Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese do t’u jepte kohë atyre Gazeta Tribuna

Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese do t’u jepte kohë atyre Gazeta Tribuna


Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese do t’u jepte kohë atyre

Posted: 16 Aug 2017 03:31 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në takimin e thirrur nga koalicioni LAA, ka fajësuar koalicionin PAN për bllokadën institucionale në Kuvend, duke theksuar se ky takim do t’i kontribuoj në zgjedhjen e kësaj situate.

Ai është shprehur se duhet të përcaktohen nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se e drejta për ta prezantuar kryeparlamentarin e ka koalicioni apo partia që del fituese e zgjedhjeve.

“Kërkojmë nga PAN që sa më shpejt të marrin pjesë në seancë e të mos bëhen shkaktarë të bllokadës, që po e bëjnë me qëllim", tha më tej Konjufca.

Konjufca po ashtu ka thënë se nëse koalicionin PAN e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese atëherë u japin atyre kohë panevojshme ta vazhdojë bllokadën.

"Kjo do të ishte pasoja e një vendimi të tillë. Gjykata Kushtetuese merr disa ditë për të dhënë përgjigje. Kjo do të zgjaste deri në një muaj, apo më shumë. Dhe kjo nuk na konvenon në kuptimin që parashtruesit e pyetjes bëhen shkaktarë të kohës që PAN do ta shfrytëzonte për të mos e propozuar kryeparlamentarin", tha Konjufca

The post Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese do t’u jepte kohë atyre appeared first on Gazeta Tribuna.