Lajmi.net: “Për Conten, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierë” plus 8 more |
- Për Conten, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierë
- Kriza ‘2’
- Kosova, 1 miliard euro borxh
- Kosova, me rreth 70 mjekë specialistë të papunë
- Mediat franceze: Shqipëria, vendi ku mund t’i shijoni qoshet e vogla të parajsës
- Zjarret në Maqedoni, digjen katër shtëpi, gjendet një trup i djegur (Video)
- Pesë skuadrat që i ka refuzuar Neymar para se të shkonte te PSG
- Vicky Pattison
- Hoxhaj apo Krasniqi kryeparlamentar?
Për Conten, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierë Posted: 05 Aug 2017 12:15 AM PDT Për Antonio Conte ky sezon që po vije do të jetë më i vështiri në karrierën e tij. Këtë e ka thënë trajneri i Chelsea në konferencën për shtyp, para finales së Superkupës së Angli, ku skuadra e tij takohet me Arsenalin të dielën me fillim nga ora 15:00. "Për të qenë i sigurt, për mua, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierën time. Jam i sigurt për këtë", deklaroi fillimisht Conte. "Nuk kam shumë kohë për t'i sqaruar arsyet e shumta, por jam i sigurt për këtë. E kam këtë perceptim dhe shpresoj të jemi gabim". "Në Angli presioni është i madh dhe ne duhet të jetojmë me këtë presion. Në Angli, liga është e fortë, më e forta në botë", ka vazhduar italiani./Lajmi.net/
|
Posted: 05 Aug 2017 12:12 AM PDT Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme, në të cilën pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Adem Mikullovci, ndonëse kishte thirrur seancën në orën 10:00 u detyrua ta përfundonte atë disa minuta pasi kishte filluar. Kjo meqë në sallë ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e lëvizjes "Vetëvendosje" dhe të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA), por jo edhe ata të PAN-it. Andaj, pas konsultimit të kryesuesit Adem Mikullovci me LVV-në dhe me LDK-në seanca u ndërpre përfundimisht. Me këtë rast u vendos që në orën 12:00 të mbahej një takim konsultativ me të gjitha grupet parlamentare për ta caktuar vazhdimin e saj. Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se një orë, mori pjesë edhe koalicioni PAN, mirëpo sërish nuk pati dakordim mes partive politike. Kjo pasi koalicioni fitues kërkoi që të mërkurën të mbahet sërish mbledhje konsultative. Por pas këtij vendimi reagoi LVV-ja, e cila tha se nuk do të marrë pjesë në atë takim. Ndërkaq, LAA-ja konsideroi se një zvarritje e tillë po bëhet kryekëput për mungesë të numrave. /zeri/ |
Posted: 05 Aug 2017 12:11 AM PDT Në vitin 2014, kur u formua qeveria "Mustafa" (dhjetor 2014), borxhi i përgjithshëm i vendit ishte 582 milionë euro. Nuk kanë kaluar as tre vjet të plota dhe sot borxhi i përgjithshëm ka arritur shifrën prej 980 milionë eurosh. Qeveria aktuale këto ditë të fundit të qeverisjes ia shtoi vendit edhe rreth 34 milionë euro borxhe përmes dy marrëveshjeve që arriti me Bankën Botërore, shkruan sot, gazeta Zeri Të mërkurën ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti, nënshkroi me Bankën Botërore marrëveshjet për kredi, për realizimin e dy projekteve të identifikuara si primare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Edhe këto fonde të siguruara janë kredi që Kosova duhet t’i kthejë duke u bazuar në marrëveshjen e arritur. |
Kosova, me rreth 70 mjekë specialistë të papunë Posted: 05 Aug 2017 12:08 AM PDT Shemsi Veseli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është edhe një numër i mjekëve specialistë të papunë, ndonëse sistemi shëndetësor ka nevojë për ta. "Përmbledhja e pozitave të shpallura nga konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë për specialistët e papunësuar, është kryer si proces në aspektin profesional dhe janë 190 pozita në 40 profile që do të pranohen. Mund të them se ka shkuar mirë, ndonëse ka qenë një proces i ndërlikuar, pasi ka të bëjë me një numër të madh të profileve, e që ka qenë i menaxhuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës", ka deklaruar Veseli. Rreth 260 mjekë specialistë, të profileve të ndryshme, kanë punuar me kontrata të përkohshme në Qendrën Klinike Universitare, deri në shpalljen e konkursit, ku më pas janë pranuar 190 prej tyre. "Kanë mbetur jashtë sistemit edhe rreth 60 specialistë të papunë, e që duhet menduar se me krijimin e Qeverisë së re, krijimin e buxhetit edhe për ta, pasi që duhet të profilizohen, pasi ka nevojë shumë të madhe në spitale të përgjithshme në vende tjera të Kosovës", ka shtuar ai. Valbon Krasniqi, këshilltar i ministrit në largim të Shëndetësisë, ka thënë se synimi i këtij institucioni, ka qenë që asnjë mjek specialist të mos mbetet i papunë. Ndonëse kanë aplikuar 220 mjekë për punësim, vetem 190 prej tyre tashmë janë punësuar. "Sa i përket specialistëve, mendoj se është një e arritur e madhe pasi që është hera e parë prej pasluftës që ministria arrin t'i punësojë me se 200 specialistë në spitalet rajonale dhe QKUK". "Numri i specialistëve që ndërkohë e kanë përfunduar specializimin, nuk mund të themi për ta, por në momentin që është mbyllur konkursi kanë qenë 240 specialistë, ndërkaq është arritur që të punësohen rreth 200 [prej tyre]" , ka pohuar Krasniqi. Por, mjekët specialistë, të cilët kanë mbetur jashtë sistemit të shëndetësisë konsiderojnë se do të duhej që sa më shpejt t'u bëhet një zgjidhje e qëndrueshme. Miranda Zeneli, mjeke specialist ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë u kishte premtuar se nuk do t'i lërë pa punë. Ajo ka qenë pjesë e konkursit të fundit, por, me daljen e rezultateve, ka mbetur jashtë sistemit të shëndetësisë. Zonja Zeneli ka treguar se nëse nuk i bëhet ndonjë zgjidhje për punë, atëherë e vetmja rrugë, siç është shprehur ajo, mbetet ikja nga Kosova: "Nëse nuk gjejmë punë brenda Kosovës, na mbetet të shohim ndonjë shtet tjetër që ka nevojë për mjekë, e na përkrahë për punësim. Përndryshe, si mjek i papunë, është gjendje shumë e vështirë". Ndërkaq, këshilltari Valbon Krasniqi ka deklaruar se gjithçka varet ngaQeveria e re, e cila pritet të formohet, në mënyrë që të shihet se çka do të vendoset për fatin e specialistëve të rinj, që kanë mbetur të papunë. "Planet e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë qenë që asnjë specialistë të mos mbetet pa punë, por kanë ndryshuar rrethanat politike dhe nuk mund të them asgjë tash për tash, ndonëse jashtë sistemit shëndetësor ka mbetur një numër i vogël", ka thënë Krasniqi. Ndryshe, kuadrot mjekësorë të papunë tashmë kanë deklaruar se do të ikin jashtë Kosovës, e që një gjë e tillë ka qenë debat i gjerë, pasi që për tre vjetët e fundit kanë ikur më shumë se 400 mjekë në vendet e Bashkimit Evropian. Kosova, për t'i përmbushur standardet evropiane, thonë njohësit çështjeve të shëndetësisë, duhet që t'i punësojë në institucionet publike shëndetësore edhe dy mijë mjekë e pesë mijë infermierë, aq sa edhe nevojiten për kokë banori. |
Mediat franceze: Shqipëria, vendi ku mund t’i shijoni qoshet e vogla të parajsës Posted: 05 Aug 2017 12:05 AM PDT Në këtë artikull ndër të tjera është shkruajtur se vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë "MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për Shqipërinë turistike, botuar në mediat franceze", shkruan Rama. KËTË VERË, TË GJITHË NË SHQIPËRI! Shqipëri, destinacioni i ruajtur jashtë rrugëve të rrahura … dhe nga turistët! Ajo rimon me Kroaci, por ky destinacion është ende më pak turistik (për momentin) prandaj shkoni për një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë! Tirana Me rrugët e gjera dhe ndërtesat imponuese të periudhës komuniste, kryeqyteti Tirana, shumë larg së kthyeri në të kaluarën, shpërthen në ngjyra dhe shpalos më të mirat e saj me rënien e natës, kur vjen ora për të festuar! Berati I njohur ndryshe dhe si qyteti i 1001 dritareve, Berati është një nga qytetet më të vjetra në trashëgiminë e UNESCO-s. Gjirokastra Shtëpi prej guri të një stili të shkëlqyer osman në këtë tjetër qytet të klasifikuar nga UNESCO. Korça I quajtur 'Parisi i Vogël' për praninë e trupave franceze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe dyqanet e vogla të stilit francez, ky qytet është gjithashtu i njohur në të gjithë vendin për birrarinë e Korçës, e cila organizon një festival birre çdo vit në muajin gusht. Saranda Ky stacion turistik bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa e përkryer për një pushim të merituar plazhi. Dhërmiu Fshati i qetë në një shpat mali me ujra të mrekullueshëm turkuaz dhe që ofron gjithashtu mundësinë për të kombinuar, në të njëjtin vend, malin dhe detin. Linku i shkrimit: https://www.opnminded.com/2017/07/31/cet-ete-albanie-voyage.html |
Zjarret në Maqedoni, digjen katër shtëpi, gjendet një trup i djegur (Video) Posted: 05 Aug 2017 12:02 AM PDT Gjithashtu sipas njoftimit të EVN-së, për shkak të zjarrit të madh në Bogomillë, Oreshe, Papradishtë, si dhe në disa vende tjera, të gjithë konsumatorët e Komunës së Çashkës do të mbesin pa energji elektrike një kohë të gjatë, për shkak se janë djegur 11 shtylla elektrike. Mbrëmë është gjetur një trup njeriu i djegur në fushën e fshatit Luboten të Shkupit, njoftoi SPB-Shkup. Zjarri në fshatin Oreshan të Komunës së Zelenikovës po i afrohet edhe fshatit Vrezhallë, ndërsa në malet e fshatit Moranë flakët po përhapen vazhdimisht. Kjo është gjendja në malet e Moranës së Komunës së Studeniçanit. /SHENJA/ |
Pesë skuadrat që i ka refuzuar Neymar para se të shkonte te PSG Posted: 05 Aug 2017 12:01 AM PDT Neymar në mëngjesin e ditës së djeshme u prezantua si lojtar i PSG-së. Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori, duke iu bashkuar francezëve për 222 milionë euro. 25 vjeçari viteve të fundit, ka qenë pjesë e spekulimeve në tregun e transferimeve jo pak herë. "L'Equipe' ka bërë një kronologji të refuzimeve të skuadrave nga Neymar, para se këtë verë t'i thoshte 'PO' PSG-së. Janë skuadra si Real Madrid, West Ham, Chelsea, Manchester United dhe PSG që janë refuzuar nga një herë nga Neymar. Real Madrid në vitin 2005 West Ham United në vitin 2010 Chelsea në vitin 2010 Manchester United në vitin 2016 PSG në vitin 2016./Lajmi.net/
|
Posted: 04 Aug 2017 11:59 PM PDT |
Hoxhaj apo Krasniqi kryeparlamentar? Posted: 04 Aug 2017 11:54 PM PDT Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një interviste të enjten në RTK ka deklaruar se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse lëvizja "Vetëvendosje" dhe koalicioni LAA do ta votojnë qeverinë "Haradinaj". "Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK-ja, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar", deklaruar Veseli. I kontaktuar nga "Zëri" nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka pranuar të japë sqarime se kush do të jetë kandidat tjetër po qe se largohet Veseli. "Nuk kam asgjë për t'i shtuar deklarimeve të sotme të kolegëve të mi, si dhe komunikatës që e merrni pas pak", ka thënë shkurt Krasniqi. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |