Lajmi.net: “Lamtumirë Arsenal, Mustafi befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Lamtumirë Arsenal, Mustafi befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more


Lamtumirë Arsenal, Mustafi befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 25 Aug 2017 11:46 PM PDT

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenal.

Sipas Sky Sports, drejtuesit e Interit kanë hequr dorë nga qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala dhe të gjitha forcat i kanë drejtuar nga Mustafi.

Ardhja e tij nuk është e lehtë por Inter nuk dorëzohet dhe vazhdon kontaktet për angazhimin e tij. /Lajmi.net/


Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë

Posted: 25 Aug 2017 11:40 PM PDT

termete

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Gjirokastër dhe Sarandë në orën 04.22 të mëngjesit të së shtunës, duke krijuar panik te pushuesit.

Mësohet se fortësia e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në Gjirokastër por janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Fatmirësisht nuk flitet për dëme materiale dhe as të lënduar në njerëz.

Problem në Milan, Donnarumma dhe … Bonucci (FOTO)

Posted: 25 Aug 2017 11:38 PM PDT

Menaxheri i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola ka zbuluar një problem që ka ndodhur te skuadra nga San Siro.

Ai ka bërë të ditur se portierit i ishte premtuar shiriti i kapitenit pasi vazhdoi kontratën në klub. Por, gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Leonardo Bonuccit nga Milan.

"Për Donnarumman ishte premtuar shiriti i kapitenit. Asgjë kundër Bonuccit por vetëm të sqarohemi", deklaroi ai për "Rai Sport", përcjell "lajmi.net".

Bonucci u emërua kapiten i ri i Milanit menjëherë pas transferimit në klub nga kampioni i Serie A, Juventus. /Lajmi.net/


Dua Lipa zgjohet me një lajm të mirë (Foto)

Posted: 25 Aug 2017 11:36 PM PDT

Përveç se ka marrë mbi 135 milionë klikime, kënga po vazhdon të dëgjohet suksesshëm dhe të prijë në top-lista, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm Dua mori një lajm të mirë në lidhje e këngën, ajo po qëndron e para për dy javë rresht në BBC Radio 1.

“MIRËMËNGJESI! #NewRules është NUMËR1 në top-listë për të dytën javë!!! Faleminderit për mbështetjen, Ju dua!!! 💕✨” shkruan ndër të tjera këngëtarja. /Lajmi.net/

Bllokadë deri pas zgjedhjeve lokale

Posted: 25 Aug 2017 11:31 PM PDT

 

Bllokada institucionale në vend mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në Kosovë më 22 tetor të këtij viti. Ilir Ibrahimi, njohës i rrethanave politike në vend, ka konsideruar se bllokada mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale.

"Duke parë deklaratat e liderëve të partive politike, është e qartë që ata nuk kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje, por synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë edhe më tutje, ndoshta deri pas zgjedhjeve lokale. Ky është një kalkulim i pastër politik", ka deklaruar ai për "Zërin".

Mirëpo ka konsideruar se një gjë e tillë sjell pasoja për shtetin e Kosovës. Megjithatë ka konsideruar se kriza do të mundë të tejkalohej lehtë po që se do të arrihej një marrëveshje mes partive.

"Kriza do të mundë të kalohej shumë lehtë nëse do të kishte një frymë kompromisi ndërmjet liderëve politikë. Nuk duhet të harrohet që veprimet e sotme vendosin precedentë edhe për të ardhmen. Nuk mund t'ia lejojmë vetes që pas çdo zgjedhjeje të kemi bllokada të tilla. Sot kemi bllokadë kundër PAN-it, por nesër e njëjta mund të ndodhë kundër LVV-së apo LDK-së", ka potencuar ai.

Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ndalë bllokadën derisa t'i sigurojë votat. E në rast zvarritjeje, sipas tij, presidenti i vendit është ai i cili duhet të ndërhyjë dhe ta kërkojë gjetjen e një kompromisi. E ky kompromis, sipas tij, do ta përfshinte krijimin e një qeverie me miratimin e të gjitha partive.

"Kompromis mund të jetë krijimi i një qeverie me pajtimin e të gjitha palëve, por i një qeverie që do ta ketë një afat kohor të funksionimit. Gjatë asaj kohe do të mundë të çoheshin përpara disa procese urgjente që kanë mbetur peng", ka shtuar ai.

Ndërkohë ka konsideruar se tutje nevojitet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese në mënyrë që të shmangen bllokadat e tilla.

"Por e rëndësishme është po ashtu që ndërkohë të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore që të mos ketë më situata të tilla bllokuese përballë të cilave mund të gjendemi edhe në të ardhmen edhe për fajin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, një aktgjykim ky politik dhe i padrejtë", ka theksuar Mushkolaj.

Roma – Inter, formacionet e super derbit nga Serie A (FOTO)

Posted: 25 Aug 2017 11:28 PM PDT


Kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Durrës

Posted: 25 Aug 2017 11:19 PM PDT

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë  kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Takimi është parashikuar të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

"Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

Real Madrid ‘transferon’ Messin, njoftimi në Facebook (FOTO)

Posted: 25 Aug 2017 11:13 PM PDT

Faqja zyrtare e Real Madridit në Facebook është hakuar, të shtunën në mëngjes, duke zyrtarizuar transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

"Mirë se vini Messi", ishte shkruar në faqen zyrtare të kampionit të Spanjës dhe Evropës.

Por, pas pak minutave Real Madrid ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar. /Lajmi.net/


Kida me shumë stil në fotot e fundit (Foto)

Posted: 25 Aug 2017 11:10 PM PDT

Së fundi, këngëtarja ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat u shfaq me shumë stil, shkruan lajmi.net.

E veshur me të zeza dhe me një pale atlete të bardha, Kida u komplimentua nga ndjekësit për stilin që bartte në këtë veshje.

Projekti i fundit muzikor nga Kida është "Pe du", këngë e cila u lansua në fillim të muajit qershor. /Lajmi.net/