Lajmi.net: “Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas” plus 8 more |
- Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas
- Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO, kjo është arsyeja
- Bonucci zbulon çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër Juventusit (FOTO)
- Po bëhet 50 vjeçare por Mihrije Braha duket më seksi se kurrë më parë (Foto)
- Kur i posalinduri qan, këto janë problemet që mund t’i ketë
- Luftë? SHBA paralajmëron Korenë e Veriut
- Ambasada Britanike nuk komenton deklaratat e Mustafës, kërkon luftimin e korrupsionit
- Sanchez largohet nga Arsenal, a është ky klubi i ri? (FOTO)
- Ky do të jetë moti mbi vendin tonë
Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas Posted: 15 Aug 2017 12:18 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtuar dy ish-komandantëve të luftës së UÇK-së se do t'i kandidojë për kryetarë në dy komunat e Drenicës, të cilat njihen si bastione të PDK-së. Premtimet Veseli i ka dhënë shumë herët, madje për kryetar të Drenasit, ku ai i kishte premtuar Naim Bazajt se do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të Drenasit që në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetorin e vitit 2016, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut. Siç ka thënë vetë Bazaj, ai ishte tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme me rekomandimin e Veselit dhe me kushtin që në zgjedhjet e sivjetme, kandidat i PDK-së të jetë pikërisht Bazaj. Por në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte kandiduar Bazajn për deputet në Kuvendin e Kosovës, por ky i fundit nuk kishte arritur të merrte vota të mjaftueshme për t'u futur në Kuvend. /Zeri/ |
Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO, kjo është arsyeja Posted: 15 Aug 2017 12:07 AM PDT Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka dhënë arsyet e mos aplikimit në këtë organizatë. Sipas tij, pengesë kanë qenë çështje e brendshme, saktësisht mos miratimi i dy ligjeve atij për Lirit Fetare si dhe Ligji për Trashëgimin Kulturore. Demaj ka hedhur poshtë pohimet se ka munguar mbështetja nga shtetet anëtare. Madje kryediplomati kosovarë thotë se Serbia nuk ka pasur gisht në mos aplikim. "Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO akoma. Jemi në pritje të miratimit të dy ligjeve Ligjin për Lirit Fetare dhe Ligjin për Trashëgimin Fetare të cilat ende nuk kanë kaluar. Jemi duke punuar, jemi duke i parë të gjitha mundësit dhe opsionet, besoj që kemi edhe pak kohë për të aplikuar dhe do të shohim si do të shkojnë rrjedhin gjërat", tha shefi i diplomacisë kosovare,për Ekonomia Online. Mos konstituimi i Kuvendit sipas Demajt, do të pamundësohet miratimin e këtyre dy ligjeve e nw tw njëjtën kohë edhe mos aplikimin për këtë vit. "Pa miratimin e këtyre dy ligjeve nuk mund të lëvizim, nuk mund të aplikojmë, nëse nuk mundemi këtë vit e lëmë vitin tjetër", sqaroi ai. Në mungesë të tri votave Kosova dështoi për t'u anëtarësuar në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO, në nëntor të viti 2015, proces të cilin e pengoi Serbia. Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në nëntor në Paris. E për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë tjetër në INTERPOL. Por edhe pse u tha se janë siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate të sigurisë, ministri në detyrë thotë se këto raporte nuk janë shumë shpresëdhënëse. "Do të ketë vështirësi është shumë e vërtetë, sepse ka shumë shtete që kanë mbetur pezull nuk japin një përgjigje. Do të kemi një takim gjatë kësaj jave me kryeministrin edhe presidenti është njoftuar dhe mbetet që të shohim të gjitha raportet që kanë ardhur. Raportet nuk janë shumë shpresëdhënëse se Kosova do të anëtarësohet, por sidoqoftë këto raportet do të na udhëzojnë si të vazhdojmë më tutje. Ne e dimë se gjërat mund të ndryshojnë në momentet e fundit, Kosova në këtë situatë që është do të ketë vështiri se institucionet janë ende të pa krijuar dhe kuvendi i pa konstituuar edhe pse po mundohemi të bëjmë punën si është më së miri. Brenda kësaj jave do të vendoset gjithçka rreth INTERPOL", u shpreh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme. |
Bonucci zbulon çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër Juventusit (FOTO) Posted: 15 Aug 2017 12:06 AM PDT Leonardo Bonucci ka komentuar transferimin e tij nga Juventus në Milan. Ai e krahasoi atë me Andrea Pirlon i cili bëri lëvizjen por në drejtim të kundërt. Mbrojtësi italian po ashtu ka zbuluar se çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër ish skuadrës së tij. “Nëse i shënoj Juventusit do të festoj duke e shpërlarë gojën. E kam bërë prej kur kam qenë i vogël dhe nuk e ndryshoj”, deklaroi Bonucci për “QS”, përcjell “lajmi.net”. “Mund të jem si Pirlo për Juventusin, një marrëveshje e ngjashme por për Milanin. Shpresoj të paraqitem mirë po aq sikur se ai”, theksoi ai. /Lajmi.net/ |
Po bëhet 50 vjeçare por Mihrije Braha duket më seksi se kurrë më parë (Foto) Posted: 15 Aug 2017 12:03 AM PDT |
Kur i posalinduri qan, këto janë problemet që mund t’i ketë Posted: 15 Aug 2017 12:03 AM PDT Cilat janëё problemet qё njëё i porsalindur mund tё shfaqё? Kolikat. Diagnoza e kolikës mund të bëhet duke përjashtuar shkaqe të tjera që foshnja mund të qaj. Të qarit me intensitet të lartë, i zgjatur është shenja kryesore e kolikës. Konstipacioni: Sëmundjen e refluksit gastroezofageal. Shenjat janё rikthimi ushqimit menjëherë pas ushqyerjes, përkul shpinën, qan më shumë se një orë në ditë përditë, ose ka lemzë, mund të refuzojnë të ushqehen, të kenë episode të apnesë, ose të kenë probleme për të shtuar në peshë. Intoleranca tranzitore ndaj qumështit të lopës. Intoleranca tranzitore ndaj proteinave të qumështit të lopës mund të ndodhë në foshnjat e muajve të parë të jetës. Kujdes nёse pini qumёsht lope dhe ushqeni me gji. E vuan njё depresion tё mundshёm prindëror ose ankth, ose paaftësi që të ndërveprojnë normal me foshnjën. Fёmija mund tё ketё edhe: Parehati lidhur me: Etjen ose urinë (vlerësoni teknikat e ushqyerjes: a është foshnja e ushqyer sa duhet?); |
Luftë? SHBA paralajmëron Korenë e Veriut Posted: 14 Aug 2017 11:57 PM PDT Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar Korenë e Veriut të mos nisë një luftë kundër vendit të tij. “Nëse ata do të godasin Shtetet e Bashkuara, kjo mund të kulminojë shumë shpejt drejt luftës”, tha Mattis para gazetarëve. Uashingtoni dhe Pheniani i kanë ashpërsuar gjithnjë e më shumë tonet së fundmi. Presidenti amerikan kishte paralajmëruar se SHBA do të reagojnë me “zjarr dhe zemërim” ndaj testeve të tjera me raketa. Koreja e Veriut kërcënoi pas kësaj me sulm ndaj ishullit Guam, ku SHBA mban një bazë ushtarake. Mattis u shpreh, se nëse raketa do të marrë drejtimin e Guamit, “ne do ta asgjësojmë atë”. SHBA nuk duan të dëmtojnë popullin koreanoverior Kreu i Pentagonit, Mattis bashkë me kreun e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson, të ftuar në një artikull me për “Wall Stret Journal”, kishin përdorur një gjuhë tjetër. Tillerson ishte treguar i përmbajtur ndaj zgjidhjes ushtarake. Në artikull theksohet se qeveria amerikane nuk ka ndonjë interes të rrëzojë pushtetmbajtësin Kim Jong Un. Uashingtoni nuk ndjek as ndonjë strategji për bashkim të shpejtë të dy Koreve. “Nuk kemi asnjë nevojë që të dëmtojmë popullin koreanoverior që vuan prej kohësh, e që dallon nga regjimi i tij.” Edhe ditët e ardhshme përmbajnë potencial konflikti mes Uashingtonit e Phenianit. Të martën të dy shtetet koreane përkujtojnë fitoren kundër trupave japoneze në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Phenianit mund ta përdorë këtë për një demonstrim të ri force. Kreu i shtetit koreanoverior, Kim Jong Un i është drejtuar SHBA-së me thirrjen që të lenë “provokimet arrogante” dhe “kërkesat e njëanshme”. Gjatë vizitës në një shtab ushtarak ai e theksoi edhe njëherë gatishmërinë për të sulmuar ishullin Guam. Kina që konsiderohet si fuqia mbrojtëse e Koresë së Veriut rriti së fundmi presionin ndaj Phenianit. Ajo reagoi me ndalimin e importit të hekurit, qymyrit dhe frutave të detit nga shteti i izoluar ndërkombëtarisht./DW |
Ambasada Britanike nuk komenton deklaratat e Mustafës, kërkon luftimin e korrupsionit Posted: 14 Aug 2017 11:53 PM PDT Në një përgjigje përmes postës elektronik, nga Zyra për Informim e Ambasadës së përfaqësuar nga Ruari O'Cannell, thonë se për ta rëndësi ka vetëm lufta kundër korrupsionit. "Për qeverinë Britanike asgjë nuk është më e rëndësishme se sa luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i sundimit të ligjit", thuhet në përgjigjen e përcjell për Ekonomia Online. Kryeministri në detyrë Isa Mustafa përmes një shkrimin në rrjetin social Facebook ka thënë se ndërkombëtarët duan veç stabilitet edhe nëse ai vjen nga krimi. "U vërejt që edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin", ka shkruar Mustafa, në Facebook. |
Sanchez largohet nga Arsenal, a është ky klubi i ri? (FOTO) Posted: 14 Aug 2017 11:51 PM PDT Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenal. Pep Guardiola është i vendosur që ta transferoj yllin e Kilit nga Arsenali gjatë kësaj vere, shkruan “Daily Telegraph”, përcjell “lajmi.net”. Thuhet se ekipi nga Etihad do të bëjë një ofertë prej 60 milionë (66 milionë euro) funteve për ish sulmuesin e Barcelonës. /Lajmi.net/ |
Ky do të jetë moti mbi vendin tonë Posted: 14 Aug 2017 11:50 PM PDT Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të ditëve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |