Koha.net: “Reali e nis me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në La Liga” plus 29 more |
- Reali e nis me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në La Liga
- Sqarohet Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in
- Driton Çaushi zyrtarisht kandidat nga Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës
- Skënderbeu do përsëritjen e pjesës së parë të Zagrebit në Elbasan
- Kostandinidhes i mllefosur lë kombëtaren shqiptare të basketbollit
- Serbia tërheq pa asnjë paralajmërim gjithë stafin e Ambasadës në Shkup
- Interi shkel Fiorentinën në shtëpi
- Milani e nis bindshëm garën për titull në Seria A
- Vëllaznimi kremton përvjetorin me fitore
- Raport i KTV-së për fitoren e rëndësishme të Dritës kundër Prishtinës
- “Rekrutim për xhihad”, një ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë
- Barcelona kryen lehtë punën me Real Betisin në nisje të La Ligas
- Amerikanët në pritje të eklipsit të plotë të diellit
- Shkencëtarët indianë gjejnë se dy banane në ditë mbajnë tensionin e gjakut nën kontroll
- Ndahet nga jeta komediani Jerry Lewis
- Haziri: Veselin do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit
- Dhjetëra të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Maqedoni
- Korab Sejdiu i bie pishman, harron “konsistencën”
- Automobilisti shqiptar bën historinë, fiton në disiplinën malore për Kampionatin Evropian
- Trepça ’89 pret investime në “Riza Lushta”
- Vrasje për hakmarrje në Ksamil
- Mërgimtarëve kosovarë u humb durimi në kufirin Serbi-Kroaci, veturat me targa serbe s’presin
- Roma mposht Atalantan
- Policia ende po kërkon marokenin e dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë
- Vitrina e librit
- Gerrard: Liverpoolit i duhet Van Dijku nëse dëshiron të luftojë për titull
- KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales
- Banorët e Davidocit thonë se Komuna po do t’i përçajë duke ua shtruar vetëm gjysmën e asfaltit
- Banorëve të një lagje në Ferizaj nuk po u pëlqen një vendim i Komunës
- Me gjithë rrjetin e ujësjellësit, gjysma e Polacit mbetet pa ujë të pijes
Reali e nis me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në La Liga Posted: 20 Aug 2017 03:05 PM PDT Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të La Ligas. E ka mposhtur në shtëpi të vet Deportivo La Corunan, madje me rezultat të thellë, 3 me 0. Serinë e golave e ka hapur Gereth Bale, në minutën e 20 të ndeshjes pas shërbimit të mirë që mori nga Benzema. Shtatë minuta më vonë një dyshe tjetër e frikshme e “mbretërve” ra në shprehje. Braziliani Marcelo shërbeu Casemiron, për ta dyfishuar rezultatin. Goditjen përfundimtare Deportivos ia dha Kroos. Në minutën e ’62, pasimin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sqarohet Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in Posted: 20 Aug 2017 02:48 PM PDT Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, ka sqaruar se autorizimi që sot i dha Kuvendi i AKR-së kreut të kësaj partie për të gjetur zgjidhje jashtë kornizave të koalicionit LAA, nuk do të thotë se partia do të bashkëpunojë me koalicionin PAN. Ai ka siguruar se ai personalisht nuk do të votojë koalicionin PAN në asnjë rrethanë, duke thënë se nuk beson se ky koalicion është në të mirë të vendit. Ai u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së, siç është shprehur, të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Driton Çaushi zyrtarisht kandidat nga Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës Posted: 20 Aug 2017 02:45 PM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti Driton Çaushi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht vet Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. “Aktivistët e Gjakovës e kanë zgjedhur deputetin e Republikës Driton Çaushin për kandidat për kryetar të Gjakovës. E urojmë z. Çaushi, të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Skënderbeu do përsëritjen e pjesës së parë të Zagrebit në Elbasan Posted: 20 Aug 2017 02:24 PM PDT Ilir Daja vazhdon të ndjejë keqardhje për mënyrën sesi korçarëve u iku fitorja nga duart, në minutën e fundit shtesë, në Kroaci. “Normalisht ndiej akoma keqardhje për faktin që nuk fituam dot në Zagreb, pasi me fitoren do të ishim më të qetë. Keqardhja shtohet jo vetëm për mënyrën sesi dhe kur e pësuam golin e barazimit, por edhe për golin e mohuar padrejtësisht dhe rastet e krijuara për dyfishim”, tha Daja. Trajneri i korçarëve vlerësoi lojën e ekipit të tij në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kostandinidhes i mllefosur lë kombëtaren shqiptare të basketbollit Posted: 20 Aug 2017 02:19 PM PDT Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostandinidhes, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të botërorit 2019, me shumë brenga. Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që ju ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel përpara largimit nga Shqipëria, Kostandinidhis tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serbia tërheq pa asnjë paralajmërim gjithë stafin e Ambasadës në Shkup Posted: 20 Aug 2017 02:14 PM PDT I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd. Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë, transmeton ksp. Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë. Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Interi shkel Fiorentinën në shtëpi Posted: 20 Aug 2017 01:50 PM PDT Interi e ka shkelur në shtëpi ekipin nga Fiorentina. 3 me 0 ka qenë rezultati përfundimtar i derbit që ka hapur garën në Seria A. Dy gola nga Icardi dhe një tjetër nga Perisic, kanë qenë “mikëpritja” që Interi i ka bërë Fiorentinës. Golin e parë Icardi e shënoi nga penalltia në minutën e 6 të ndeshjes. Ai e dyfishoi rezultatin në minutën e 15, pas një asistimi nga Perisic. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Perisic u shfaq sërish në skenë, me golin që e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Milani e nis bindshëm garën për titull në Seria A Posted: 20 Aug 2017 01:43 PM PDT Milani, që ka bërë një kallaballëk përforcimesh në këtë afat kalimtar, ka shënuar fitore bindëse të dielën mbrëma. E ka mposhtur Crotonen, me rezultat të thellë 3 me 0. Crotones, që ishte vendas, iu vështirësuan punët ndaj Milanit super të fortë qysh në fillim të ndeshjes, kur në minutën e 5 iu përjashtua me të kuq Ceccherini. Penalltinë e shndërroi në gol Kessie, në minutën e 6, për t'i dhënë epërsinë herët kuqezinjve nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vëllaznimi kremton përvjetorin me fitore Posted: 20 Aug 2017 01:19 PM PDT Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore në rikthimin e tyre në Superligë, dhe e mposhti me mund të madh Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal, 1:0. Me rikthimin e “Kuqezinjve” në elitë, futbolli kosovar ka fituar një atmosferë fantastike të krijuar nga më shumë se 3000 shikues sa ishin prezent në stadiumin e qytetit në Gjakovë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Raport i KTV-së për fitoren e rëndësishme të Dritës kundër Prishtinës Posted: 20 Aug 2017 01:16 PM PDT Drita e ka fituar derbin e javës së parë kundër Prishtinës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 1:0, në përballjen që është luajtur të dielën në Drenas, aty ku kryeqytetasit do t’i luajnë ndeshjet si vendas. Takimi i dy skuadrave të super-përforcuara, u karakterizua me shumë ndërprerje dhe pak raste të pastra shënimi. E para që rrezikoi seriozisht, ishte Prishtina me Debatik Currin, goditja e të cilit në minutën e 17-të, shkoi mbi portë. Rasti i humbur, iu kushtojë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Rekrutim për xhihad”, një ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë Posted: 20 Aug 2017 01:12 PM PDT “Rekrutim për xhihad” është një ekspoze norvegjeze e praktikave që përdorin xhihadistët ekstremistë për të rekrutuar të rinj që të luftojnë në radhët e ISIS-it. Gjatë xhirimeve, Adel Khan Farookut, njërit prej kineastëve të filmit, iu dha një qasje pa kufizim në rrjetet e radikalizuara islamiste në Evropë. Ai i takoi ata me ndihmën e Ubaydullah Hussainit, një rekrutues i njohur, që aktualisht po vuan një dënim prej nëntë vjtetësh në një burg...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Barcelona kryen lehtë punën me Real Betisin në nisje të La Ligas Posted: 20 Aug 2017 01:10 PM PDT Barcelona e ka nisur me fitore luftën për titull në La Liga. “Viktima” e parë e “blaogranëve” ka qenë Betisi. Barcelona e ka kryer punën në pjesën e parë të lojës, dhe atë duke shënuar dy gola vetëm brenda katër minutave. Në minutën e 36 Tosca ka shënuar në portën e gabuar, me autogolin që i dha epërsinë ekipit nga Barcelona. Ndërsa në minutën e 39 Barcelona e dyfishoi epërsinë, me golin e Robertos. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0. Barcelona e ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Amerikanët në pritje të eklipsit të plotë të diellit Posted: 20 Aug 2017 01:05 PM PDT Të hënën, më 21 gusht – për herë të parë në 99 vjet – të gjithë Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një eklips të plotë diellor, prandaj emocionet kanë përfshirë të gjithë vendin. Ekspertët i këshillojnë njerëzit të përdorin lente mbrojtëse të posaçme për të parë eklipsin, por, siç do të mësojmë në materialin në vazhdim, gjetja e tyre po bëhet shumë e vështirë. Pas pritjes në trafik pranë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shkencëtarët indianë gjejnë se dy banane në ditë mbajnë tensionin e gjakut nën kontroll Posted: 20 Aug 2017 12:54 PM PDT Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet nën kontroll nëse hani dy banane në ditë , thonë shkencëtarët indianë. Kjo për shkak se sipas tyre, banania është frutë i pasur me potasium i cili luan rol të rëndësishëm në kontrollin e tensionit, derisa theksojnë se tensioni i gjakut ulet për 10 % nëse njerëzit konsumojnë dy banane në ditë. Ndërkohë studiuesit në Zvicër, mendojnë se njerëzit duhet të hanë 5 banane në ditë për të marrë gjysmën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ndahet nga jeta komediani Jerry Lewis Posted: 20 Aug 2017 12:52 PM PDT Komediani dhe aktori Jerry Lewis, vdiq sot në moshën 91-vjeçare. Lewis ka lindur në Newark, New Jersey, më 19 mars të vitit 1926, shkruan ABC News, transmeton Koha.net. Për herë të parë ai u paraqit në skenë kur ishte në moshën 5-vjeçare. Lewis la pas gruan e tij të dytë SanDee Pitnick, dhe gjashtë fëmijë. Djali i tij vdiq, Jozef, vdiq në vitin 2009. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haziri: Veselin do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit Posted: 20 Aug 2017 12:40 PM PDT Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin. Përmes një postimi në Facebook, Haziri thekson se LDK-ja nuk ka asnjë obligim që ta votojë kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e qeverisë Mustafa. “LDK nuk ka asnjë obligim me e votu kandidatin që e ka projektu rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzu nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dhjetëra të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Maqedoni Posted: 20 Aug 2017 12:28 PM PDT Një autobus me targa të Greqisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Për momentin ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po tentojnë t’i nxjerrin udhëtarët e lënduar nga autobusi. Sipas Informatave paraprake janë të lënduar diku afro 20 persona. Mësohet se 4 prej tyre veç më janë dërguar në spitalin 8 Shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë. Tani për tani nuk jepen detaje për shkaqet e aksidentit. Për shkak të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Korab Sejdiu i bie pishman, harron “konsistencën” Posted: 20 Aug 2017 12:10 PM PDT Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, madje edhe me Korab Sejdiun i cili pati thënë se nuk do t’i shkojë pas nëse ai tradhton LAA-në, por një gjë e tillë duket se ka ndryshuar. Këmbëngulja e Sejdiut ishte se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj. “Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time. Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Automobilisti shqiptar bën historinë, fiton në disiplinën malore për Kampionatin Evropian Posted: 20 Aug 2017 12:10 PM PDT Liridon Kalenderi është automobilisti i parë shqiptar që e fiton një garë të disiplinës malore e vlefshme për Kampionatin Evropian. Ai ka triumfuar në garën që u mbajt në Saint Ursane të Zvicrës. Me Mitsubishi Evo IX, Kalenderi ka dominuar absolutisht në të dyja vozitjet e garës. Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometrash ai e ka kaluar me kohën e përgjithshme prej 4:38.704 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke krijuar epërsi bindëse prej 30 sekondave ndaj të dytit, çekut Tomas Vavrinec, i cili...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trepça ’89 pret investime në “Riza Lushta” Posted: 20 Aug 2017 11:08 AM PDT Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça ’89, ndeshjet si vendase i zhvillon në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Shtëpia e kampionëve nuk i plotëson kushtet për arenën ndërkombëtare. Përveç fushës së lojës, e cila duket në gjendje të rregullt, infrastruktura përcjellëse ka nevojë për përmirësim, transmeton Sporti në KTV. I pakënaqur me gjendjen e stadiumit është shprehur edhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka. Problem që duhet zgjidhur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vrasje për hakmarrje në Ksamil Posted: 20 Aug 2017 11:03 AM PDT Një person është qëlluar për vdekje rreth mesnatës, në Ksamil të Sarandës. Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri, e në vendngjarje ka konstatuar brenda një automjeti në oborrin e shtëpisë së tij, 50-vjeçarin Vangjel Çiko të vrarë. Policia ngriti pika kontrolli të shumta në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Edhe pse zyrtarisht nuk bëhet i ditur motivi i vrasjes, një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi është pjesë e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mërgimtarëve kosovarë u humb durimi në kufirin Serbi-Kroaci, veturat me targa serbe s’presin Posted: 20 Aug 2017 10:56 AM PDT Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë kthimit të tyre nuk ballafaqohen me pritje të gjata vetëm në pikat kufitare Kosovë-Serbi. Pritjet raportohen të jenë maratonike edhe në dalje me kufirin Serbi-Kroaci. Lexuesit e albinfo.ch kanë njoftuar se në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që kthehen në shtetet perëndimore nga Kosova dhe Maqedonia. Siç...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 20 Aug 2017 10:54 AM PDT Roma e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Romakët morën pikët e plota në përballjen e parë të sezonit ndaj Atalantas, transmeton Koha.net. Ishte ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Alexandar Kolarov ai që i dha fitoren Romës duke realizuar gol në minutën e 31. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Policia ende po kërkon marokenin e dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë Posted: 20 Aug 2017 10:50 AM PDT Policia në Spanjë e ka vazhduar kërkimin për shtetasin maroken, i cili është i dyshuar se e ka kryer sulmin e dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare, para dy ditësh. Policia tha sot se janë gjetur afro 120 bombola të llamarinës me gaz në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se janë planifikuar të dy sulmet. “Ne besojmë se për muaj të tërë ata kanë përgatitur aksione terroriste nga Alkanari”, ka shkruar në rrjetin Twitteer policia e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 20 Aug 2017 10:34 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gerrard: Liverpoolit i duhet Van Dijku nëse dëshiron të luftojë për titull Posted: 20 Aug 2017 10:30 AM PDT Liverpooli duhet të sigurojë shërbimet e Virgil van Dijk nëse dëshironë të luftojë për titull të Premier Ligës, sipas Steven Gerrardit. Ai ka thënë se ish-skuadra e tij ka nevojë për së palu edhe dy apo tre transferime, transmeton Koha.net. “Për mua, nëse dëshiron të garosh në ligë dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë klubi ka nevojë të nënshkruajë me Van Dijkun. Tashmë është dëshmuar se kemi nevojë edhe dy apo tre transferime”, ka thënë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales Posted: 20 Aug 2017 10:28 AM PDT KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales Kur kanë mbetur edhe dy javë nga dita e inaugurimit të Katedrales “Nëna Terezë”, kardinali Ernest Simoni, i cili do të drejtojë meshën inauguruese, është përgatitur të vijë në Prishtinë për këtë ceremoni. Në një intervistë për KTV-në në Firence, Ernest Simoni Troshani, ka treguar se si është deleguar nga Papa Françesku për të drejtuar inaugurimin e katedrales në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Banorët e Davidocit thonë se Komuna po do t’i përçajë duke ua shtruar vetëm gjysmën e asfaltit Posted: 20 Aug 2017 11:56 AM PDT Banorët në rrugën “Zeqë Zeqiri” në Fshatin Davidoc të Komunës së Shtimes kanë pritur tash e sa vjet për asfaltimin e rrugës, por tash asfalti i shtruar deri në gjysmë të rrugës i ka revoltuar ata. Projekti për shtrimin e rrugës, i miratuar në shtator të vitit të kaluar, parashihte që rruga e ndarë në dy krahë të shtrohet tërësisht, por në njërën anë është shtruar më shumë e në tjetrën më pak. E Xhemajl Emini, banor i po këtij...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Banorëve të një lagje në Ferizaj nuk po u pëlqen një vendim i Komunës Posted: 20 Aug 2017 12:51 PM PDT Komuna e Ferizajt ka vendosur që kësaj lagjeje t’ia ndërrojë destinacionin, duke paraparë që në këtë zonë të bëhen ndërtime të larta. Por banorët po e kundërshtojnë këtë vendim, duke kërkuar që të mos ndërrohet destinimi i zonës, e cila sipas Planit Rregullues Urban, është e destinuar për banim kolektiv, raporton KTV. Ata madje kanë bërë edhe një peticion kundër vendimit komunal, peticion i cili nuk është marrë fare parasysh nga komuna. Banorët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Me gjithë rrjetin e ujësjellësit, gjysma e Polacit mbetet pa ujë të pijes Posted: 20 Aug 2017 12:15 PM PDT Janë bërë gati 10 vjet qëkur Komuna e Skenderajt ka filluar projektin për shtrirjen e ujësjellësit në fshatin Polac. Por tani që ka përfunduar, pothuajse gjysma e fshatit nuk ka ujë. Kjo, për shkak se ujësjellësi rajonal i Mitrovicës nuk ka kapacitet ta furnizojë tërë fshatin, raporton KTV. Banorët në këtë fshat që nga paslufta e kanë shumë të vështirë ta sigurojnë ujin e pijes. Edhe opozita në këtë qytet akuzon zyrtarët komunalë që kanë shpenzuar miliona...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |