Lajmi.net: “E turpshme: Batshuayi u tall me Moratan pas humbjes së penalltisë ndaj Arsenalit (VIDEO)” plus 8 more

Lajmi.net: “E turpshme: Batshuayi u tall me Moratan pas humbjes së penalltisë ndaj Arsenalit (VIDEO)” plus 8 more


E turpshme: Batshuayi u tall me Moratan pas humbjes së penalltisë ndaj Arsenalit (VIDEO)

Posted: 07 Aug 2017 12:31 AM PDT

Michy Batshuayi po akuzohet se ka përqeshur shokun e skuadrës, Alvaro Morata, pas dështimit të penalltisë në finalen e Superkupës mes Chelsea dhe Arsenal.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa në penallti ishte skuadra e Arsenalit që u tregua më e mirë.

Morata që i kushtoi Chelsea 80 milionë euro, u inkuadrua në lojë në minutën e 74'të, ndërsa dështoi të shënoi në serinë e penalltive.

Kjo ka bërë që shoku i skuadrës së tij, Michy Batshuayi të qeshet me të./Lajmi.net/

Martohet vajza e Agim Ramadanit, fotografia me babain ua thyen zemrën (Foto)

Posted: 07 Aug 2017 12:14 AM PDT

Por, më prekëse bëhen ato kur vajzës që martohet, babai nuk i jeton më në këtë botë dhe gjithsesi gjenë një formë që ta 'ketë' një fotografi me babain, shkruan lajmi.net.

Vajza e heroit kombëtar Agim Ramadani, Lorina i ka dhënë fund martesës, kurse imazhi që ka sjellë me babain është shumë prekës.

E veshur me fustan nusërie, Lorina u fotografua pranë portretit të Agimit, duke shkruar "Fotografia babë e bijë". /Lajmi.net/

Drashkoviq: Ta pranojmë realitetin, Kosova është e pavarur

Posted: 07 Aug 2017 12:14 AM PDT

"Edhe pse me vonesë, duhet të pranojmë dokumetnin e Ahtisarti, si bazë për vazhdimin e dialogut të Brukeslit me shqiptarët. Kosova përbëhet nga 90 për qind shqiptarë dhe vetëm 6 për qine serbë" ka deklaruar Drashkoviq në një tekst autorial të botuar sot në gazetën serbe Blic.

Ai ka theksuar se "është realtet fakti që Kosova tashmë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, ndërsa Gjykata Ndërkombëgare e Drejtësisë ka vërtetuar se me shpalljen e pavarësisë, nuk janë shkelur konventat e OKB-së".

"Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë është vetëm në preambulën e Kushtetutës së saj. Duke qenë robër të kësaj norme, që është krejtësisht jashtë ralitetit, Serbia po përjeton vetëm humbje të mëdha politike, zhvillimore, demokratike dhe financiare" ka deklaruar ai në një tekstin autorial të botuar sot në të përdishmën serbe Blic.
“Duhet të nënshkruajmë marrëveshjen për normalzimin e përgjithshëm të marrëdhënive me Kosovën, sepse armiqësia shuhet vetëm përmes miqësisë" shkruan Drashkoviq.

"Me planin e Ahtisarit, Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë, apo t'i bashkohet ndonjë territori tjetër, garantohet përdorimi i serbishtës dhe alfabetit cirilik, dy shtetësia për serbët, pastaj 10 vende të siguruara në Parlamentin e Kosovës dhe e drejta e vetos për çdo ligj që rrezikon të drejtat e tyre nacionale, fetare dhe qytetare", nënvizon Drshkoviq.

Ai ka rikujtuar se Marti Ahtisari, i dërguari i Sekretrit të Përgjithshëm të OKB-së, kishte propozuar në mars të viti 2007 planin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, që ishte pranuar nga shqiptarët, por ishte refuzuar nga Serbia, ndërsa dokumenti i Ahtisarit për statusin përfundimtar të Kosvoës ishte bllokur në Këshillin e Sigurimit nga Rusia.

Çfarë bëri Quaresma me këtë thikë në finalen e Superkupës? (VIDEO)

Posted: 07 Aug 2017 12:13 AM PDT

Konayaspor e ka fituar Superkupën e Turqisë ndaj kampionëve të Besiktas.

