Lajmi.net: “Nuk do ta besoni se si dukej Eliza Hoxha në vitin 2002 (Foto)” plus 8 more |
- Nuk do ta besoni se si dukej Eliza Hoxha në vitin 2002 (Foto)
- Sulmohen prapë ushtarët e NATO-s në Kabul
- Sot tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve, ja orari
- Tri ditët e ardhshme përfekte për t’i kaluar në plazh
- Është nënë por shikojani trupin prezantueses shqiptare (Foto)
- PDK “injoron” seancën e Kuvendit, mbledh kryesinë në ora 10
- Juventus merr dy super-futbollistë të Barcelonës për Dybalan
- Tusk i shqetësuar, Polonia mund të largohet nga BE-ja
- Ku janë numrat?
| Nuk do ta besoni se si dukej Eliza Hoxha në vitin 2002 (Foto) Posted: 04 Aug 2017 12:20 AM PDT |
| Sulmohen prapë ushtarët e NATO-s në Kabul Posted: 04 Aug 2017 12:20 AM PDT ![]() Zyrtarë nga misioni mbështetës i NATO-s, kanë thënë se sulmi ka ndodhur dje në provincën e Kabulit. Të lënduarit janë duke u trajtur në spital, derisa është bërë e ditur se dhjetëra civilë janë lënduar po ashtu gjatë këtij sulmi. Talibanët e kanë marrë menjëhërë përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët kanë thënë se ushtari i vrarë nuk është amerikan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje shtesë. Një tjetër sulm me makinë bombë ka ndodhur dy ditë më parë, në të cilin kanë vdekur 2 ushtarë në qytetin Kandahar, Afganistan. Edhe për atë sulm përgjegjës kanë thënë të kenë qenë talibanët. Sulmet kanë vënë në pah rreziqet me të cilat përballët ushtria amerikanë në Afganistan, derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke konsideruar mundësitë e rritjes së trupave për t'i dhënë fund luftës me talibanët. |
| Sot tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve, ja orari Posted: 04 Aug 2017 12:11 AM PDT ![]() Në short do të marrin pjesë skuadrat e fazës “Play-off”, të cilat do të sjellin ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve. Shorti do të tërhiqet sot me fillim prej orës 12:00 në Nyon të Zvicrës, përcjellë “Lajmi.net”. Ndeshjet e para luhen më 15/16 gusht, ndërsa ato të kthimit më 22/23 gusht. Ekipet pjesëmarrëse: Olympiacos (GRE) Celtic (SCO) København (DEN) APOEL (CYP) Maribor (SVN) Qarabağ (AZE) Astana (KAZ) Rijeka (CRO) Hapoel Beer-Sheva (ISR) Slavia Praha (CZE) Sevilla (ESP) Napoli (ITA) Liverpool (ENG) CSKA Moskva (RUS) Sporting CP (POR) FCSB (ROU) Young Boys (SUI) Nice (FRA) Hoffenheim (GER) İstanbul Başakşehir (TUR) /Lajmi.net/
|
| Tri ditët e ardhshme përfekte për t’i kaluar në plazh Posted: 04 Aug 2017 12:05 AM PDT ![]() Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 36 gradë celsius. E për nesër (të shtunën), vapa afrikane në Kosovë pritet ta arrijë kombinacionin. Temperaturat sipas Prishtina Wather, do të shkojnë mbi 37 gradë celsius. Vapa afrikane tashmë ka filluar të shtrihet mbi pjesën më të madhe të rajonit dhe pjesë qendrore dhe lindore të Europës. Sipas parashikimeve të fundit kjo vapë pritet të zgjasë në dhjetë ditët e para të gushtit, e më pas mund të presim rënie të temperaturave në vlera mesatare. Në ditët në vijim, deri në fundjavë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 14C deri në 19C, e maksimalet nga 34C deri në 37C, e në pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë deri në 38C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-8m/s, shkruna gazetametro. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe gradualisht pritet të zbres në vlera normale. Nga shënimet e viteve të shkuara, përgjatë muajit gusht, kohëpaskohe mund të ketë periudha të gjata me valë të të nxehtit, madje edhe mbi dhjetë ditë, ndërsa maksimalet mund të arrijnë edhe në 37C deri 39C. ![]() |
| Është nënë por shikojani trupin prezantueses shqiptare (Foto) Posted: 03 Aug 2017 11:58 PM PDT ![]() Duke mbajtur larg medive jetën private, ajo pothuajse asnjëherë nuk i ka zbuluar fytyrat e fëmijëve të saj, shkruan lajmi.net Si do që të jetë, ndonëse ka fëmijë, Alketa vazhdon t'i ruaj format trupore. Në fotografinë e hedhur në Instagram, ku shihet e veshur me bikine, prezantuesja dukej më në formë se kurrë më parë./Lajmi.net/ |
