“Koreja e Veriut i përgjigjet SHBA-së: Jemi gati për të sulmuar, po presim urdhër” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Koreja e Veriut i përgjigjet SHBA-së: Jemi gati për të sulmuar, po presim urdhër
- Kalbet masivisht shalqiri, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut
- Aksidenti i deputetit Rakipi, ekspertiza nxjerr fajtor të vdekurin
- Aksidentoi për vdekje tregtarin nga Kashari, lirohet deputeti i PDIU, Aqif Rakipi
- Aksident tragjik në Mal të Zi, kush është 29-vjeçari nga Tirana që humbi jetën, plagoset miku i tij
- Grabitësi i karburanteve, historia e Aleks Priftit, njeriu që tmerroi belgët e iu vinte gjoba biznesmenëve
- Identifikohet kalimtari i aksidentuar për vdekje nga deputeti i PDIU, ja kush është 54-vjecari
- “Vajza më dhunon, do më nxjerrë nga shtëpia”, 75-vjeçarja denoncon të bijën
- Do hynin në dasmë në mënyrë të veçantë, por nusja e dhëndri e pësojnë keq…
- Goditet infermierja, tjetër rast dhune në spitalin e Shkodrës
| Koreja e Veriut i përgjigjet SHBA-së: Jemi gati për të sulmuar, po presim urdhër Posted: 12 Aug 2017 08:29 AM PDT
Në një artikull editorial të botuar të shtunën në gazetën Mi nju Joson të Koresë së Veriut thuhej se "SHBA e gjejnë veten në mesin e dileme që po vjen duke u keqësuar, e mbërthyer në një ankth të jashtëzakonshëm për sigurinë nga Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut. Kjo është një tragjikokomedi e krijuar vetë prej atyre." Më tej artikulli vazhdon: "Ushtria e fuqishme revolucionare e Republikës së Koresë është e fuqishme për të luftuar çdo lloj lufte që kërkojnë Shtetet e Bashkuara dhe është në gatishmëri për të sulmuar trojet amerikane, në pritje të një urdhëri për sulm. Në se administrata Trump nuk dëshiron të përballet me një fund tragjik, ajo duhet të veprojë siç duhet." Këto komente nga Koreja e Veriut vijnë pas ashpërsimit të retorikës mes SHBA dhe Koresë Veriut. Dje Presidenti amerikan Donald Trump bëri komente të reja në Twitter, kur tha se "zgjidhjet ushtarake janë tani plotësisht gati," nëse regjimi i Kim Jong Un-it "bën veprime të pamatura". Për krizën koreane është shprehur edhe Kina, një aleate tradicionale e Koresë së Veriut, duke thënë se nuk do ta ndihmonte Phenianin, në se ai sulmon i pari. Të premten në mbrëmje Presidenti Donald Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping patën një bisedë telefonike; ata përsëritën përkushtimin e tyre për çmilitarizimin e gadishullit korean. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se të dy udhëheqësit pohuan se miratimi i një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Korenë e Veriut ishte një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm drejt paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean. Dje Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut do të "pendohet shpejt" nëse kërcënon ose vepron kundër Guamit, apo ndonjë territori tjetër të Shteteve të Bashkuara apo aleat. Në komentet e bëra të premten pasdite në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump tha se dhjetëra miliona amerikanë mbështesin qëndrimin e tij të ashpër ndaj kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut. Pas disa ditë kërcënimesh të ashpra ndaj Koresë së Veriut, Presidenti Trump ia drejtoi paralajmërimin e tij të premten udhëheqësit të vendit komunist, Kim Jong Un. Zoti Trump iu përgjigj njoftimeve të Koresë së Veriut se ajo ka plane për të hedhur raketa pranë ishullit Guam. Guami është strehë e një baze ajrore dhe e një instalimi detar amerikan me një personale ushtarak prej 7 mijë vetësh. "Të shohim çdo të bëjë me Guamin. Nëse bën diçka, ajo që do t'i ndodhë Koresë së Veriut, do të jetë një ngjarje që askush nuk e ka parë ndonjëherë." Shumë analistë, i kanë kritikuar deklaratat e presidentit Trump. "Mendoj se gjuha e Presidentit Trump ishte acaruese. Është e njëjta gjuhë zjarrvënëse që jemi mësuar të dëgjojmë nga koreanoveriorët," tha John DeLury i Universitetit Yonsei të Koresë së Jugut. Por presidenti Trump thotë se diplomacia nuk ka funksionuar me Kim Jong Unin apo të atin e tij: "Ata kanë negociuar për 25 vjet. Clinton bëri negociata. Ai ishte i dobët dhe i paefektshëm. Çfarë ndodhi me presidentin Bush, çfarë ndodhi me Obamën? Obama as që donte të fliste për këtë." Presidenti nuk pranoi të specifikonte se cila do të jetë përgjigja e Shteteve të Bashkuara. Por në një konferencë për shtyp, ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë modernizuar arsenalin e tyre bërthamor për të siguruar që Amerika mbetet vendi më i fuqishëm bërthamor në botë. Ai tha gjithashtu se do të investohen miliarda dollarë për të rritur sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe për të modernizuar më tej ushtrinë amerikane: "Askush, përfshi Korenë e Veriut, nuk do të na kërcënojë ne për asgjë." Ekspertët ushtarakë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë të afta të asgjësojnë ushtarakisht Korenë e Veriut por me një kosto të madhe njerëzore. Një sulm bërthamor mbi atë vend, do të vriste miliona koreanoveriorë dhe do të dëmtonte fqinjët e Phenianit. Sulmi do të armiqësonte gjithashtu Kinën. Zoti Trump tha gjithashtu se armët bërthamore janë kërcënimi më i madh në botë dhe do të donte eliminimin e tyre. "Do të doja që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe shumë vende të tjera që kanë armë bërthamore t'i eliminonin ato." Por derisa ta bëjnë këtë, presidenti Trump premtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë vendi bërthamor më i fuqishëm në botë. /VOA |
| Kalbet masivisht shalqiri, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut Posted: 12 Aug 2017 08:24 AM PDT
Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara. Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk justifikon as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 miliardë lekë të reja nga mosshitja e kësaj kulture. Deme ekonomike jane shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarines dhe domates. Fermeret kerkojne ndihmen e shtetit pasi kjo eshte e vetmja menyre jetese per familjet e tyre. |
| Aksidenti i deputetit Rakipi, ekspertiza nxjerr fajtor të vdekurin Posted: 12 Aug 2017 08:19 AM PDT
Vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat "largim nga vendi i aksidentit" dhe "shkelje të rregullave të qarkullimit". Viktima e këtij aksidenti, një shtetas 53-vjeçar gjeti vdekjen kur tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga mjeti dip "Benz" i deputetit të PDIU-së. |
| Aksidentoi për vdekje tregtarin nga Kashari, lirohet deputeti i PDIU, Aqif Rakipi Posted: 12 Aug 2017 07:31 AM PDT
Mësohet se deputeti është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila arsyeton se deputetit i është prerë rruga menjëherë nga tregtari 54-vjeçar dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë. Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici dhe siç sqaruan blutë e kryeqytetit "janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes", pas të cilave del që tregtari i kishte prerë atij rrugën. Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale. |
| Aksident tragjik në Mal të Zi, kush është 29-vjeçari nga Tirana që humbi jetën, plagoset miku i tij Posted: 12 Aug 2017 07:28 AM PDT
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale. Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet. |
| Posted: 12 Aug 2017 07:01 AM PDT
Arrestimi disa ditë më parë i 41-vjeçarit ka ngjallur jo pak interes, për shkak se ai është një emër mjaft i njohur për drejtësitë e vendeve europiane. Kohë më parë, një grup prokurorësh belgë zbarkuan në Shqipëri, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Priftit, i cili dyshohej si autor i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge. Burime konfidenciale nga policia thanë se asokohe prokurorët belgë ne bashkëpunim me oficerët e policisë shqiptare kryen verifikime rreth këtij të dyshuari dhe kontrolle në shtëpinë e tij në Berat. Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007. Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët. Nga verifikimet ka rezultuar se në 2008, Aleks Prifti, është dënuar në Greqi për "Vjedhje me dhunë dhe goditje për shkak të detyrës të një punonjësi policie". Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba. Policia dyshon se ai e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me vëllain, Saimir Hoxha, i cili u arrestua në qershor të këtij viti, për gjobëvënie. Pas përfundimit të dënimit, në qershor 2017, Aleks Prifti është dëbuar nga Greqia e fill sapo ka hyrë në territorin shqiptar, ai ka rinisur aktivitetin e tij kriminal, duke grabitur karburante dhe biznese të ndryshme. Burimet policore thanë se dy vëllezërit i kanë ndryshuar emrat, me qëllim që të mos u identifikohen për shkak të precedentëve kriminale që kanë në disa vende të Bashkimit Euriopian. /BW/ |
| Identifikohet kalimtari i aksidentuar për vdekje nga deputeti i PDIU, ja kush është 54-vjecari Posted: 12 Aug 2017 06:56 AM PDT
Me heret policia e shtetit ka deklaruar se po heton ne lidhje me ngjarjen pa u ndikuar nga askush. Deklarata e policise: ” Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident. Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes. Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve. |
| “Vajza më dhunon, do më nxjerrë nga shtëpia”, 75-vjeçarja denoncon të bijën Posted: 12 Aug 2017 06:25 AM PDT
Gruaja 75-vjeçare ka denoncuar vajzën e saj 51-vjeç në Komisariatin e Policisë së Vorës duke thënë se vajza e saj e fyen vazhdimisht dhe e dhunon psikologjikisht, pasi do që të largohet nga shtëpia dhe të shkojë në azil. E moshuara ka denoncuar vajzën e saj në Komisariatin e Policisë së Vorës me akuzën se ajo e dhunon psikologjikisht dhe e fyen rëndë me qëllimin që ta shpjerë në azil. Njoftimi i Policisë referon se më datë 10.08.2017 XH.D. 75-vjeçe ka denoncuar shtetasen Dh.A. 51-vjeçe përkatësisht e bija e 75-vjeçares. Çështja i ka kaluar Prokurorisë tashmë. |
| Do hynin në dasmë në mënyrë të veçantë, por nusja e dhëndri e pësojnë keq… Posted: 12 Aug 2017 06:22 AM PDT
Por jo gjithmonë gjërat janë të parashikuara dhe shkojnë sipas planit. Një incident i rëndë ka ndodhur në një dasmë në Kosovë, në qytetin e Malishevës. Ndërsa gjithë të ftuarit po rrinin në suspansë për të pritur çiftin e ri që nuk kishte zgjedhur derën për të hyrë por një ashensor ka ndodhur edhe e papritura. Ashensori që do i ngrinte ngadalë nusen dhe dhëndrin duke i nxjerrë në mes të ambientit ku po mbahej ceremonia tradicionale është prishur në momentin e fundit dhe çifti ka rënë. Nuk dihet nëse dy të rinjtë kanë pësuar lëndime por videoja e këtij momenti shokues po bën xhiron në web. Urojmë që gjithçka të ketë qenë e lehtë dhe tashmë nusja dhe dhëndri ta kujtojnë vetëm si një ndodhi për të qeshur këtë moment aspak të këndshëm.
|
| Goditet infermierja, tjetër rast dhune në spitalin e Shkodrës Posted: 12 Aug 2017 06:16 AM PDT
Fenomeni po kthehet në shqetesim serioz për vetë mjekët dhe infermierët të cilët dolën në një tjetër deklaratë, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Ata e quajnë domosdoshmëri prezencën e patrullës së policisë në mjediset e spitalit, pasi jo vetëm rrit sigurinë për të punuar të qetë i gjithë personeli mjekësor, por në të njëjtën kohë ndikon që familjarët të jenë të frenuar në reagime. Drejtuesit e shendetësisë në Shkoder kanë kërkuar në vazhdimësi prezencën e policisë në spital, por deri më sot nuk ka patur një përgjigje zyrtare se si do të zgjidhet kjo problematike. Rastet e dhunës janë shtuar, ku vetëm në pak javë ky është i dyti në këtë qender spitalore. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Retorika mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është ashpërsuar më tej sot. Koreja e Veriut reagoi sot ndaj paralajmërimeve më të fundit të Presidentit Trump.
Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e shalqirit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier.
Ekspertiza e kryer ne vendin e ngjarjes, pas aksidentit te ndodhur naten e kaluar, ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi.
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi që u përfshi sot në një aksident me makinën e tij tip Benz me targa AA002 CY dhe përplasi për vdekje tregtarin nga Kashari, Seit Sorra, 54 vjeç, është lënë i lirë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Personi që shihni në këtë foto është Aleks Prifti, i cilësuar si tmerri i karburanteve, pasi nën kërcënimin e armëve u grabiste shitësve çdo qindarkë që kishin në arkë.
Seit Sorra, 54 vjeç, lindur dhe banues ne Kus, Kashar, eshte viktima e aksidentit qe ka ndodhur mengjesin e sotem me autor deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.
"Vajza do të më nxjerrë nga shtëpia", kështu e ka nisur rrëfimin e saj në polici një zonjë 75-vjeçare nga Tirana, e cila ka pretenduar se e bija e keqtrajton.
Shqiptarët por jo vetëm janë duke adaptuar mënyra dhe rite të ndryshme për t'i bërë dasmat e tyre sa më të veçanta dhe për të rënë në sy sa më shumë. Disa zgjedhin helikopterë, disa kamionë, zetorë e mjete nga më të ndryshmet për të marrë nusen.
Një tjetër rast dhune u shënua ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Shkodres, ku këtë herë në krye të detyres u godit infermierja me inicialet L.P.