dhe të nxjerrë rezultate në kohë sa më të shpejtë. Natyrisht, kjo nuk është e vështirë për të, ngase ajo është më e shpejta në botë për të kalkuluar. Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/
|
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |


















