Koha.net: “Verratti konfirmon qëndrimin te PSG-ja, thotë se s’ka ndikuar Neymari” plus 29 more

Koha.net: “Verratti konfirmon qëndrimin te PSG-ja, thotë se s’ka ndikuar Neymari” plus 29 more


Verratti konfirmon qëndrimin te PSG-ja, thotë se s’ka ndikuar Neymari

Posted: 05 Aug 2017 02:48 PM PDT

Ylli italian, Marco Verratti pakonfirmuar se “kishte diçka” rreth transferimit të tij te Barcelona, por insiston se ka vendosur që të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, madje edhe para transferimit të Neymarit. Mesfushori i talentuar ishte i lidhur me një kalim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar, por gjiganti katalunas dështoi të arrijë marrëveshje me PSG-në, që më vonë ia mori Neymarin për 222 milionë euro, transmeton Koha.net. “Barcelona? Kishte diçka, por ishte kohë më parë. Nuk kemi pasur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK në Prishtinë denoncon dhunën e VV-së

Posted: 05 Aug 2017 02:48 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, Dega e saj në Prishtinë, përmes faqes së saj në Facebook, ka publikuar një video të titulluar “Fakte, fakte, fakte”, e në të cilën kjo parti denoncon “mënyrën e shpërblimit të dhunës” që, sipas tyre, e kanë shkaktuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër protesta. Aty, ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti, dhe ish-Sekretari Organizativ, tani deputeti Dardan Molliqaj, cilësohen si “komandantë të brigadave të dhunës në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asnjë subjekt politik s’i ka publikuar shpenzimet e fushatës së fundit elektorale

Posted: 05 Aug 2017 02:46 PM PDT

Subjektet politike vazhdimisht janë kritikuar për shpenzime enorme në fushata elektorale. Edhe në fushatën e fundit për zgjedhjet parlamentare të qershorit, partitë më të mëdha politike shpenzuan shuma të konsiderueshme parash. Por, këto shpenzime dhe burimet se nga janë financuar, ende nuk janë bërë publike, raporton KTV. Shoqëria civile thotë se është e domosdoshme që shpenzimet të jenë transparente. Kritikojnë partitë që nuk mbajtën zotimin e dhënë me rastin e nënshkrimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Akuza e kundërakuza të rënda mes VV-së e PDK-së

Posted: 05 Aug 2017 02:43 PM PDT

Akuzat ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vazhduar edhe gjatë së shtunës. Dardan Molliqaj, i cili paraprakisht tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk mund të ketë vend në institucionet e shtetit, e ka quajtur sot atë si prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend, raporton KTV. Madje sipas deputetit Molliqaj, Veseli është përgjegjës edhe për izolimin që i është bërë shtetit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkurtohet koha e pritjeve në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Posted: 05 Aug 2017 02:36 PM PDT

Gjatë udhëtimit për në vendlindje, bashkatdhetarët tanë edhe më tutje janë duke u ballafaquar me pritje të gjata nëpër vendkalimet kufitare. Në vendkalimin kufitar Horgosh, Hungari–Serbi, në anën hungareze, për të kaluar kontrollin kufitar është pritur 3 deri në 6 orë, ndërsa në anën serbe pritjet kanë qenë deri në 3 orë, raporton televizioni publik. E në vendkalimin kufitar Merdarë, në hyrje të Kosovës, është shkurtuar koha e pritjes e po ashtu edhe në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO kundër projektligjit për gjuhët, thotë se bie ndesh me Kushtetutën

Posted: 05 Aug 2017 02:16 PM PDT

Nga partitë politike opozitare në Maqedoni, ndaj ligjit për gjuhët me reagim ka dalë VMRO DPMNE, e cila vlerëson se propozimi që përfshin gjuhën shqipe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe si i tillë kjo parti nuk do ta mbështesë “Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore, të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bien ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Justin Gatlin kampion bote, Bolt i treti

Posted: 05 Aug 2017 01:56 PM PDT

Amerikani Justin Gutlin është kampioni i ri i botës në 100 metra, duke lënë prapa bashkëkombasin e tij, Christian Coleman, e të mirënjohurin Usain Bolt, raporton BBC. 35 vjeçari mori të artën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër duke përfunduar garën për 9.92 sekonda, transmeton Koha.net. Coleman mori të argjendtën duke arritur në cak për 9.94, deri Bolt arriti për 9.95. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayerni mposht Dortmundin në penalti, fiton Superkupën

Posted: 05 Aug 2017 01:40 PM PDT

Bayerni ka rrëmbyer trofeun e parë për sezonin e ri. Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi Superkupën e Gjermanisë, duke e mposhtur në penalti Dortmundin, raporton Koha.net. Rezultati i kohës së rregullt dhe i vazhdimeve ishte 2-2. Dortmundi kaloi e para në epërsi përmes Pulisicit, i cili realizoi në minutën e 12. Por, pas gjashtë minutave Bayerni barazoi shifrat përmes Lewandowskit. Në pjesën e dytë Dortmundi riktheu edhe njëherë epërsinë përmes Aubameyangut, që shënoi në minutën e 70 pas asistimit nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarre në shumë zona në Shqipëri, Greqia u del në ndihmë me 2 aeroplanë

Posted: 05 Aug 2017 01:26 PM PDT

Një zjarr i fuqishëm përfshiu kodrat e fshatrat Vajkan dhe Ardenicë të Fierit, duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Era e fortë i përhapi shumë shpejt flakët në drejtim të banesave të fshatit. Banorët kanë dalë nga shtëpitë dhe u kanë kërkuar mjeteve zjarrfikëse të ndërhyjnë për t’i shpëtuar, por në disa zona ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Në këto kushte, banorët kanë tentuar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Southamptoni arrin marrëveshje për Leminan

Posted: 05 Aug 2017 01:19 PM PDT

Southamptoni pritet që së shpejti të konfirmojë transferimin e mesfushorit të Juventusit, Mario Lemina. Sky Sports raporton se Southamptoni tashmë ka arritur marrëveshje për shërbimet e tij, dhe ai të hënë do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, transmeton Koha.net. Transferimi i tij i ka kushtuar Southamptonit rreth 18 milionë euro me bonuse që mund të shkojë deri në 22 milionë euro. Trajneri i Juventusit, Allegri ka konfirmuar sot se lojtari do të largohet. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia ‘bllokon’ produktet ushqimore kroate

Posted: 05 Aug 2017 01:12 PM PDT

Serbia ka nënshtruar një kontroll rigoroz ndaj të gjitha produkteve që hyjnë në vend nga Kroacia, e për pasojë asnjë produkt kroat nuk do të jetë në treg për 30 ditë aq sa zgjatin procedurat. Kështu ka mësuar gazeta serbe “Blic” e cila thekson se kjo është një kundërpërgjigje e Qeverisë serbe ndaj vendimit të Ministrisë kroate të Bujqësisë, e cila më 15 korrik ka rritur taksën e importit për 22 herë në fruta dhe perime për vendet që s’janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

21 vjeçari lë prapa Usain Boltin në gjysmëfinalen e Londrës

Posted: 05 Aug 2017 01:06 PM PDT

Usain Bolt ka mbetur prapa amerikanit, Christian Coleman në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Londër. Xhamajkani u kualifikua në finalen e 100 metrave si i dyti, me 9.98 sekonda, kurse Coleman e përfundoi garën me 9.97, transmeton Koha.net shkrimin e BBC. Këtë garë mund ta shikoni në videon më poshtë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV ndërhyn në debatin Molliqaj – Stavileci, këtë të fundit e quan servil “të vockël” të Veselit

Posted: 05 Aug 2017 12:57 PM PDT

Në kuadër të debatit të ashpër mes anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci, dhe deputetit të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka hyrë e tërë partia e këtij të fundit. VV, përmes një reagimi dërguar mediave, i është sulur Stavilecit me akuza për servilitet, ndërsa partisë së tij për kapje të shtetit. Partia LVV madje ka thënë se PDK do të jap përgjigje për vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së i cili vdiq në qendrën paraburgimit në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drenica dëshiron të bëjë befasi në sezonin e ri

Posted: 05 Aug 2017 12:52 PM PDT

Drenica me shumë ndryshime në ekip, dëshiron që të jetë surpriza e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll. “Kuqezinjtë” kanë emëruar në krye të skuadrës trajnerin Bekim Shotani, bashkë me të edhe disa nga futbollistët më me përvojë në futbollin kosovar. Shotani që i kthehet zejes së trajneri pas dorëheqjes nga Trepça 89’ një vit më parë, është mjaftë i kënaqur me atmosferën që po mbretëron në skuadër,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Audi R8 Spyder V10 Plus i ri me plot shkëlqim

Posted: 05 Aug 2017 12:50 PM PDT

Para një muaji e gjysmë, gjiganti gjerman i veturave Audi ka njoftuar për ekzistimin e versionit të ri të modelit të saj të fundit, super-veturës R8. Megjithatë, tani kemi mundësinë që ta shohim ekzistimin e këtij modeli me plot shkëlqim. R8 Spyder V10 Plus i ri tani për tani është duke u ekspozuar në ngjarjen “Audi Forum”, e cila po mbahet në shtëpinë e kompanisë në Ingolstadt, Gjermani, transmeton Koha.net. Ky model i ri ka marrë gjithë vëmendjen e vizitorëve në këtë ngjarje me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klopp: Milner “mesfushor i ri”, Moreno është kthyer 100%

Posted: 05 Aug 2017 12:46 PM PDT

Jurgen Klopp ka bërë të qartë se Alberto Moreno është në planet e tij për sezonin e ri, pas paraqitjeve të mira në ndeshjet parasezonale. Dhe forma e mirë e spanjollit e lë të lirë James Milnerin që të rikthehet në pozicionin e mesfushorit, ka bërë të ditur trajneri i “Të Kuqve”, transmeton Koha.net. Moreno tani do të luftojë me Andy Robertsonin për pozitën e krahut të majtë të mbrojtje, raporton Liverpool Echo. “Këto ndeshje parasezonale na kanë sjellë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dortmundi dëshiron të shesë një apo dy lojtarë

Posted: 05 Aug 2017 12:33 PM PDT

Borussia Dortmundi ka dhënë një paralajmërim se Emre Mor është afër të bashkohet me Interin, transmeton Koha.net. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc ka thënë se do të ishte mirë për klubin nëse shet një apo dy lojtarë. “Shitja e një apo dy lojtarëve do të ishte gjë e mirë për ne, pasi skuadra jonë është shumë e madhe”, ka thënë Zorc për Bild. Mediat italiane raportojnë se Mor është drejt transferimit në Inter, ndërsa 20 vjeçari nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rruga e gjatë e gjuhës shqipe për shqiptarët në Maqedoni

Posted: 05 Aug 2017 11:16 AM PDT

Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni gjithnjë kanë sjellë përplasje me maqedonasit. Fillimvitet ’90, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave, ishin të vështira për shqiptarët në Maqedoni, të cilët janë përndjekur dhe burgosur për mbajtjen e simboleve kombëtare. Betejë më vete dhe protesta të herëpashershme kanë qenë për mësimin e shqipes në shkolla, ndërsa hapja e Universitetit Shtetëror të Tetovës kaloi përmes peripecish......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asambleja e re shkarkon kryeprokuroren anti-Maduro në Venezuelë

Posted: 05 Aug 2017 11:15 AM PDT

Forcat venezueliane të sigurisë kanë rrethuar zyrën e kryeprokurores Luisa Ortega në Karakas, një veprim të cilin ajo e ka cilësuar një agresion. Rrethimi i zyrës së saj ka ardhur një ditë pas krijimit të asamblesë kushtetuese, me nismë të presidentit Maduro, që e shkarkoi kryeprokuroren nga detyra. Ortega, një kritike e sertë e presidentit të majtë Nicolas Maduro, kishte kundërshtuar krijimin e organit të ri, që i heq kompetencat gjyqësorit. Ajo gjithashtu hapi një hetim për manipulim të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky ilaç për herë të parë ndaloi përparimin e sëmundjes së Parkinsonit

Posted: 05 Aug 2017 11:02 AM PDT

Avancimi i sëmundjes së Parkinsonit është i mundshëm që të ndalohet dhe atë me barin me të cilin trajtohet zakonisht diabeti i tipit 2, tregojnë studimet klinike. Studimi ka përfshirë 62 pacientë, shkruan revista “Lancet”, sipas së cilës bari ka ndaluar përparimin e sëmundjes. Ekipi i kolegjit universitar në Londër është “i alarmuar”, por thotë se përdorimet afatgjate janë të paqarta. “Nuk ka dyshim se bari më i domosdoshëm për sëmundjen e Parkinsonit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia do të bëjë krejt çka mundet për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Posted: 05 Aug 2017 11:03 AM PDT

Serbia do të bëjë të gjitha që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ka thënë sot drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka theksuar se pas kërkesës së Prishtinës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare “qëndrojnë synime separatiste” dhe dëshira që të konfirmohet sovraniteti. “Kosova tash është paraqitur në Interpol përmes organeve të Serbisë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apeli i Policisë për mërgimtarët: Shmangni Merdarin

Posted: 05 Aug 2017 11:03 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet në banesë rusi që s’kishte dalë jashtë saj që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik

Posted: 05 Aug 2017 10:50 AM PDT

Zyrtarë sanitarë kanë gjetur në Shën Peterburg një mashkull, i cili që nga shpërbërja e BRSS, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, nuk kishte dalë nga banesa e tij. Kur hynë në banesë, punëtorët gjetën një sasi bërlloku në lartësi një metër e gjysmë dhe aty gjetën burrin e moshuar në gjendje të dehur. Ata me këtë rast nga dokumentet gjetën vetëm letërnjoftimin e kohës së Bashkimit Sovjetik, transmeton kp. Zyrtarët thanë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit Skender Tafaj nga SHATK-ja

Posted: 05 Aug 2017 10:49 AM PDT

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve e kolegëve për vdekjen e aktorit Skender Tafaj. “Me rastin e vdekjes së aktorit Skender Tafaj (1948 - 2017), Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë. Në këto çaste të rënda për ju, ne bashkëndjejmë me dhembjen dhe me pikëllimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftë e re në botë – kush do të jetë mbret i baterisë

Posted: 05 Aug 2017 10:49 AM PDT

Evropa ngadalë është duke hyrë në betejën e tregut botëror të baterive. Një konsorcium prej 18 kompanive gjermane, i udhëhequr nga “Tera Holding”, në shtator do të zgjedhë një vend për të ndërtuar një fabrikë, me vlerë prej një miliardë euro, për të prodhuar bateritë. Kjo fabrikë do të konkurrojë fabrikën e njohur në pronësi të Teslas, Gigafactory, transmeton Koha.net. Kreu i Bordit të Drejtorëve të “Tera Holding” zbuloi se në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdekjet për shkak të temperaturave ekstreme në Evropën Jugore mund të rriten për 50 herë

Posted: 05 Aug 2017 10:45 AM PDT

Sipas një studimi të ri, vdekjet për shkak të motit ekstrem në Evropë mund të rriten 50 herë deri në fund të këtij shekulli, në se nuk merren masa kundër ngrohjes globale. Studiuesit thonë se numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë në Evropën Jugore. Vendet evropiane janë duke përjetuar temperatura të larta rekord këtë verë: i nxehti ka qenë më i madh në Itali dhe në vendet e Ballkanit, si Shqipëria, Bosnja, Greqia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, shkruan VOA. Në Bosnje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kallaballëku i shtrenjtë politik, kryetemë në numrin special të ‘Kohës Ditore’

Posted: 05 Aug 2017 02:04 PM PDT

Qeveria e Kosovës është ndër më të mëdhatë në rajon e në Evropë. Numri i madh i ministrive, këshilltarët e shtrenjtë të liderëve të shtetit, megaqeveria Mustafa, janë pjesë e temës së javës këtë të diel në ‘Koha Ditore’, ku kërkohet po ashtu edhe zvogëlimi i ekzekutivit. Edhe një plaçkitje e parasë publike, është shkrimi i kryeredaktorit të ‘Kohës Ditore’, Agron Bajrami, që është vazhdimësi e temës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën

Posted: 05 Aug 2017 10:24 AM PDT

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Dhërmi. Këtë e ka bërë të ditur gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram, transmeton Koha.net. “Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo në Instagram.   Sot me Edin ne Dhermi!! #kryeministriishqiptareve @ramushharadinajks A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on Aug 5, 2017 at 10:05am PDT ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deri në ora 19, sot janë shfaqur 29 filma në “DokuFestit”

Posted: 05 Aug 2017 10:21 AM PDT

29 filma janë shfaqur në kinematë e “DokuFestit”, deri në orën 19, të shtunën. “Njeriu i fundit në Aleppo” është vetëm një nga 16 filmat që do të shfaqen në 5 kinot e Prizrenit, deri në fund të mbrëmjes së dytë. Ndërkaq, mbrëmë është shënuar zyrtarisht fillimi i edicionit të 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, raporton KTV. Përderisa ka treguar për filmat që do të shfaqen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kushtet ekonomike, ndër faktorët kryesorë të rritjes së numrit të shkurorëzimeve

Posted: 05 Aug 2017 12:18 PM PDT

Gjakova ka qenë njëra ndër qytetet me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë vitit 2016. Gjykata Themelore në këtë komunë, është ajo e cila ka pranuar më së shumti kërkesa për shkurorëzime. Ky institucion shqyrtoi 113 raste shkurorëzimi në vitin që lamë pas. Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, këto çifte janë ndarë kryesisht pas martesës njëvjeçare, derisa mosha që mbizotëron në këto shkurorëzime......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now