“Irak: Forcat qeveritare kanë avancuar në Tal Afar” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

“Irak: Forcat qeveritare kanë avancuar në Tal Afar” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


Irak: Forcat qeveritare kanë avancuar në Tal Afar

Posted: 26 Aug 2017 09:34 AM PDT

Ministri i jashtëm i Irakut, Ibrtahim al-Jaafari, thotë se forcat qeveritare e kanë rimarrë 70% të qytetit Tal Afar, që është bazë e fuqishme e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën veriperëndimore të Irakut. "Me ndihmën e Zotit pjesa tjetër do të çlirohet së shpejti", tha Jafari gjatë një konference për gazetarë, sot në kryeqytetin Bagdad. Gjenerali Abdulamir Yarallah, komandant udhëheqës i ofensivës për rimarrjen e Tal Afarit, tha se trupat qeveritare e kanë rimarrë qendrën e qytetit dhe një kala. Trupat e Irakut, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e kanë dëbuar Shtetin Islamik nga Mosuli, muajin e kaluar, pas luftës nëntëmuajshe për këtë qytet, që është i dyti për nga madhësia në Irak, pas Bagdadit. Më 20 gusht forcat qeveritare irakiane e kanë lansuar ofensivën për rimarrjen e qytetit Tal Afar, që dikur ishte lidhja kryesore e furnizimit për IS-in, ndërmjet Mosulit dhe kufirit sirian. Vlerësohet se brenda Tal Afarit janë ende afro një mijë luftëtarë të IS-it. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Dhjetëra të arrestuar në tubimin për liri në Internet

Posted: 26 Aug 2017 08:48 AM PDT

Dhjetëra njerëz janë arrestuar sot në Moskë në një demonstratë të lejuar nga autoritetet për liri në Internet. Një demonstrues është arrestuar pasi e kishte të veshur një fanelë me mbishkrimin "Putini më i keq se Hitleri", ku i referohej presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Disa demonstrues të tjerë janë arrestuar pasi mbanin simbole në mbështetje të të drejtave të barabarta për komunitetin LGBT. Sipas zyrtarëve në Moskë, në këtë demonstratë kanë marrë pjesë afro 1 mijë vetë, raporton agjencia TASS. Demonstrata të ngjashme janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera ruse, përfshirë Shën Petersburgun, Novosibirskun, Jekaterinburgun, e të tjera. Demonstruesit kanë kërkuar ndryshime në legjislacionin me të cilin kufizohet Interneti. Ata, po ashtu, kanë kërkuar lirimin e njerëzve të burgosur për akuza se kanë shpërndarë material "ekstremist" nëpërmjet Internetit dhe për dorëheqjet e udhëheqjes së Roskomnadzorit, që është agjenci shtetërore për monitorimin dhe rregullimin e Internetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Opozita proteston kundër padrejtësisë

Posted: 26 Aug 2017 07:58 AM PDT

Partia kryesore opozitare në Turqi e ka filluar të ashtuquajturin "Kongres të Drejtësisë" për ta theksuar padrejtësinë e dyshuar nën presidentin, Recep Tayyip Erdogan. Kemal Kilicdaroglu, shef i Partisë Popullore Republikane, që është parti sekulare, sot ka folur para mijëra njerëzve, që ishin tubuar në një manifestim nën qiell të hapur në provincën veriperëndimore, Çanakala. "Tetëdhetëmilionë janë të etur për drejtësi", tha Kilicdaroglu, duke iu referuar numrit të banorëve në Turqi. Kongresi katërditor ka për qëllim të krijoj një mundësi për ta sfiduar Erdoganin para zgjedhjeve të vitit 2019. Ky kongres u bë pasi Kilicdaroglu dhe liderët e tjerë opozitarë, e kanë mbajtur një marsh 25 ditësh për demokraci, me ç'rast i kanë kaluar 450 kilometra. Ky marsh përfundoi në muajin korrik. Pjesëmarrësit e këtij marshi patën shprehur zemërim kundër goditjes së qeverisë pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit 2016. Afro 50 mijë njerëz janë arrestuar në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, që ishte shpallur pas puçit të dështuar, dhe 100 mijë vetë të tjerë janë shkarkuar, përfshirë mësuesit, gjyqtarët, ushtarët dhe oficerët e policës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Tërhiqen ekipet e kërkimit për minatorët e zhdukur

