Lajmi.net: “Kaq elegantë vështirë se i keni parë ndonjëherë Mozzik dhe Getinjon (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kaq elegantë vështirë se i keni parë ndonjëherë Mozzik dhe Getinjon (Foto)” plus 8 more


Kaq elegantë vështirë se i keni parë ndonjëherë Mozzik dhe Getinjon (Foto)

Posted: 10 Aug 2017 12:14 AM PDT

Dyshen jemi mësuar t’i shohim zakonisht të veshur në stilin e reperëve, por kësaj radhe u paraqiten më ndryshe, shkruan lajmi.net.

Ata u shfaqen me kostume elegante dhe një nga imazhet e shkrepura së bashku ata e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.

Getinjo dhe Mozzik morën komente të shumta nga fansat e tyre, duke i komplimentuar për dukjen. /Lajmi.net/

Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in sot në seancë

Posted: 10 Aug 2017 12:14 AM PDT

 

"Tani ka pengesa dhe vonesa. Të paktën vetëm dje është thënë se vetëm Kadri Veseli do të jetë i vetmi kandidat për të parin e Kuvendit", tha ai sot  në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij do të ishte mirë që Pan të vije në seancë. 'Ky do të ishte veprim më i mirë dhe jo të bojkotohet seanca", tha ai.

Krasniqi tha se tani po dalin kushte ndërmjet partive. "Sot nuk mund të presim se do të ketë konstituim. Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in në seancë", tha ai.

Krasniqi vlerësoi se mund të ketë ndryshim të situatës. Edhe për ultimatumin e Pacollit, ai tha se  do të mund të thellohet ndarja, tek partitë. "Do të jetë vështirë të kemi stabilitet", tha ai.

Ai vlerësoi se në qeveri që ka pak vota, nuk mund të jetë stabile, pasi që edhe kryesja për zgjedhje të jashtëzakonshme ishte që të krijohet një qeveri stabile. Krasniqi pret që javën e ardhshme të mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Ronaldo ka një lajm të keq për Barcelonën (FOTO)

Posted: 10 Aug 2017 12:08 AM PDT

Cristiano Ronaldo është duke punuar që të jetë i gatshëm për lojë kundër Barcelonës.

Por, qëllimi i tij kryesor tashmë është që të përshpejtojë në përgatitje dhe të jetë gati për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet këtë të diel në Camp Nou, shkruan Marca.

Ronaldo ka shtuar stërvitjet për të qenë gati për duelin e madh kundër rivalit kryesor nga Spanja. /Lajmi.net/


Kate Upton

Posted: 09 Aug 2017 11:58 PM PDT

Lamtumirë Inter, Kondogbia zgjedh klubin e ri (FOTO)

Posted: 09 Aug 2017 11:50 PM PDT

Geoffrey Kondogbia është i gatshëm të largohet nga Inter.

Mesfushori francez dëshiron të transferohet në Valencia, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.

Kondogbia shpreson se klubet mund të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij te skuadra nga La Liga, përcjell “lajmi.net”.

Ai nuk dëshiron të mbetet në Inter ku nuk konsiderohet si titullar nga trajneri i ri, Luciano Spalletti. /Lajmi.net/


Milionëshi i parë për Xhensilën dhe Irkencin (Video)

Posted: 09 Aug 2017 11:50 PM PDT

Kjo këngë për të cilën Xhensila ka punuar shumë deri në finalizimin e saj bashkë me klip po pëlqehet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kënga 'Si të jem mirë' e cila është me ritme verore, tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh.

Xhensila si çdo herë edhe në këtë projekt erdhi shumë e veçantë dhe me shumë stil dhe nga postimet shkëputur nga skenat e klipit, Xhensila u vlerësua me komente pozitive nga fansat e saj. /Lajmi.net/

Chelsea befason me përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 09 Aug 2017 11:35 PM PDT

Chelsea ka identifikuar zëvendësuesin e të larguarit, Nemanja Matic.

I përzgjedhuri i trajnerit italian, Antonio Conte është mesfushori i Evertonit, Ross Barkley, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Lojtari ka njoftuar se do të largohet gjatë kësaj vere, ashtu edhe sikurse trajneri i Evertonit, Roland Koeman. /Lajmi.net/


Politika po rrezikon të ardhmen e shtetit

Posted: 09 Aug 2017 11:29 PM PDT

Madje me këtë qasje politike, duke u barrikaduar brenda pozicioneve të tyre për interesa vetjake e duke neglizhuar thirrjet e ndërkombëtare, Kosova, sipas njohësve të proceseve politike dhe integruese, po ia  mbyll vetes dyert e Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, shkruan “Zeri”. 

Me këtë mbyllje në politikat e brendshme dhe pa administratë funksionale që merret me politikat e jashtme, sipas tyre, Kosova nuk pritet as që ta zgjerojë fondin e shteteve të cilat e kanë njohur atë. E çka ata vlerësojnë si rrezikun më të madh që mund ta prodhojë situata e krijuar është imazhi të cilën Kosova vetëm e dëmton në sytë e instancave relevante ndërkombëtare.

Aurela shfaqet pa grim, zbulon shenjat në fytyrë (Foto)

Posted: 09 Aug 2017 11:25 PM PDT

Në një foto që ka publikuar së fundi, modelja shfaqet tërësisht pa grim, duke zbuluar shenjat në fytyrë, shkruan lajmi.net.

Këto shenja, Aurela nuk i ka zbuluar më herët pasi është paraqitur gjithmonë me grim, por edhe me këtë imazh ajo u shfaq tejet atraktive.

Shenja të ngjashme ka edhe Kylie Jenner e cila nuk heziton t’i tregojë në publik. /Lajmi.net/