Ndeshja finale e Superkupës, kaloi mes tensioneve të mëdha.

Tifozët e Konayaspor kanë hedhur edhe një thikë në fushë, e cila u gjet nga Ricardo Quaresma, që ia dorëzoi atë gjyqtarit të ndeshjes./Lajmi.net/

Kanada: Rritje masive e refugjatëve nga SHBA-ja

Posted: 07 Aug 2017 12:08 AM PDT

Kanadaja po shënon një rritje masive të refugjatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga mesi i korrikut, numri i azilkërkuesve që kanë kaluar kufirin jugor të vendit, është trefishuar thanë autoritetet.

Vetëm në afërsi të vendkalimit kufitar Lacolle në provincën e Kebekut (Quebec) një fotograf i agjencisë franceze AFP pa të dielën në mëngjes (sipas kohës lokale), më shumë se 150 vetë që po kalonin kufirin më këmbë.

Grenzübergang USA Kanada - Flüchtlinge (picture alliance / John Woods/The Canadian Press/dpa)

Sipas autoriteteve, shumica e refugjatëve janë nga Haiti, por edhe somalezë dhe jemenas. Haitianët gëzojnë në SHBA status të mbrojtur vetëm deri në fund të vitit. Ky status iu dha rreth 60.000 vetëve nga ky vend në Karaibe pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.

Frikë nga politika e re e emigracionit

Nga frika prej politikës strikte të imigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas autoriteteve kanadeze që nga fillimi i viti nga SHBA-ja janë larguar për në Kanadanë fqinje mijëra azilkërkues.

Prej ndryshimit të ligjeve të imigracionit në SHBA që planifikon Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të preken edhe lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards. Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri tani. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.

USA Kanada Grenzübergang Ambassador Bridge in Detroit (Getty Images/B. Pugliano)

Trump e kritikon sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare në SHBA. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve dhe njohuritë e tyre të anglishtes.

Biznes me ajrin

Posted: 07 Aug 2017 12:02 AM PDT

Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi një milion vetë nga efektet e ndotjes së ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.

Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.

Më i kërkuari – ajri i maleve

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

38816120_401

Megjithatë prodhimi  është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajërit.

Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime milionëshe me shitjen e bombolave me ajër nga deri apo malet.

Oksigjen për të sëmurët

Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Westfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.

39977222_401

Edhe më i madh është grupi Linde në Mynih. Kompania e themeluar nga shpikësi i frigoriferit, Carl von Linde, në vitin 1880 është e përfaqësuar sot në më shumë se 100 vende. Shitjet e bombolave të gazit arritën vitin e kaluar në 3.74 miliardë euro. /DW/

Lindsey Pelas

Posted: 07 Aug 2017 12:00 AM PDT

United e mposht Chelsean në garën për yllin e Barcës (FOTO)

Posted: 06 Aug 2017 11:59 PM PDT

'Djajtë e Kuq' i kanë bërë ofertë prej 40 milionë euro Barcelonës për mesfushorin Sergi Roberto.

Është Jose Mourinho që e sheh spanjollin 25 vjeçar si mesfushorin ideal për krahun e djathtë, pas dështimit me Fabinhon e Monacos.

Për Sergi Roberton ka interesim edhe nga Chelsea e Antonio Contes./Lajmi.net/

Venezuelë: Ushtria thotë se u shkatërrua një sulm “terrorist”

Posted: 06 Aug 2017 11:55 PM PDT

Ushtria tha mbrëmë se sulmi ishte udhëhequr nga një dezertor i armatës me lidhje në Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbi.

Sipas ushtrisë, elementet brenda ushtrisë kishin udhëhequr kryengritje kundër sundimit të presidentit, Nicolas Maduro.

Në fjalimin televiziv, zoti Madura tha se një ushtarak i zënë kishte "dhënë informacione aktive dhe se ekzistojnë dëshmitë prej shtatë civilëve të arrestuar".

Zyrtarët thanë se 20 kryengritës ishin të përfshirë në këtë sulm.

Venezuela ka rrëshqitur në krizë të thellë politike dhe eknomike, me rritje të tensioneve pas lëvizjes së Maduros për konsolidimin e sundimit të tij, pas disa muajve të protestave kundër qeverisjes së tij.