Posted: 26 Aug 2017 06:38 AM PDT

Kompania gjigante ruse për diamante, Alrosa, thotë se ekipet janë tërhequr nga kërkimi i tetë minatorëve të zhdukur në minierën e vërshuar në pjesën lindore të Siberisë. Kompania Alrosa, që është nën kontroll të shtetit, ka njoftuar sot se nuk ka pasur shpresë për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa kushtet për kërkim ishin vështirësuar dhe ishin bërë të rrezikshme për kërkuesit. Alrosa tha se punëtorët ishin në thellësi prej 210 metrash kur kishte filluar vërshimi. "Prej këtij aksidenti kanë kaluar tri javë dhe ekspertët mjekësorë besojnë se njerëzit nuk mund të mbijetojnë kaq gjatë pa ujë dhe ushqim në kushte të tilla". Pjesa tjetër e 151 punëtorëve, që gjendeshin në minierë në kohën e aksidentit, janë shpëtuar. Miniera Mir e ka filluar punën në vitin 2009 dhe prodhon një milion tonelata të diamateve për çdo vit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja mbështet nismat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Posted: 26 Aug 2017 04:48 AM PDT

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim joformal në Durrës të Shqipërisë, ku është diskutuar për thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-ja akuzoi Iranin për kontrabandim ilegal të armatimit

Posted: 26 Aug 2017 04:31 AM PDT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e ka akuzuar Iranin për kontrabandim ilegal të armatimit për aleatin e vet, grupin Hezbollah në Liban, dhe ashpër e ka kritikuar komandantin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, që i kishte "mbyllur sytë" ndaj këtij aktiviteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Helikopteri ushtarak u përplas afër bregut të Jemenit

Posted: 26 Aug 2017 03:58 AM PDT

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se një helikopter i saj është përplasur në bregdetin e Jemenit, gjatë një misioni stërvitor. Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara në kumtesë tha se pesë anëtarë të ekuipazhit brenda helikopterit janë shpëtuar, pas rrëzimit të djeshëm, që ndodhi 30 kilometra nga bregdeti jugor i Jemenit. Aktualisht, po kërkohet edhe një pjesëtar i ushtrisë që ishte në helikopter. Ushtria nuk ka dhënë shkaqe eventuale që ndikuan në këtë përplasje. Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore kundër al-Kaidës në Jemen. Forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara, po ashtu, kanë ndërmarrë aksione tokësore, përfshirë një në janar të këtij viti, me ç'rast ishte vrarë një pjesëtar i njësisë speciale amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Belgjikë: Prokurorët kanë hapur hetim “terrori” pas sulmit me thikë

Posted: 26 Aug 2017 03:42 AM PDT

Prokurorët e Belgjikës e kanë hapur një hetim për "përpjekje terroriste për vrasje", pasi një person i sulmoi dy ushtarë me thikë në Bruksel. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës tha sot se i dyshuari 30 vjeçar, mbrëmë ishte qëlluar dy herë nga policia dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike shëndetësore. Më vonë ai vdiq në spital nga plagët e pësuara. Zyra e prokurorit tha se i dyshuari ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Somalia. Autoritetet e kanë bastisur banesën e tij gjatë natës në qytetin Bruzh, 100 kilometra në veriperëndim të Brukselit, por nuk kanë paraqitur më tepër detaje. Prej marsit të vitit të kaluar, Belgjika është në gjendje të gatishmërisë së lartë, pasi në aeroport dhe në metron e Brukselit ishin vrarë 32 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takimi në Durrës mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Posted: 26 Aug 2017 02:16 AM PDT

Një takim joformal në Durrës të Shqipërisë ka mbledhur udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri kanë marrë pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisionari Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale. "Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush i mirëpret dhe kush jo migrantët?

Posted: 26 Aug 2017 02:08 AM PDT

Islanda dhe Zelanda renditen më së larti në Indeksin e Gallupit për gatishmërinë e treguar për të pranuar migrantët. Maqedonia, Mali i Zi dhe Hungaria, janë ndër vendet që më së paku kanë gatishmëri që t'i pranojnë migrantët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Indi: Lideri shpirtëror dënohet për dhunim, nga dhuna u vranë 30 vetë

Posted: 26 Aug 2017 01:41 AM PDT

Së paku 30 vetë janë vrarë dhe më tepër se 200 të tjerë janë lënduar, gjatë një rrëmuje të sotme të mbështetësve të një lideri shpirtëror në Indi, i cili është dënuar për dhunimin e dy mbështetëseve të tij. Më se 100 mijë përkrahës të liderit shpirtëror, Gurmeet Ram Rahim, i cili është udhëheqës i sektes së quajtur "Dera Sacha Sauda", ishin mbledhur afër gjykatës në qytetin verior, Pançkula, dhe pasi e dëgjuan vendimin, ka shpërthyer dhuna. Kanalet televizive kanë transmetuar pamje të dhunës me ç'rast turma i ka shkatërruar veturat, autobusat, biçikletat dhe ka shkaktuar zjarr. Polcia tha se sot herët në ëngjes është ripërtrirë qetësia, pasi është hedhur gaz lotjsellës dhe janë përdorë toptha të goditjes dhe shkopinj, kundër masës që protestonte. Po ashtu, policia ka shtënë në ajër. Zyrtarët thanë se më se një mijë mbështetës të këtij lideri shpirtëror janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkatërrim të pasurisë publike. Në qytetin Pançkula dhe disa rajone të tjera është shpallur orë policore, ndërsa në kryeqytetin, Nju Delhi, janë ndaluar tubimet e mëdha.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teksasi është goditur nga një stuhi e fuqishme

