Lajmi.net: “Ndryshon gjithçka, Bale rikthehet në Premierligë gjatë këtij muaji (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ndryshon gjithçka, Bale rikthehet në Premierligë gjatë këtij muaji (FOTO)” plus 8 more


Ndryshon gjithçka, Bale rikthehet në Premierligë gjatë këtij muaji (FOTO)

Posted: 05 Aug 2017 11:41 PM PDT

Sipas informacioneve të fundit të “Sunday Express”, klubi londinez po e përgatitë ofertën për uellsianin.

Blutë janë gati të ofrojnë shumën që e kërkon Florentino Perez, e që është 90 milionë funte, përcjellë “Lajmi.net”.

Negociatat pritet të fillojnë javën e ardhshme mes klubeve. Ish-futbollisti i Tottenhamit e mirëpret rikthimin në ishull, por tani te rivali i “gjelave”, Chelsea. /Lajmi.net/

cats

Era Istrefi mahnitëse në skenën e Rumanisë (Foto)

Posted: 05 Aug 2017 11:30 PM PDT

Ajo ishte e ftuar në ‘Untold Festival’ në Rumani, ku performoi para një publiku shumë të madh në numër, shkruan lajmi.net.

Përmes profilit të saj në Instagram, Era ka publikuar disa pjesë nga kjo performancë, ku si çdo herë edhe kësaj radhe ishte shfaqur me stil unik.

Koncerti i mbajtur në Cluj- Napoca kishte mbledhur publikun entuziast për ta dëgjuar këngëtaren Kosovare. /Lajmi.net/

Krasniqi: Isa Mustafa po e bllokon Kosovën me ata që ia gjuajtën shtëpinë me molotov

Posted: 05 Aug 2017 11:26 PM PDT

Milazim Krasniqi

Krasniqi në një shkrim autorial që e ka dërguar në lajmi.net ka thënë se problemi i vetëm i Isa Mustafës është që ta ruaj karrikën e të parit të LDK-së, edhe atë me ata që e sulmuan.

"Isa Mustafa është i interesuar të harrohet humbja e LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Për të arritur këtë synim, atij i duhet të shkaktojë bllokimin e institucioneve, si në vitin 2014. Nuk e ka problem që këtë bllokim e bën së bashku me VV, njerëzit e së cilës e kanë sulmuar me mollotov edhe në shtëpi, e kanë sulmuar me gozhda në rrugë, ia kanë ngritur shtatëdhjetë akuza në prokurori dhe e kanë fyer me fjalët më të rënda. Problemi i tij i vetëm është si ta shpëtojë karrigen e kryetarit të partisë, qoftë dhe me ndihmën e militantëve të VV. Nuk e ka aspak problem se kështu po e fundos LDK-në edhe më shumë", ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi më tej shkruan se Isa Mustafa nuk ka kundërshtar në LDK, sepse sipas tij, ka shumë frikacak që nuk kanë guxim ta sfidojnë.

"Nuk besoj se nuk ka figura që kanë ambicie për të marrë drejtimin e LDK-së. Të tillë ka, por duket sheshit se janë frikacakë. E duke qenë frikacakë, askush nuk mund të bëhet lider. Meqë Isa është i rrethuar nga bashkëpunëtorë frikacakë, që nuk guxojnë ta sfidojnë as humbësin, Isa Mustafa sërish i prin plot komoditet procesit të bllokimit të institucioneve. Duket se brenda LDK-së ai e ka cimentuar gjendjen, me instalimin e krahut të Riinvestit, me çka edhe ka imponuar një frymë të kundërt me frymën tradicionale të LDK-së, e cila ishte frymë tipike e kompromisit".

Profesor Krasniqi konsideron se nëse dikush është në frymën Rugoviane, është Teuta e bija e presidentit historik të Kosovës.

"Unë nuk njoh në politikën e Kosovës një politikan që ka bërë më shumë kompromise se sa Ibrahim Rugova! Kujtoni qeverinë në ekzil: të gjithë ministrat ishin të grupimeve të tjera, vetëm Bukoshi i LDK-së. Kujtoni formimin e grupit 15: shumica absolute në atë grup ishin kundërshtarë të Ibrahim Rugovës. Kujtoni Konferencën e Rambujesë: Rugova duke qenë president i zgjedhur me votë direkte, bëri kompromis dhe e la vendin e kryesuesit të delegacionit. Kujtoni themelimin e qeverive Rexhepi e Haradinaj, me ç'rast ua la vendin e kryeminstrit dy partive rivale. Prandaj, në bazë të kësaj trashëgimie tipike rugoviste, nëse dikush ka mbetur rugovistë në LDK, është vetëm Teuta Rugova, e bija e presidentit Ibrahim Rugova, e cila këto ditë ka ofruar shembullin e kompromisit politik. Pavarësisht motiveve, të cilat nuk i di dhe s'kam si t'i komentoj, gjesti i saj është tipik rugovist", ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/

 

Formacionet: Arsenal-Chelsea, mungesë e madhe

Posted: 05 Aug 2017 11:26 PM PDT

Mbrojtësi shqiptar nuk është i gatshëm, kështu që do t'i mungojë Arsenalit në sfidën e Community Shield.

Shqiptari tjetër i ekipit të Arsene Wenger, Granit Xhaka, do të luajë nga minuta e parë, përcjellë "Lajmi.net".

Ndeshja fillon prej orës 15:00 dhe zhvillohet në "Wembley".

Arsenal: Cech; Holding, Mertesacker, Koscielny; Bellerin, Xhaka, Ramsey, Kolasinac; Ozil, Welbeck, Lacazette.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Luiz, Cahill; Moses, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Batshuayi, Morata. /Lajmi.net/

Sot na pret një super-ndeshje e futbollit evropian

Posted: 05 Aug 2017 11:15 PM PDT

Duke filluar prej orës 15:00 zhvillohet sfida e Superkupës së Anglisë, e njohur ndryshe si Community Shield.

Në “Wembley” takohen Arsenal dhe Chelsea, përcjellë “Lajmi.net”.

Të dy skuadrat do të kërkojnë ta fillojnë edicionin me një trofe, andaj ndeshja pritet të jetë spektakolare. /Lajmi.net/

Foto të rralla! Adriana në vitet e rinisë (Foto)

Posted: 05 Aug 2017 11:06 PM PDT

Në llogarinë e saj në Instagram, aktorja Adriana Matoshi ka publikuar disa imazhe të saja të shkrepura vite më parë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ato fotografi janë realizuar shumë vite më herët, i rëndësishëm është fakti që Adriana ka mbetur e njëjta.

Kujtojmë që aktorja së fundi ka qenë e angazhuar në serialin vendor “O sa mirë” ku luan rolin e Sasës. /Lajmi.net/

VMRO kundër projektligjit për gjuhët, thotë se bie ndesh me Kushtetutën

Posted: 05 Aug 2017 11:02 PM PDT

"Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore, të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bien ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim një ligj që bie ndesh me Kushtetutën", ka deklaruar deputeti Antonio Milloshoski, raporton AlsatM.

Së dyti, ka vijuar ai, VMRO prej kohësh kishte paralajmëruar, gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas saj, se Zaev është një marionetë që nuk mbron interesat nacionale të Maqedonisë.

"Por ai i shet ato përmes platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t'u ikë veprave penale që ka bërë", ka shtuar Milloshovski.

Kaltrina shkëlqen me pamjen e fundit (Foto)

Posted: 05 Aug 2017 02:56 PM PDT

E padyshim që ajo një kujdes të madh i kushton edhe pamjes së saj, shkruan lajmi.net

Kaltrina në Instagram ka hedhur dy fotografi ku ka mahnitur me pamjen.

E veshur me një fustan të zi i përzirë me ngjyrë hiri dhe i gjatë, Kaltrina ka rrezatuar plotë bukuri./Lajmi.net/

Momenti kur Ronaldo dhe Perez takohen për herë të parë sy më sy (Video)

Posted: 05 Aug 2017 02:53 PM PDT

Perez priti Ronaldon në stërvitjen e parë pas kthimit nga pushimet, teksa njëherit ky edhe ishte takimi i parë që nga koha kur filluan të qarkullojnë lajme se Cristiano dëshiron të largohet nga "Santiago Bernabeu".

Marca e AS raportojnë se Perez dhe CR7 kanë qëndruar për një kohë në qendrën stërvitore, ku kanë diskutuar për shumë gjëra dhe sipas mediave spanjolle qëndrimi i portugezit në Madrid më as që diskutohet, ai dëshiron të vazhdojë të triumfojë me fanellën e bardhë. /