| PDK “injoron” seancën e Kuvendit, mbledh kryesinë në ora 10 Posted: 03 Aug 2017 11:58 PM PDT ![]() Në këtë mbledhje do të bisedohet për zhvillimet e fundit në vend, bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda PDK-së. Mbledhja do të mbahet në të njëjtën kohë kur është caktuar të mbahet edhe seanca për konstituimin e Kuvendit në të cilën koalicioni PAN mbrëmë në një takim në mesnatë vendosi përfundimisht ta bojkotojë atë. /Lajmi.net/ Lexo edhe:
|
| Juventus merr dy super-futbollistë të Barcelonës për Dybalan Posted: 03 Aug 2017 11:55 PM PDT ![]() Gazeta katalunase “Mundo Deportivo”, ka zbuluar disa detaje të operacionit mes Barcës dhe Juventusit. Kështu, kampioni italian ka pranuar futjen e dy futbollistëve në marrëveshje për argjentinasin, përcjellë “Lajmi.net”. Juve është i interesuar për Andre Gomes dhe Rafinhan. Inkuadrimi i këtyre dy lojtarëve në operacion, do të sjellte uljen e shifrës që duhet të paguajë Barca, pasi që momentalisht Juve kërkon 120 milionë euro për Dybalan. /Lajmi.net/
|
| Tusk i shqetësuar, Polonia mund të largohet nga BE-ja Posted: 03 Aug 2017 11:52 PM PDT ![]() Deklaratat e Tusk vijnë në mesin e konflikteve në mes të Bashkimit Evropian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, pas tentimeve të kësaj të fundit për të reformuar sistemin e drejtësisë. BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për prerjen masive të drunjve në vend. Qeveria polake i ka hedhur poshtë kritikat e BE-së, dhe ka refuzuar që t'i përmbahet një ligji të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndaluar prerjen e pyjeve. "Këto deklarata duhet se janë fillimi i shenjave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Evropian. Frikësohem se jemi shumë afër këtij momenti", u ka thënë Tusk gazetarëve. Tusk i ka bërë këto komente pasi është pyetur për tetë orë nga prokurorët e Varshavës, të cilët janë duke hetur rastin e rrëzimit të aeroplanit më 2010, në Smolenks të Rusisë, shkruan rel. Në këtë ngjarje ka vdekur ish presidenti i Polonisë, Lech Kaczyński dhe 95 persona të tjerë. Lideri i partisë, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaë Kaczynski, e ka akuzuar Tusk, që atë kohë ka qenë kryeministër i vendit, si përgjegjës për rrëzimine aeroplanit në të cilin ka vdekur vëllai i tij binjak, presidenti, Lech Kaczynski. Sipas tij, rrëzimi i aeroplanit nuk ka qenë aksidenti dhe ka akuzuar Tusk për "përgjegjësi morale" për vdekjen e vëllait të tij. Më 9 mars, Tusk është zgjedhur për herë të dytë si president i Këshillit Evropian, nga liderët e BE-së. |
| Posted: 03 Aug 2017 11:40 PM PDT ![]() Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) dështoi ta zgjedhë Kadri Veselin kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e ftuar për ditën e djeshme, duke i demantuar kështu drejtuesit e këtij koalicioni se i kanë votat e nevojshme të deputetëve. Seanca e 3 gushtit nisi me vonesë dhe pa praninë e PAN-it, por edhe pas ardhjes së deputetëve të këtij koalicioni u kërkua që zgjedhja e kryetarit të shtyhej për dy orë. Pas shumë mospajtimeve mes blloqeve politike, drejtuesi i seancës, deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, mbylli seancën rreth orës 12:00, ndonëse 60 deputetë votuan pro shtyrjes dhe 60 të tjerë ishin kundër saj. Megjithatë, ndonëse seanca u thirr sërish në orën 15:00 të së enjtes, koalicioni PAN vendosi ta bojkotojë unanimisht atë. Me këtë rast Mikullovci e shpalli sërish të përfunduar seancën, duke e thirrur vazhdimin e saj për sot, në orën 10:00. Pavarësisht kësaj, Blerand Stavileci nga koalicioni PAN gjatë një konference në orët e pasdites ka njoftuar se nuk do të jenë pjesë e seancës së thirrur për të premten, siç ka thënë ai, pa u ndryshuar mentaliteti uzurpues i institucioneve. Ndërkohë, pas bojkotit të PAN-it përfaqësuesit e lëvizjes "Vetëvendosje" dhe të koalicionit LAA konsideruan se ky koalicion nuk e ka synim formimin e institucioneve. Ata theksuan edhe një herë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, por megjithatë i bënë thirrje PAN-it që të vijë sot në seancë dhe t'i zhbllokojë institucionet, duke kandiduar një person tjetër për postin e kryekuvendarit, e jo Kadri Veselin. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