Posted: 26 Aug 2017 01:21 AM PDT

Shteti amerikan Teksas mbrëmë vonë është goditur nga stuhia më e fuqishme në dekadën e fundit. Para se të arrinte në tokë, statusi i uraganit, Harvey, ishte ngritur në kategorinë e dytë më shkatërruese, me ç'rast shpejtësia e erës arrinte edhe në 130 kilometra në orë. Kjo stuhi ka kaluar 30 mila nga qyteti, Korpus Kristi, që i ka 320 mijë banorë, duke e shkatërruar rrymën elektrike dhe disa shtëpi. Qendra Kombëtare për Uragane tha se stuhia mund të sjellë vërshime të rrezikshme për njerëzit në dhe rreth qytetit Hjuston, që është i katëri më i madhi në Shtetet e Bashkuara. Vlerësohet se afro 6 milionë njerëz gjenden në trasenë e stuhisë. Bizneset janë mbyllur ndërsa banorët janë nisur për tu larguar nga bregdeti i Teksasit, meqë zyrtarët kanë bërë thirrje për evakuim, para arrritjes së uraganit, Harvey.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Hetime ndaj dy ish-ndihmësve të Trumpit për lidhjet ruse

Posted: 26 Aug 2017 01:03 AM PDT

Mediat amerikane kanë raportuar se kundër dy ish-ndihmësve të lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillohen hetime për lidhjet me rusët, nga ana e prokurorit special amerikan. Rrjeti NBC News ka raportuar mbrëmë se prokurori special, Robert Mueller, u ka bërë thirrje për dëshmi para jurisë së madhe, personave ekzekutivë që kishin punuar me Paul Manafortin, ish-shef i fushatës së zotit Trump, për angazhimin e tij për ish-presidentin prorus të Ukrainës, Vktor Yanukovich, në periudhën 2012 – 2014. Rrjeti NBC e ka cituar njërin prej personave ekzekutivë që është thirrë për dëshmi, që ka thënë se hetuesit "po përpiqen të zbulojnë" nëse fushata lobuese për partinë proruse të ish-presidentit Yanukovich, ishte "projekt legjitim". Zoti Manafort, banesa e të cilit raportohet se ishte bastisur nga agjentët e FBI-së gjatë muajit të kaluar, ka dalur si figura kryesore në hetime. Pjesëmarrësit kanë thënë se ai ishte i pranishëm në takimin në qershor të vitit 2016, gjatë të cilit djali i Trumpit ishte takuar me një avokate ruse, e cila sipas disa emailave, kishte pretenduar se ka informacione të dëmshme për demokraten, Hillary Clinton, që ishte rivale e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bruksel: Policia e vrau një person i cili i sulmoi me thikë ushtarët

Posted: 26 Aug 2017 12:44 AM PDT

Autoritetet e Belgjikës thonë se një person është qëlluar për vdekje nga policia, pasi i kishte sulmuar dy ushtarë me thikë. Zyra e prokurorit federal ka njoftuar mbrëmë se sulmuesi së pari ishte plaogusr dhe pasi ishte dërguar në spital, ka vdekur. "Sipas identitetit që aktualisht e kemi, ky ishte një person 30 vjeçar, që nuk është i njohur për aktivitete terroriste", ka thënë kjo zyrë. Sulmi ndodhi në qendër të Brukselit. Pos policëve të rregulltë, ushtarët po ashtu patrullojnë së bashku me ta në rrugët e Brukselit, prej marsit të vitit 2016, kur në aeroportin kryesor dhe në metron e Brukselit janë vrarë 32 vetë. Në muajin qershor të këtij viti, ushtarët e vranë një sulmues të dyshuar me bombë në stacionin kryesor hekurudhor, ndërsa autoritetet e kishin vlerësuar këtë ngjarje si incident terrorist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthehen rastet me fruth

Posted: 26 Aug 2017 12:44 AM PDT

Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, thuhet se janë të vaksinuar, çka sipas autoriteteve vendore, ka treguar sukses në parandalimin, rrallimin apo edhe zhdukjen e shumë sëmundjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turizmi, gjithnjë e më atraktiv

Posted: 25 Aug 2017 11:34 PM PDT

Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë, thonë njohës të kësaj fushe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now